Transcript Policimi ne komunitet
MBESHTETJA SUEDEZE PER MINISTRINE E BRENDSHME DHE POLICINE E SHTETIT PER POLICIMIN NE KOMUNITET
Policimi ne komunitet
Policimi në komunitet krijon një partneritet ndërmjet policisë dhe komunitetit, për të mundësuar analizë të përbashkët të problemeve, për të përcaktuar rrënjët e shkaqeve të këtyre problemeve, dhe për të identifikuar zgjidhjet e mundshme, duke u bazuar në nocionin e ndarjes së përgjegjësisë për të mbajtur komunitetin të sigurt. Më e rëndësishmja është se ekziston një angazhim për të parandaluar incidentet, para se të luftohet ndaj tyre
Policimi ne komunitet
Problemet sociale te hasura ne komunitet, kerkohen qe te zgjidhen vetem me nderhyrjen e policise, menyre e cila nuk ka dhene shume rezultat deri tani.
Per kete arsye eshte e nevojshme qe te ndryshohet perqasja e policise me komunitetin, dhe te mos angazhohet vetem kur ka probleme sociale por te mundohet qe me ane te bashkebisedimit dhe takimeve te shpeshta me komunitetin te parandalohen problemet sociale dhe minimizohen keto probleme.
Pervec kesaj, policia ne te shumten e rasteve perceptohet nga komuniteti si nje institucion i cili vetem ndeshkon keqberesit dhe i zgjidh problemet qe lindin ne komunitet vetem nepermjet zbatimit te ligjit pa i vleresuar ceshtjet dhe problemet ne aspektin social.
Ky projekt synon te ndryshoje mentalitetin dhe mendesine e komunitetit per rolin qe ka dhe duhet te luaje policia e shtetit, ne bashkepunim me komunitetin, per parandalimin dhe edukimin, sidomos te te rinjve per te frenuar fenomene negative
Reflektim mbi perceptimin e pergjithshem per Policimin dhe oficeret e Policise.
Policimi ne komunitet
Projekti synon te rrise bashkepunimin midis Policise se Shtetit dhe komunitetit, per nje perqasje sa me konstruktive dhe efikase ne parandalimin dhe frenimin e fenomeneve negative qe shqetesojne shoqerine sot.
Synohet qe te perfshihen rreth 200 nxenes te klasave te 8 – 9 n te cilet do te sherbejne si nxites per te nxitur qytetaret e tjere te bashkepunojne me policine per te parandaluar fenomene sociale qe shqetesojne komunitetin
Parimet e Policimit në Komunitet
Komuniteti dhe policia punojnë së bashku në mënyrë proaktive për ta mbajtur komunitetin të sigurt si dhe për të parandaluar dhe zgjidhur problemet që lidhen me krimin.
• Prioritetet e policimit bazohen në problemet e identifikuara me komunitetin.
• Komuniteti dhe Policia punojnë së bashku për të identifikuar dhe për të zgjidhur shkaqet rrënjësore të problemeve të lidhura me shkeljet e ligjit
Komponentët kryesore
Policimi në komunitet përbëhet nga dy komponentë kryesore:
1. Bashkëpunimi i komunitetit
Bashkëpunimi i komunitetit ështe mënyra për të njohur komunitetin;
2. Zgjidhja e problemit.
zgjidhja e problemit është mjeti për të drejtuar problemin qe kërcenon komunitetin
Çfarë është policimi i bazuar në komunitet
Policimi i bazuar në komunitet (PBK)është një filozofi (një mënyrë të menduari), si dhe një strategji organizative (një rrugë për të zbatuar filozofinë) që i lejon policisë dhe komunitetit të punojnë së bashku, për të zgjidhur problemet e rendit dhe çështjet e sigurisë dhe për të përmirësuar cilësine e jetës së gjithsecilit në komunitet.
Reflekto: Lagjet tona po marrin “ngjyra indiferente”
Cila eshte filozofia e Policimit ne Komunitet
Filozofia është ndërtuar mbi besimin se, njerëzit meritojnë dhe kanë të drejtën për të patur një mendim për policimin, në shkëmbim të pjesëmarrjes dhe mbështetjes së tyre. Ajo i qëndron pikpamjes se, zgjidhja e problemeve të komunitetit, kërkon që policia dhe publiku të gjejnë rrugë të reja për t’iu adresuar problemeve te komunitetit
Cfarë kuptohet me “policinë të bazuar në komunitet”
Të ushtrojë policimin me miratim e jo me forcë ; Të jetë pjesë në komunitet ; Të gjejë (së bashku me komunitetin) atë çfarë komuniteti ka nevojë ; Të punojë në partnership me agjensi të tjera dhe me publikun ; Të ndërtojë “punën e policimit” për të identifikuar nevojat e komunitetit ; Të jetë përgjegjës per “shërbimin e punës “ së tij ; Të sigurojë një shërbim cilësor .
Aktoret e bashkepunimit
Komuniteti – duhet të jetë një partner aktiv, që merret me problemin dhe gjen zgjidhje afatgjata duke siguruar burimet njerëzore dhe materiale.
Zyrtarët e zgjedhur . Kane per detyre : për ta bërë policimin në komunitet të mundshëm dhe të tregojnë qarte se nuk është një përsëritje e së kaluarës.
Komuniteti i biznesit – komuniteti i biznesit mund të sigurojë burimet dhe mbështetjen financiare. Agjensi të tjera – për shkak se policimi në komunitet është një bashkëpunim, agjensi të tjera të zbatimit të ligjit, shërbimet sociale, shkollat, qëndrat e shëndetit, etj., mund të sigurojnë një gamë të gjërë shërbimesh përkrahëse.
Media – media është e rendësishme sepse ndihmon në edukimin e publikut mbi marrëveshjet e policimit në komunitet, duke theksuar nevojën që qytetarët të veprojnë si partnerë me policinë.
Keshilla praktike :
Mos perdorni pije alkolike. Kujdes, pasi shpesh ju ofrohen ato me qellim.
Mos frekuentoni lokale qe nuk kane “emer te mire”
Mos pranoni te hipni ne makine me persona qe ju nuk I njihni.
Mos pranoni dhurata nga persona qe nuk I njihni mire
Tregohuni te kujdesshem kur zgjidhni shoqerine tuaj
Ne rast se ndiheni te rrezikuar,ose vereni ndonje veprim te rrezikshem lajmeroni menjehere policine.