Transcript File

TEKNOLOGJIA
E
PËRFITIMIT TË QELQIT
HYRJE
Sipas të dhënave historike qelqi(xhami) është
zbuluar 4500 vite para epokës së re.Sipas disa
pohimeve e kanë zbuluar Babilonasit ,sipas
tjerëve Fenikasit ,Egjiptasit por prova të
besueshme për këto pohime nuk ka.Por,një gjë
është e sigurt se ,në gërmimet e caktuara
arkeologjike në territorin e Mesopotamisë janë
gjetur gjëra të ndryshme zbukuruese dhe enë
nga qelqi.Poashtu ,është e njohur që qelqi për
herë të parë është dukur në dritaret e
ndërtesave qysh në Romën e lashtë.
Kthim në teknologjinë e punimit të qelqit është
viti 1848,ku arkitekti anglez Paxton,për panairin
botëror në Londër ,e punoi një maketë prej qelqi
të cilën e titulloi:”Crystal Palace”. Ndërtesa e
punuar 80 % nga qelqi, dhe me një pjesë të
vogël nga qeliku,i shtyu arkitektët nga e gjithë
bota të fillojnë përdorimin e qelqit si material
ndërtimor.
Vërtetë,qelqi është bërë nevojë dhe ka hy në
jetën tone si pjesë e përditshmërisë.
Thjeshtë,silluni rreth vedit dhe,pas kësaj
provoni ta mendoni jetën pa qelq…
STRUKTURA DHE PËRBËRJA E
QELQIT
Qelqi është një sistem metastabil dhe I
tejdukshëm,pa temperaturë të caktuar të
shkrirjes.Sipas mendimeve të shumë
autorëve,qelqi mund të konsiderohet si një
shkrirje metastabile e tejftohur ,e cila për shkak
të shpejtësisë së madhe të ftohjes dhe
shpejtësisë së vogël të kristalizimit nuk ka arritur
të kristalizohet ,dhe në të cilën disa atome e
molekula të sistemit tentojnë vazhdimisht në
drejtim të kristalizimit të plotë.
Sipas supozimeve të Zachariassen-it,rrjeta
kristalore e qelqit është
asimetrike.Zachariassen ka vërtetuar se me
rastin e qelqeve silicate,grupet SiO4 janë të
lidhura në formë të një rrjete e cila,përkundër
structures kristalore,është asimetrike.
Grupi SiO4 ka formën e tetraedrit,në qendrën
e të cilit gjendet atomi I silicit,ndërsa atomet e
oksigjenit janë të vendosura në brinjët e
tetraedrit.Dy tetraedra lidhen në mes tyre me
atomet e oksigjenit (fig.1)
Mënyra e lidhjes së grupit SiO4 në makromolekulen e qelqit
LËNDËT E PARA PËR PRODHIMIN
E QELQIT
Rëra e kuarcit është lënda e parë themelore ,më
e rëndësishme për prodhimin e qelqit dhe lënda
përbërëse e të gjitha llojeve të qelqit
Rëra e kuarcit (silici)
VETITË FIZIKE DHE KIMIKE TË
QELQIT
Vetitë fizike dhe kimike të qelqit varen në rradhë
të parë prej përbërjes kimike e cila mund të
ndryshojë në një kufi mjaft të gjerë.Ndryshimet
mund të bëhen si në pikëpamje të llojit të
lëndëve të para,ashtu edhe në pikëpamje të
sasisë së tyre.
•Dendësia e qelqit –(2.3g/cm3 …..6.3g/cm3)
•Rezistenca e qelqit,(3.9-11.8 kN/m2)
•Rezistenca e qelqit ndaj presionit.58-196kPa
•Vlera apsolute e elasticitetit të qelqit.
•Fortësia e qelqit (5-7 shkallë Mohsit)
•Nxehtësia specifike. (0,33-1,05 J/gr)
•Kristalizimi I qelqit
•Viskoziteti.
•Vetit optike dhe elektrike të qelqit ,
•Rezistenca kimike.
