letrat me vlerë
Download
Report
Transcript letrat me vlerë
E DREJTA BIZNESORE
LIGJERATA:
LETRAT ME VLERË
Semestri dimëror
2013/2014
Fakulteti Ekonomik
Salla S 5
1
SHQYRTIME TË PËRGJITHSHME
Nuk është e njohur saktësisht, se kur ka filluar zëvendësimi i
parave të gatshme me letrat me vlerë, por rastet e para thuhet te
jenë aplikuar që nga koha antike greke.
Fundi i shekullit XII, vë në pah këtë metodë të kreditimit, e cila
sidomos përdoret në mes tregtarëve në ltali.
Roli dhe rëndësia e letrave me vlerë dhe qarkullimit të tyre në
biznes dhe në ekonomi të shteteve të ndryshme, është shtuar,
derisa në qarkullimin bashkëkohor ekonomik- biznesor letrat me
vlerë kanë siguruar masivitet dhe predominancë në aplikim.
Letrat me vlerë janë zhvilluar nga dokumente me shkrim, me të
cilat dhënësi i atij dokumenti, ka premtuar, që poseduesit të
dokumentit (letrës me vlerë) t’ia bëj ndonjë veprim, atë veprim
2
(bërje) e cila është shënuar në atë letër.
NOCIONI, EMËRTIMI E PËRKUFIZIMI
Letra me vlerë është dokument për një të drejtë civile pasurore e
cila është ngushtë e lidhur, për atë letër (me vlerë) dhe shfrytëzimi
i së cilës është i kushtëzuar me mbajtjen e atij dokumenti (letre
me vlerë).
Letrat me vlerë janë dokumente të veçanta të shkruara, në të cilat
është shenjëzuar (përmbajtur) një e drejtë e caktuar kreditore,
ekzistimi i së cilës të drejtë, është në lidhje më të ngushtë, me
ekzistimin e vetë dokumentit.
Karakateristikat e përbashkëta të lëtrave me vlerë:
- jane dokumete me shkrim
- kane të bëjnë me ndonë të drejtë pasurore-juridike
- e drejta buron nga letra në vlreë dhe ësthë në lidhje të ngushtë me
letrën.
3
LETRA ME VLERË MUND TË
PËRCAKTOHET SI:
Dokument
Punë juridike
Send,
gjësend apo objekt i të
drejtave reale
është dokument mbi të
drejtën pasuroreekonomike, realizimi i
së cilës është i
kushtëzuar me mbajtjen
e dokumentit.
- Ky është dokument,
me të cilin dhënësi i tij,
obligohet, që t’ia
përmbushë obligimin e
shënuar në atë
dokument, poseduesit të
ligjshëm të tij.
është punë juridike e një
anshme me të cilën dhënësi
i saj obligohet ta përmbushë
një veprim të caktuar të
autorizuarit të caktuar në
te.
-Obligimi nga letra me vlerë
krijohet në çastin, kur
dhënësi i saj ia dorëzon atë
shfrytëzuesit lë saj, do të
thotë obligimi kryhet me
aktin e lëshimit/dhënies së
letrës me vlerë.
E drejta nga letra me vlerë
është e kryesisht e drejtë
pasurore / Obligative
respektivisht kërkesë.
E drejta në letër me vlerë,
është e drejtë reale p.sh.e drejta
e pronësisë e pengut.
Në letrat me vlerë qe përmbajnë
ndonjë të drejtë pasurore bëjnë
pjesë: kambiali, çeku, fletëobligacioni, fletë-aksioni,
fletëngarkesa, fletë- depozitimi,
4
etj.
