Slide 1 - Ekonomia e Ndermarrjes

Download Report

Transcript Slide 1 - Ekonomia e Ndermarrjes

Mjetet kryesore
Amortizimi dhe shfrytëzimi i
kapaciteteve
Mr.sc Driton Sylqa
Pejë, 2012
Mjetet kryesore
Mjetet kryesore:
•Mjetet për punë
•Toka bujqësore
•Ndërtesat
•Gjedhet shumëvjeqare
•Pyjet dhe të mirat e tjera materiale
Mjetet kryesore
Llojet e mjeteve kryesore sipas gjendjes
së tyre:
• mjete kryesore në përdorim.-përdoren për
kryerjene e riprodhimit, janë:
Toka bujqësore (bujq.,prodh.tjegull,komunikac.etj)
Objektet ndërtimore (objektet,aktiv.afariste,etj)
Patentat ( zbulim i mbrojtur i cili mund te përdoret per punë)
Licencat ( e drejta e shfrytëzimit të patentit të huaj)
Mjetet kryesore
Llojet e mjeteve kryesore sipas
gjendjes së tyre:
• mjete kryesore në ndërtim, bëjnë
pjesë:
Rezervat e materialit investues,
Pajisjet,
Ndërtesat e pakryera,etj.
Mjetet kryesore
Llojet e mjeteve kryesore sipas
gjendjes së tyre:
• mjete kryesore jashtë përdorimit
(cregjistrohen,shiten ose huazohen)
• mjete kryesore në para
(inkasimet, mjetet në para nga amortizimi, mjetet e
ndara nga fitimi, nga shitja e mjeteve kryesore,etj)
Mjetet kryesore
Llojet e mjeteve kryesore sipas
gjendjes së tyre:
• mjete kryesore në formë të të drejtave
(patentat dhe licencat)
Patentat ( zbulim i mbrojtur,përdoret per punë)
Licencat ( e drejta e shfrytëzimit të patentit)
Koncesioni (e drejtë e lejuar nga të tjerët për shfryëzimin
e ndonjë të mire materiale për procesin e prodhimtarisë)
Mjetet kryesore
Struktura teknike e mjeteve kryesore
“Organizimi racional i përdorimit të
teknikës dhe teknologjisë do të jetë edhe
më efikas në coftë se në prodhimtari
bëhet humanizimi i plotë i punës, duke
sëndertuar rezultatet optimale ekonomike”
Mjetet kryesore
Struktura teknike e mjeteve kryesore, ka
për qellim: Rritjen e produktivitetit
Përmbajtja e mjeteve kryesore ndryshon
si rrjedhim i zhvillimit të shkencës dhe
teknikës.
Mjetet kryesore
Ndryshimi në strukturen përbajtësore
teknike të mjeteve në ndërmarrje
kushtëzohet me ndikimin e disa faktorëve:
•karakteristikat e veprimtarisë së ndërmarr.
•karakteristikat e procesit teknologjik
•format e organizimit në prodhimtari
Mjetet kryesore
Sa është i pajisur punonjësi me mjete
kryesore?
Kp = Vlmjk / Np
Koeficienti i pajisshmërisë teknike –Kp
Vlera e mjeteve kryesore-Vlmjk
Numri i punëtorëve-Np
Mjetet kryesore
Çfarë vlere ka pajisshmëria për punëtorë?
Kp = Vlp / Np
Koeficienti i pajisshmërisë teknike – Kp
Vlera e pajisjeve - Vlp
Numri i punëtorëve - Np
Mjetet kryesore
Kp=Vlb/Ntp (vl.blerëse e mj.k/nr.tërsishëm i punëtorëve)
Kp=Vlb/Npp (vl.blerëse e mj.k/nr.i punëtorëve prodhues)
Kp=Vlt/Ntp (vl.tanishme mj.k/nr.ipërgjithshëm punëtorëve)
Kp=Vlt/Ntpp(vl.tanishme mj.k/nr.i tersishem pun. prodhues)
Përcaktimi i nr.të makinave të nevojshme për punë
bëhet nëse krahasohet?:
Nm=Kn/kvm (kapaciteti i nevojshem/kapacitetet vjetore)
Vlera e mjeteve kryesore
Evidenca e mjeteve kryesore
• Evidenca materiale (në cdo kohe posedojnë
pasqyrë se sa mjete janë dhe ku gjinden)
• Evidenca financiare (përmes vlerës përcaktohet
amortizimi dhe vlera e mbetur e mjetit)
•Vlera faturale (vl.e caktuar në faturë)
•Vlera blerëse(vl.fat.+shp.tran.montimit,dogan,etj)
•Vlera e harxhuar (amortizimit)
•Rivlerësimi i mj.kryes. (harmonizimi I vl.blerëse dhe
vl.tregut)
Mjetet kryesore
Rivleresimi (revalorizimi) i mj.kryesore, ka
për qellim:
•Të përcaktohet realisht pasuria e
ndërmarrjes
•Të bëhet llogaritja e amortizimit
•Të bëhet rimbursimi i harxhimeve të
mjet.kryesore
•Realisht të tregohet fitimi i ndërmarrjes
Mjetet kryesore
Rivleresimi (revalorizimi) bëhet në disa
mënyra:
•Vlerësimi veç e veç i secilit mj.kryes.(me
komisione profesionale)
•Koeficienta të veçantë për disa
mj.kryes.(për cdo grup të mj.kr.përdoret një
koeficient i rivlerësimit-Kr)
Kr=Çmt/Çpt (cmimi mesatar i tregut/cmimin e
mëparshem të tregut per mj.kr.)