Ndër vetitë fizike të qelqit janë edhe :
•Pika punuese (working point)•Pika e zbutjes(softening point)•Pika e kalitjes (annealing point)•Pika e tendosjes (Strain point)-
Vërejtje:
Tipi E- mund te themi se eshte qelqi me I perhapur, e
gjithsesi eshte edhe me I rendomti. Perdorimi I tij eshte I
gjithanshem
Tipi R- qelqi me performansa te larta, qe nderlidhet me
perdorim kur edhe kerkohet nje siguri apo rezistence me
e larte e objekteve ku do te perdoret,p.sh. ne objektet
qeveritare, etj.
Tipi D- karakterizohet me karakteristika te mira elektrike,
gjegjesisht permeabiliteti I dobet I elektricitetit neper
masen e ketij materiali
Tipi AR- karakterizohet me rezistence ndaj alkaleve,
gjegjesisht me nje film te holle qe e mbron nga
reaksionet active
TEKNOLOGJIA E PËRFITIMIT TË
QELQIT
Matrialet bazë për prodhimin e qelqit janë
karbonati I natriumit
( Na2CO3), rëra e silicit ( SiO2), dhe disa matriale
në masë shumë më të vogël (okside, magnesiumi),
që përzihen në pjesëmarrje të përshtatshme,
duke vazhduar me procesin e bluarjes, që të
vazhdohet me pjekjen deri në temperature 14501500°C, me ç’rast reaksioni kimik zhvillohet
SiO2+Na2CO3 ----Na2SiO3 +CO2
Që më pastaj kjo masë kalon në një bazen ku bëhet
shkrirja,mandej kjo masë rrjedhë nëpër shirrita
kontinual.(fig.2)
Materialet e paperpunuara
Peshorja dhe perzierja …..shkrirja …..zona notuese…..pjekja…inspektimi
Prerja dhe magazinimi
PROCESET E FORMIMIT TË MASËS
QELQORE
Shndërrimi I produktit për prodhimin e qelqit në
masë qelqore është një kompleks procesesh
fizike,fizike-kimike dhe kimike.
.Gjatë shkrirjes së përzierjes së lëndëve të para
me qëllim të përfitimit të qelqit ,dallojmë këto
etapa të procesit teknologjik:
•formimin e silikateve,
•formimin e masës qelqore,
•degazimin (kthjelltësimin) e masës qelqore,
•homogjenizimin e masës qelqore dhe
•ftohjen.
a) Etapa e formimit të silikateve është etapa e
parë e procesit teknologjik të përfitimit të qelqit,e
cila përfundon në temperaturën 800-900 °C.Këto
procese mund të paraqiten në mënyrë të
thjeshtësuar, me reaksionin:
2Na2CO3 +CaCO3+3SiO2=2Na2SiO3 +CaSiO3
+3CO2
Si rezultat I këtyre reaksioneve përfitohet një
product I pjekur I përbër kryesisht prej silikateve
të kalciumit dhe të natriumit.
b) Etapa e formimit të masës qelqore është
faza e dytë e procesit teknologjik dhe zhvillohet
në temperaturën rreth 1200°C
c) Etapa e degazimit (kthjelltësimit) ,faza e tretë e
procesit teknologjik bëhet në intervalin e
temperatures 1400-1500 °C.Me rritjen e
temperatures zvogëlohet viskoziteti I masës qelqore
d) Etapa e homogjenizimit,faza e katërt e
procesit teknologjik zhvillohet pa ndërrimin e
temperatures së masës
e) Etapa e ftohjes- faza e pestë e procesit
teknologjik përfshin ftohjen e masës qelqore në
temperaturen e përparimit,temperaturë e cila
është 200-300°C më e vogël se temperatura e
fazës së mëparëshme.Me uljen e temperaturës së
masës qelqore,viskoziteti I saj rritet deri në nivelin
e përshtatshëm për përpunim.
FURRAT NË INDUSTRINË E QELQIT
Furrat që përdoren në industrin e qelqit kanë
prejardhje prej furrave qeramike.Më vonë janë
zhvilluar në agregate të veçanta,ku ndikim të
dukshëm në konstruksionin e tyre kanë bërë
edhe furrat metalurgjike.
