leksion 15 - Masterat Berat

Download Report

Transcript leksion 15 - Masterat Berat

ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE
DEPARTAMENTI I SHKENCAVE JURIDIKE
E Drejta e Procedures
Penale
Dr. Lulzim Lelçaj
Hetimet paraprake
Hetimet paraprake jane faza e pare e procedimit penal
Hetimet paraprake duhet ti paraprijne shqyrtimit gjyqesor.
Ne sistemin inkuizitor hetimet paraprake karakterizohen
nga:fshehtesia e veprimeve hetimore, pabarazia relative
e paleve, prova formohet ne fazen e hetimeve
paraprake.
Ne sistemin akuzator hetimet paraprake:gjetjen dhe
fiksimin e provave. Provat formohen gjate shqyrtimit
gjyqesor. Palet jane te barabarta dhe debatojne per cdo
prove.
Hetimet paraprake kryhen nga Prokurori dhe policia
gjyqesore.
Create your first presentation
Organet e ngarkuara për hetimet paraprake
1. Prokurori dhe policia gjyqësore zhvillojnë, brenda
kompetencave të caktuara, hetimet e nevojshme që
lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale.
2. Prokurori drejton hetimet dhe ka në dispozicion
policinë gjyqësore.
3. Për veprat penale që gjykohen në shkallë të parë nga
Gjykata e Lartë, procedohet nga Prokuroria e
Përgjithshme.
Bashkepunimi mes Prokurorit dhe Policise Gjyqesore
eshte kusht per suksesin e hetimeve paraprake.
Vartesia e policise gjyqesore nga Prokurori dhe raporti
ne mes tyre.
Create your first presentation
Kontrolli I gjykates mbi hetimet paraprake.
1. Gjatë hetimeve paraprake, për rastet e parashikuara
nga ligji, mbi kërkesën e prokurorit, të pandehurit, të
dëmtuarit dhe palëve private, vendos gjykata.
2. Të gjitha veprimet e prokurorit gjatë hetimeve
paraprake shqyrtohen nga i njëjti gjyqtar.
Nderhyrja e Gjykates ne hetimet paraprake behet me
kerkese te paleve (prokurorit, pandehurit, paleve te
tjera)
Kerkesat shqyrtohen nga gjykata qe ka kompetence
lendore dhe tokesore per gjykimin e ceshtjes penale.
Ato shqyrtohen nga gjyqtari I caktuar per cdo rast
konkret dhe jo nje gjyqtar per te gjitha hetimet / rastet
Create your first presentation
Sekreti hetimor
1. Veprimet hetimore janë sekrete derisa i
pandehuri të mos ketë marrë dijeni për to. Në rast
nevoje për vazhdimin e hetimeve prokurori mund
të urdhërojë ruajtjen e sekretit për akte të veçanta
deri në përfundim të hetimeve.
2. Prokurori mund të lejojë, me vendim të arsyetuar,
publikimin e akteve të veçanta ose të pjesëve të
tyre. Aktet e publikuara depozitohen në
sekretarinë e prokurorit.
Veprimet hetimore jane sekret derisa I pandehuri te
kete mare dijeni per to.
Create your first presentation
Marrja dijeni per vepren penale
Procedimi penal mund te nise
Me iniciativen e prokurorit
Me iniciativen e policise gjyqesore
Nepermjet kallezimit apo ankimit
Prokurori dhe policia marrin dijeni për veprën penale
me iniciativën e vet dhe me njoftimin e bërë nga të
tjerët.
Burimet e informacionit per marrjen dijeni per vepren
penale jane te pakufizuara
Create your first presentation
Kallezimi per vepren penale
Kallezimi per vepren penale mund te vije nga:
Nepunesi publik, Personelii mjekesor ose Shtetasit.
Nëpunësit publikë, të cilët gjatë ushtrimit të detyrës
ose për shkak të funksioneve a të shërbimit të tyre,
marrin dijeni për një vepër penale që ndiqet
kryesisht, detyrohen të bëjnë kallëzim me shkrim
edhe kur nuk është individualizuar personi të cilit i
atribuohet vepra penale.
