Transcript File
Përgatitja e Pasqyrave Financiare Kapitulli 5 Kolegji Universitar FAMA prill 2007, Prizren F. Sahiti, MBA Përgatitja e pasqyrave financiare Ekzistojnë katër pasqyra financiare: Pasqyra e të Ardhurës Pasqyra e Fitimit të Mbetur Bilanci i Gjendjes Pasqyra e Rrjedhës së Parasë Korporatat të obliguara të përgatisin dhe publikojnë pasqyrat financiare cdo tre muaj. Përgatitja e Raportit Financiar. Cilat pasqyra financiare hartohen së pari? Së pari hartohet pasqyra e të ardhurës, sepse përcaktohet shuma e fitimit neto që bartet tek pasqyra e profitit të mbajtur. Së dyti hartohet pasqyra e profitit të mbetur, sepse përcaktohet pjesa e profitit të mbajtur që raportohet/bartet tek bilanci i gjendjes tek ekuiteti. Pastaj hartohen dy pasqyrat tjera financiare – bilanci i gjendjes dhe pasqyra e rrjedhës së parasë. Bilanci provues është esencial, sepse prej llogarive të tij hartohen edhe pasqyra e të ardhurës edhe bilanci i gjendjes. Përgatitja dhe hartimi i bilancit provues Autoservisi i Natës Bilanci Provues i Rregulluar 31 dhjetor 2007 Paraja e gatshme…………………………………………………..………..18,592 EUR Llogaritë e arkëtueshme…………………………………………………..... 7,250 Materiali harxhues…………………………………………………..………..1,200 Sigurimi i paskaduar………………………………………………..………..3,000 Toka………………………………………………………………..…………52,000 Ndërtesa………………………................................................………….36,000 Mjetet dhe pajisjet…………………………………………….……………12,000 Amortizimi i akumuluar (mjetet dhe pajisjet)…………………………………………………………………………………2,200 Amortizimi i akumuluar (ndërtesat)……………………………………………………………………………………………1,650 Të hyrat nga shërbimet e riparimit…………………………………………………………………………………………..172,000 Të hyrat nga qiraja………………………………………………………………………………………….……..…………….3,000 Shpenzimet e amortizimit (ndërtesa)………………………………………1,650 Shpenzimet e amortizimit (mjetet dhe pajisjet……………………………2,200 Shpenzimet e reklames……………………………………………………...3,900 Shpenzimet e rrogave………………………………………………………58,750 Shpenzimet e materialit harxhues…………………………………………...7,500 Shpenzimet e mirëmbajtjes…………………………………………………19,400 Shpenzimet e sigurimit………………………………………………………15,000 Shpenzimet e kamatës…………………………………………………………..30 Shpenzimet e tatimit në të hyrë…………………………………………..26,628 Llogaritë e pagueshme…………………………………………………………………………………………....……..…..….2,690 Kreditë afatshkurtëra (fletoblig)……………………………………………………………………………………………….…4,000 Kamata e pagueshme……………………………………………………………………………………………………………….30 Rrogat e pagueshme.………………………………………………………………………………………………..….…...…..1,950 Tatimi në të hyra i pagueshëm……………………………………………………………………………………………..……5,580 E hyra e pafituar nga qiraja………………………………………………………………………………………………..…….6,000 Kapitali aksionar (themelues)………………………………………………………………………………..…….…………..80,000 Dividenta……………………………………………………………..…….14,000 Profiti i mbetur (mbajtur)……………………………………………………………………………………………….……………...0 Totali 279,100 EUR 279,100 EUR Përgatitja dhe hartimi i pasqyrës së të ardhurës Pasqyra e të ardhurës mund të quhet edhe ndryshe: pasqyra e operacioneve afariste, pasqyra e fitimit dhe humbjes, pasqyra e profitit, pasqyra e suksesit, etj. Pasqyra e të ardhurës bëhet për të përmbledhur rezulatet operative të biznesit duke krahasuar të hyrat e fituara për një përiudhë me shpenzimet e shkaktuara për të krijuar atë të hyrë. Pasqyra e të ardhurës tregon të hyrat, shpenzimet dhe fitimin neto të një ndërmarrjeje për një përiudhë të caktuar kohore. është pasqyrë e aktivitetit afarist. Pasqyra e të ardhurës së firmës “Autoservisi i Natës” me 31 dhjetor 2006 Autoservisi i Natës Pasqyra e të Ardhurës Për fundin e vitit, 31 dhjetor 2006 Të hyrat: Të hyrat nga shërbimet e riparimit…………………………………………...172,000 EUR Të hyrat nga qiraja…………………………………………………………….