Furrat e qelqit mund të ndahen në dy grupe:
•në furra me tiglla (enë)
•në furra me banjë
FURRA ME TIGLLA
Furra me tiglla është një nga konstruksionet më të
thjeshta dhe më të vjetra të furrave që përdoren në
industrinë e qelqit.Sipas mënyres së nxehjes dallojmë
furrat me nxehje nga lartë (fig.4) dhe furra me nxehje
nga poshtë (fig.5)
Fig.4 furra me nxehje nga lart
Fig.5 furra me nxehje nga poshtë
FURRA ME BANJË
Furra me banjë është agregat më modern dhe
karakterizohet me kapacitet të lartë.Një nga
përparësitë e saj është edhe funksioni I
vazhdueshëm dhe natyrisht edhe shfrytëzimi më I
mirë I energjisë.
Ekzistojnë dy lloje furrash me banjë:-furrat me flakë
dhe furrat elektrike.
Furrat elektrike mund të jenë:
•furrat me rezistencë
•furrat me hark elektrik dhe
•furra inductive.
•furra me fkakë qarkulluese (fig.6a)
•furra me flakë anësore-frontale (fig.6b)
•furra me flakë transversale (fig.6c)
Fig.6 Sistemet e nxehjes së furrave me banjë
1---flakëdhënësi; 2---produkti—mbushja e furrës; 3—fronti I
punës—vendi I përpunimi
FORMIMI I PRODUKTEVE TË
QELQIT
Metodat kryesore për formimin e masës
qelqore dhe për prodhimin e produkteve të
ndryshme prej qelqit janë:
•formimi me anë të fryrjes,
•formimi me anë të petëzimit,
•formimi me anë të tërheqjes ,dhe
•formimi me anë të presionit.
Formimi I masës qelqore me anë të fryerjes
Formimi I masës qelqore me anë të fryerjes është
një nga mjeshtëritë më të vjetra të përpunimit të
qelqit. Vegla e vetme për përpunimin e qelqit me
anë të fryrjes është
pipa e qelqpunuesit, një vegël me formë të gypit
me dorëz prej druri.Gjatësia e pipes është 1-1.5m
fig.13
Fig.13 Pipa e qelqpunuesit
Një punëtor me eksperiencë mund të prodhojë rreth 30-40 shishe
në orë.Formimi I masës qelqore bëhet sot në mënyrë të
mekanizuar dhe me përdorimin e makinave gjysmëautomatike
dhe automatike për përpunim me fryrje. Makinat
gjysmëautomatike kanë kapacitet prej 1000-2000 shishe në
orë,ndërsa ato automatike 5000-8000 shishe në orë. Po e
tregojmë një makinë automatike të prodhimit të shisheve fig.14
Fig.14 Makina automatike për
prodhimin e shisheve nga
qelqi
Përpunimi I masës qelqore me anë të
tërheqjes dhe petëzimit
Formimi I qelqit me anë të tërheqjes është
përdorur në fillim për prodhimin e gypave dhe
shufrave të qelqit, ndërsa sot përdoret si metodë
kryesore për prodhimin e qelqit të rrafshët
(qelqit për dritare).
Metoda më e përdorur e tërheqjes është metoda
Furko.
Gjerësia e pllakave që përfitohen me anë të
tërheqjes është zakonisht 2 ose 3
metra,trashësia sipas kërkesave prej 2 deri në
10 e më shumë milimetra.(fig.15)
Fig.15 Paraqitja skematike e formimit të masës
qelqore me anë të tërheqjes sipas metodes Furko
Formimi me anë të petëzimit pëdoret po ashtu për
prodhimin e llojeve të ndryshme të qelqit,sidomos
disa llojeve të posaçme,siç është rasti I qelqit për
pasqyra,qelqit me armature etj. (Fig.16)
Petëzimi parimisht mund të realizohet në dy mënyra:
a) si petëzim mbi sipërfaqe të rrafshët
b) si petëzim me dy cilindra
LLOJET E QELQIT
Në praktikën e përditëshme prodhuese të fabrikave të qelqit prodhohen
lloje të ndryshme të qelqit që kanë përdorim të gjerë dhe të
shumëllojshme.