ELEMENTET THEMELORE DHE VEÇORITË
E LETRAVE ME VLERË
Për tu trajtuar dhe pranuar në qarkullim si letër valide me vlerë, çdo
letër duhet ti përmbajë këto elemente themelore :
Shenjen e llojit të letrës me vlerë;
Emëtimin/titullin dhe selinë;
Emrin dhe vendbanimin e emetuesit të letrës me vlerë;
Emërtimi/titullin ose emrin e personit, në emër të cilit është lëshuar
urdhri për letrën me vlerë ose shenjën se letra është në emër të prurësit;
Detyrimin saktësisht të shënuar të emetuesit, që rezulton nga letra me
vlerë;
Vendin dhe datën e emetimit të letrës me vlerë, kurse te ata që i emetojnë
në seri edhe numrin e tyre serik;
Nënshkrimin e emetuesit të letrës me vlerë, përkatësisht faksimilin e
emetuesit të letrave me vlerë, që emetohen në seri.
5
ELEMENTET E NEGOCIABILITETIT
Për të qenë negociabil një instrument duhet ti përmbushë disa
kërkesa:
Të jetë me shkrim;
Të nënshkruhet nga dhënësi, të jetë premtim i pakushtëzuar ose
urdhër për pagesë;
Të ketë të shënuar shumën e saktë të pagesës;
Të jetë i pagueshëm në kërkesë ose në kohën e caktuar dhe
Të jetë i pagueshëm për tu urdhëruar ose për tu bartur, përveç
nëse është çek-u.
6
BARJTA DHE TRASFERIMI
me cesion-dhënie
me indosamet
me dorëzim të
thjeshtë
Kërkesa përcillet (cedohet)
me marrëveshje në mes të
kreditorit të deriatëhehëm
(cedentit) dhe ndonjë
personi të tretë (cesionarit) i
cili me atë cesion, bëhet
kreditor i ri.
Është mënyrë specifike
dhe më e shpeshtë e
bartjes, që bëhet ashtu që
në shpinë të letrës me
vlerë shënohet që
realizimi i së drejtës e cila
i ka takuar personit të
shënjuar, sipas urdhrit të
tij i takon dikujt tjetër. - I
autorizuari i parë të
drejtën e tij e bartë në
personin tjetër, në
indosatarin.
Barjta kryhet në
prurësin apo në
bartësin.
Kreditor te këto letra
me vlere është, secili
titullar, që e ka letren
me vlere.
-Debitori është i
obliguar, që t’ia
përmbushë obligimin
secilit që ia tregon LV
dhe që kërkon kryerjen
e veprimit nga LV.
Cesion-nënkupton ndërrimin
e kreditorit në marrëdhënien
e caktuar juridike.
Cesioni është kontratë e
cedentit si kreditor, në bazë
të së cilës kontratë, kërkesa
nga ndonjë obligim, nga
kreditori I deriatëhershëm,
kalon në këtë person të
tretë, - te cesionari si
kreditor të ri. Në cesionarin
kalojnë të gjitha të drejtat
dytësore të cilat deri atëherë
kanë qenë të lidhura me te,
siç janë: e drejta e pengut,
kamata etj.
Dallojmë:
Indosamentin Blanko
Indosamentin e vecante
Indosametin restriktiv
7
NDARJA E LETRAVE ME VLERË
SIPAS PËRMBAJTJES
Letrat korporative -përmbajnë të drejtën e pjesëmarrjes,
anëtarësisë në ndonjë korporatë, që ka bazë pasurore- juridike, ndyshe
quhetn fletë-aksione. Poseduesit e këtyre LV marrin pjesë në
udhëheqjen e punëve të korporatës e cila i ka emërtuar LV.
Letrat reale- juridike- përmbajnë të drejtën reale e cila mund të
shfrytëzohet, vetëm në bazë të asaj LV. Ato janë: konosmani,
fletëngarkesa, fletë-magazinimi etj.
Letrat obligacionale - përmbajtja e letrave obligacionalc është
ndonjë kërkesë e cila më së shpeshti drejtohet në para ose veprim tjetër
siç janë kambiali, çeku, fletë- obligacioni.
Letrat e lojrave te fatit
8
NDARJA E LETRAVE ME VLERË SIPAS BARTËSIT TË SË
DREJTËS NGA LETRA PËRKATËSE ME VLERË
Gjykuar sipas mënyrës, se si në një letër me
vlerë, është shenjëzuar i autorizuari- ndaj
bartësit të të drejtave nga letra, dallohen LV:
-Në bartësin
-Në emër
-Sipas urdhrit.