….3,000 Total të hyrat……………………………………………………………………175,000 Shpenzimet: Shpenzimet e reklames………………………………..3,900 EUR Shpenzimet e rrogave………………………………...58,750 Shpenzimet e materialit harxhues………………….…7,500 Amortizimi (ndërtesa)………………………………..…1,650 Amortizimi (mjetet dhe pajisjet)…………………….…2,200 Shpenzimet e mirëmbajtjes………………………..…19,400 Shpenzimet e sigurimit…………………………..……15,000 Shpenzimet e kamatës……………………………………..30 Fitimi para tatimit në fitim……………………………………………………………108,430 EUR Tatimi në fitim…………………………………………………………………………....66,570 Fitimi neto…………………………………………………………………………….....39,942 EUR Interpretimi i pasqyrës së të ardhurës Kur shpenzimet janë më të mëdha se të hyrat, ndërmarrja ka realizuar humbje. Në rastin tonë, Autoservisi i Natës ka realizuar fitim neto në shumë prej 39,942 EUR. Duhet te keni parasysh që të dhënat e pasqyrës së të ardhurës kanë një vargë kufizimesh, nuk paraqesin të dhëna absolutisht të sakta, ato mbështeten në supozime dhe vlerësime. Psh. Shpenzimet e amortizimit mbështeten në vlerësime teknike mbi jetëgjatësinë e asetit fiks. Gjithashtu të dhënat e pasqyrës së të ardhurës mbështeten transaksionet aktuale afariste. Psh shpenzimet e reklamës kanë krijuar shumë më tepër rezultate se sa ne mund ta marrim me mend, duke rritur bazën e klientëve. Një bazë e mirë e klientëve është aktivitet shumë i rëndësishëm për profitin e ardhshëm të ndërmarrjes. Përkundër kufizimeve, pasqyra e të ardhurës është vitale për shfrytëzuesit e pasqyrave financiare. Pasqyra e profitit të mbajtur Profiti i mbetur paraqet pjesën e ekuitetit të pronarit që krijohet përmes fitimit neto që mbetet pa u shpërndarë. Burimi i profitit të mbetur mund të përfshij paratë e gatshme, por nuk është e limituar vetëm në para të gatshme. Pasqyra e profitit të mbetur (mbajtur) përmbledh rritjet dhe zbritjet e profitit të mbetur që rezultojnë (vijnë) nga aktivitetet (operacionet) afariste gjatë përiudhave të ndryshme. Rritja e profitit të mbajtur vjen prej rritjes së fitimit neto, ndërsa zvoglimi vjen prej humbjeve dhe shpërndarjes së dividentit. Pasqyra e profitit të mbajtur i firmës “Autoservisi i Natës” Autoservisi i Natës Pasqyra e Profitit të Mbajtur 31 dhjetor 2007 Profiti i mbajtur me 20 janar 2007……………………………. ……0 Shtoje: Fitimin neto…………………………………………….39,942 Subtotali:………………………………………………………..39,942 Zbrit: Dividenti………………….………………………………14,000 Profiti i mbajtur me 31 dhjetor 2007………………………25,942 Interpretimi i pasqyrës së profitit të mbajtur Formati i pasqyrës së profitit të mbajtur bazohet në këto elemente: Profiti i mbajtur në fillim të përiudhës + Fitimi neto – Dividenti = Profiti i mbajtur në fund të përiudhës Profiti i mbajtur në fillim të përiudhës tregohet ne fillim të pasqyrës, pastaj i shtohet fitimi neto (apo i zbritet humbja neto, nëse ndërmarrja ka punuar me humbje), dhe në fund zbritet dividenti (nëse shpërndahet). Shuma prej 25,942 EUR paraqet shumën e profitit të mbajtur për vitin financiar 2007. Profiti i mbetur që është zero (0) për Autoservisin e Natës është e pazakontë, por kjo kompani sapo ka fillu aktivitetin e vet afarist dhe nuk ka pasur profit të mbajtur. Një fjalë shtesë për dividentin Dividenti paraqet shumën e fitimit neto që bordi i drejtorëve të korporatës vendos t’u shpërndaj aksionarëve. Zakonisht dividenta shpërndahet në cash (para e gatshme), por mund të shpërndahet edhe në form të aksioneve (opsioni i aksioneve). Në korporatat e vogla, zakonisht bordi i drejtorëve deklaron dhe shpërndan menjëher dividentin. ndërkaq, korporatat e mëdha në fillim e deklarojnë