Prej llojeve të shumta ne do të flasim vetëm për ato që kanë përdorim
më të gjerë,siç është rasti me qelqin e rrafshët,qelqin e zbrazët dhe disa
lloje të qelqeve speciale.
Qelqi I zbrazët është lloji më I përhapur I qelqit për konsum të
gjerë.Përfitohet në mënyra të ndryshme, kryesisht me anë të fryrjes dhe
të presionit.Prodhohet në shumë varianta,prej të cilave përdorim më të
gjerë kanë: qelqi I bardhë,qelqi gjysëm I bardhë dhe qelqi I ngjyrosur.
Për prodhimin e qelqit të bardhë përdoren lëndë të para më të pastra
dhe mund të thuhet se qelqi I bardhë u takon llojeve të qelqeve speciale.
Qelqit të bardhë I takojnë :
gjysmëkristali,
kristali I plumbit, dhe
kristali I Çekisë.
Gjysmëkristali është lloj I qelqit të bardhë që përmban 810%PbO dhe që mund të konsiderohet si një lloj
zëvendësimi për kristalin e vërtetë të plumbit.
Dallohet me koeficient të mirë të thyerjes së dritës dhe
përdoret zakonisht për prodhimin e produkteve
decorative.shih fig .7 dhe 8.
Fig.7 Skulptur qelqi nga Dale Chihuly.”DIELLI”,në
“Parku nga Qelqi”.Londër
Fig.8
Piktur: mozaik nga qelqi
Qelqi me ngjyrë prodhohet prej masës së ngjyrosur të qelqit
normal,me përjashtim të llojeve të posaçme të qelqit të ngjyrosur I
cili përfitohet në sasi më të vogla dhe zakonisht për prodhimin e
produkteve decorative.Fig.9
Fig .9 Qelqi me ngjyra
Pasqyrat zakonisht prodhohen nga qelqi i trashësisë 4-6 mm. dhe
njëra anë e qelqit është e lyer me argjend.Nëse prodhohet nga qelqi i
zakonshëm nuk duhet të përdoret pa kornizë.Për përdorjen pa kornizë
është e nevojshme përdorja e qelqit të sigurt.
Qelqi ornament është qelq dekorativ(zbukurues) i cili fitohet ashtu
që me rastin e prodhimit të qelqit float,mustra dhe vijat(larat) e
modelit shtypen në një apo të dy anët gjatë kalimit të qelqit nëpër
qelqin float dhe,ngjyrat munden me qenë :pa ngjyrë,bronzë dhe
verdhë.Ka shumë lloje të ornamentit ose të modeleve në qelqin e
thjeshtë ose në qelqin me tela.Janë të trashësisë 3-19 mm.
Tejdukshmëria varet nga dendësia dhe struktura e ornamentit. Fig.10
Fig.10 Qelqi ornament
Qelqi i farkëtuar ( i rrahur ,i shkrirë) prodhohet ashtu që qelqi nxehet
deri në 600 -650 °C dhe pastaj menjiherë ftohet me goditje të rrymës së
njëtrajtshme të ajrit në sipërfaqen e qelqit. Goditja me ajr duhet me qenë
e njëtrajtshme dhe e vazhdueshme në të dyja anët e qelqit deri sa qelqi
nuk ftohet në 200 -320°C,dhe ky proces thirret farkim apo rrahje.Qelqi i
farkëtuar është i rezistueshëm në goditje 4-5 herë më shumë se sa
qelqi i zakonshëm.
