Kontrata per ndertim, Adonita GASHI

Download Report

Transcript Kontrata per ndertim, Adonita GASHI

E drejta biznesore
Adonita Gashi /departamenti: Marketing
Kontrata për ndërtim
Ndertimtaria si veprimtari ekonomike-biznesore dhe
ndertimi si punë(aktivitet)janë mjaft komplekse.
Në këtë veprimtari marrin pjesë shumë subjekte,me
shkallë dhe nderllojësi të ndryshme të
autorizimeve,përgjegjësive dhe detyrimeve
Kontrata për ndërtim është punë juridike-biznesore nga
e cila për një palë kontraktuese-investitorin,rezulton
detyrimin,që sipas projektit të caktuar të ndërtohet në
afatin e kontraktuar një objekt i caktuar ndërtimor në
truall të caktuar ose që në atë truall përkatësisht në
objektin ekzistues të kryhen punë tjera ndërtimore për
palën tjetër kontraktuese-porositësin për ç’gjë kjo palë
detyrohet që për këtë t’ia paguaj çmimin e caktuar.
Kjo kontratë bëhet në formë shkrimore(ex scribere) dhe
të shumtën e rasteve me ankesë
• Varësisht nga vëllimi dhe natyra e detyrimeve
që ka kryerësi i punëve ndaj porositësit,në
përmbarimin e punëve ndërtimore të
kontraktuara,kontratat për ndërtim,ndodhen
në:
o Kontratat për ndërtimin e ndërtesave
o Kontratat për kryerjen e punëve të caktuara
o Kontratat për ndërtim të banesave <<çelësi në dorë>>
o Kontratat për ndërtim-inixhiering
Elementet qenësore të kontratës së
ndërtimit
Kontrata për ndërtim është e lidhur atëherë kur kryerësi
dhe porositësi i punëve ndërtimore me shkrim janë
pajtuar përkitazi me elementet qenësore të kontratës
dhe e kanë nënshkruar.
 Elementet qenësore të kontratës së ndërtimit janë:
o Punët ndërtimore;
o Çmimi i ndërtimit të objektit;
o Afati I ndërtimit
Detyrimet e kryerësit të punëve nga kontrata për
ndërtim mund të jenë kryesisht të natyrës dhe
karakterit administrative dhe pronsor-juridik.
Prandaj gjatë lidhjes së kontratës është mirë,që
vëmendje e veçant t’i kushtohet precizimit dhe
detalizimit të detyrimeve prondore-juridike të
kryerësit të punëve.
<< Ato detyrime janë:
• Që gjatë kryerjes së punëve ndërtimore të sillet me
vëmendjen e afaristit të rregullt;
• Që t’iu përmbahet afatëve për kryerjen e punëve;
• Që ti mbaj evidencat për ndërtimin e objektëve;
• Që ta siguroj punishten;
• Që t’i paguaj penalet për afate.
<< Kryerësi i punëve ka edhe detyrat konkrete:
• Që t’iu përmbahet projekteve;
• Që të përdorë materiale;
• Që t’i kryej punët ndërtimore në afat.
Detyrimet e porositësve të punëve
ndërtimore nga kryerësit e
ndërtimit janë:
Detyrimi i pagesës së çmimit;
Detyrimi i kryerjes së veprimeve të
nevojshme për fillimin e ndërtimit
Të drejtat e kryerësit të punëve
 E drejta që të kërkojë nga investuesi kryerjen
me kohë dhe me rregull të të gjitha
veprimeve ligjore dhe kontraktuese;
 E drejta e kryerësit të punëve në çmimin e
kontraktuar;
 E drejta e kryerësit që të kërkojë nga
investuesi,që të ushtrojë mbikqyrjen mbi
kryerjen e punëve nërtimore.
Ndërprerja(shuarja) e kontratës
për ndërtim
 Kontrata për ndërtim pushon të ekzistojë atëherë kur
përmbushen detyrimet,përkatësisht kur realizohen të
drejtat e palëve të saj.
 Ndodhë që kontrata të ndërpritet për shkak të falimentimit
a bankrotimit të njërës ose të dy palëve kontraktuese.
Nga sistemet e ndryshme të së drejtës,lidhur me
kontratën për ndërtim,mund të parashihet aplikimi i
kufizuar ose i plotë i klauzulës(rebus sic stantibus).
Faleminderit