Transcript File
PSIKOPATOLOGJIA Vetëdija Vetëdija është forma më e lartë e veprimtarisë mendore, shkalla më e lartë e pasqyrimit të mjedisit rrethues në trurin e njeriut. Vetëdija autopsikike Vetëdija alopsikike Çrregullimet e vetëdijes Çrregullimet Kuantitative Somnolenca - i përgjumur, apatik, inert, orientimi në kohë dhe hapësirë është jo i sigurtë, i percepton vetëm ngacmimet e forta senzorike - proceset organike trurore, intoksikimet me monoksid karboni, gjakderdhjet, mbidozimi me sedativë dhe antipsikotikë… Sopori - është i crregulluar kontinuiteti i vetëdijes, dhe ka amnezion të plotë ose të pjesërishëm për atë periudhë - mund të vendoset shumë shkurtë kontakti verbal, nuk është i orientuar në kohë dhe hapësirë Koma - plotësisht është i ndërprerë kontinuiteti i vetëdijes, nuk reagon në ngacmine nocioceptive - gjakderdhjet cerebrale, pas traumave të kokës, encefalitet, intoksikimet, tumorët e trurit, pas krizave epileptike, diabeti… Çrregullimet kualitative Gjendja konfuze –oneiroide - orientimi është jo i sigurtë, vështirë i njeh njerëzit dhe objektet përreth vetes - dëmtimet toksikoinfektive të SNQ, dëmtimet arteriosklerotike të enëve të gjakut të trurit … Deliriumi - i ç’orientuar, halucinacione, iluzione, frikë, shqetësim, amnezion të plotë për atë periudhë Gjendja e errësuar - ngushtim maksimal të vetëdijes, shpejt paraqitet dhe shpejt largohet - epilepsia, neurozat konverzive … Somnabulizmi - ngrihet nga gjumi dhe kryen lëvizje sikur të ishte zgjuar - epilepsia, konverzioni … Fuga - papritur ka eksitim motor, vrapon pa ditur se ku, bën veprime kaotike dhe pa qëllim, zgjat disa sek. deri disa min., ka amnezion për atë periudhë - epilepsia, konverzioni … Gjendja hipnotike - ndryshim në mënyrë artificiale i vetëdijes së personave me sugjestionueshmëri të lartë, gjendje ëndërrimi dhe fantazie Vëmendja Vëmendja është aftësia për të drejtuar dhe përqendruar vetëdijen në një ose në disa objekte apo lloj veprimtarie. Luan rol të rëndësishëm në të gjitha proceset e veprimtarisë njohëse. Është e lidhur ngushtë më përqendrimin, që nënkupton aftësinë për të përqendruar dhe për të ruajtur vëmendjen tonë mbi një veprimtari të caktuar. Vëmendje e vullnetshme (aktive) Vëmendje e pavullnetshme ( pasive ) Aftësia e përqendrimit të vëmendjes në një objekt respektivisht aftësia e mbajtjes së vëmendjes në objektin e njëjtë, derisa të kryehet një punë e caktuar dhe të arrihet qëllimi quhet TENACITET I VËMENDJES. E kundërta e saj, aftësia e drejtimit të vëmendjes tonë në gjëra të reja ose ngjarje quhet VIGJILITET I VËMENDJES. Çrregullimet e vëmendjes Tenacitet – i dobësuar - i shtuar Vigjilencë – e dobësuar - e shtuar Distraksioni i vëmendjes - paaftësia për të përqendruar vëmendjen mbi një objekt ose veprimtari të caktuar - Sch, çrregullimet e vëmendjes së pamjaftueshme Mungesa selektive e vëmendjes - bllokim i përqendrimit të vëmendjes vetëm mbi ato gjëra, të cilat u shkaktojnë të sëmurëve ankth Paqëndrueshmëria -humbje e aftësisë për të fiksuar vëmendjen për një kohë të gjatë mbi një objekt të caktuar - mania ... Hipervigjilenca - përqendrim i tepruar i vëmendjes, ku përqendrimi shtrihet mbi të gjithë stimujt e brendshëm dhe të jashtëm - pacientët me deluzione paranoide ... Inercia - dobësim i aftësisë për të zhvendosur vëmendjen nga një objekt në tjetrin - Morbus Parkinson, te postencefalitikët, epilepsia, demenca ... Frenimi i vëmendjes - pamundësi për të regjistruar në mënyrë aktive ose të vullnetshme ngjarjet që ndodhin përreth tyre, por arrijnë të fiksojnë disa aspekte me ndihmën e vëmendjes pasive ose të pavullnetshme - depresioni, stupori ... Kujtesa Kujtesa është funksion i trurit, me anën e së cilës informacioni i depozituar më parë sillet më vonë në vetëdije, në mënyrë