neni 4 - PAMECA IV

Download Report

Transcript neni 4 - PAMECA IV

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË KRIMINALE
Shërbimi për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë
PAMECA IV
Tiranë, 7-8 nëntor 2013
Ekspert Dr. Michele Grillo
NENI. 1 – PËRKUFIZIME DHE REFERIME LIGJORE. (1/4)
ORARI I SHËRBIMIT : nënkuptohet periudha e kohës ditore, e cila është e
nevojshme për të siguruar funksionalitetin e zyrave qendrore dhe
periferike të Departamentit të Sigurisë Publike;
ORARI I PUNËS : nënkuptohet periudha e kohës ditore, gjatë së cilës çdo
vartës siguron shërbimin e punës në kuadrin e orarit të shërbimit
sipas dispozitave të kësaj Marrëveshjeje dhe duke respektuar
normat kontraktore;
ORARI I SHËRBIMIT TË VAZHDUESHËM : nënkuptohet periudha e kohës, e
cila është e nevojshme për të siguruar funksionalitetin e
shërbimit për të gjithë ditën;
ORARI I SHËRBIMIT JO TË VAZHDUESHËM : nënkuptohet periudha e kohës, e
cila është e nevojshme për të siguruar funksionalitetin
e shërbimit gjatë orarit 08,00-20,00, ose 07,00-19,00;
NENI. 1 – PËRKUFIZIME DHE REFERIME LIGJORE. (2/4)
ORARI I PUNËS SË VAZHDUESHME : nënkuptohet shërbimi i punës që
vartësi duhet të kryejë në njërën prej fushave të
parashikuara në kuadrin e orarit të shërbimit të
vazhdueshëm për qëllimet e zbatimit të orarit të
detyrueshëm;
ORARI I PUNËS JO TË VAZHDUESHME : nënkuptohet shërbimi i punës
që vartësi duhet të kryejë në njërën prej dy
fushave të parashikuara në kuadrin e orarit të
shërbimit jo të vazhdueshëm për qëllimet e
zbatimit të orarit të detyrueshëm;
NENI. 1 – PËRKUFIZIME DHE REFERIME LIGJORE. (3/4)
PROGRAMIMI JAVOR : nënkuptohet planifikimi i orarit të punës që çdo
vartës duhet të respektojë në kuadrin e orarit të
shërbimit të parashikuar për javën e referimit;
NDËRRIMI I TURNIT : nënkuptohet ndryshimi i orarit të punës që është
parashikuar nga programimi javor, i cili është vendosur mbas
vetë programimit;
PUNË JASHTË ORARIT : nënkuptohet shërbimi i punës që e kapërcen
orarin ditor të detyrueshëm dhe që vartësi e kryen për
nevoja të shërbimit. Ajo dallohet në punë jashtë orarit e
detyrueshme, në mbështetje të nenit 63 të Ligjit nr.
121/1981 dhe në punë jashtë orarit e programuar,
në mbështetje të nenit 25, paragrafi 5, shkronja f),
të
Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002;
NENI. 1 – PËRKUFIZIME DHE REFERIME LIGJORE. (4/4)
LEJA E SHKURTËR : nënkuptohet autorizimi që i jepet vartësit për të
munguar gjatë orarit të përditshëm të punës, brenda kufijve
të kohëzgjatjes dhe sipas mënyrave të rekuperimit që janë
parashikuar nga dispozitat në fuqi;
ORARI I NDRYSHUESHËM : nënkuptohet afrimi ose shtyrja e fillimit, ose
më saktë, afrimi i mbarimit të orarit të punës ditore të
detyrueshme;
GJENDSHMËRIA : nënkuptohet turni që përkon me 24 orët, i cili ka si
qëllim që të garantojë ndërhyrjen e menjëhershme dhe të
përpiktë që bëhet i nevojshëm për shkak të rrethanave të
veçanta, sipas kritereve dhe mënyrave që janë përcaktuar në
këtë Marrëveshje dhe duke bërë përjashtim gjithë sa
është parashikuar nga neni 64 i Ligjit nr. 121/1981.
NENI 2 – FUSHA E ZBATIMIT.
1. Kjo Marrëveshje zbatohet për të gjithë personelin që bën pjesë në
organikën e Policisë së Shtetit, me përjashtim të drejtuesve.
2. Dispozitat që përmban kjo Marrëveshje hyjnë në fuqi brenda 60
ditësh që nga nënshkrimi i saj dhe, duke mbetur i pandryshuar
mbarimi i afatit të katërvjeçarit ligjor që është në fuqi në kohën e
nënshkrimit, vazhdojnë të aplikohen deri në zbatimin e Marrëveshjes
së re Kombëtare Kuadër.
NENI 3 – KONTRAKTIMI I DECENTRALIZUAR (1/2)
1. Kontraktimi i decentralizuar zhvillohet pranë Departamentit të
Sigurisë Publike, nën kujdesin e Zyrës për Marrëdhëniet
Sindikaliste, si edhe pranë Zyrave që janë treguar në dokumentin
e bashkëlidhur A, i cili ndodhet bashkë me këtë Marrëveshje.
2. Për personelin që kryen shërbimin pranë Zyrave Periferike të
Interforcave, kontraktimi i decentralizuar lidhet nën kujdesin e Zyrës
ose të Drejtorisë qendrore përgjegjëse.
3. Për personelin që kryen shërbimin pranë Zyrave Periferike jo të
Interforcave, i cili nuk përfshihet në dokumentin e bashkëlidhur A,
kontraktimi i decentralizuar lidhet nën kujdesin e Zyrës kompetente për
menaxhimin administrativ.
NENI 3 – KONTRAKTIMI I DECENTRALIZUAR (2/2)
4. Marrëveshjet e decentralizuara lidhen në kuadrin dhe në kufijtë e caktuar nga
Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 164/2002 dhe nga kjo marrëveshje, në lidhje me
fushat si më poshtë vijojnë:
- kriteret zbatuese në lidhje me formimin dhe përditësimin profesional, duke iu
referuar afateve kohore dhe mënyrave;
- kriteret për verifikimin e cilësisë dhe të shëndetshmërisë të shërbimeve të mensës
dhe të dyqaneve të vogla të brendshme:
- kriteret për verifikimin e veprimtarive të mbrojtjes shoqërore dhe të mirëqenies së
personelit;
- masat e drejtpërdrejta për të favorizuar shanset e barabarta në zhvillimin
profesional, me qëllimet edhe të veprimeve pozitive, sipas parimeve që janë
parashikuar në Dekretin Legjislativ nr. 198/2006;
- menaxhimi dhe zbatimi i gjithë sa është parashikuar nga paragrafi 5, shkronja a), e
nenit 24, të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002;
- kriteret për marrjen në shqyrtim të kërkesave të paraqitura nga ana e personelit, në
mbështetje të paragrafit 1, të nenit 12, të kësaj marrëveshjeje.
5. Marrëveshjet e decentralizuara nuk mund të sjellin për pasojë, në çdo rast, barra
financiare shtesë, në mbështetje të nenit 24, paragrafi 6, të Dekretit të Presidentit të
Republikës nr. 164/2002.
NENI 4 - PROCEDIMI (1/3)
1. Marrëveshjet e decentralizuara lidhen ndërmjet një delegacioni të palës publike, e
cila kryhesohet nga drejtuesit e Zyrave, sikurse janë treguar nga neni 3 dhe një
delegacioni sindikalist, i cili përbëhet nga jo më shumë se tre përfaqësues të
Sekretarive Provinciale të Organizatave Sindikaliste me përfaqësim më të madh në
nivel kombëtar në datën 31.12.2008 dhe nënshkruese të Marrëveshjes së zbatuar
me Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 164/2002. Marrëveshjet e
decentralizuara për Departamentin e sigurisë publike lidhen nga Zyra për
Marrëdhëniet Sindikaliste dhe nga delegacioni sindikalist, i cili përbëhet
përfaqësuesit e Sekretarive Kombëtare. Negociatat mund të zhvillohen edhe në
tryeza të ndara, me kërkesën e Organizatave Sindikaliste.
2. Mund të autorizohet për të kryesuar delegacionin e palës publike funksionari me
kualifikimin më të lartë që, në mbështetje të nenit 7 të Dekretit të Presidentit të
Republikës nr. 782/1985, është i destinuar që të marrë përsipër drejtimin e Zyrës
në rast mungese ose pengese për të qenë i pranishëm drejtuesi. Autorizimi nuk
mund të parashikojë kufizime në lidhje me marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë
me objektet e kontraktimit. Në mungesë ose në mosparaqitje të funksionarëve që
drejtojnë Zyrën, Administrata mund të caktojë një funksionar përgjegjës, i
cili do të procedojë me fillimin dhe, mundësisht, edhe me përcaktimin e
marrëveshjeve.
NENI 4 – PROCEDIMI (2/3)
3. Negociatat për përcaktimin e marrëveshjeve të decentralizuara
fillohen brenda dhe jo më tej se 30 ditë që nga nënshkrimi i kësaj
Marrëveshjeje dhe do të duhet të përfundojnë brenda një kohe sa më
të shkurtër që të jetë e mundur dhe, sidoqoftë, jo më tej se 60 ditë që
nga përfundimi i afatit të sipërpërmendur.
4. Marrëveshjet e decentralizuara janë efikase kur nënshkruhen nga
kryetari i delegacionit të palës publike dhe nga anëtarët e delegacionit
sindikalist, sikurse parashikohet nga paragrafi 1, të cilët përfaqësojnë
shumicën absolute (50%+1) të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të
regjistruar në Organizatat Sindikaliste në provincë.