Kur, gjatë një procedimi civil ose administrativ,
zbulohet një fakt që përbën vepër penale që ndiqet
kryesisht, organi përkatës bën kallëzim te prokurori
Create your first presentation
Personeli mjekësor që është i detyruar ligjërisht të bëjë
kallëzim duhet ta paraqesë atë brenda dyzet e tetë orëve
dhe t’ia dërgojë prokurorit ose çdo oficeri të policisë
gjyqësore të vendit ku ka kryer ndërhyrjen ose ka dhënë
ndihmën dhe kur ka rrezik nga vonesa, oficerit të policisë
gjyqësore më të afërt.
Çdo person që ka marrë dijeni për një vepër penale që
ndiqet kryesisht duhet ta kallëzojë atë. Në rastet e
caktuara me ligj kallëzimi është i detyrueshëm.
Perjashtimi per te afermit, personat e tjere…..
Kallëzimet anonime nuk mund të përdoren, me përjashtim
të rasteve të parashikuara per dokumentet e falsifikuara.
Create your first presentation
Ankimi tek prokurori..
Për veprat penale të parashikuara nga nenet 89, 102
paragrafi i parë, 105, 106, 130, 239, 240, 241, 243,
264, 275 dhe 318 të Kodit Penal, ndjekja penale mund
të fillojë vetëm me ankimin e të dëmtuarit, i cili mund
ta tërheqë atë në çdo fazë të procedimit.
Ankimi bëhet nga i dëmtuari te prokurori ose në policinë
gjyqësore me anën e një deklarate, në të cilën
personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të posaçëm,
shfaqet vullneti që të procedohet në lidhje me një fakt
të parashikuar nga ligji si vepër penale.
Për rastet e parashikuara nga neni 59, ankimi bëhet në
gjykatë nga i dëmtuari akuzues.
Create your first presentation
Heqja dore nga ankimi neni 328 K. Pr. Penale
Heqja dorë nga e drejta e ankimit bëhet personalisht ose
nëpërmjet përfaqësuesit. Heqja dorë me afat ose me
kusht nuk është e vlefshme.
Tërheqja e ankimit bëhet personalisht ose nëpërmjet
përfaqësuesit me deklaratë të paraqitur në organin që
procedon. Ajo mund të bëhet në çdo fazë të
procedimit, gjersa vendimi i gjykatës nuk ka marrë
formën e prerë.
Në çdo fazë të procedimit, prokurori vendos pushimin e
akuzës ose çështjes kur i dëmtuari nuk ka bërë ankim
ose heq dorë nga ankimi në rastet që procedimi fillon
me kërkesën e tij; (neni 328 K. Pr. Penale)
Create your first presentation
Kustet e procedimit penal
Procedimi penal fillon mbi bazen e te dhenave te cilat
tregojne vepren penale dhe nese dihet autorin e saj.
Keto te dhena duhet te verifikohen qe te jene te sakta
nese fakti eshte veper penale dhe nese personi
eshte autori I saj.
Create your first presentation
Rrethanat që nuk lejojnë fillimin e procedimit
Procedimi penal nuk mund të fillojë dhe, në qoftë se ka
filluar, duhet të pushojë në çdo gjendje të procedimit,
kur:
a) personi ka vdekur;
b) personi është i papërgjegjshëm ose nuk ka mbushur
moshën për përgjegjësi penale;
c) mungon ankimi i të dëmtuarit ose ai e tërheq ankimin;
ç) kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale
ose kur del qartë që fakti nuk ekziston;
d) vepra penale është shuar;
dh) është dhënë amnisti;
e) në të gjitha rastet e tjera të parashikuara nga ligji.
Create your first presentation
Fakti nuk parashikohet nga ligji si veper penale
Vepra penale eshte shuar me parashkrim
Vepra penale eshte amistuar
Ku del qarte qe fakti nuk ekziston
Prokurori merr vendim te arsyetuar per mosfillimin e
procedimit penal
Ankuesi ka te drejte te ankohet ne gjykate kunder
ketij vendimi.