që të merret dhe të shfrytëzohet. Pjesët përbërëse të kujtesës janë: regjistrimi grumbullimi konsolidimi ( ruajtja ) harresa Funksionimi i kujtesës Kujtesa shqisore ( 0.5 sec. ) Kujtesa afatshkurtër ( 30 sec. ) Kujtesa afatgjatë Kujtesa imediate Kujtesa recente Kujtesa recente e kaluar Kujtesa e largët Çrregullimet kuantitative të kujtesës Hipermnezia - fuqizim i kujtesës - gjendjet deliriante, gjendjet e errësimit te Epilepsia, aura epileptike, situata të stresit, mania ... Hipomnezia - dobësim apo zvogëlim i kujtesës - selektive dhe organike Amnezioni lakunar - kujtim i disa fragmenteve, pjesëv ose detajve të situatave në të cilat ka qenë - gjendjet deliriante, dëmtimet arterisklerotike të enëvë të gjakut të trurit ... Amnezioni retrograd - paaftësi e kujtesës për atë se cka ka ndodhë në ne dhe përreth nesh, para ngjarjes kritike - goditjet dhe tronditjet e trurit, varjet, intoksikimet akute ... Amnezioni anterograd - pas ngjarjes kritike Çrregullimet kualitative të kujtesës Konfabulacionet - janë trillime, zakonisht paraqiten te amnezioni lakunar - lindin si pasojë e boshllëkut të kujtesës dhe nevojës së detyruar për të plotësuar këtë boshllëk Alomnezionet - iluzione të kujtesë ose kujtesë e shtrembëruar - lodhja, depresioni, mania ... Pseudomnezionet a. Deja vu ( tashmë e parë ) b. Deja entend ( tashmë e dëgjaur ) c. Deja pense ( tashmë e menduar ) d. Jamais vu ( asnjëherë e parë ) - epilepsia, depresioni, mania, nën ndikimin e deluzioneve ... Pseudologia phantastica - çrregullimet e personalitetit histerik ... Sfera emocionale Afekti është gjendje intenzive dhe afatshkurtër e emocioneve. Disponimi themelor është gjendje afatgjatë dhe e përgjithshme e emocioneve Çrregullimet kuantitative Disponimi depresiv - çrregullimet afektive depresive Disponimi ekspanziv - çrregullimi bipolar ( mania ) Disponimi disforik - lind papritur dhe pa shkaqe të jashtme - epilepsia, çrregullimet e personalitetit, traumat kraniocerebrale ... Disponimi i irritueshëm - zemërim, ndieshmëri e shtuar, nuk durojnë zhurma, dritëne fortë, radio, TV... - çrregullimet organike trurore psikotike ( traumatike ), mani, demencë ... Apatia - pa iniciativë, ndihet i zbrazët, indiferent - Sch, sy i lobit frontal, dëmtimet masive të indit truror ... Labiliteti emocional - çrregullimet organike dhe funksionale të trurit ... Çrregullimet kualitative Afekti i topitur - reduktim i theksuar i intensitetit të tonit emocional - Sch, morbus Parkinson, te të sëmurët me efekte anësore nga antipsikotikët ... Afekti i kufizuar Afekti i sheshuar - mungesë e plotë e cdo dëshmie për praninë e reagimeve emocionale - Sch Paratimia - reagim paradoksal afektiv - Sch Paramimia - shprehje paradoksale afektive - Sch Çrregullime tjera emocionale Anhedonia Aleksitimia Ankthi Frika Fobia Çrregullimet fiziologjike të lidhura me disponimin Anoreksia Hiperfagia Konstipacioni Crregullimet e gjumit Pakësimi i libidos Karakteristikat e afektit 1. 2. Afekti ndikon në në ndryshimin e përmbajtjes psikike, sidomos të procesit të të menduarit – Janë të njohur dy veprime të afektit në të menduar të ashtuquajturat veprime sintime dhe katatime të afektit. Në kushte normale me kohë afekti e humb intenzitetin e tij Afekti mund të ketë të ashtuquajturin afektin e vonuar Karakteristikë e rëndësishme e afektit është iradacioni Projektimi i afektit Ambivalenca afektive Inkontinenca e afektit Ecuria e afektit Përpunimi intelektual Abreagimi apo zbrazja e afektit në mënyra të ndryshme Represioni e afektit në pjesën e pavetëdijshme të psikës Kumulimi i afektit Shtyerja e afektit Të menduarit Të menduarit ështëforma më e lartë e veprimtarisë njohëse të njeriut dhe ka të bëjë me idetë, simbolet dhe asociacionet, që rrjedhin drejt një qëllimi, të cilat fillojnë nga një problem ose detyrë e caktuar dhe cojnë në një konkluzion real. Çrregullimet e të menduarit sipas formës 1.Të menduarit e zgjeruar hipomania, epilepsia, demenca ... 