dividentin, e pastaj pas një apo dy maujve bëjnë shpërndarjen në para të gatshme. Në rastin kur deklarojmë dividentin dhe nuk e shpërndajmë, debiton llogaria shpenzimet e dividentit, ndërsa krediton lloharia dividenti i pagueshëm. E kur bëjmë pagesën në cash, debiton llogaria dividenti I pagueshëm, ndërsa krediton paraja e gatshme. Kur bëjmë deklarimin dhe pagesën menjëherë, debiton llogaria e dividentës, ndërsa krediton paraja e gatshme. Bilanci i gjendjes Bilanci gjendjes liston asetet, detyrimet dhe ekuitetin e pronarit të kompanisë në fund të një përiudhe financiare. Bilanci i gjendjes së Autoservisit të Natës është hartuar në bazë të llogarive që janë marrur nga Bilanci Provues i kësaj kompanie (slajdi ). Gjithashtu, mund të vëreni se pjesa e profitit të mbajtur është marr nga pasqyra e Profitit të Mbajtur së datës 31dhjetor 2007. Bilanci i gjendjes mund të paraqitet në form të raportit kur vendosen asetet, pastaj nën asete vendosen detyrime dhe nën detyrime vendoset kapotali i aksionarit. Bilanci i gjendjes zakonisht hartohet duke vendosur asetet e firmës në anën e majte, ndërsa në anën e djathtë vendosen detyrimet dhe ekuiteti i pronarit. Bilanci i gjendjes së Autoservisit të Natës Asetet Assetet likuide (current) Autoservisi i Natës Bilanci i Gjendjes 31 dhjetor 2007 Detyrimet dhe Ekuiteti i Aksionarëve Detyrimet afatshkurtëra: Paraja e gatshme………………………..18,592 Llogaritë e pagueshme…………………..…..2,960 Llogaritë e arkëtueshme……………….... 7,250 Kreditë afatshkurtëra (fletoblig)…………..…4,000 Materiali harxhues………………………...1,200 Rrogat e pagueshme.…………………...…..1,950 Sigurimi i paskaduar………………………3,000 Tatimi në të hyra i pagueshëm…………..…5,580 Totali i aseteve likuide…………………30,042 Kamata e pagueshme…………………………..30 E hyra e pafituar nga qiraja…………………6,000 Asetet fikse Totali i detyrimeve afatshkurtëra……….20,250 Toka………………………………………52,000 Ndërtesa………………………36,000 Ekuiteti i pronarit/aksionarit Zbrit: Amortizimi akumuluar…(1,650)...34,350 Kapitali aksionar (themelues)……………..80,000 Mjetet dhe pajisjet……………12,000 Profiti i mbetur (mbajtur)…………………...25,942 Zbrit: Amortizimi akumuluar…(2,200).....9,800 Totali kapitalit aksionar…………………105,942 Totali i aseteve fikse…………………..96,150 Totali i aseteve…………………………126,192 EUR Totali i detyrimeve dhe ekuitetit………126,192 EUR Interpretimi i bilancit të gjendjes Për të pasqyruar më mirë dhe drejt, shumica e kompanive bëjnë ndarjen dhe klasifikimin e aseteve, detyrimeve dhe ekuitetit ne subtotale. Qëllimi kryesor është interpretimi dhe leximi më I qartë i bilancit të gjendjes. Ndarja më klasike është ndarja e aseteve në asete likuide dhe asete fikse. Asete likuide janë ato që kanë likuiditet më të madh, duke filluar nga paratë e gatshme, llogaritë e arkëtueshme, parapagimet e kështu me radhë. Pastaj vjen subtotali tjetër ku futen asetet fikse. Edhe detyrimet dhe ekuiteti ndahet në subtotale, gjithashtu. Detyrime psh ndahen në detyrime afatshkurtëra dhe detyrime afatgjata. Në detyrimet afatshkurtëra hyjnë llogaria e pagueshme, kreditë afatshkurtëra, llogaritë tjera të pagueshme. Ndërsa në detyrimet afatgjata hyjnë kreditë afatgjata, si dhe detyrimet që kompania mund t’i ketë prej letrave me vlerë, apo fletëobligacioneve afatgjata. Subtotalet na ndihmojnë të llogarisim likuiditetin e kompanisë në tërësi. Psh nëse ndërmarrja ka më shumë asete likuide se sa detyrime afatshkurtëra, ateherë mund të konkludojmë që ndërmarrja ka likuiditet të mjaftueshëm. Vlersësimi i profitit të kompanisë Fitimi neto i Autoservisit të Natës është përafërsisht 40,000 EUR (39,942), që është gjysma e e kapitalit të investuar (80,000 EUR). Kjo është një normë