Falimentimi dhe riorganizimi - Web faqja e lëndës "Menaxhment

Download Report

Transcript Falimentimi dhe riorganizimi - Web faqja e lëndës "Menaxhment

Falimentimi dhe riorganizimi
Ligjet e tregut kanë mënyrën e tyre te veprimit.
Bizneset ndëshkohen mjaft rreptë, nësë ata që nuk
dinë ose nuk munden me iu përshtatë këtyre ligjeve.
Në mjediset tregtare flitet shumë shpesh për
vështirësi, për mistere të biznesit, dhe pa dyshim në
shumë raste edhe për falimentime.
Falimentimi përkthehet ne gjuhën e financës si
humbje dhe si i tillë ai ndodh vetëm një herë në jetën
e firmave.
Falimentim i biznesit ndodh kur burimet e firmës
tejkalojnë vlerën e tregut të aktiveve të saj.
Falimentim biznesi, kemi kur firma ka pamundësi
paguese teknike. Pamundësia paguese teknike
nënkupton, pamundësine e pagesës së
detyrimeve të saj.
Kur një firmë(shoqëri) dështon, ajo mund të
riorganizohet ose shpërbehet, varësisht nga
rrethanat ku ajo ndodhet.
Shenjat e falimentimit të mundëshëm, duhet të
dallohen dhe mundësisht të mënjanohen.
Disa nga faktorët sasior që përdoren për të
parashikuar dështimin e firmës janë:
• Raporti i ulët ”fluksi i arkës/detyrimet gjithsej”;
• Raporti i lartë ”borxh/kapital i vet” dhe borxh/aktive
gjithsej”;
• Kthimi i ulët nga investimi;
• Fitimet marxhinale të ulta apo te paqëndrueshme;
• Koeficienti Beta i lartë;
• Ulja e pagesës së dividentit;
• Rritja e konsiderueshme e WACC, etj.
Një tregues sasior i përgjithshëm, i përdorur për të
parashikuar dështimin është treguesi Z i Altmanit, i cili
bazohet në shumën e ponderuar të raporteve financiare.
• Rezultati i treguesit Z: 1,80 ose ma pak, propabiliteti i
falimentimit shumë i lartë;
• Rezultati i treguesit Z: 1,81-2,7- tregon propabilitet të
falim. të lartë;
• Rezultati i treguesit Z: 2,8-2,9 -tregon propabilitet të
falim. të mundshëm;
• Rezultati i treguesit Z: 3,0- ose më i madh tregon
propabilitet të pamundur.
Faktorët cilësor për parashikimin e
falimentimit janë:
• Sistemi i dobët i kontabilitetit dhe raportimit financiar si
dhe pamundësia e kontrollit të kostove;
• Industria në rënie;
• Shkalla e lartë e konkurrencës
• Pamundësia për të siguruar financim dhe njëherit për të
përmbushur detyrimet e matura;
• Menaxhimi i dobët;
• Sigurimet e pamjaftueshme;
• Veprimet mashtruese; etj.
Shmangia e falimentimit apo minimizimi,mundësohet duke
operuar në drejtim të duhur për një biznes të suksesshëm.
Zgjidhja vullnetare me kreditoret i lejon shoqërisë(firmës)
të kursejë shumë prej kostove të falimentimit, duke
mundësuar rikoperimin e disa investimeve të saj.
Për të vazhduar puna e firmës respektivisht për të ekzistuar
ajo duhen bërë marrëveshtjet si:
• Shtyrja e afatit të borxheve;
• Shlyerja e pjesshme e borxheve;
• Integrimi i dy të parave.
Riorganizimi për shkak të falimentimit
Nëse nuk miratohet asnjë zgjedhje vullnetare, kreditorët e
vendosin firmën në falimentim ose e riorganizojnë atë.
Ligji i falimentimit përshkruan rrugën ku kalon riorganizimi
i një biznesi të falimentuar.
Kemi dy lloje të kërkesës së riorganizimit:
• Vullnetare, dhe
• Jovullnetare.
Pesë hapat e riorganizimit janë:
• Kërkesa për riorganizim paraqitet në gjykatë
• Gjykata miraton kërkesën dhe cakton një kujdestar ose i
lejon kreditorët të zgjedhin ata se kush do të merret me
sistemimin e aktiveve;
• Kujdestari i paraqet gjykatës një plan të riorganizimit;
• Plani i jepet kreditorëve dhe aksionarëve të firmës për
miratim;
• Debitori paguan shpenzimet e palëve per shërbime
gjyqësore.
Në planin e riorganizimit nga kujdestaria kërkohet
që:
• Të vlerësoj shoqërinë
• Të rikapitalizojë shoqërinë
• Të ndërroj borxhin aktual me letra tjera me vlerë.
Likuidimi gjatë falimentimit
Shoqëria e cila ka falimentuar mund të likuidohet sipas ligjit
të falimentimit.
Elementet e likuidimit janë:
• Gjykimet ligjore
• Përparësia e pretendimeve, dhe
• Shpërbërja