2. Të menduarit viskoz Epilepsia 3. Të menduarit e shpejtuar - fluturimi i ideve - mania 4. Të menduarit e ngadalësuar -Mutizmi - depresioni, Sch 5. Të menduarit inkoherent - struktura sintaktike e fjalisë është e shkatërruar - dëmtimet organike dhe funksionale të trurit 6.Të menduarit e disocuar - crregullim të asociacioneve, struktura sintaktike e fjalisë është e ruajtur - sallatë e fjalëve Sch 7. Bllokimi në të menduar - ndërprerje e papritur e rrjedhës sponatne të të menduarit - Sch, gjendjet e rënda anksioze 8. Perserverimi - prirje për të dhënë të njëjtën përgjigje ndaj stimujve të ndryshëm - demenca, personat me intelegjencë të ulët 9. Verbigerimi - përsëritje ritmike, pa kuptim e fjalëve ose frazave të cilat janë pa kuptim - Sch, demenca Çrregullimet e të menduarit sipas përmbajtjes Idetë e mbivlerësimit - mendime apo bindje që rrjedhin nga lidhje të forta afektive ndaj një realiteti të caktuar apo problemi Obsesionet - menidme, impulse ose përfytyrime të futura nga jashtë e në kundërshtim me dëshirën e tyre a. mendime obsesive- fjalë ose fjali që hyjnë me forcë në mendjen e të sëmurëve dhe që përsëriten herë pas here b. dyshime obsesive c. përfytyrime obsesive d. shtytje obsesive e. fobi obsesive f. kompulsionet - 3. Deluzionet bindje ose besim i gabuar, i bazuar në një konkluzion të pasaktë mbi realitetin e jashtëm Deluzione sintime Deluzione katatime Deluzione primare Deluzione sekondare Formimi i deluzioneve sekondare kalon nëpër disa faza: faza e humorit deluzional faza e perceptimit deluzional faza e interpretimit deluzional faza e kristalizimit deluzional Tipet e deluzioneve Deluzionet e mohimit Deluzionet e varfërisë Deluzionet somatike deluzionet dismorfike deluzionet hipokondrike Deluzionet paranoide deluzionet e persekutimit deluzionet e madhështisë deluzionet e kontrollit deluzionet e referencës Deluzionet e vetëakuzimit Deluzionet e kontrollit marrja e mendimeve futja e mendimeve transmetimi i mendimeve Deluzionet e xhelozisë Deluzionet e magjisë Percepcioni Percepcioni është proces i kalimit të stimulimit fizik në informacion psikologjik ose një proces mendor me anë të cilit sillen në vetëdijen tonë stimujt sensorë. Çrregullimet e percepcionit AGNOZIONET janë çrregullime, të cilat karakterizohen me ndryshim të aftësisë së njohjes të ngacmimeve të marra, edhe pse aftësia funksionale e shqisave ëshët e ruajtur. ILUZIONET – këtu bëhet fjalë për atë se ngacmimi i marrë, i cili vjen nga ndonjë gjësend, bëhet bashkë me prodhimet e fantazisë, pas së cilës bën aq ndryshime që perceptimi të jep një pasqyrë të gabuar të gjësendit. HALUCINACIONET – kemi të bëjmë me perceptime pa ngacmime të jashtme gjegjëse. Të sëmurët janë të bindur se dëgjojnë, shohin, në trup ndiejnë atë që në të vërtetë nuk egziston. Sipas Kraft-Ebingut, halucinacionet munden me qenë: funksionale që paraqiten gjatë gjendjeve të ndryshme afektive, të frikës, kënaqësisë, në gjendjet kur është e dobësuar ose e çrregulluar vëmendja; zakonisht në vetmi, në të cilat personi gjendet në gjendje afektive speciale ( frikë, etje për liri, ndjenja e fajit ). organike që është e kushtëzuar nga sëmundjet e qendrave trurore, ku egziston një mosbalansim në ekuilibrin dinamik fiziko-funksional. Mund të takohet te të humburit në shkretëtirë,, tek sëmundjet akute, anemia… Halucinacionet optike fotome ( xixa, flakë,dritë ) ose imazhe mikrohalucinacionet / shihen gjëra të vogla , të cilat zakonisht lëvizin ( buba, minjë ) që janë të shpeshta te helmimet me kokainë, alkool. Halucinacionet e penjëve të gjatë dhe telave karakteristikë