Rastet kur kerkohet autorizim per te proceduar
(ndryshimet kushtetuese per kufizimin e
imunitetit).
Create your first presentation
Funksionet e Policise Gjyqesore
• Funksionet e policise gjyqesore (neni 30 I K. Pr.
Penale.
• Organi qe detyrohet te zbuloje veprat penale
dhe te kryeje vepremet hetimore te nevojshme
per sqarimin e rrethanave te ceshtjes. Per
identifikimin dhe kapjen e personit te dyshuar.
Create your first presentation
Veprimtaria me iniciativë e policisë gjyqësore
1. Me marrjen e njoftimit për një vepër penale, policia
gjyqësore, pa vonesë, i referon prokurorit, me shkrim,
elementet thelbësore të faktit dhe elementet e tjera që
janë mbledhur deri atëherë. Ajo njofton, kur është e
mundur, edhe gjeneralitetet, banesën dhe çdo gjë që
vlen për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen
hetimet, të personit të dëmtuar dhe të atyre që janë në
gjendje të tregojnë rrethanat e faktit.
2. Kur ka urgjencë dhe në rastet e krimeve të rënda,
njoftimi bëhet menjëherë edhe me gojë.
3. Me njoftimin, policia gjyqësore tregon ditën dhe orën
në të cilën ka marrë dijeni për veprën penale.
Create your first presentation
Veprimet hetimore te policise gjyqesore
Ruajtja e vendit te ngjarjes
Kerkimi, fiksimi dhe ruajtja e sendeve dhe gjurmeve te
vepres penale
Kerkimi I gjurmeve dhe provave matariale
Pyet persona qe jane ne gjendje te tregojne rretanay e
ngjarjes.
Te gjitha sa me siper duhet te fiksohen ne gjendjen qe
jane kur konstatohen
Angazhimi I eksperteve kriminaliste dhe mjekoligjore….
Kur prokurori do te jete prezent oficeret/agjentet e policise
gjyqesore do te ruajne te pandryshuar vendin e ngjarjes
deri ne nderhyrjen e tij
Create your first presentation
• Nese gjurmet, sendet apo provat materiale rrezikohen
te demtohen apo humbin para mberritjes se prokurorit
, policia gjyqesore kryen veorimet hetimore dhe nese
eshte rasti sekustrojne provat materiale apo sendet.
• Breda 48 oreve procesverbali I dergohet prokurorit.
• Nese eshte e nevojshme kryerja e veprimeve qe
kerkojne njohuri te posacme, policia gjyqesorw
cakton eksperte
Create your first presentation
Veprimet e tjera te policise gjyqesore
• Policia gjyqesore kryen arrestimin ne flagrance I te
dyshuarit per kryerjen e je krimi sipas kushteve te
kerkuara nga K.P. Pr. Penale.
• Ne kete rast oficeret e policise gjyqesore kane per
detyre te fiksojne oren e sakte , te njoftojne te
arestuarin se nukeshte I detyruar te beje deklarime,
te marre nje mbrojtjes, etj
• Oficeret dhe agjentet e policise gjyqesore kane te
drejte te ndalojne personin e dyshuar per kryerjen e
nje krimi. ( ne kushtet kur lejohet ndalimi)
• Ndalimi kryhet me urdher te prokurorit
Create your first presentation
Kerkimi dhe pyetja e personave qe dine rrethanat e ngjarjes
• Identifikimi I sakte I perdsonave qe kane dijeni per
rrethanat e faktit
• Deklearimi I tyre duhet te jete I hollesishem dhe te
shkruhet sakte pa ekujvoke. Ai e nenshkruan ate
• Identifikimin e personit ndaj te cilit zhvillohen
hetime. Ai mund te shoqerohet ne zyrat e policise
per verifikim dhe mund te mbahet deri ne 12 ore.