5. Për Zyrat me kompetenca ndërprovinciale ose ndërajonale, negociatat
zhvillohen në kuadrin provincial dhe marrëveshjet e nënshkruara nga
drejtuesi i Zyrave të sipërpërmendura ose nga njëri prej personave të
autorizuar prej tij, në mbështetje të paragrafit 2 të kësaj
marrëveshjeje, si edhe nga përfaqësuesit e sekretarive
provinciale përkatëse.
NENI 4 – PROCEDIMI (3/3)
6. Në qoftë se marrëveshjet e decentralizuara nuk janë përcaktuar brenda afatit të
parashikuar në paragrafin 3, kryetari i delegacionit të palës publike, brenda 48 orëve
të mëpasme, i përcjell Departamentit të Sigurisë Publike – Zyrës për Marrëdhëniet
Sindikaliste, informacione të përshtatshme në lidhje me arsyet e mosarritjes së
marrëveshjes, të shoqëruara edhe nga propozime të dobishme për arritjen e një
marrëveshjeje të tillë. Negociatat për përcaktimin e marrëveshjeve vazhdojnë pranë
Zyrës për Marrëshëniet Sindikaliste, e cila, brenda dhjetë ditësh që nga marrja e
dokumentacionit të mësipërm, thërret Sekretaritë Kombëtare.
7. Për Departamentin e Sigurisë Publike, negociatat për të cilat bëhet fjalë në
paragrafin 6 vazhdojnë, me të njëjtat mënyra, pranë Zyrës së Zëvendësdrejtuesit të
Policisë, i cili është ngarkuar me bashkërendimin dhe planifikimin e Forcave të
Policisë me delegacionin sindikalist që përbëhet nga përfaqësuesit e Sekretarive
Kombëtare.
8. Një kopje e marrëveshjeve u dorëzohet Organizatave Sindikaliste që marrin pjesë
dhe atyre që bëjnë kërkesë dhe u përcillet nga drejtuesit Zyrave vartëse.
NENI 5 – VERIFIKIMI I ZBATIMIT TË MARRËVESHJEVE TË
DECENTRALIZUARA. (1/2)
1. Drejtuesit e Zyrave Qendrore dhe periferike që janë selitë ku
zhvillohet kontraktimi i decentralizuar, thërrasin çdo gjashtë muaj
përfaqësuesit e Sekretarive Provinciale përkatëse të Organizatave
Sindikaliste që kanë nënshkruar marrëveshjen e decentralizuar, për
një ballafaqim në lidhje me gjendjen e zbatimit të vetë kësaj
marrëveshjeje.
2. Thirrja kryhet brenda 30 ditësh që nga afati gjashtëmujor, duke
filluar nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së decentralizuar.
Data e takimit komunikohet me një afrim në kohë prej të paktën 20
ditësh përpara.
NENI 5 – VERIFIKIMI I ZBATIMIT TË MARRËVESHJEVE TË
DECENTRALIZUARA. (2/2)
3.
Drejtuesit e Zyrave për të cilat bëhet fjalë në paragrafin 1, do të duhet, brenda 10
ditësh përpara datës së takimit, t’u dërgojnë Organizatave Sindikaliste një pasqyrë
përmbledhëse të të dhënave të rëndësishme, për qëllimet e verifikimit dhe vënë
në dispozicion dokumentacionin përkatës, duke garantuar të drejtën e aksesit në
të, deri në kryerjen e këtij verifikimi dhe, më pas, në mbështetje të Ligjit nr.
241/1990.
4.
Në lidhje me rezultatin e verifikimit hartohet një procesverbal i njëkohësishëm,
nga i cili duken pozicionet e Organizatave Sindikaliste dhe të Administratës. Një
kopje e këtij procesverbali u dorëzohet Organizatave Sindikaliste pjesëmarrëse dhe
më pas edhe atyre që bëjnë kërkesë për të marrë një kopje të tij.
5.
Në rastin e mospërmbushjeve të vërtetuara të detyrimeve në kuadrin e
verifikimeve, drejtuesit e Zyrave për të cilat bëhet fjalë në paragrafin 1, marrin
masa, brenda dhe jo më tej se 10 ditë që nga data e takimit, që të informojnë
Sekretaritë Provinciale në lidhje me masat e marra për të rivendosur respektimin
e marrëveshjeve të nënshkruara.
NENI 6 – NDRYSHIMI I MARRËVESHJEVE TË DECENTRALIZUARA.
1.
Me kërkesën e drejtuesit të Zyrës ose të njërës apo më shumë Organizatave
Sidikaliste që kanë nënshkruar marrëveshjen e decentralizuar,
të cilat
përfaqësojnë 30% të anëtarëve të regjistruar të Provincës, dhe me të njëjtat
procedura dhe mënyra me të cilat është përcaktuar Marrëveshja, fillojnë
negociatat specifike për përcaktimin e ndryshimeve ose të plotësimeve të
marrëveshjes së decentralizuar që është nënshkruar më përpara.
2.
Në negociatat për të cilat bëhet fjalë në paragrafin 1, ftohen që të marrin pjesë të
gjitha Organizatat Sindikaliste që kanë nënshkruar Marrëveshjen e decentralizuar,
e cila përbën objektin e ndryshimeve të sipërpërmendura.
3.
Ndryshimet ose plotësimet në marrëveshjet e decentralizuara janë efikase
atëherë kur nënshkruhen nga palët sipas mënyrave të parashikuara nga paragrafi
4, i nenit 4, të kësaj Marrëveshjeje.
4.
Mosnënshkrimi i ndryshimeve ose i plotësimeve nuk ndikon mbi vlefshmërinë e
marrëveshjeve të nënshkruara, në mbështetje të nenit 4 të kësaj Marrëveshjeje.
NENI 7 – ORARI I SHËRBIMIT DHE ORARI I PUNËS. (1/3)
1. Orari i shërbimit është periudha e kohës së përditshme, e cila është e nevojshme
për të siguruar funksionalitetin dhe efektshmërinë e strukturave dhe të Zyrave,
qendrore dhe periferike, të Departamentit të Sigurisë Publike. Llojet e orareve që
parashikohen në këtë marrëveshje kanë si synim që të favorizojnë efektshmërinë e
plotë të shërbimeve të policisë, duke mbajtur parasysh qëllimet institucionale dhe
nevojat operative, duke respektuar gjithçka që është përcaktuar nga rregullorja dhe
nga normat kontraktore që janë në fuqi përsa i përket orarit të punës.
2. Zgjedhja e llojeve të orareve të shërbimit që duhet të zbatohen pranë Zyrave duhet
të jetë koherente dhe për qëllimet e llojit të shërbimit.
3. Me orar pune nënkuptohet periudha e kohës së përditshme, gjatë së cilës secili
vartës siguron shërbimin e punës në kuadrin e orarit të shërbimit. Zgjedhja e orarit të
punës, duke respektuar parimet që parashikohen në paragrafët 1 dhe 2, duhet të
sigurojë zhvillimin e qetë dhe të frytshëm të shërbimit.
4. Ndarjet e orarit, sikurse parashikohen nga nenet 8 dhe 9, zbatohen duke iu referuar
periudhave jo më të vogla se tre muaj, në mbështetje të nenit 25 të Dekretit të
Presidentit të Republikës nr. 164, të vitit 2002.
NENI 7 – ORARI I SHËRBIMIT DHE ORARI I PUNËS. (2/3)
5. Për shërbimet e rendit dhe të sigurisë publike, të parashikueshme dhe të
programueshme, për të cilat është vendosur me anën e urdhëresës për të cilën bëhet
fjalë në nenin 37 të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 782/1985, zbatohen turnet
e përcaktuara nga nenet 8 dhe 9 të kësaj Marrëveshjeje, me mundësinë, në rast se do
të jetë e nevojshme që të sigurohen situata të veçanta shërbimi, që të caktohet një orë
më përpara ose më mbrapa fillimi i turneve të përmendura më sipër.
6. Zbatimi, për periudha të caktuara, i orareve të ndryshme nga ato që janë treguar në
nenet 8 dhe 9 të kësaj Marrëveshjeje, i cili bëhet i nevojshëm për nevoja të provuara
dhe specifike, ose për shkak të nevojave vendore specifike, sikurse është parashikuar
në nenin 24, paragrafi 5, shkronja c) e Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164 të
vitit 2002, kryhet mbas marrëveshjeve me Sekretaritë Provinciale të Organizatave
Sindikaliste që kanë nënshkruar këtë Marrëveshje. Në raste të tilla, drejtuesi i Zyrës së
interesuar, ua dërgon Sekretarive Provinciale informacionin, sipas periudhës, ndarjes
së orarit që duhet të zbatohet, si edhe sipas nevojave që e përcaktojnë atë dhe,
njëkohësisht, i fton po këto Sekretari në takimin për arritjen e marrëveshjes. Procedura
përfundon brenda afatit të prerë prej 10 ditësh që nga marrja e informacionit dhe
marrëveshja është efikase atëherë kur nënshkruhet nga drejtuesi i Zyrës dhe nga
Organizata Sindikaliste ose nga Organizatat Sindikaliste që e kanë nënshkruar këtë
Marrëveshje, të cilat përfaqësojnë shumicën absolute (50% + 1) të numrit të
NENI 7 – ORARI I SHËRBIMIT DHE ORARI I PUNËS. (3/3)
7. Në raste nevojash operative të jashtëzakonshme, të paparashikueshme dhe të pashtyshme në
kohë, kur paraqitet nevoja për të siguruar brenda 48 orësh që nga momenti kur merret njoftimi
përkatës dhe kur nuk lejojnë as kryerjen e procedurave të përcaktuara për kontraktimin
periferik, as zbatimin e orareve të parashikuara nga kontrata ose nga pasqyrat 1 dhe 2 që i janë
bashkëngjitu kësaj marrëveshjeje, drejtuesit e zyrave mund të vendosin për kryerjen e turneve
të përshtatshme të shërbimit, edhe në përjashtim të orareve që janë përcaktuar nga pasqyrat e
përmendura më sipër, si edhe të atyre që përbëjnë objektin e marrëveshjes, duke informuar në
lidhje me këtë, pa formalitete të veçanta, sekretaritë provinciale të Organizatave Sindikaliste që
e kanë nënshkruar këtë marrëveshje dhe duke paraqitur, në rast se do të ishte e nevojshme,
arsyetime të mëtejshme me shkrim. Ndryshimet në oraret e turneve do të jenë të kufizuara në
një kohë shumë të nevojshme për të siguruar nevojat që i kanë përcaktuar ato, duke mbetur i
pandryshuar fillimi, brenda 24 orësh, i procedurave që parashikohen në paragrafin 6, që duhet
të përfundohen në mënyrë të prerë brenda 48 orësh, në rastin në të cilin ato zgjasin brenda 3
ditësh të njëpasnjëshme.