Mjetet kryesore
Amortizimi i mjeteve kryesore dhe rëndësia e tij
Mjetet kryesore harxhohen në procesin e
prodhimit. Duke prodhuar, pjesë – pjesë e
bartin vlerën e tyre në prodhimin e ri.
Amortizimi mun të jetë:
• amortizim fizik dhe
• amortizim moral.
Mjetet kryesore
Amortizimi fizik, është rrjedhojë e harxhmit të
mjeteve për prodhim si:
•prishja për shkak të ngarkesës fizike të mjetit,
• përdorimi joprofesional i mjeteve,
• kushtet klimaike,
• cilësia e dobët e lëndës së parë,
• mirëmbajtja joadekuatee mjeteve etj
Mjetet kryesore
Faktorët të cilët ndikojnë ne amortizimin fizik
janë:
•karakteristikat konstitucionale të mjetit për
punë,
•funksioni mjetit në riprodhim,
•karakteristikat e fuqisë pnëtore e cila i përdorë
këto mjete,
•kushtet e punës,
•organizimi i punës, etj
Mjetet kryesore
Amortizimi moral (ekonomik)
Futja ne prodhim e të rejave më bashkohore
mundëson shfrytëzimin më racional të mjeteve.
.
Fatktorët kryesor të cilët ndikojnë ne amortizimin
ekonomik janë:
• lajmërimi në treg i mjeteve më bashkëkohore dhe
produkteve,
• kërkesat e tregut për prodhime të reja, në
prodhimin e të ciave nevojitet blerje e mjeteve të reja
kryesore dhe
• koha e përdorimit.
Mjetet kryesore
Për të pa rolin e amortizimit ne afarizëm është e
nevojshme që të llogaritet :
• shkalla e harxhmit të mjeteve për
punë,(marëdhënie në mes të vl. së amorizuar
dhe vl. furnizuese.)
• shkalla e përdorimit ekonomik.
(raporti në mes të vlerës së tanishme dhe
vlerës furnizuese)
• shkalla e vjetërsiit ekonomik (mundësisa e
prodhimit me mjete të tanishme dhe mjete të
reja.
Mjetet kryesore
Metoda e llogaritjes se amortizimit dhe ekonomizmi
me mjetet kryesore
Llogaritja e harxhimit/shpenzimit ka rëndësi në
ndërmarrjen, për:
• llogaritjen e rezultatit të cilin do ta arrijë në politikë
zhvillimore të ndërmarrjes,
• evitimin e pengesave në shfrytzimin e mjeteve,
• marrjen e masave në drejtim të shfrytëzimit më
racional të mjeteve dhe
• numrin e detyrave të cilat do të kryejn.
Mjetet kryesore
Elementet e nevojshme për llogaritjen e
amortizimit janë:
• baza për llogaritjen e amortizimit,
• afati i qëndrueshëm së mjetit,
• kuota e amortizimit,
• norma e amortizimit dhe
• vlera e paçregjistruar e mjeteve kryesore.
Mjetet kryesore
Kuoa e amortizimit, paraqet vlerën e cila
çregjistrohet në kuadrin e një periudhe të
caktuar kohore për të cilën zvogëlohet vlera e
mjetit kryesor.
Për atë periudhë llogaritja e saj bëhet me
këtë formulë:
a = baza e amortizimit x % e
amortizimit/100
Mjetet kryesore
Nëse në llogaitjen e amortizimit përfshihet
edhe mirëmbajtja investive, amortizimi logaritet
me formlën si vijon:
a= (baza e amortizimit + shpenzimet e
mirëmbajtjes) x % e amortizimit/100
Norma e amortizimit (përqindja) llogaritet duke
e pjesëtuar numrin 100 me afatin qëndrimit
tëmjetit për punë (Aq)
Na = 100 : Aq
Mjetet kryesore
Vlera e paçregjistruar (Vt) e mjeteve kryesore
fitohet: kur nga baza e amortizimit (Ba) zbritet
vlera e amortizimit të gjertanishëm (Vpa).
Vt = Ba – Vpa
Efektet të cila mund t’i japë mjeti për një kohë
gjenden duke bërë krahasimin e vlerës
furnizuese të mjetit (Vf) me efektin e dhënë (E).