• Shoqerimi I detyrueshem nuk eshte I njejete me
ndalimin.
• Marrja e te dhenave nga personi ndaj te cilit
zhvillohen hetimet. Gjate pyetjeve ata duhet te
njoftojne mbrojtesin.
Create your first presentation
Marrja e te dhenave nga personat qe kane dijeni per vepren penale
• Pyetja e tyre behet sipas rregullave te pyetjes se
deshmitareve
• Kontrolimet ne rast flagrance apo ikjeje, perbejne
perjashtim nga rregulli dhe mund te behen nga
Piicia Gjyqesore me iniciative por duke
argumentuar ekzistencen e arsyeve te perligjura.
• Kontrollet ne raste te tilla mund te kryhen ne cdo
kohe.
• Kontrollet duhet te dokumentohen ne procesverbal
• Ato fiksojne dhe marrin gjurmet e vepres penale si
dhe sekuestrojne sendet e vepres penale.
Prokurori I vlreson brenda 48 oreve
Create your first presentation
Sekuestrot e korrspondences,
Sekuestrimi paraprak I pasurive sipas ligjit antimafia
Kerkesa e prokurorit per gjykaten:
Per sekustrimin paraprak te pasurise
Per te detyruar titullarin e pasurise te justifikoje
ligjshmerine e burimit te pasurise.
Gjykata vendos me kerkese te prokuririt pezulimin e
administrimit te pasurise nga titullari dhe cakton nje
administrator te saj.
Ne rast te mosvertetimin te burimit te ligjshem gjykata
brenda tre muajve vendos konfiskimin e pasurise
Create your first presentation
Veprimet stimuluese
. Oficeri dhe agjenti i policisë gjyqësore ose personi i
autorizuar prej tyre mund të ngarkohen për blerje të
simuluar të sendeve, që rrjedhin nga një krim ose simulim
i një akti korruptiv, ose të kryejnë veprime të tjera
simuluese, për të zbuluar të dhëna financiare ose pronësi
të një personi, për të cilin ka dyshime për kryerjen e një
krimi, duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose
detyrën e tyre si punonjës policie.
. Këto veprime bëhen me autorizimin e prokurorit që
kontrollon hetimet ose të prokurorit që ka në juridiksion
territorin ku do të zhvillohet veprimi. Pas kryerjes së këtyre
veprimeve, policia gjyqësore duhet t’i dorëzojë prokurorit
të gjitha provat e mbledhura dhe një raport përmbledhës.
Create your first presentation
3. Nuk duhet provokuar një akt kriminal, duke shtyrë
një person të kryejë një krim, të cilin nuk do ta kishte
kryer po të mos ishte ndërhyrja e policisë. Kur
vërtetohet provokimi, rezultati nuk mund të përdoret.
Create your first presentation
Punonjesi I policise I infiltruar.
1. Për qëllimet e zbulimit të krimeve të rënda, oficeri i
policisë gjyqësore, me autorizimin e prokurorit, mund
të futet në përbërjen e një grupi kriminal për të
individualizuar pjesëtarët e grupit dhe për të mbledhur
të dhënat e nevojshme për hetimin, duke fshehur
bashkëpunimin me policinë ose detyrën e vet si
punonjës policie.
2. Punonjësi i policisë i infiltruar nuk duhet të provokojë
një akt kriminal, i cili, pa ndërhyrjen e tij, nuk do të
ishte kryer. Kur vërtetohet provokimi, rezultati nuk
mund të përdoret.
Create your first presentation
3. Autorizimi i prokurorit duhet të përcaktojë afatin e
infiltrimit, që mund të zgjatet nga prokurori deri në
gjashtë muaj dhe hapësirën e lejueshme për
punonjësin e infiltruar, duke treguar, sipas rastit,
veprimet e paligjshme që mund të kryejë ai, pa
rrezikuar jetën e të tjerëve.
4. Punonjësi i policisë i infiltruar mund të pyetet si
dëshmitar.