8. Programimi i orareve të punës duhet të vendoset çdo javë dhe të afishohet në regjistrin e
Zyrës brenda orës 13.00 të ditës së premte të mëparshme. Ai duhet të tregojë, përveç orarit të
punës së përditshme të vartësve të veçantë për kryerjen e orarit të detyrueshëm javor, ditën në
të cilën, në atë javë, vartësi do të kryejë turnin e pushimit javor, turnet e gatishmërisë
(gjendshmërisë), si edhe shërbimet e mundshme në orët e punës jashtë orarit të programuara,
rekuperimin e pushimeve, pushimet kompensuese, ditën e lirë nga shërbimi, pritshmëritë, lejet
e zakonshme dhe të jashtëzakonshme. Ndryshimet e mundshme të mëpasme në programimin
javor që përkojnë me ditën e shtunë dhe të dielë, do t’i komunikohen personelit të interesuar.
NENI 8 – SHËRBIMET E VAZHDUESHME. (1/3)
1.
Shërbimet e vazhdueshme mund të ndahen në fushat ditore si më poshtë vijojnë:
ndarje në 6 turne javore:
00,00-07,00, 07,00-13,00, 13,00-19,00, 19,00-24,00, me parashikimin për efektin e
13 minutave më shumë që janë kryer për çdo turn, të një dite të lirë nga shërbimi,
përveç pushimit javor, mbas kryerjes së 28 ditëve të punës, sipas gjithë sa është
treguar në pasqyrën 1, e cila i është bashkëlidhur kësaj Marrëveshjeje, duke
përfshirë edhe mungesat e ligjshme. Për personelin që është përdorur në mënyrë
të rastësishme në shërbimet e vazhdueshme, për një periudhë kohore më të vogël
se 28 ditë pune, shërbimi shtesë prej 13 minutash ditore do të kontabilizohet në
mënyrë të dobishme kur të mbushen 60 minuta dhe do të shpërblehet si orë
jashtë orarit të punës, në kufijtë e shumës së orëve që i janë caktuar Zyrës së
përkatësisë.
ndarje në 5 turne javore, që duhet të zbatohet ekskluzivisht për shërbimet e
brendshme: 22,00-07,00, 07,00-14,00, 14,00-22,00, sipas gjithë sa është treguar
nga pasqyra 2, e cila i është bashkëlidhur kësaj Marrëveshjeje.
NENI 8 – SHËRBIMET E VAZHDUESHME. (2/3)
2. Përjashtime të mundshme të parashikuara nga marrëveshjet e
nënshkruara në nivel territorial, për arsye të nevojave specifike
vendore, sikurse janë parashikuar nga neni 7, paragrafi 6, mund të
zbatohen, duke mbajtur parasysh kriteret si më poshtë vijojnë :
mbas pushimit javor nuk mund të kryhet turni që përkon me orarin
00:00-07:00;
ndërmjet një turni dhe tjetrit duhet të kalojnë jo më pak se 11 orë.
3. Oraret ose ndarjet e turnit që ndryshojnë nga ato që janë parashikuar
nga paragrafi 1, mund të zbatohen mbasi të jetë arritur një
marrëveshje me Sekretaritë Provinciale të Organizatave Sindikaliste
me përfaqësimin më të madh në nivelin kombëtar dhe që e kanë
nënshkruar këtë Marrëveshje dhe me procedurat që janë parashikuar
nga neni 7, paragrafi 6.
NENI 8 – SHËRBIMET E VAZHDUESHME. (3/3)
4. Në orarin e punës që rezulton nga pasqyra 1 që i është bashkëlidhur kësaj
marrëveshjeje, duhet të llogaritet, për shërbimet e jashme, koha që nevojitet për të
arritur, nga Zyra e përkatësisë, vendin në të cilin do të zhvillohet shërbimi dhe ajo për
kthimin, si edhe fraksionet e kohës që janë të nevojshme për plotësimin e orarit të
detyrueshëm sipas kontratës, në lidhje me periudhat që janë treguar në vetë këtë
pasqyrë, që duhet t’u destinohen veprimtarive të brendshme, të cilat janë pasojë e
drejtpërdrejtë e shërbimit të kryer. Në qoftë se do të bëhet fjalë për shërbime të
brendshme, personeli vazhdon të qëndrojë në Zyrën në të cilën është caktuar për të
zhvilluar veprimtaritë e fundit të turnit, deri në plotësimin e orarit të detyrueshëm
sipas kontratës.
5. Personeli që merr pushimin javor ose një periudhë lejeje të zakonshme, me një
kohëzgjatje jo më të vogël se 6 ditë, nuk mund të përdoret, në ditën përpara asaj të
pushimit ose të lejes së zakonshëm, në turnet 19-24, sikurse është parashikuar në
paragrafin 1, shkronja a). Personeli në ditën e kthimit nga një periudhë lejeje të
zakonshme me një kohëzgjatje jo më të vogël se 6 ditë ose nga leja e
jashtëzakonshme, nuk mund të përdoret në turnin 00:00/07:00.
NENI 9 – SHËRBIMET JO TË VAZHDUESHME. (1/4)
1. Shërbimet jo të vazhdueshme janë të ndara në:
ndarje në 6 turne javore:
1) në orarin 08:00-20:00 me turne 08:00-14:00 dhe 14:00-20:00, ose, në lidhje me nevoja
shërbimi specifike dhe të motivuara, në orarin 07:00-19:00 me turne 07:00-13:00 dhe 13:0019:00, sipas kuotave të caktuara nga përgjegjësi i zyrës në mënyrë që të sigurojë praninë e
personelit në të dyja turnet, duke mbetur e pandryshuar që çdo vartës do të mundet të
kryejë jo më shumë se dy turne mbasdite në javë;
2) me orarin 08:00-14:00;
ndarje në 5 turne javore, me përjashtimin e shërbimeve të jashtme të kontrollit të territorit;
1) Me orarin 08:00/14:00 ose, në lidhje me nevoja të veçanta të shërbimit,
07:00/13:00 e plotësuar nga dy kthime prej 3 orësh, të përfshirë në orarin 14:00/18:00, që
duhet të programohen nga e hëna deri të premten. Ndërmjet turnit të punës së paradites dhe
kthimit mbasdite duhet të parashikohet një ndërprerje prej të paktën një gjysmë ore për
konsumimin e vaktit të ngrënies;
2) Në orarin 08:00/20:00, me turne 08:00/14:00 dhe 14:00/20:00, ose, në lidhje me
nevoja të veçanta shërbimi, 07:00/13:00 dhe 13:00/19:00, e plotësuar nga dy kthime prej 3
orësh që janë programuar nga e hëna deri të premten, të përfshirë në orarin 10:00/18:00. Njëri
prej kthimeve mund të kryhet në orarin e paradites. Ndërmjet turnit të punës së zakonshme dhe
kthimeve duhet të parashikohet një ndërprerje prej të paktën një gjysmë ore për konsumimin e
vaktit të ngrënies.
NENI 9 – SHËRBIMET JO TË VAZHDUESHME. (2/4)
2. Në hipotezat e parashikuara në shkronjat a.1) dhe b.2), me qëllim që të favorizohet
zhvillimi i qetë dhe efikas i shërbimit, si edhe që të sigurohet një rotacion i arsyeshëm
ndërmjet të gjithë personelit kuotat e personelit që janë të ndara ndërmjet turnit të
paradites dhe atij të mbasdites janë parashikuar shprehimisht në informacionin
paraprak.
3. Në hipotezat e përshkruara në paragrafin 1, përgjegjësi i zyrës, në kuadrin e
programimit javor, me qëllim që të sigurojë praninë në shërbim gjatë orarit
08,00/20,00 edhe gjatë ditëve të shtuna dhe/ose të diela, nëpërmjet një rotacioni të
arsyeshëm ndërmjet të gjithë personelit, përcakton kuotat e personelit që, me turne,
duhet të respektojnë pushimin në një ose dy ditë të ndryshme të njëpasnjëshme në të
njëjtën javë, duke përshtatur, për këtë qëllim, nevojat e shërbimit me nevojat e
personelit të interesuar. Sidoqoftë, gjen zbatim dispozita e nenit 63, paragrafi 5, i Ligjit
të datës 01 prill 1981, nr. 121.
4. Kuotat e personelit që duhet të përdoret gjatë ditës së diel, nuk mund të jetë më e
madhe se 20% të forcës së disponueshme dhe çdo vartës nuk mund të përdoret për
më shumë se dy të diela në muaj.
NENI 9 – SHËRBIMET JO TË VAZHDUESHME. (3/4)
5. Në rastin kur dita e programuar për kthimin përkon me një ditë
pushimi ose mungese të ligjshme, nuk kryhet rekuperimi i orëve të
kthimit.
