burimet e së drejtës bisnesore

Download Report

Transcript burimet e së drejtës bisnesore

E DREJTA BIZNESORE
LIGJERATA:
BURIMET E SË DREJTËS BISNESORE
Semestri dimëror
2013/2014
Fakulteti Ekonomik
Salla S 5
1
BURIMET E SË DREJTËS BIZNESORE
Të gjitha ato fakte, të cilat në mënyrë vendimtare, ndikojnë në
krijimin e së drejtës, në përgjithësi, por edhe të së drejtës
biznesore, në veçanti. Burimet ndahen në:
- materiale, të gjitha ato fakte shoqërore dhe të gjitha ato
forca, të cilat shpijnë deri te krijimi i së drejtës.
- formale, ngërthejnë formën, në të cilën shteti, nëpërmjet
të mekanizmave dhe organizmave të tij institucional,
nxjerrë norma juridike.
2
VEÇANËRISHT PËR BURIMET E SË
DREJTËS BIZNESORE
Sikurse çdo degë e së drejtës edhe e drejta biznesore ka
burimet e saj:

Nacionale - Kushtetuta, ligjet, aktet nënligjore, doket, adetet apo
zakonet (tregtare) biznesore, uzansat dhe kontratat.
- Kushtetuta ka rolin vendimtar dhe bazik që paraqet gurrë themelin për
rregullimin dhe realizimin e marrëdhënieve juridike-biznesore, shih nenin 7
(Vlerat) dhe nenin 10 (Ekonomia).

Ndërkombëtare
3
LIGJET
Ligji Nr. 02/L-1232 PËR SHOQËRITË TREGËTARE
ndryshimi dhe plotësimi me Ligji Nr. .04/L-006
Ligji Nr. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E
DETYRIMEVE
Ligji Nr.2004/49 PËR PATENTIM
Ligji Nr. 2004/ 18 PËR TREGTINË 18 E
BRENDSHME, me plotësimet dhe ndryshimet
me Ligji LNR. 2004/
Ligji Nr.2002/6 PER AKTIVITETET E TREGTIS
ME JASHTE
Ligji Nr. 04/L-026 PËR MARKAT TREGTARE
Ligji Nr. 02/L-75 LIGJI PËR ARBITRAZHIN
Ligji Nr. 04/L-093 LIGJ PËR BANKAT
INSTITUCIONET
MIKROFINANCIARE DHE INSTITUCIONET
FINANCIARE JOBANKARE
LIGJI Nr. 2004 / 17 PËR MBROJTJEN E
KONSUMATORËVE
Ligji Nr. 04/L-014 PËR KONTABILITET,
RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
Ligji Nr.2004/36 PËR KONKURRENCËN
Ligji Nr. 03/L- 162 PËR TATIMIN NË TË
ARDHURAT E KORPORATAVE
Ligji Nr. 03/L-103 PËR LIZINGUN
Ligji Nr. 03/L - 175 PËR BORXHET PUBLIKE
Ligji Nr. 03/L-049 PËR FINANCAT E PUSHETIT LOKAL LIGJI Nr. 03/L-097 PËR MASAT ANTIDAMPING
DHE MASAT KUNDËRBALANCUESE
4
AKTET NËNLIGJORE
Udhëzimet administrative;
 Urdhëresat administrative;
 Dekretet;
 Rregulloret;
 Aktvendimet;
 Vendimet & Rekomandimet.

5
E DREJTA ZAKONORE
Dikur ishte burimi kryesor i së drejtës, sepse nuk kishte
burime formalo-juridike te shkrura, megjithate në vendet
anglo-saksone ato kane redesi te madhe.
E drejta zakonore biznesore dhe sidosmos doket biznesore,
do të vazhdojnë të qëndrojnë si burim i së drejtës
biznesore.
6
DOKET AFARISTE-BIZNESORE
Aplikimi rregullave të moralit biznesor
“dokeve të mira afariste”- është normë e natyrës imperative, në Ligji
Nr. 04/L-077, PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE.