impresive e kthimit të investimit për vitin e parë. Natyrisht që pronarët kanë ndërmarr një aktivitet me risk. A është 50% kthimi në investim i mjaftueshëm për investitorët? A kanë mundur këta investitor të investojnë diku tjetër dhe dhe të fitojnë të njëjtin fitim neto? Ndoshta jo! Për ta vlerësuar profititn e një biznesi/firme, nuk është e rëndësishme të dijmë se sa ka fituar firma në të kaluarën, por sa do të mund të jetë profitabile në të ardhmën. Autoservisi i Natës ka gjeneruar të hyra prej 172,000 EUR nga riparimet dhe 3000 nga qiraja për hapësirat që ka liruar për një firmë. Ka kontratë edhe për vitin 2008. Vlerësimi i likuiditetit Likuiditeti paraqet/tregon aftësinë e kompanisë për të kryer detyrimet e saja me cash (para të gatshme) kur atyre t’u vije koha. Likuiditeti i Autoservisit të Natës, për detyrimet afatshkurtëra, është jo i mirë, sepse mund të ketë probleme potenciale të lidhura me cash. Kompania duhet të paguaj në afat të shkurtër këto llogari: Llogaritë e pagueshme…………………..….2,960 Kreditë afatshkurtëra (fletoblig)………….…4,000 Rrogat e pagueshme.…………………...…..1,950 Tatimi në të hyra i pagueshëm……………..5,580 Kamata e pagueshme…………………………..30 Renovimi i polises së sigurimit……………18,000 Total: 32,520 Shuma prej 32,520 EUR tejkalon shumën e aseteve likuide që ka kompania (25,842 EUR). Mirëpo, kompania po punon me sukses, dhe se frika për pamundësinë e kryerjes së detyrimeve është e zmadhuar. Kompania vetëm në vitin e parë ka arritur të gjeneroj një fitim impresiv prej rreth 40,000 EUR. Analizat financiare Ekzistojnë dy matës kryesor të profitabilitetit të ndërmarrjes: Përqindja e fitimit neto Kthimi në ekuitet Përqindja e fitimit neto: Pqërqindja e fitimit neto = fitimi neto / të hyrat totale 39,942 / 175 = 22.8% Përqindja e fitimit neto është tregues se sa kompania është në gjendje të kontrolloj koston dhe shpenzimet. Sa më të vogla të jenë kostoja dhe sshpenzimet aq më I madh do të jetë përqindja e fitimit neto. Analizat financiare Kthimi në ekuitet: Kthimi në ekuitet = fitimi neto / mesatarja e ekuitetit të aksionarëve. 39,942 / 92,971* = 43.0% (mesatarja e ekuitetit të aksionarëve merr për bazë totalin e aksioneve në fillim të vitit (80,000) plus (+) totalin e ekuitetit ne fund të vitit (105,942) dhe i pjeston për dy (2) (80,000 + 105,942 / 2 + 92,971). Kthimi në ekuitet tregon se sa kanë fituar aksionarët/pronarët në cdo EUR të investuar. Tëk Autoservisi ii Natës, aksionarët kanë fituar 0,43 EUR në cdo EUR të investuar. Analizat financiare Ekzistojnë dy tregues/matës të rëndësishëm për matjen e likuiditetit (sa është e aftë kompania të kryej detyrimet afatshkurtëra) të kompanisë: Kapitali punues, dhe Koeficienti i likuiditetit Kapitali punues përfitohet kur nga asetet likuide zbresim detyrimet afatshkurtëra: Kapitali punues = asetet likuide - detyrimet afatshkurtëra = 30,042 – 20,250 = 9,792 Kapitali punues i Autoservisit të Natës është 9,792, që tregon që asetet likuide të kompanisë janë më të mëdha se detyrimet afatshkurtëra për 9,792 EUR. Analizat financiare Koeficineti i likuiditetit paraqet raportin në mes aseteve likuide dhe detyrimeve afatshkurtëra: Koeficienti i likuiditetit = asetet likuide / detyrimet afatshkurtëra = 30,042 / 20,250 = 1.48 : 1 Kompania Autoservisi i Natës ka përafërsisht 1.48 EUR të aseteve likuide për cdo dollar të detyrimeve afatshkurtëra. Ky tregues nuk merr për bazë që materiali harxhues dhe sigurimi i parapaguar nuk do të shiten përsëri dhe të kthehen në cash, apo që të hyrat e pafituara nuk do të fitohen. Ky vetëm është një matës praktik i likuiditetit të kompanisë. Fundi i Kapitullit 5 Faleminderit! Pyetje?