6. Në rastet në të cilar personeli i përdorur në mënyrë të qëndrueshme
në shërbimet jo të vazhdueshme duhet të përdoret, për nevoja shërbimi
të veçanta dhe të pashtyshme në kohë, në shërbime të vazhdueshme
ose në shërbime të rendit publik, mbeten të pandryshueshme kriteret si
më poshtë vijojnë:
Përdorim më mirë i personelit që, sipas planifikimit javor, nuk do të
duhej ta kishte kryer kthimin brenda së njëjtës ditë;
mospërdorimin e personelit që e ka kryer më përpara shërbimin në
orarin 14:00/20:00;
mospërdorimin në turnin 00:00/07:00 të personelit që kthehet nga leja
e zakonshme ose e jashtëzakonshme.
NENI 9 – SHËRBIMET JO TË VAZHDUESHME. (4/4)
7. Për personelin e ngarkuar me shërbimet e rojeve shoqërusese
dhe/ose të mbrojtjes, si edhe për personelin e parqeve të automjeteve
dhe të qendrave të automjeteve, atëherë kur nuk rezulton e mundur që
të kryhet këmbimi në vend, ndarja e shërbimit mund të parashikohet një
ditë po e një ditë jo, mbasi të jenë arritur marrëveshje me Sekretaritë
provinciale sipas procedurave që janë parashikuar në nenin 7, paragrafi
6.
8. Programimi i pushimit javor për personelin e përdorur në shërbimet
jo të vazhdueshme duhet, në mënyrë parësore, t’i referohet ditës së
dielë. Në rastin e nevojave të shërbimit, të veçanta dhe që nuk mund të
shtyhen në kohë, të cilat e pengojnë marrjen e pushimit javor ditën e
dielë, ky personel, me rotacion, sipas parimit të paanësisë, nuk mund të
përdoret gjatë ditës së dielë për më shumë se dy javë të njëpasnjëshme
dhe, sidoqoftë, jo më shumë se dy në muaj. Vazhdon të ruhet mundësia
për të arritur marrëveshje të ndryshme me Sekretaritë provinciale të
Organizatave Sindikaliste që e kanë nënshkruar këtë Marrëveshje sipas
NENI 10 – ORARI I NDRYSHUESHËM.
1. Orari i ndryshueshëm është i zbatueshëm në shërbimet jo të vazhdueshme, me
përjashtim të shërbimeve të jashtme të kontrollit të territorit. Drejtuesit përgjegjës
të zyrave vendosin, mbas paraqitjes së një kërkese me shkrim dhe të motivuar nga
ana e vartësit, zbatimin e orarit të ndryshueshëm. Masa e mundshme e refuzimit
duhet të motivohet në mënyrë të përshtatshme. Ndryshueshmëria e orarit duhet të
programohet çdo javë dhe mund të parashikohet: duke e çuar më përpara ose duke
e shtyrë më pas orarin e hyrjes ose orarin e daljes me 30 ose 60 minuta për secilin
turn;
2. Rekuperimi i 30 ose i 60 minutave, sikurse parashikohet në paragrafin 1, ndodh:
gjatë së njëjtës ditë, duke e çuar më përpara ose duke e zgjatur orarin e
detyrueshëm;
ose në një turn të vetëm javor, me 3 orë në hipotezën e parë (30 minuta);
në dy turne javore me 3 ore, në hipotezën e dytë (60 minuta).
3. Mënyrat e rekuperimit, sikurse janë parashikuar në paragrafin 2, vendosen nga ana
e përgjegjësit të Zyrës, duke përshtatur nevojat e vartësit, të treguara në kërkesën
për të shfrytëzuar orarin e ndryshueshëm, me nevojat e shërbimit dhe me ndarjen e
orareve të zyrës së përkatësisë.
NENI 11 – NDËRRIMI I TURNIT. (1/2)
1. Me ndërrim turni nënkuptohet ndryshimi i orarit të punës që është
parashikuar nga programimi javor, i cili vendoset mbas këtij
programimi.
2. Ndryshimi i turneve të parashikuara nga nenet e mëparshme, mund të
vendoset:
mbas paraqitjes së një kërkese me shkrim nga ana e personelit të
interesuar. Refuzimi i mundshëm duhet të motivohet me shkrim
zyrtarisht, për shkak të nevojave të veçanta dhe të motivuara të
shërbimit dhe jo për më shumë se një herë në javë për çdo
vartës, me kritere rotacioni dhe, sidoqoftë, brenda kufirit
maksimal të ndërrimit të turneve që përcaktohet çdo vit për çdo
Zyrë nga ana e Departamentit të Sigurisë Publike.
3. Ndërrimi i turnit, në lidhje me fushat e natës mund të vendoset vetëm
në rastin e një nevoje absolute dhe, sidoqoftë, jo më shumë se një
herë në muaj.
NENI 11 – NDËRRIMI I TURNIT. (2/2)
4.
Për shërbimet e vazhdueshme përbën një ndërrim turni vetëm ndryshimi i parë i
turnit, duke u përvijuar ato të mëpasmet si zhvillim i llojit të orarit.
5.
Drejtuesit e Zyrave rikthejnë, sapo të jetë e mundur, ndarjen e turneve si në
gjendjen fillestare.
6.
Nuk përbën ndërrim turni afrimi më përpara ose shtyrja më vonë e një turni me
një orë, në hipotezat e parashikuara nga kjo marrëveshje.
7.
Administrata u jep brenda pesë ditësh nga paraqitja e kërkesës dhe me shkrim
Organizatave Sindikaliste që bëjnë kërkesën, numrin e ndërrimeve të turneve të
muajit të mëparshëm, të vendosura në mbështetje të paragrafit 2, shkronja b), si
edhe motivimet që i kanë përcaktuar ato.
8.
Brenda muajit shkurt të secilit vit, pranë Departamentit të sigurisë publike,
mbahet një takim me një delegacion, i cili përbëhet nga një përfaqësues për
secilën prej Organizatave Sindikaliste që kanë shumicën përfaqësuese dhe që e
kanë nënshkruar këtë Marrëveshje, për përcaktimin e kritereve dhe për ndarjen e
turneve. Herën e parë, takimi mbahet brenda 30 ditësh nga data e hyrjes
në fuqi të kësaj Marrëveshjeje.
NENI 12 – PËRDORIMI I PERSONELIT ME KUSHTE TË VEÇANTA. (1/2)
1. Personeli që ka mbushur moshën 50 vjeç, ose që ka arritur një
vjetërsi shërbimi prej të paktën 30 vjetësh, i cili përdoret në
shërbimet e jashtme, mund të kërkojë që të përjashtohet nga turnet
e parashikuara në oraret e mbrëmjes dhe ato të natës.
2. Drejtuesit e Zyrave parashikojnë, çdo tremujor, marrjen në shqyrtim të
kërkesave, sikurse parashikohen nga paragrafi 1, sipas kritereve të
përparësisë, të cilat janë përcaktuar paraprakisht me marrëveshje me
Sekretaritë Provinciale të Organizatave Sindikaliste gjatë arritjes së
marrëveshjes së decentralizuar.
Në përcaktimin e kritereve mbahen parasysh, me këtë renditje:
mosha e personelit;
vjetërsia në shërbim;
sëmundjet që e kanë prejardhjen nga shkaqe të shërbimit;
zhvillimi profesional.
NENI 12 – PËRDORIMI I PERSONELIT ME KUSHTE TË VEÇANTA. (2/2)
3. Në rastin në të cilin pajisja organike ose lloji i shërbimit të Zyrës në të
cilën vepron kërkuesi nuk e bën të mundur pranimin e kërkesës,
Administrata e informon të interesuarin për zgjidhjet alternative të
mundshme.
4. Në rastin e pranimit të kërkesës për përjashtim, kërkesa e mundshme
e revokimit që është paraqitur nga i interesuari, i prodhon efektet e
veta njëkohësisht me frekuencën tremujore, për të cilën bëhet fjalë
në paragrafin 2.
5. Dispozitat e parashikuara nga ky nen kanë karakter eksperimental dhe
do të jenë objekt verifikimi brenda datës 31 dhjetor 2010.
NENI 13 – REPARTET E LËVIZSHME. (1/2)
1. Për personelin e Reparteve të Lëvizshme, i cili përdoret në shërbimet
e vazhdueshme dhe jo të vazhdueshme, të brendshme dhe të
jashtme, vlen gjithçka që është përcaktuar në nenet 8 dhe 9 të kësaj
Marrëveshjeje.
2. Orari i detyrueshëm sipas kontratës i personelit të Reparteve të
Lëvizshme, i cili përdoret në shërbimin e rendit publik, ka një
kohëzgjatje si më poshtë vijon:
a) për shërbimet që ndahen në 6 turne javore: 6 orë të
vazhdueshme;
b) Për shërbimet që ndahen në 5 turne javore: 7 orë e 12 minuta të
vazhdueshme;
c) Në qoftë se oraret e shërbimit, të cilat janë të nevojshme për të
siguruar nevojat institucionale, janë të ndryshme nga ato që
tregohen nga nenet 8 dhe 9 të kësaj Marrëveshjeje, ato mund të
zbatohen mbasi të jenë arritur marrëveshje me Sekretaritë
Provinciale të Organizatave Sindikaliste që e kanë nënshkruar këtë
Marrëveshje, me procedurat e parashikuara nga neni 7,
NENI 13 – REPARTET E LËVIZSHME. (2/2)
3. Për shërbimet e rendit dhe të sigurisë publike, të cilat janë të parashikueshme dhe
të programueshme, të vendosura me urdhëresën për të cilën bëhet fjalë në nenin 37,
të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 782/1985, zbatohen turnet që janë treguar
nga paragrafet e mëparshme, me mundësinë, në rast se do të jetë e nevojshme, që të
sigurohen situata të veçanta shërbimi, për të afruar më përpara ose për të shtyrë për
më vonë, me një orë, fillimin e turneve të sipërpërmendura.