Neni 4, Parimi i ndërgjegjshmërisë dhe ndershmërisë: “Pjesëmarrësit në marrëdhëniet e detyrimeve duhet
të veprojnë në pajtim me doket e mira afariste në marrëdhëniet e tyre.
Neni 11, Doket afariste, uzansat dhe praktika e krijuar ndërmjet palëve duhet të merret në konsideratë në
vlerësimin e sjelljes së kërkuar dhe efekteve të saj në marrëdhëniet e detyrimeve të subjekteve afarist.
Neni 125, “Janë nul dispozitat e kushteve të përgjithshme që janë në kundërshtim me vetë qëllimin e
kontratës së lidhur ose me praktikën e mirë afariste, …”
Neni 884, “…organizatori i udhetimit ….të kujdeset për të drejtat dhe interesat e udhëtarit, në pajtim me
praktikën e mirë afariste në këtë sferë.

Neni 915, “…provizioni caktohet me kushtet e përgjithshme të ushtrimit të veprimtarisë së agjencisë
turistike, ose në qoftë se këto nuk ekzistojnë sipas praktikës afariste.

Neni 916, “…Në qoftë se afati i njoftimit mbi heqjen dorë nuk është caktuar me kontratë, përcaktohen në
bazë të dokeve afariste…” në hotelieri.
7
DOKET AFARISTE-BIZNESORE
Të përgjithshme (të cilat vlejnë për territorin e një
vendi);
 Regjionale (të cilat vlejnë në një rajon si p.sh. në
Drenicë, në Dukagjin) dhe
 Lokale (kur vlejnë në një vend të caktuar p.sh. në
Gjakovë, në Pejë etj).

8
UZANSAT
Uzansat janë doke apo zakone të kodifikuara (biznesore) të mbledhura,
Uzansat e përgjithshme - aplikohen në të gjitha fushat
ekonomike, respektivisht të biznesit dhe në të gjitha
veprimtaritë;
Uzansat e veçanta, në degët e caktuara për të cilat
formohen.
9
UZANSAT
Rregullat e lidhjes dhe të përmbushjes së kontratës;
 Rregullat e vonesës;
 Rregullat e kompensimit të dëmit;
 Të drejtat dhe detyrimet e palëve kontraktuese nga
 kontrata për shitblerje etj.

10
UZANSAT
Uzansat e veçanta
 Uzansat e skeleve (limaneve detare);
 Uzansat për tregti të patates, fasules, orizit dhe perimeve;
 Uzansat për tregti me drithëra;
 Uzansat për qarkullim të blloqeve dhe pllakave nga guri,
mermeri dhe graniti;
 Uzansat e veçanta për hotelieri etj.
11
KUSHTET E PËRGJITHSME AFARISTE
BIZNESORE
Kushtet e përgjithshme biznesore janë krijuar me
qëllim të thjeshtimit, racionalizimit dhe të
përshpejtimit të veprimeve dhe procedurave të
shumta dhe të komplikuara të kontraktimit, në
marrëdhëniet dhe transaksionet relevante
biznesore, si në nivel nacional, ashtu edhe në atë
ndërkombëtar.
numërohen si burim relevant i së drejtës
12
KONTRATAT
Kontratat - si marrëveshje tradicionale
por edhe bashkëkohore midis palëve, një
kohë të gjatë janë paraqitur si burim i
rëndësishëm i së drejtës dispozitive.
Të rëndësisë së lartë janë sidomos
kontratat ndërkombëtare ndërmjet
shteteve.
13
BURIMET E TJERA TË DREJTËS BIZNESORE
Praktika gjyqësore
- sistemi anlgosakson – burim të
rëndësishëm
-Sistemi kontinental – nuk e
konsidoren burim të
drejtëpërdrejt
Shkenca juridike
Roli i saj shfaqet në krijimin dhe
zhvillimin e së drejtës dhe
sistemit juridik.
Hulumtimi dhe analiza shkencore
janë ndihmesë për organet
gjyqësore, administrative.
PRECIDENTI GJYQESOR
Zgjidhja e rastit – sikurse rasti i
më hershëm, atëherë kur nuk ka
dispozita ligjore.
14
KONVENTAT NDËRKOMBËTARE DHE
REKOMANDIMET
 Konventa
e Parisit për mbrojtjen e pronësisë
industriale;
 Marrëveshja mbi aspektet tregtare të së drejtës së
pronësisë intelektuale;
 Konventa mbi njohjen dhe përmbarimin e
vendimeve të arbitrazheve të huaja etj. dhe
 Konventa mbi patentën evropiane, etj.
15