Presioni (shtypja) minimale e lejuar në sipërfaqen e qelqit ,të cilin
presion duhet ta durojë –mbajë qelqi i farkuar është 120 N/mm2 dhe
,presioni tipik(mesatar) për thyerje është rreth 165 N/mm2.Për
krahasim,qelqi i zakonshëm thyhet –kërset në 40 N/mm2.Pos kësaj
veçorie,qelqi(xhami) i farkuar(rrahur) e ka rezistencën më të madhe në
ndryshimet e temperatures dhe ate 150 K. fig .11
Fig.11 Qelqi I farkëtuar ndahet
në copa të vogla kur thyhet
Qelqi i laminuar apo lamistal është qelq i sigurisë , i përbërë nga dy apo
më shumë shtresa të qelqit ,të një apo më shumë shtresave të foljes PVB
(polivinylbutyral).Folja dhe qelqi mund të jenë në ngjyra të ndryshme
dhe trashësi të ndryshme.Me qelqe të laminuara shumëfish e fitojmë
qelqin e padepërtueshëm (nuk mund të shpohet), dhe
padepërtueshmëria varet nga numri i shtresave dhe llojit të foljes të
cilat janë të kategorizuara sipas standardeve të sigurisë.Gadi gjithmonë
laminohet qelqi i trashësisë së njejtë. Qelqi lamistal jo vetëm që e ka
fortësinë e shkëlqyer por edhe përdoret për punimin e qelqit për
mbrojtje akustike dhe qelqit rezistent në zjarr.
Qelqi i paçpueshëm ose qelqi antibalistik përdoret për ndalimin e
projektilëve të kalibrave të ndryshëm të gjuajtuara nga armët e zjarrit,
dhe ,vet klasifikimi dhe mënyra e testimit të mbrojtjes së ofruar
balistike të setit të caktuar (të xhamit pancir) është e definuar me
normën EN 1063.Fig.12
Fig. 12 Qelqi antibalistik
FIBRAT E QELQIT (XHAMIT)
Lënda e parë
Për fibrat e xhamit lënda e parë është rëra e silicit me shtesë të
qelqit të ricikluar.
Procedura teknologjike
Mënyra e përpunimit të fijeve të qelqit realizohet me derdhje të
shkrirjes në rotor.
Vetitë
Fijet nga fibrat e xhamit janë më shumë elastike dhe përafërsisht 10
herë më të gjata.Elasticiteti kthyes I fijeve u mundëson komprimimin 5
fish e që d.m.th. vëllim më I vogël gjatë transportit dhe deponimit si dhe
për peshën më të vogël.Ndërtimi I thjesht sepse nuk është e nevojshme
prerje e përpiktë e materialit në masë të ndërtimit.
MBETURINAT, RIPERDORIMI, RICIKLIMI I QELQIT
Qelqi si material ambalazhi ka të meta sepse ai është i rëndë dhe i
thyeshëm në krahasim me lëndët plastike dhe metalet. Por, ndërkohë ka
dhe anë pozitive,,sepse enët prej qelqi jo vetëm se janë higjienike,por
përdoren për ruajtjen e lëngjeve të ndryshme të cilat nuk ruhen në enë
plastike,por dhe kur thyhen ato janë lëndë e parë tepër e vlefshme,sepse
qelqi mund të shkrihet vazhdimisht.
Nga prodhimi i 1 ton qelq të ri nga qelq i vjetër, kursehet 163 kg
vajguri,nga prodhimi i së cilës përbërësit ekzistues (së pari gazet) ulen
rreth 35%.
Shishet prej qelqi të cilat përdorën mjaft mirë për qumësht,birrë,lëng
frutash,ujë mineral, mund të ripërdoren mesatarisht 15-30 herë.
Në shumë vende të botës,ambalazhet prej qelqi fillimisht grumbullohen
në kazanë të veçantë,më pas kalohen ne depo të përshtatshme për aq
kohë sa të jetë i mundur përdorimi i tyre,dmth përpunimi i tyre.
DUHET TË GRUMBULLOHEN VETËM KAVANOZAT DHE SHISHET
Në qelqet e vjetër nuk bëjnë pjesë:
Xhamat e dritareve,xhami i pasqyrës,xhamat e
abazhurëve,porcelanet,qeramika.
JU FALËMNDERIT