4. Me përjashtim të rasteve kur paraqiten nevoja shërbimi të papritura dhe që nuk
mund të shtyhen në kohë, personelit të Reparteve të Lëvizshme duhet t’i sigurohet, të
paktën dy herë çdo pesë javë, pushimi javor që përkon me ditën e dielë, sipas një
kriteri rotacioni ndërmjet të gjithë personelit të interesuar.
5. Në mbështetje të nenit 42 të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 782/85, urdhri
i shërbimit hartohet çdo ditë dhe i paraqitet regjistrit të Repartit brenda orës 13,00
dhe, sidoqoftë, të paktën 12 orë përpara orarit të zhvillimit të veprimtarive të
parashikuara. Ndryshime të mëtejshme të mundshme duhet t’i komunikohen në
kohën e duhur personelit të interesuar, nën kujdesin e Repartit nga i cili ai varet.
6. Për personelin, për të cilin bëhet fjalë në paragrafin 1, nuk zbatohet neni 11,
me përjashtim të gjithë sa është parashikuar nga shlronja a), e paragrafit 2, të
të njëjtit nen.
NENI 14 – REPARTET E FLUTURIMIT.
1. Për personelin e fluturimeve dhe për atë të ngarkuar me sektorin teknik dhe
burokratik të Reparteve të Fluturimit, zbatohen ndarjet e orarit sikurse
parashikohen në nenet 8 dhe 9, ose për shërbimet e ndara në 5 turne javore edhe
me orar ditor prej 7 orësh e 12 minutash të vazhdueshme.
2. Ndarjet e orarit, sikurse parashikohen nga paragrafi 1, janë zbatuar me procedurat
e parashikuara për informacionin paraprak, sikurse parashikohet nga neni 25 i
Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/02, duke përfshirë edhe turnet e
veçanta të shërbimit që janë vendosur për të garantuar shërbimet e alarmit.
3. Oraret e shërbimit që janë të ndryshme nga ato që janë treguar në nenet 8 dhe 9
mund të zbatohen, mbasi të jenë arritur marrëveshje me Sekretaritë provinciale të
Organizatave Sindikaliste që e kanë nënshkruar këtë Marrëveshje me procedurat që
janë parashikuar në nenin e mëparshëm 7, paragrafi 6.
3. Deri në mbarimin e afatit të “Tabelave afatshkurtra” do të mund të bëhet rekurs,
për llojet e turneve të shërbimit që janë parashikuar në paragrafin 1 dhe për
personelin e përdorur në shërbimet e alarmit, të cilat janë vendosur nga ana e
Drejtuesit, për shërbime pune jashtë orarit të punës, sipas kritereve të treguara në
nenin 16 të kësaj Marrëveshjeje.
NENI 15 – BANDA MUZIKORE. (1/2)
1. Orari i punës i anëtarëve të Bandës Muzikore të Policisë së Shtetit mund të ndahet si më
poshtë vijon:
a) Personeli orkestral: prova unike e përgatitjes së koncertit nga ora 08,30 deri në orën 10,00, si
edhe nga ora 10,30 deri në orën 11,45, me mundësinë për t’i bashkuar këto periudha, ose për t’i
afruar apo për t’i shtyrë më vonë me 30 minuta ose me 1 orë oraret e fillimit dhe të mbarimit të
këtyre periudhave. Orët e mbetura të detyrueshme janë të destinuara për studimin dhe për
përgatitjen individuale në vendin e punës.
b) Personeli i orkestrës që është i ngarkuar në mënyrë të përhershme me veprimtari
mbështetëse: respekton orarin e personelit të Zyrës për Shërbimet tekniko-menaxhuese të
Sekretarisë së Departamentit të Sigurisë Publike, në përputhje me nevojat funksionale të Bandës
Muzikore.
2. Në rast angazhimesh të jashtme, në vendin e punës dhe jashtë saj, konsiderohet si shërbim,
gjithmonë kur transferimi ndodh në formë kolektive dhe me mjete të vëna në dispozicion të
Administratës:
a) Udhëtimi i transferimit për periudhën e përfshirë ndërmjet nisjes dhe mbërritjes në lokalitetin
ku është parashikuar zhvillimi i shërbimit;
b) Koha e shërbimit efektiv muzikor, i veprimtarisë përgatitore, si edhe koha e nevojshme për
rekuperimin dhe për vënien në ruajtje të veglave muzikore dhe të materialeve me të cilat janë të
pajisur;
c) Udhëtimi i transferimit për periudhën që përfshihet nga nisja nga vendi ku është zhvilluar
shërbimi dhe mbërritja në vendin e tyre të shërbimit.
Në rastin e një udhëtimi me kohëzgjatje më të vogël se orari i detyrueshëm, personeli mbetet në
dispozicion deri në plotësimin e orarit ditor të detyrueshëm.
NENI 15 – BANDA MUZIKORE. (2/2)
3. Shërbimi që zgjat përtej orës 24,00 dhe deri në orën 02,00
konsiderohet si zgjatje e orarit të ditës së mëparshme që duhet të
paguhet si punë e kryer jashtë orarit. Për shërbimin e mëtejshëm në të
njëjtën ditë duhen, si rregull, të kalojnë të paktën 8 orë, me përjashtim
të rasteve kur janë bërë marrëveshje të ndryshme gjatë kontraktimit të
decentralizuar. Në qoftë se shërbimi përfundon përtej orës 02,00, koha
që përfshihet ndërmjet orës 00,00 dhe orarit të fundit të shërbimit
konsiderohet shërbim për ditën dhe një përdorim i mundshëm në të
njëjtën ditë jep të drejtën e shpërblimit për punën e kryer jashtë orarit.
4. Koncertet që jepen në sheshet publike ose në mjedise të mbyllura
duhet të kenë, si rregull, një kohëzgjatje maksimale prej 3 orësh në ditë.
5. Dispozitat që janë parashikuar nga ky nen zbatohen edhe për
personelin që përdoret në veprimtaritë e Fanfarës së Policisë së Shtetit.
NENI 16 – PUNA JASHTË ORARIT E PROGRAMUAR (1/3)
1. Në lidhje me nevoja shërbimi të parashikueshme dhe të veçanta, të cilat kërkojnë që
kryerja e punëve ta kapërcejë orarin e zakonshëm të punës, drejtuesit e Zyrave i
programojnë turnet e punës jashtë orarit në masën 40% të shumës së orëve të
caktuara nga Zyra. Në rastin kur e quan të nevojshme, drejtuesi i Zyrës mund të marrë
masa për programimin e kuotave të mëtejshme të përqindjeve të punës jashtë orarit.
2. Turnet e punës jashtë orarit të programuar, sikurse është parashikuar në paragrafin 1,
janlë përcaktuar me frekuencë tremujore nga ana e drejtuesit të Zyrës, mbasi u është
marrë një informacion paraprak Sekretarive Provinciale të Organizatave Sindikaliste
përfaqësuese në planin kombëtar dhe që e kanë nënshkruar Marrëveshjen, në
përputhje me gjithë sa është parashikuar nga neni 25, paragrafi 2 , shkronja c), e
Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002, me një afrim në kohë që të jetë i
përshtatshëm dhe, sidoqoftë, të paktën 15 ditë përpara fillimit të tremujorit të referimit.
Informacioni duhet të përmbajë udhëzimet si më poshtë vijojnë:
• qëllimet që kërkohen të arrihen;
• tremujorin që i përket programimit;
• Zyrat e interesuara;
• personelin që është përfshirë në to;
• programimin e turneve të punës.
Informacioni përmban, gjithashtu, të dhënën numerike të përgjithshme të orëve të kryera
si punë jashtë orarit e detyrueshme, në tremujorin e mëparshëm.
NENI 16 – PUNA JASHTË ORARIT E PROGRAMUAR (2/3)
3. Programimi i turneve të punës së kryer jashtë orarit, sikurse është parashikuar në
këtë nen, vendoset duke respektuar kriteret si më poshtë vijojnë :
a)
personeli i interesuar duhet të identifikohet mbi baza vullnetare dhe sipas
kritereve të rotacionit;
b) turni i punës që kryhet jashtë orarit mund t’i paraprijë ose të ndjekë turnin e punës
së zakonshme, me përjashtim të rastit kur kjo nuk ndikon mbi afatet kohore që janë
parashikuar për konsumimin e vakteve të ngrënies. Në raste të tilla do të duhet t’i
sigurohet personelit një interval prej të paktën 30 minutash;
c) personeli nuk mund të përdoret në turne pune jashtë orarit të programuar për më
shumë se dy herë në javë dhe për më shumë se 3 orë për secilin turn;
d) personeli nuk mund të përdoret në turne pune jashtë orarit të programuar në ditët e
pushimit dhe në ditët e lira, si në rastet kur turnet e shërbimit janë të ndara në gjashtë
ditë, ashtu edhe në rastet kur janë të ndara në pesë ditë;
e) për shërbimet e vazhdueshme, programimi i turneve të punës jashtë orarit duhet,
gjithashtu, të mbajë parasysh nevojën e rekuperimit të energjive psiko-fizike të
personelit të interesuar edhe në lidhje me veçoritë e shërbimi të kryer.
NENI 16 – PUNA JASHTË ORARIT E PROGRAMUAR (3/3)
4. Turni i punës jashtë orarit të programuar përvijohet si orar ditor i
detyrueshëm i punës. Për arsye të papritura, të rënda dhe që nuk mund të
shtyhen në kohë, vartësi mund të kërkojë përjashtimin nga kryerja e punës
jashtë orarit të programuar, duke paralajmëruar brenda një kohe sa më të
shkurtër që të jetë e mundur. Përjashtimi mund të kërkohet edhe për një
periudhë kohe të kufizuar.
