Vendimet mbi financim - Web faqja e lëndës "Menaxhment Financiar"

Download Report

Transcript Vendimet mbi financim - Web faqja e lëndës "Menaxhment Financiar"

Vendimet mbi financim
Mr.Sc.Mirjeta Domniku
Funksionet e financave të firmës




Financat e firmës përfshijnë tri fusha themelore;
a) investimet,
b) financimin dhe
c) dividentin.
Të gjitha këto vendime duhet të përshtaten me
strategjinë e firmës, përkatësisht vizionin,
misionin dhe politikat e përcaktuara nga
menaxhmenti i saj.
Vendimet mbi investimin
Vendimi për investime përcakton vlerën e
tërësishme të pasurisë së firmës në të
ardhmen, përbërjen e kësaj pasurie dhe
natyrën e riskut afarist
 komponentët kryesore të vendimit
investues janë;
 përcaktimi i shkallës së kthimit të
investimit dhe përcaktimi i kohës së
arritjes së pronësisë mbi firmën.

Vendimet mbi financim

Marrja e vendimeve mbi financim bazohet në
informatat mbi fluksin e parasë.
1) rriten paratë si rezultat i blerjes së mjeteve
financiare nga tregu financiar;
2) paratë investohen në operacionet e firmës dhe
shfrytëzohen për blerjen e kapitaleve;
3) gjenerohen paratë si rezultat i operacioneve të
firmës;
4) paratë riinvestohen;
4a) paratë kthehen te investitorët.
Vendimet mdi dividendin

Pasi firma të ketë realizuar fitimet, ajo
vendos se çfarë do të bëjë me këto fitime:
ti mbajë apo ti shpërndajë ato në divident
në të holla.
Vendimi mbi dividentin nxjerr në pah
kundërthëniet midis menaxhmentit dhe
pronarëve të aksioneve.
Strategjia financiare e firmës

Strategjinë e firmës e definojmë si rrjedhë
të aksioneve, përfshirë specifikimin e
resurseve të nevojshme për të arritur
objektivat e veçanta .

Në formulimin e strategjisë ndikojnë shumë faktorë;

faktorët e rrethinës -lidhen me influencën e jashtme, natyrën e
biznesit dhe kulturën organizative
ndikimet nga grupet e interesit dhe koalicionet e brendshmeaksionarët, kreditorët, ndërmjetësuesit, konsumatorët, furnitorët, të
punësuarit, menaxhmenti i firmës, strategjia organizative, bordi i
drejtorëve, qeveria dhe grupet e veçanta të interesit
objektivat ekonomike- ndikohen nga një masë të madhe nga
koalicionet e grupeve të interesit. Këto objektiva zhvillohen sipas
hierarkisë
përgjegjësitë sociale të organizatës- ndërlidhen me rolin e saj në
të cilin ajo vepron, siq është zhvillimi infrastruktural,punësimi, ruajtja
dhe rregullimi i ambientit



Procedura e vendimmarrjes
financiare






Vendimmarrësi duhet të dijë se qfarë është qëllimi që ai
ia shtron vetes.
Qëllimi i përcaktuar qartë do të tregoj rrugët dhe
aksionet që duhet ndërmarrë për arritjen e tij.
Objektivat financiare
Çdo biznes ka për qëllim të maksimizojë rezultatet e tij.
Maksimizimi si qëllim i firmës ka të bëjë me:
1) Maksimizimin e vlerës së aksioneve (vleres së firmës)
2) Maksimizimin e profitit
Objektivat sociale dhe
jofinanciare

Objektivat jofinanciare kanë të bëjnë me:

Maksimizimi i satisfaksionit- firma ka përgjegjësi të
sigurojë se procesi i saj i prodhimit nuk do ta rrezikojë
ambientin, të aplikojë praktikë të mirësjelljes dhe të
prodhojë produkte dhe shërbime të sigurta për
konsumatorët.

Etika e biznesit- i referohet nevojës që menaxherët të
akceptojnë standardet morale, të cilat janë të lidhura me
kulturën, etikën, përkatësinë fetare, etnike, doket dhe
zakonet.
Teoria e agjencisë

Është avancuar në vitin 1976 nga dy ekonomistë amerikanë Jensen e
Meckling, si teoria e cila do të shpjegonte relacionet brenda korporatës.

Ajo është përdorur për të shpjeguar praktikat e kontrollit menaxherial, si dhe
relacionet ndërmjet menaxherëve dhe investitorëve.
faktorët që ndikojnë që qëllimet e menaxherëve të jenë të përbashkëta me
ato të aksionarëve.
1. Planet kompensuese- konsistojnë stimulimin e menaxherëve dhe
aksionarëve.
2. Bordi i drejtorëve -provojnë ndërrime në zgjedhjet e ardhshme.
3. Gllabërimet- menaxhmenti i vjetër zëvendësohet me të riun.
4. Monitorimet dhe specialistët- ti mbajnë apo ti shesin aksionet e
korporatës. Janë të mbikëqyrur edhe nga bankat edhe institucionet
financiare.






Politika financiare

.
Qoftë afatëgjatë apo afatshkurtër e
financimit rrjedhës apo investimeve duhet
të respektojë disa principe themelore, siç
janë: ai i rentabilitetit, likuiditetit, sigurisë
elasticitetit, obligimet e tepërta, i
pavarësisë dhe i pasqyres së mirë.