9
NDARJA SIPAS SKADENCËS-MATURIMIT
Sipas kohës brenda se cilës duhet të kryhen veprimet nga
letrat përkatëse me vlerë,ato ndahen në:
Letrat e afatizuara, në letër shënohet afati në kuader të
cilit duhet përmbushur veprimi, pra caktohet
Letrat në kërkesë të parë / në syzim - a vista, këto
letra debitori është i obliguar për të vepruar, në qastin kur
këtë e kërkon shfrytëzuesi i së drejtës - pra menjëherë.
Letrat me afat të pacaktuar, afati për përmbushjen e
veprimit nga letra nuk caktohet. Poseduesi i letrës e
realizon të drejtën e tij nga letra, në afatin e caktuar me
kontratë ose me ndonjë akt tjetër.
10
LETRAT ME VLERË ME
TË DREJTË PASURORE- EKONOMIKE
Në letrat me vlerë të cilat përmbajnë ndonjë të drejtë
pasurore- ekonomike, bëjnë pjesë:
Kambiali;
Çeku;
Fletëobligacioni/fletëakcioni;
Letrat kualifukuese legjitimuese
11
KAMBIALI
Kambiali është njëri nga llojet e letrave me vlere.
Funksioni dhe roli kryesor është që të shërbej si mjet
parësor kreditues, por edhe si mjet pagese.
Kambiali përkufizohet si Leter me vlerë sipas urdhrit,
me të cilën lëshuesi në qarkullim (dhënësi) i kambialit
(trasanti) ia jep urdhrin e pakusht personit tjetër (trasatit),
që shfrytëzuesit të dokumentit (dmth, kambialit),
(remitentit), t’ia paguaj shumën e caktuar të parave ose
vetëlIëshuesi (dhënësi) premton që ta kryej atë pagesë.
Kambiali duhet të përpilohet në formë të shkruar, ta
përmbaj emrin (emërtimin kambial) dhe të gjitha
elementet dhe veçoritë që i parasheh ligji gjegjës.
12
LLOJET E KAMBIALIT
Kambiali blanko - nuk i përmban të gjitha elementet
qenësore.
Kambiali kreditor - shërben si mbulesë për kredi.
Kambiali cirkulativ (qarkullues) – poseduesi i ri i
kambialit mund ta lëshojë në qarkullim ose ta eskontojë të
ndonjë bankë tjetër dhe në atë mënyrë të vij deri te mjetet
monetare.
Kambiali i domiciluar - karakterizohet me atë që
trasanti e ka caktuar që shuma kambialore.
Kambiali garantues - shpesh përdoret për hapjen e
llogarive rrjedhëse. Atëherë kur banka e krediton
komitentin e saj, nëpërmjet të llogarisë rrjedhëse.
13
LLOJET E KAMBIALIT
Kambiali kreditues - luan rrol të veçantë të dhënia e
kredisë dhe huave.
Kambiali kthyes (regresues) - paraqitet për aplikim
në procedurën e regresit.
Kambiali prejudikues - ekziston në ato raste kur
poseduesi i tij, nuk i ka ndermarrur me kohë veprimet
obligative.
Kambiali vetanak - personal - ekziston atëherë kur
dhënësi i tij, nuk i ka dhënë urdhrin trasantit, por
individualisht obligohet që ta paguaj shumën e shenuar në
kambial.
Kambiali i trasuar - paraqet llojin e rregullt te kambialit
dhe më të rendesishem.
14
KAMBIALI
I TRASUAR
Kambiali i trasuar sipas urdhërit
nje person TRASANTI i jep urdhër presonit
tjeter TRASANTIT që personit të tretë
REMITENDIT ti paguajë pa kusht shumën e
caktuar në kambial.
Trasati zakonisht eshte banka, por mund të jetë
PF ose PJ.