5. Brenda muajit shkurt të çdo viti, pranë Departamentit të Sigurisë Publike
mbahet një takim me një delegacion, i cili përbëhet nga një përfaqësues për
secilën prej organizatave me shumicë përfaqësimi dhe që e kanë nënshkruar
këtë Marrëveshje mbi kriteret e përgjithshme që kanë të bëjnë me mënyrat e
ndarjes së shumës së orëve të punës jashtë orarit. Duke filluar nga viti i dytë,
në takimin e sipërpërmendur mundet, gjithashtu, të verifikojë ecurinë e
përdorimit të orëve të punës jashtë orarit gjatë vitit të mëparshëm, edhe duke iu
referuar kuotave që janë përdorur për orët e punës jashtë orarit të
programuara.
NENI 17 – PUSHIMI KOMPENSUES (SHPËRBLYES)
1. Orët e punës së kryer jashtë orarit të detyrueshme dhe të
programuara, mund të shkëmbehen, sipas kërkesës së vartësit, në një
numër përkatës ditësh pushimi kompensues (shpërblyes). Kërkesa,
pranimi dhe refuzimi i motivuar i saj, paraqiten me shkrim.
2. Për llogaritjen e secilës prej ditëve të pushimit kompensues, i
referohet kohëzgjatjes efektive të orarit të punës që ka të bëjë me
ditën në të cilën merret pushimi.
3. Ditët e pushimit kompensues duhet të merren, sipas kërkesës së të
interesuarit dhe, duke mbajtur parasysh nevojat e shërbimit, brenda
vitit pasardhës të atij në të cilin janë maturuar këto ditë.
4. Në përputhje me nevojat e shërbimit, pushimi kompensues mund të
mblidhet me pushimin javor dhe me lejen e zakonshme.
5. Për ballafaqimin gjashtëmujor, sikurse parashikohet në nenin 28,
paragrafi 2, i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002, vlen
gjithçka që është parashikuar nga neni 19 i kësaj Marrëveshjeje.
NENI 18 – GATISHMËRIA (GJENDSHMËRIA). (1/2)
1. Përveç gjithë sa është parashikuar nga neni 64 i Ligjit nr. 121/1981, si edhe në përputhje me dispozitën e
parashikuar nga nenet 25, paragrafi 2, shkronja e) dhe 28, paragrafi 2, i Dekretit të Presidentit të
Republikës nr. 164/2002, me qëllimin që të garantohet ndërhyrja e menjëhershme dhe e përpiktë, në
rastet në të cilat rrethana të veçanta e bëjnë të nevojshme, mund të bëhet e detyrueshme mbajtja e
gatishmërisë (gjendshmërisë), mbasi të jetë arritur një marrëveshje me sekretaritë provinciale të
Organizatave Sindikaliste, të cilat e kanë nënshkruar këtë Marrëveshje, sipas procedurave të përcaktuara në
fushën e kontraktimit dhe mbi bazën e kritereve vijuese:
programimi i turneve të gatishmërisë që duhet të kryhet pranë Zyrave, duhet të jetë koherent me qëllimet
e institutit dhe të përfshihet në kufijtë maksimalë të planifikimit të përcaktuar për zyrat çdo vit nga
Departamenti i sigurisë publike;
secili vartës nuk mund të vendoset në gjendje gatishmërie për më shumë se 5 turne në muaj, të cilat duhet
të kryhen në mënyrë jo të njëpasnjëshme, me përjashtim të nevojave të veçanta të shërbimit, të cilat janë
parashikuar gjatë lidhjes së marrëveshjes së decentralizuar;
Kohëzgjatja e shërbimit në gjendje gatishmërie, me zbritjen e turnit të punës ditore, duhet të përkojë me
24 orë, sipas ndarjes që duhet të përcaktohet me marrëveshje gjatë lidhjes së marrëveshjes së
decentralizuar;
turnet e gjendjes së gatishmërisë duhet të përcaktohen me anën e urdhrave formalë të shërbimit, duke
ndjekur një kriter funksional rotacioni ndërmjet personelit;
vartësi nuk mund të vendoset në gjendje gatishmërie në ditën që i paraprin ose që vijon leja e zakonshme,
ose pushimin javor, duke bërë përjashtim për rastet e përjashtimeve të mundshme që janë parashikuar
gjatë lidhjes së marrëveshjes së decentralizuar;
nuk mund të vendosen në gjendje gatishmërie ata vartës, të cilët shfrytëzojnë të drejtat që janë
parashikuar nga neni 17, i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002, si edhe personeli që
shfrytëzon të drejtën që është parashikuar nga neni 12 i kësaj Marrëveshjeje.
NENI 18 – GATISHMËRIA (GJENDSHMËRIA). (2/2)
2. Instituti i gjendjes në gatishmëri nuk mund të përdoret për
shërbimet e brendshme dhe të jashtme, të cilat janë organizuar në
mënyrë të qëndrueshme në turne që e mbulojnë të gjithë ditën.
3. Numri i gjendjeve në gatishmëri ditore, i cili është vendosur në
mbështetje të nenit 64, të Ligjit 121/1981, si edhe në mbështetje të
këtij neni, nuk mundet, sidoqoftë, ta kapërcejë si shumë e përgjithshme
numrin që përkon me 5% të forcës efektive të zyrës që është
përcaktuar në datën 31 dhjetor të vitit të mëparshëm.
4. Drejtuesit e Zyrave u komunikojnë Organizatave Sindikaliste që
paraqesin kërkesë, numrin e përgjithshëm të gjendjeve në gatishmëri
që janë vendosur në muajin e mëparshëm.
5. Për pagesën e shpërblimeve merren masa që ato të kryhen me
burimet e përcaktuara në mbështetje të nenit 15, paragrafi 2, shkronja
d), e Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002.
6. Për përcaktimin e kritereve të vendosjes së ditëve të gjendjes së
gatishmërisë, zbatohet gjithë sa është parashikuar nga neni 11,
NENI 19 – BALLAFAQIMI GJASHTËMUJOR.
1. Në mbështetje të nenit 28 të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002, mënyrat e zbatimit :
• të kritereve të përcaktuara nga informacioni paraprak që ka të bëjë me institutet e parashikuara nga
nenet 16 dhe 17;
• të marrëveshjeve të arritura në fushën e gjendjes së gatishmërisë;
• të kritereve të vendosjes së ndërrimit të turneve,
janë objekt ballafaqimi, pa natyrë negociuese dhe me frekuencë gjashtëmujore, me Sekretaritë
Provinciale të Organizatave Sindikaliste me shumicë përfaqësimi në planin kombëtar, në datën
31.12.2008 dhe që e kanë nënshkruar të Marrëveshjes së zbatuar me anëne Dekretit të Presidentit
të Republikës nr. 164/2002.
2. Data e ballafaqimit duhet t’u komunikohet të paktën dhjetë ditë përpara Sekretarive të
sipërpërmendura, duke u paraqitur atyre, në të njëjtën kohë, një pasqyrë përmbledhëse të të dhënave
të nevojshme për ballafaqimin.
3. Të paktën 48 orë përpara datës së caktuar që mbeten nga ballafaqimi, Administrata vë në
dispozicion programimet javore, urdhrat e shërbimit dhe fletët me nënshkrime që kanë të bëjnë me
periudhën që përbën objektin e ballafaqimit. Brenda të njëjtit afat, sipas kërkesës së Organizatave
Sindikaliste, Administrata jep informacione të mëtejshme, të cilat janë të nevojshme për të bërë të
mundur verifikimin e përputhshmërisë së mënyrave të zbatimit të kritereve dhe të marrëveshjeve,
skurse është parashikuar në paragrafin 1.
4. Përpara se të kryhet ballafaqimi, Organizatat Sindikaliste mund të kërkojnë një kopje të akteve që
janë parashikuar në paragrafin 3, objekt i kundërshtimeve të mundshme.
5. Ballafaqimi përfundon brenda një kohe sa më të shkurtër që të jetë e mundur dhe, sidoqoftë, jo më
shumë se pesë seanca, edhe jo të njëpasnjëshme, brenda një harku maksimal prej pesëmbëdhjetë
ditësh.
NENI 20 – FORMIMI DHE TRAJNIMI (PËRDITËSIMI) PROFESIONAL. (1/4)
1. Në mbështetje të nenit 22, paragrafët 4 dhe 5, të Dekretit të
Presidentit të Republikës nr. 395/95, secili vartës ka në dispozicion çdo
vit:
6 ditë pune për stërvitjen në qitje dhe në teknikat operative;
6 ditë pune për trajnimin (përditësimin) profesional.
2. Vartësit që i përkasin personelit mjekësor dhe teknik të Policisë së
Shtetit, kanë në dispozicion çdo vit:
6 ditë pune për stërvitjen në qitje dhe në teknikat operative që janë të
lidhura me fushat me interes specifik;
6 ditë pune për trajnimin (përditësimin) profesional në fushat me
interes specifik.