E∫ = Vl∫/E
Mjetet kryesore
Metoda propocionale (kur amortizimi lloaritet në
periudhën e parë me një normale më të lartë,kurse në
përiudhën mbetëse kjo normë shënon rëie dëri në fund të
dhekullit të jetesës së mjetit),
Amortizimi vjetor (Av) ftohet kur vlera furnizuese
(Vl) e mjetit kryesor ndahet me afatin e
qëndrimit (Aq).
Av = V∫/Aq
ose
Av = V∫x%a
Mjetet kryesore
Metoda degresive (kur llogaritja e amortizimit
në vlerën mbetëse të mjetit kryesor bëhet me
normën rënëse).
Amortizimi progresiv, përqindja e amortizmit
ose norma e amortizimit të mjetit kryesor
(%Am) fitohet:
%Am = 100 ∙[ (Vv/k)2-(Nv-1/k)2]
Kurse vlera e tanishme e mjetit kryesor gjendet
me anën e formulë si më poshtë:
Vlmj = V∫mj [(Nv/k)]
Mjetet kryesore
Kapaciteti
“Kapaciteti është aftësia prodhuese e një
ndërmarrje në një periudhë të caktuar”
ose
“aftësia e ndonjë ndërmarrjeje që në kohë të
caktuar të japë një efekt të bazuar
nëmundësinë maksimale të prodhimtarisë, e
cila mund të arrihet për një periudhë të gjatë”
Mjetet kryesore
Kapaciteti
Me kapacitet nënkuptohet aftësia e efektit të
cilin e arrin një mjet ose grupi i mjeteve për
punë, në një kohë të caktuar, me anazhimin e
plotë të forcës së krahut të punës në një
ndërmarrje.
Mjetet kryesore
Kapaciteti
Kapaciteti është një madhësi komplekse e përbërë
nga këto elemente:
• Mjetet për punë me karakteristikat e tyre teknike
(duke ishfrytëzuar ato plotësisht).
• Puna e gjallë e njeriut, me mundësitë (nën
punësimin e plotë të tyre).
• Llojet e metodave teknologjike me anën e të cilave
shfrytëzohen pajisjet dhe stabilimentet.
• Intensiteti i punës dhe
• Koha – periudha kohore në rexhimin e kohës së
punës (300 ditë pune në dy ndërresa).
Mjetet kryesore
Llojet e kapaciteteve dhe struktura e tyre
Llojet më të rëndësishme të kapacitetit
janë:
• kapaciteti maksimal ose teorik,
• kapaciteti normal,
• kapaciteti punonjës ose real dhe
• kapacieti minimal.
Mjetet kryesore
Faktorët e kapacitetit
Madhësia optimale e kapacitetit mundëson
realizimin e detyrave në afarizmin e
ndërmarrjes me një rentabilitet më të lartë.
Në kapacitet ndikojnë këta faktorë:
• mjetet për punë me karakteristika e tyre,
• puna e njeriut,
• lënda e parë me karakteristikat e saja dhe
• organizmi i punës
Mjetet kryesore
Matja e kapaciteteve, mund të bëhet sipas
këtyre metodave:
• metoda e llogaritjeve analitike (përveq sasisë së
prodhuar, për matjen merren parasysh edhe
shumë elemente si: cilësia e lëndës së parë,
demensioni, normat, karakteristikat teknologjike
etj.)
• metoda statistikore, bazohet në të dhënat të
ndryshme të cilat i merr nga afarizmi i ndërmarrjes
lidhur me prodhimin e realizuar, orët e normuara,
numrin e vendeve të punës etj.
Mjetet kryesore
Metodat të cilat gjejnë përdorim më të gjërë
në ndërmarrje janë:
•
•
•
metoda e prodhimtarisë maksimale mujore,
metoda e orëve të realizuara të makinës
metoda e radhitjes së punës në ndërresa
Mjetet kryesore
Ngritja e kapaciteteve
Faktorët në ngritjen e kapacitetev janë faktorët
teknik dhe eonomik.
Parakusht për ngritjen e kapaciteteve janë
• mundësitë ekzistuese të resurseve,
• fuqija e nevojshme punëtore,
• burimet e duhura për financim
• tregu për absorbim te prodhimit
Mjetet kryesore
Politika e ndërmarrjes në zgjerimin e
Kapaciteteve
Efikasiteti i ndërmarrjes është i varur
drejtëpërsëdrejti nga niveli i shfrytëzimit të
kapaciteteve.
Rritja e efikasitetit në përdorim të mjeteve e
rritë edhe aftësinë konkurruese të
ndërmarrjes, përmes zvogëlimit të
shpenzimeve për njësi të prodhimit.
Mjetet kryesore
Faktorët që ndikojnë në madhësinë,
shfrytëzimin e kapacitetit dhe rezultatet në
afarizem janë:
• Faktori i blerjes
• Faktori i shitjes
• Faktori i organizimit
• Faktori i financimit dhe
• Fytet e ngushta në procesin e punës
FALEMNDERIT PER VEMENDJE!