Kambiali i trasuar në trasatin
15
ÇEKU
Është dokument i shkruar në të cilin, një person (trasanti),
ia jep urdhrin personit tjetër — (trasatit), te i cili ai ka
mjete në dispozicion që në mënyrë të pakushtëzuar tia
paguaj a vista - (në syzim- kur kërkohet menjëhere),
shumën e caktuar të parave, shfrytëzuesit të shënuar —
remitentit ose ndonjë tjetri, sipas urdhrit të remitentit ose
prurësit.
16
ÇEKU DUHET TË PËRMBAJË
shenjën që është çek;
urdhrin e pakushtëzuar, që të paguhet shuma e caktuar e parave
nga llogaria (mbulesa ) e trasantit;
emri i atij që duhet të paguaj (trasati);
vendi ku duhet paguar çeku.;
data dhe vendi i lëshimit (dhënies) së çekut.;
nënshkrimi i lëshuesit të çekut. (trasantit);
17
ELEMENTET FAKULTATIVE TË ÇEKUT
mungesa e ketyre elementebe nuk ndikon në vlerëshmerinë e
çekut. Elementet më të rëndësishme jo qenësore janë:
Dispozita ose klauzola “sipas urdhrit”, e cila mund edhe të
mos jetë e shënuar me çek;
Dispozita “pa protestim” ose “pa shpenzime, nënkupton
ndalimin e inicimit të protestës.
Dispozita - “me raport”, lajm.qe të mos e paguaj çekun pa e
marr nga ai raportin e veçantë.
Emertimi i remitentit në çek nëse nuk përmendet, ai ç. vlen
si ç. në prnrësin.
-Dispozita « mbi monedhën » (klauzola e efektivitetit) –
urdhërohet trasati që pagesen e çekut te behet në lloj të veçantë
të valutës.
Dispozita « pa detyrim » ; « pa regresion » , do të thotë heqja
e përgjegjesisë për paguesin e çekut.
18
ÇEKU – LLOJET
Llojet sipas mënyrës së përcaktuar nga
poseduesi ndahen:
1.
2.
3.
4.
1.
2.
3.
4.
5.
Çeku në ëmër
Çeku sipas urdhërit
Çeku sipas prurësit
Çeku alternativ
Llojet sipas qëllimit të çekut:
Çeku pagues
Çeku virmanues
Çeku i bariruar/nënvizuar
Çeku i udhëtimit
Çeku i akreditivit
19
DALLIMET MES KAMBIALIT DHE ÇEKUT
kambiali
1. Mjet pagese
2. Trasat mund të jetë vetëm
banka
3. mund të shumëzohet,
4. NUK mund të revokohet
5. maturohet në 4 mënyra;
6. Ka intervenime ne te
çeku
1. Mjet kreditimi
2. Trasat mund te jete çdo
person fizikë dhe juridikë
3. nuk mund te shumezohet;
4. MUND të revokohet
5. Maturohet vetem a vista
6. NUK ka intervenime ne te
7. çeqet që paguhen jashtë
vendit,ato mund të trasohen
edhe në persona të tjerë,
8. pagesa e çekut më së shpeshti
bëhet në para të gatshme.
20
LETRAT KUALIIKUESE LEGJITIMUESE
Grup posaçëm i letrave me vlerë,
lëshohen në emër, por e kanë edhe
klauzolën e veçantë për verpimin që
duhet ndërmirret. Ato janë:
Libreza e kursimit;
Fletëpengu;
Vërtetimi i depozitës;
Taloni.
21
FLETËAKSIONET / FLETËOBLIGACIONET
Fletëaplikacioni është letër më vlerë me të cilën
realizohet pronësia në mjetet e deponuara në
ndërmarrje, subjekt tjetër ekonomik, bankë,
organizatë financiare apo person tjetër që mund të
arrinë fitimin.
Dallojmë:
Fletëaplikacionet me emër
sipas urdhërit,
sipas prurësist
Fletëaplikacionet sipas përmbajtjes së të drejtave:
Rëndomta dhe
Me prioritet
(mund të jenë kumalative dhe participuese)
22