leksion 21 - Masterat Berat

Download Report

Transcript leksion 21 - Masterat Berat

ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE
DEPARTAMENTI I SHKENCAVE JURIDIKE
E Drejta e Procedures
Penale
Dr. Lulzim Lelçaj
Ekzekutimi I vendimeve penale
Ekzekutimi I vendimit penal eshte faza e fundit e
procedimit penal
Ekzekutimi I vendimit penal nenkupton zbatimin e
urdherimeve qe percakton vendimi.
Vendimet qe ekzekutohen jane vendimet r fomes se
prere.
Prokurori eshte I ngarkuar me ligj per veien ne
ekzekutim te vendimeve penale
Gjykata shqyrton dhe zgjidh me kerkesat e paleve qe
dalin gjate ekzekutimit.
Rastet e pezullimit te ekzekutimit te denimit nga Gjykta e
Larte (kryetari I GJL)
Create your first presentation
Vendimet e ekzekutueshme
1. Vendimi penal i gjykatës vihet në ekzekutim
menjëherë pasi të ketë marrë formë të prerë.
2. Vendimi i pafajësisë, i përjashtimit të të gjykuarit
nga dënimi dhe ai i pushimit të çështjes, vihet në
ekzekutim menjëherë pas shpalljes.
3. I dënuari me vdekje ka të drejtë t’i paraqesë
kërkesë për falje Presidentit të Republikës. Paraqitja
e kërkesës pezullon ekzekutimin. Çështja i referohet
Presidentit të Republikës edhe kryesisht nga gjykata
ku vendimi ka marrë formën e prerë.
4. Mënyra e ekzekutimit të vendimeve penale
rregullohet me ligj të veçantë. (L.8331, drt21.4.1998)
Create your first presentation
Veprimet e prokurorit
1. Prokurori pranë gjykatës së shkallës së parë që ka
dhënë vendimin, merr masa për ekzekutimin e
vendimit. Ai bën kërkesa në gjykatën kompetente
dhe ndërhyn në të gjitha veprimet e ekzekutimit.
2. Vendimet e prokurorit i njoftohen, brenda tridhjetë
ditëve, mbrojtësit të caktuar nga i interesuari ose,
kur nuk ka të tillë, atij të caktuar nga prokurori.
3. Kur është e nevojshme, prokurori mund të kërkojë
kryerjen e veprimeve të veçanta nga prokurori i një
rrethi tjetër.
4. Kur fillon ekzekutimi, prokurori njofton me shkrim
gjykatën që ka dhënë vendimin.
Create your first presentation
Ekzekutimi i vendimeve me burgim
1. Për ekzekutimin e një vendimi me burgim, prokurori
nxjerr urdhrin e ekzekutimit.
2. Urdhri i ekzekutimit përmban gjeneralitetet e të
dënuarit, dispozitivin e vendimit dhe disponimet e
nevojshme për ekzekutimin.
3. Kur i dënuari është i paraburgosur, urdhri i dërgohet
organit shtetëror që administron burgjet dhe i njoftohet
të interesuarit, ndërsa kur i dënuari nuk është i
paraburgosur urdhërohet burgimi i tij.
4. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për rastet e
ekzekutimit të vendimeve të mbylljes së detyrueshme
në institucione mjekësore ose edukimi.
Create your first presentation
Shtyrja e ekzekutimit të vendimit
1. Gjykata që ka dhënë vendimin e dënimit, me
kërkesën e të dënuarit, të mbrojtësit ose të
prokurorit, mund të vendosë shtyrjen e ekzekutimit
të vendimit në këto raste:
a) kur i dënuari vuan nga një sëmundje që pengon
ekzekutimin e vendimit. Ekzekutimi shtyhet gjer në
shërimin e të dënuarit;
b) kur e dënuara është shtatzënë ose me fëmijë nën
një vjeç. Ekzekutimi shtyhet gjer sa fëmija të bëhet
një vjeç;
Create your first presentation
c) kur vuajtja e menjëhershme e dënimit mund të
sjellë pasoja të rënda për të dënuarin ose familjen
e tij. Shtyrja e ekzekutimit në këto raste nuk mund
të zgjatet më tepër se gjashtë muaj;
ç) në çdo rast tjetër që çmohet nga gjykata si i
veçantë, duke u shtyrë ekzekutimi gjer në tre
muaj.
2. Me paraqitjen e kërkesës gjykata ka të drejtë të
pezullojë ekzekutimin e vendimit gjer në
shqyrtimin e saj.
3. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet
ankim.
Create your first presentation
Vendimet me ekzekutim te menjehershem
Bendimet e pafajsise, pushimit te ceshtjes dhe
vendimet per perjashtimin e te gjykuarit nga denimi
Vendimit e lirimit nga burgu kur arrestimi ne flagrance
apo ndalimi I te dshuarit kosiderohen te paligjshem
Venimet e denimit te baraarta me kohen e
paraburgimit.
Vendimet e caktimit te mases se sigurise me burgim
Vendimet qe permbajne sekusestrimin si mase
provizore kur jepet nje denim me konfiskim.
Ne keto raste gjykata I jeporganit urhderin me shkrim
dhe renda 3 diteve nga shpallja dergon vendimin
penal.
Create your first presentation
Venia ne ekzekutim e vendimeve penale
Kjo eshte detyre e prokurorit.
Prokurori duhet te verifikoje nese vendimi eshte I
ekzekutueshem apo eshte parashkruar ekzekutimi I tij
Prokuroriben llogaritjen e afateve te paraburgimit te kryer
nga I denuari.
Prokurori nxjerr urdherin e ekzekutimitte denimit penal.ky
urdher iu njoftohet te pandehurit dhe mbrojtesit te tij.
Nese personi eshte I lire ai urdherohet te araqitet per
kryerjen e denimit. Nese nuk paraqitet vullnetarisht
behet ekzekutimi I detyrueshem.
Nw rast se nuk gjendet behet shpallja ne kerkim e tij.
Create your first presentation
Rastet e denimit me prove
Rastet kur I denuari vendoset ne prove
Detyrimet e tij gjate kohes se proves
Ne rast te shkeljes se tyre prokurori I kerkon
gjykates revokimin e kesaj mase dhe dergimin e
personit per te vuajtur denimin ne burg.
Sherbimi I proves
Metodat e reja te mbikqyrhes elektronike te te
denuarve.
Create your first presentation