NENI 20 – FORMIMI DHE TRAJNIMI (PËRDITËSIMI) PROFESIONAL. (2/4)
3. Administrata siguron pjesëmarrjen efektive të personelit në ciklet e stërvitjes në
qitje dhe në teknikat operative, si edhe të trajnimit (përditësimit) profesional. Ciklet e
sipërpërmendura do të mund të kryhen edhe me anën e konferencave dhe të
seminareve, të cilat zhvillohen duke respektuar programet e mësimdhënies që janë
përcaktuar nga Administrata, nëpërmjet procedurave të parashikuara nga neni 22,
paragrafi 3, i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 395/95, si edhe me mënyrat e
parashikuara nga neni 3 i kësaj Marrëveshjeje. Programet e sipërpërmendura
parashikojnë kurse me një kohëzgjatje jo më të vogël se tri ditë që duhet t’i kushtohen
trajnimit profesional në fushë me interes të përgjithshëm, në të cilat do të marrë
pjesë, sipas kuotave që duhet të përcaktohen në strukturat periferike, personeli që
kryen shërbimin pranë zyrave të Policisë së Shtetit, të cilat janë të pranishme në
provincat e veçanta. Ditët e mbetura, të cilat i janë rezervuar trajnimit profesional do
të përdoren për thellimin e tematikave specifike të sektorit, sipas kritereve të
përcaktuara nga Drejtoria Qendrore i Instituteve të Arsimit, mbasi është dëgjuar
mendimi i Komisionit, sikurse është parashikuar në nenin 22, paragrafi 3, i Dekretit të
Presidentit të Republikës nr. 395/95, që duhet të trajtohen në kuadrin e secilës Zyrë,
në mbështetje të nenit 3 të kësaj Marrëveshjeje.
NENI 20 – FORMIMI DHE TRAJNIMI (PËRDITËSIMI) PROFESIONAL. (3/4)
4. Drejtoria e Përgjithshme për Institutet e Arsimit jep, edhe nëpërmjet
strukturave periferike, mbështetjen e nevojshme didaktike dhe asaj
duhet t’i komunikohen, në mënyrë paraprake, emrat e vartësve që janë
ngarkuar me mësimdhënien, që cilët janë formuar dhe kualifikuar për
këtë qëllim.
5. Brenda kufijve të 6 ditëve në dispozicion në vit, personeli mund të
autorizohet, pa barra në ngarkim të Administratës, që të marrë pjesë në
seminare, konferenca apo kongrese, mbi temat me interes profesional
që kanë të bëjnë me programet e mësimdhënies, të cilat janë
përcaktuar nga ana e Administratës me procedurat e parashikuara në
paragrafin 3.
NENI 20 – FORMIMI DHE TRAJNIMI (PËRDITËSIMI) PROFESIONAL. (4/4)
6. Drejtoria Qendrore për Institutet e Arsimit, mbasi dëgjon mendimin e Komisionit,
sikurse është parashikuar nga neni 22, paragrafi 3, i Dekretit të Presidentit të
Republikës nr. 395/95, përcakton kurset e specializimit, të kualifikimit, të aftësimit, të
stërvitjes dhe për rritjen në karrierë që, për përmbajtjet dhe për ushtrimet e
parashikuara, janë të aftë për të zgjidhur krejtësisht ose pjesërisht detyrimet e
trajnimit ose të stërvitjes profesionale, sikurse është parashikuar në këtë nen.
7. Administrata, me rastin e verifikimit gjashtëmujor, sikurse është parashikuar në
nenin 5 të kësaj Marrëveshjeje, komunikon numrin e ditëve që nuk janë përdorur nga
personeli, rekuperimi i të cilave do të duhet të kryhet brenda vitit të mëpasëm.
8. Komisioni, për të cilin bëhet fjalë në nenin 26, paragrafi 1, shkronja a), të Dekretit të
Presidentit të Republikës, nr. 395/95, verifikon zbatimin e përpiktë, në çdo provincë, të
veprimtarive të stërvitjes dhe të trajnimit profesional, duke paraqitur vlerësimet mbi
gjendjen e zbatimit të normativës që buron nga kjo Marrëveshje, si edhe propozimet
që i quan të nevojshme.
NENI 21 – KOMISIONI KËSHILLIMOR PËR FONDIN E ASISTENCËS PËR
PERSONELIN E POLICISË SË SHTETIT.
1. Në zbatim të nenit 22 të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 51/2009, në kuadrin e
Departamentit të sigurisë publike – Drejtorisë Qendrore për Çështjet e Përgjithshme të Policisë
së Shtetit, është krijuar Komisioni këshillimor për Fondin e Asistencës për personelin e Policisë
së Shtetit, i cili është kompetent për të paraqitur propozime dhe mendime detyruese në lidhje
me drejtimet kryesore të këtij Fondi.
2. Komisioni kryhesohet nga Kryetari i Fondit ose nga një person i autorizuar prej tij, dhe
përbëhet nga Drejtori i Zyrës së programimit të ndërhyrjeve të asistencës, nga një drejtues i
Policisë së Shtetit, në shërbim pranë Drejtorisë Qendrore për burimet njerëzore, nga pesë
përfaqësues të caktuar në mënyrë proporcionale nga organizatat sindikaliste që e kanë
nënshkruar marrëveshjen e zbatuar me Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 51/2009.
Komisioni krijohet me vendim të Drejtuesit të Policisë – Drejtorit të Përgjithshëm të Sigurisë
Publike. Në seancat e mbledhjeve të Komisionit, merr pjesë në cilësinë e sekretarit dhe pa të
drejtë vote, një funksionar i Policisë së Shtetit, i emëruar nga kryetari. Kryetari përcakton rendin
e ditës dhe thërret Komisionin të paktën një herë në gjashtë muaj.
3. Duke filluar që nga viti 2010, Komisioni do të ketë një frekuencë dyvjeçare, që përkon me atë
që është parashikuar nga masa e ndarjes së kontigjenteve të përgjithshme të shkëputjeve
sindikaliste, e marrë në mbështetje të nenit 31, paragrafi 1, i Dekretit të Presidentit të
Republikës nr. 164/2002.
NENI 22 – KRITERET E PËRSHTATSHMËRISË SË BANESAVE
TË SHËRBIMIT PËR PERSONELIN NË MISION.
1. Personeli i Policisë së Shtetit i komanduar në shërbim në mision, ka të drejtën për
një strehim dinjitoz pranë strukturave të Administratës.
2. Për qëllimet e mësipërme, në zbatim të nenit 24, paragrafi 5, shkronja d), të
Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002, përshtatshmëria e strehimit
përcaktohet në bazë të kritereve të vlerësimit që përcaktojnë standartet minimale
strukturore dhe të mobilimit të banesave.
3. Brenda 60 ditësh që nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, është krijuar,
pranë Drejtorisë Qendrore për Çështjet e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, një
Komision kompetent për të paraqitur propozimet për përcaktimin e kritereve
sikurse është parashikuar në paragrafin 2, në të cilin bëjnë pjesë përfaqësuesit e
Zyrave dhe të Drejtorive Qendrore të interesuara dhe përfaqësuesit e organizatave
sindikaliste me shumicë përfaqësimi dhe që e kanë nënshkruar këtë
Marrëveshje.
NENI 23 – PËRFAQËSUESI I PUNONJËSVE PËR SIGURINË.
1. Brenda gjashtë muajsh që nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje,
Administrata fillon ballafaqimin me organizatat sindikaliste me
shumicë përfaqësimi dhe që e kanë nënshkruar këtë Marrëveshje,
për përcaktimin e mënyrave të zbatimit të nenit 47 të Dekretit
Legjislativ nr. 81/2008, efektshmëria e të cilit është e varur nga
shpallja e masës që është parashikuar nga neni 3, paragrafi 2, i
dekretit legjislativ të sipërpërmendur ose, sidoqoftë, nga përfundimi i
afatit të parashikuar po atje.
NENI 24 – PROBLEMET.
1. Në kuadrin e Administratës së Sigurisë Publike, Zyrës së
Marrëdhënieve Sindikaliste të Departamentit të Sigurisë Publike i
është rezervuar kompentenca ekskluzive në lidhje me çështjet e
interpretimit dhe të zbatimit të normave të kësaj Marrëveshjeje.
NENI 25 – ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE. (1/3)
1. Pranë Zyrës për Marrëdhëniet Sindikaliste të Departamentit të
Sigurisë Publike, është krijuar Tryeza e ballafaqimit të përhershëm për
zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, e cila mblidhet në seancën e parë
brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje dhe më pas
mblidhet të paktën një herë në muaj.
2. Tryeza, e cila kryesohet nga Drejtori i Zyrës për Marrëdhëniet
Sindikaliste, përbëhet nga maksimumi dy përfaqësues për secilën prej
Organizatave Sindikaliste me shumicë përfaqësimi dhe që e kanë
nënshkruar këtë Marrëveshje, si edhe nga funksionarët në shërbim
pranë Zyrës për Marrëdhëniet Sindikaliste. Kryetari, edhe me kërkesën e
Organizatave Sindikaliste, mund të kërkojë pjesëmarrjen e
përfaqësuesve të Zyrave Qendrore dhe Periferike që janë të interesuar
në mënyrë të drejtpërdrejtë në lidhje me mosmarrëveshjet që
janë sjellë nën vëmendjen e kësaj tryeze.
NENI 25 – ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE. (2/3)
3. Tryezës i besohet shqyrtimi i thelluar i mosmarrëveshjeve që kanë
lindur në strukturat qendrore ose periferike në lidhje me zbatimin e
çështjeve të rregulluara nga kjo marrëveshje dhe që nuk kanë gjetur
zgjidhje nëpërmjet dinamikave të zakonshme të marrëdhënieve
sindikaliste.
4. Mosmarrëveshja sillet nën vëmendjen e Kryetarit, me anën e një
kërkese të dokumentuar nga ana e Sekretarive Kombëtare të
Organizatave Sindikaliste, sikurse janë treguar në paragrafin 2 ose nga
drejtuesit e Zyrave, sikurse janë treguar në nenin 3 të kësaj
Marrëveshjeje. Kryetari, vlerëson kërkesën, informon pa formalitete të
veçanta pjesëmarrësit në tryezë, duke u dhënë atyre dokumentacionin
përkatës dhe e regjistron atë në rendin e ditës të takimit të parë të
vlefshëm. Në qoftë se mosmarrëveshja që përbën objektin e kërkesës
nuk është në kompetencën e Tryezës, Kryetari ua komunikon këtë
palëve të interesuara.