Create your first presentation
Veprimtaria e prokurorit gjate hetimeve paraprake
Prokurori ushtron ndjekjen penale, drejton dhe kontrollon
hetimet dhe kryen vete cdo veprim hetimor qe e cmon
te nevojshem.
Prokurori ka ne dispozicion policine gjyqesore
Prokurorite bashkepunojne mes tyre ne rast te
procedimeve te lidhura
Njofton akuzen te pandehurit dhe pyet te pandehurin
Merr dekleraimet e personave qe paraqiten per te bere
deklarime ndaj te cileve po zhvillohen hetime.
Pyetja e te pandehurit. I pandehuri nuk merret forcerisht
ne pyetje.
Create your first presentation
Afatet e perfundimit te hetimeve
Hetimet duhet te perfundojne renda nje afati te
arsyeshem
Afati e perufimit te hetimeve paraprake eshte 3 muaj.
Afatet e hetimeve fillojne nga dita e regjistrimit te
personit te cilit I atribuohet vepra penale
Zgjatjae afateve mnd te behet edhe per 3 muaj te tjere.
E rastet shume komplekse afatet zgjaten deri ne 2 vjet.
Ne tejkalin te tyre vetem me lejen e Prokurorit te
Pergjithshem.
Ndaj kesaj zgjateje mund te behet ankim.
Afatet e hetimeve mund te pezullohen ne rastet e
parashikuara ne kod.
Create your first presentation
Perfundimi I hetimeve
Ne perfundim te hetimeve prokurori I ve ne dispozicion
te pandehurit dhe mbrojtjesit aktet dhe provat e mara
(ato qe kane lidhje me akuzen). Per kete mbahet
procesverbal
Officeri I policise gjyqesore perpilon nje relacion te
hollesishem per prokurorin ne te cilin shpjegon
rrethanat e faktit. Kete ia dergon prokurorit se bashku
me fashikullin e hetimeve paraprake
Pasi shqyrtimit prokurori vendos
Pushimin e akuzes ose ceshtjes
Dergimin e saj ne gjyq
Create your first presentation
Rastet e pushimit te ceshtjes penale
a) del qartë se fakti nuk ekziston;
b) fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale;
c) i dëmtuari nuk ka bërë ankim ose heq dorë nga ankimi në rastet q
procedimi fillon me kërkesën e tij;
ç) personi nuk mund të merret si i pandehur ose nuk mund të
dënohet;
d) ekziston një shkak që e shuan veprën penale ose për të cilin
ndjekja penale nuk duhej të fillohej ose nuk duhet të vazhdojë;
dh) del se i pandehuri nuk e ka kryer veprën ose nuk provohet që e k
kryer ai;
e) me vendim të formës së prerë i pandehuri është gjykuar për të
njëjtën vepër penale;
ë) i pandehuri vdes;
f) në rastet e tjera të parashikuara me ligj.
Create your first presentation
Ankimi ndaj vendimit te pushimit
Ankimi gjyqesor. Ne gjykaten e shkalles se pare
Shqyrtimi I ankimit ne prani te paleve
Kunder vendimit gjyqesor mund te behet ankim ne
gjykaten e apelit.
Ankimi tek prokurori me I larte por jo ne rastet kur
ndaj vendimit eshte bere ankim ne gjykate dhe
gjykata e ka gjetur te drejte vendimin e puhimit.
Create your first presentation
Kerkesa per gjykim
prokurori harton kerkesen per gjykim kur ka prova të plota
për fajësinë e të pandehurit, prokurori paraqet kërkesën
për gjykimin e çështjes bashke me fashikullin.
Kërkesa për gjykim përmban:
a) gjeneralitetet e të pandehurit dhe të dëmtuarit nga
vepra penale;
b) parashtrimin e faktit, duke treguar nenet përkatëse të
Kodit Penal;
c) burimet e provës dhe faktet që ato u referohen;
ç) datën dhe nënshkrimin e prokurorit.
Kërkesa u njoftohet të pandehurit dhe të dëmtuarit.
Create your first presentation