Transcript PREZANTIM
PREZANTIM
Tema:KONTRATA PËR FRANSHIZINGUN
Profesori i lëndës:Armand Krasniqi
Punoi:Arjetë Haxholli
Kontrata per franshizingun është sistem I ri kontraktues i
distribuimit të shërbimeve dhe mallrave,i cili lindi dhe u
zhvillua në SHBA.
Fjala angleze “franchise”do të thotë të drejta dhe privilegje.
Baza e këtij lloji të kontrates është përdorimi I shpejtë dhe
nevoja e zgjerimit të veprimtarive shërbyese shpesh të
lidhura me shitjen e mallit nëse ndërrmarrësi dëshiron të
ndërtoj rrjetin e njësive të cilat punojnë sipas shembullit të ti
dhe të cilat në masë të njëjtë ofrojnë shërbime të
standardizuara dhe shitje të mallit,e per keto qëllime nuk
posedon kapital të duhur,do të përpiqet që të lidhë kontratë
për frashizingun.
Kontrata për frashizingun është marrëveshje legale për
udhëheqjen e biznesit të caktuar në përshtatje me metodat
operative dhe me sistemin financiar .
Me këtë kontratë dhënësi i franshizingut,franshisori,marrësit
të franshizingut,franshisit,ia siguron të drejtën që:
në objektin e dhënësit të frashisingut ,të hap punëtorinë
tregtare (apo hoteliere );
në atë objekt të ushtroj veprimtari tregtare të caktuar
përkohësisht ;
marrësi I franshisingut,në objektin e dhënësit të
franshisingut,në emër dhe në firmë si dhe në renome të
dhënësit të franshisingut të ushtrojë veprimtarinë e
puntorisë tregtare;
Marrësi I franshisingut,gjatë ushtrimit të veprimtarisë së
puntorisë së vet ,të aplikoj përfillshëm teknologjinë e
punës së dhënësit të franshisingut;
duke e aplikuar teknologjinë bashkëkohore të punës,të
afarojë në mënyrën e caktuar nga dhënësi I franshisingut si
dhe ti shfrytëzoj të gjitha prioritetet e sistemit të organizimit
dhe të ushtrimit të punës së dhënësit të franshisingut për
realizimin e prodhimeve përkatësisht të mallrave cilësor të
dhënësit të franshisingut.
Marrësi I frashisingut e merr objektin e dhënsit në gjendjen
egzistuese,të përshtatshme për fillimin e veprimtaris së njejtë,të
cilen deri aty e ka ushtruar dhënësi I franshisingut.Në objektin
në të cilin marrësi I franshisingut e ushtron veprimtarinë e vet
duhet të mbaj firmen e mëparshme të dhënësit të frashisingut
ndërsa me shkronja më të vogla nën të edhe të dhënat
themelore për ushtruesin direkt te veprimtarisë.Eksterieri I
objektit mbahet sipas instruksioneve të dhënësit të
franshisingut.
Rekonstruktime,adaptime dhe reformime eventuale në atë
objekt marrësi mund të bëjë vetëm në bazë të lejes paraprake
nga dhënësi.
Marrësi I franshisingut me objektin në fjalë nga dhënësi I tij e
merr edhe inventarin,pajimet dhe mjetet themelore të punës
mirëpo edhe ato edhe objekti në tërësi mbeten në pronën e
dhënësit të franshisingut.
Marrësi I frashisingut duhet të kujdeset që objektin ta mbaj në
formën e duhur.
Shfrytëzuesi I franshisingut nëpërmjet përdorimit të objektit të
dhënësit të franshisingut dhe të ushtrimit të vëprimtarisë së vet
në të ndër të tjera përfiton në saje të afirmimit paraprak të
afarizmit,të fitimit të klientve nga ana e dhënësit.
Dhënësi dhe marrësi I franshisingut me kontraten për
franshising i rregullojn marrëdhëniet juridike-biznesore
afatgjata.
Franshisingu bazohet në shkallë të larta të besimit reciprok
të partnerëve afaristë,sepse pa këtë besim nuk është e
mundur të realizohen përparësitë ekonomike të
franshisingut. Kontrata e franshizingut është kreacion I
ekonomisë autonome dhe afarizmit të zhvilluar.
Sipas karakteristikave dominuese duhet dalluar dy lloje
themelore të kontratës për franshising:
a)Franshizingu mallor(prodhues)
b)Franshisingu afarist(sherbyes)
Kontrata e franshisingut dallohet dukshëm nga kontrata për
licencën dhe kontrata për përfaqësim tregtarë.
Në vitin 1960 është themeluar në Çikago të SHBA-së (IFA)
International Franchise Association,do të thotë shoqata
ndërkombëtare e franshizës .
Që prej themelimit kjo organizatë ka mbrojtur interesat e
komunitetit afarist amerikan.
Kjo organizatë është e përkushtuar që anëtarëvë të vët tiu
siguroj privilegj më të madh si dhe sa më shumë
informacione.
Kontrata për franshizing eshtë kontratë bilaterale ku secili
duhet tu permbahet kushteve të saj