NENI 25 – ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE. (3/3)
5. Në lidhje me çështjet për të cilat bëhet fjalë në paragrafin 4, Tryeza
shpreh mendime detyruese, të cilat Zyrat ku ka lindur mosmarrëveshja,
menjëherë sapo të jenë informuar, do të duhet t’u përshtaten në
mënyrë të detyrueshme. Në rastin kur nuk arrihet në një mendim të
përbashkët, Kryetari shpall direktiva në përputhje me mendimin e
shprehur nga shumica dërrmuese e tryezës. Gjatë 10 ditëve që vijojnë
mbas shprehjes së mendimit, Organizatat Sindikaliste nuk marrin
përsipër nisma konfliktuale.
6. Mendimet e shprehura nga tryeza teknike, të cilat janë me interes të
përgjithshëm, sillen nën vëmendjen e të gjitha Zyrave, sipas mënyrave të
përcaktuara nga vetë kjo tryezë.
7. Në lidhje me veprimtarinë e zhvilluar prej tryezës, Zyra e
Marrëdhënieve Sindikaliste do të kujdeset që të informojë Zotin
Drejtues të Policisë – Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike –
sidomos duke iu referuar në mënyrë të veçantë zgjatjes së
situatave kritike.
NENI 26 – ZBATIMI I MARRËVESHJES KOMBËTARE KUADËR.
1. Drejtuesit e zyrave në të cilat zhvillohet kontraktimi i decentralizuar
do të duhet të ndërmarrin nismat më të përshtatshme për të
siguruar zbatimin e përpiktë të dispozitave që janë parashikuar nga
kjo Marrëveshje.
NENI 27 – SHKELJA E MARRËVESHJES KOMBËTARE KUADËR.
1. Mosrespektimi i dispozitave që parashikohen nga kjo Marrëveshje
përbën një shkelje kontraktore.
DOKUMENTI I BASHKËLIDHUR A – ZYRAT KU KRYHET KONTRAKTIMI
I DECENTRALIZUAR. (1/2)
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
DEPARTAMENTI I SIGURISË PUBLIKE (Zyra e Marrëdhënieve Sindikaliste)
DREJTORIA HETIMORE ANTIMAFIA
SHKOLLA E LARTË E POLICISË
SHKOLLA E KUALIFIKIMIT PËR FORCAT E POLICISË
KUESTURAT
ZYRA PRESIDENCIALE E POLICISË SË SHTETIT PRANË DREJTORISË QENDRORE TË
SHËRBIMEVE TË SIGURISË SË PRESIDENCËS SË REPUBLIKËS
INSPEKTORATI I SIGURISË PUBLIKE PRANË VATIKANIT
INSPEKTORATI I SIGURISË PUBLIKE PRANË SENATIT TË REPUBLIKËS
INSPEKTORATI I SIGURISË PUBLIKE PRANË DHOMËS SË DEPUTETËVE (PARLAMENTI)
INSPEKTORATI I SIGURISË PUBLIKE PRANË PRESIDENCËS SË KËSHILLIT TË
MINISTRAVE – PALLATI CHIGI
INSPEKTORATI I SIGURISË PUBLIKE PRANË “PALLATIT VIMINALE”
ZYRA E POSAÇME E SIGURISË PUBLIKE PRANË QARKUT TË SIÇILISË
DOKUMENTI I BASHKËLIDHUR A – ZYRAT KU KRYHET KONTRAKTIMI
I DECENTRALIZUAR. (2/2)
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
SEKSIONI I POLICISË RRUGORE
ZONAT E POLICISË KUFITARE
SEKSIONET E POLICISË HEKURUDHORE
SEKSIONET E POLICISË POSTARE DHE TË TELEKOMUNIKACIONEVE
REPARTET E LËVIZSHME TË POLICISË SË SHTETIT
KABINETET NDËRAJONALE DHE RAJONALE TË POLICISË SHKENCORE
REPARTET E FLUTURIMIT TË POLICISË SË SHTETIT
QENDRA E LUNDRIMIT DHE E ZHYTËSVE TË POLICISË SË SHTETIT
QENDRA ELEKTRONIKE KOMBËTARE E POLICISË SË SHTETIT
REPARTET E PARANDALIMIT TË KRIMIT
INSTITUTET E ARSIMIT, TË SPECIALIZIMIT DHE QENDRAT E STËRVITJES SË POLICISË SË
SHTETIT
ZONAT E TELEKOMUNIKACIONEVE
QENDRAT E AUTOMJETEVE TË POLICISË SË SHTETIT
STABILIMENTI DHE QENDRA E GRUMBULLIMIT TË ARMËVE
QENDRAT E GRUMBULLIMIT RAJONALE DHE NDËRAJONALE V.E.C.A. (VESHJE,
PAJIME, PAJISJE KAZERMASH DHE ARMATIME).
PASQYRA 1 – SKEMA E SHËRBIMEVE TË VAZHDUESHME TË NDARA
NË GJASHTË TURNE JAVORE.
Java
1^
2^
3^
4^
5^
Dita
A
E Hënë
E Martë
E Mërkurë
E Enjte
E Premte
E Shtunë
E Diel
00/07
B
C
D
E
19/24
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
13/19
07/13
00/07
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
13/19
07/13
19/24
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
13/19
Ditë e lirë
19/24
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
E Hënë
E Martë
E Mërkurë
E Enjte
E Premte
E Shtunë
E Diel
19/24
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
13/19
Ditë e lirë
19/24
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
00/07
19/24
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
13/19
07/13
00/07
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
13/19
07/13
E Hënë
E Martë
E Mërkurë
E Enjte
E Premte
E Shtunë
E Diel
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
13/19
07/13
00/07
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
19/24
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
13/19
Ditë e lirë
19/24
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
00/07
E Hënë
E Martë
E Mërkurë
E Enjte
E Premte
E Shtunë
E Diel
Ditë e lirë
19/24
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
00/07
19/24
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
13/19
07/13
00/07
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
13/19
07/13
19/24
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
13/19
E Hënë
E Martë
E Mërkurë
E Enjte
E Premte
E Shtunë
E Diel
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
13/19
07/13
19/24
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
13/19
Ditë e lirë
19/24
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
00/07
07/13
00/07
Pushim Javor
19/24
13/19
07/13
00/07
Stërvitje/Trajnim Profesional
13/19
07/13
Stërvitje/Trajnim Profesional
Stërvitje/Trajnim Profesional
Stërvitje/Trajnim Profesional
19/24
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
Stërvitje/Trajnim Profesional
19/24
13/19
07/13
00/07
Pushim Javor
SHËNIME: plotësimi i orarit të detyrueshëm realizohet gjatë pesë javëve, duke i shtuar çdo turni shërbimi 13 minuta, të
ndara në 5 minuta përpara dhe 8 minuta mbas secilit turn.
Java
1^
2^
3^
4^
5^
PASQYRA 2 – SKEMA E SHËRBIMEVE TË VAZHDUESHME TË NDARA
NË PESË TURNE JAVORE.
Dita
A
B
C
D
E
E Hënë
E Martë
E Mërkurë
E Enjte
E Premte
E Shtunë
E Diel
22/07
Pushim
Pushim
14/22
07/14
22/07
Pushim
08/14
22/07
Pushim
Pushim
14/22
07/14
22/07
14/22
Stërvitje/Trajnim Profesional
22/07
Pushim
Pushim
14/22
07/14
07/13
14/22
07/14
22/07
Pushim
Pushim
14/22
Pushim
07/14
14/22
07/14
22/07
Pushim
Pushim
E Hënë
E Martë
E Mërkurë
E Enjte
E Premte
E Shtunë
E Diel
07/13
14/22
07/14
22/07
Pushim
Pushim
14/22
Pushim
07/14
14/22
07/14
22/07
Pushim
Pushim
22/07
Pushim
Pushim
14/22
07/14
22/07
Pushim
08/14
22/07
Pushim
Pushim
14/22
07/14
22/07
14/22
Stërvitje/Trajnim Profesional
22/07
Pushim
Pushim
14/22
07/14
E Hënë
E Martë
E Mërkurë
E Enjte
E Premte
E Shtunë
E Diel
08/14
22/07
Pushim
Pushim
14/22
07/14
22/07
14/22
Stërvitje/Trajnim Profesional
22/07
Pushim
Pushim
14/22
07/14
07/13
14/22
07/14
22/07
Pushim
Pushim
14/22
Pushim
07/14
14/22
07/14
22/07
Pushim
Pushim
22/07
Pushim
Pushim
14/22
07/14
22/07
Pushim
E Hënë
E Martë
E Mërkurë
E Enjte
E Premte
E Shtunë
E Diel
Pushim
07/14
14/22
07/14
22/07
Pushim
Pushim
22/07
Pushim
Pushim
14/22
07/14
22/07
Pushim
08/14
22/07
Pushim
Pushim
14/22
07/14
22/07
14/22
Stërvitje/Trajnim Profesional
22/07
Pushim
Pushim
14/22
07/14
07/13
14/22
07/14
22/07
Pushim
Pushim
14/22
E Hënë
E Martë
E Mërkurë
E Enjte
E Premte
E Shtunë
E Diel
14/22
Stërvitje/Trajnim Profesional
22/07
Pushim
Pushim
14/22
07/14
07/13
14/22
07/14
22/07
Pushim
Pushim
14/22
Pushim
07/14
14/22
07/14
22/07
Pushim
Pushim
22/07
Pushim
Pushim
14/22
07/14
22/07
Pushim
08/14
22/07
Pushim
Pushim
14/22
07/14
22/07