janë për delirium tremens të alkoolit. Halucinacionet autoskopike janë të rralla, por janë formë e rëndë e halucinacioneve. I sëmuri e sheh trupin e vet jashtë trupit real, koka e tij është e lirë, e ndarë nga trupi, shetit nëpër hapësirë, ai e sheh zemrën e tij se si djeget në ndonjë flakë, sheh se si para tij qëndron tërë trupi i tij, por që është nga qelqi, është i tejdukshëm, në të shihen të gjitha organet. Është e qartë se është një përjetim i rëndë dhe i frikshëm. Halucinacionet ekstrakampine janë formë interesante e halucinacioneve, gjatë të cilit i sëmuri sheh gjëra jashtë fushës vizive, zakonisht pas shpinës së tij. Halucinacionet akustike – ato shumë shpesh paraqiten te Sch. Ato mund të paraqiten në formë elementare në formë të ashtuquajtura akoazma, kur dëgjohen zhurma, shushurime, kërcitje ose në formë të “ zërave “. Zërat vijnë nga burime të ndryshme ose jashtë nga ambiente ku i sëmuri jeton ose janë të lokalizuara brenda në trupin ose organet e vet pacientit. Lokalizimet e shpeshta në ambient të jashtëm janë mjaft absurde: vijnë nga abazhuri, muri, dyshemeja, krevati, nëpër vrimë të çelësit, nga goja e ndonjë kafshe shtëpiake. Ndonjëherë i sëmuri dëgjon si zë atë që e mendon dhe e ashtuquajtura eho e mendimeve të tija është përjetim katastrofik për pacientin. Ata atëherë kanë përshtypjen se edhe të tjerët po i dëgjojnë mendimet e tij, e ndonjëherë dëgjojnë se si të tjerët po i flasin mendimet e tij ( “ marrje e mendimeve “ ). Zërat mund të kenë përmbajtje jo të mirë, ironike, kërcënuese. Ndonjëherë janë imperative psh. “ mbytu, kërce nga dritarja, shkatërroje, çka po pret “etj dhe e çojnë pacientin deri në gjendje që të kryejë urdhëresat e tyre. Ndonjëhëre janë të mundshme edhe halucionet e dyfishta në të njëjtën kohë me përmbajtje të ndryshme, derisa njëri zë urdhëron diçka të caktuar, tjetri zë jep urdhër të kundërtë. Atëherë i sëmuri gjendet në situatë jashtëzakonisht të vështirë, në gjendje të pagjeturisë ose pavendosshmërisë, dhe që ndonjëherë mund të çojnë në vetëvrasje. Halucinacionet olfaktive dhe gustative - zakonisht shkojnë bashkë. I sëmuri ka përshtypjen se ushqimi “ e ka ndërruar shijen “, nuk është si ka qenë më parë, dhe më vonë në bazë të këtyre ndryshimeve halucinatore paraqiten idetë deluzive që me anë të ushqimit po dojnë me e helmu. Ndonjëherë mund të ndjejnë “ aromë të çuditshme “, zakonisht aromë të ndonjë gazi, smrad e cila çon në mendimin se dikush nëpërmjet këtyre gazrave don me e mbyt. Halucinacionet taktile ose haptike – që dikush po i pickon, po i therrë me gjëra të mprehta, po iu djeg lëkurën, po i pren, po iu lëshon rrymën, po i prek, po i ledhaton etj. Halucinacionet cenestetike ( në organet e brendshme ) – të sëmurit kanë ndjenjën se si dikush po iu hjek zorrët, po iu nxjerr spermën, po ia dredh zemrën, po e therr nëpër mushkëri, etj. Ndonjëherë të sëmurët kanë ndjenjën se pjesët e trupit të tyre po lëvizin ( halucinacione kinestetike ), ndërsa i sëmuri është i qetë ose të sëmurët kanë ndjenjën se po fluturojnë, sillen ( halucinacione vestibulare ). Halucinacionet negative – gjërat reale nuk perceptohen ose zërat që egzistojnë nuk perceptohen. Kjo vërehet te personat histerik, të cilët mund të mos shohin psh një person të caktuar, derisa të tjerët e të njëjtës shoqëri i percepton mirë. Pseudohalucinacionet – janë manifestiem të gjalla të fantazisë, të cilat paraqiten pavarësisht nga vullneti. Ato nuk projektohen jashtë, derisa janë të ngjashme me halucinacionet se nuk kanë ngacmues të jashtëm. “ Ekstremiteti fantom “ paraqet kombinim të halucinacioneve kinestetike dhe taktile. Halucinacionet hipnagoge Halucinacionet hipnopompe Shenja objektive Vullneti Me vullnet kuptojmë drejtimin e vetëdijshëm të energjisë psikike dhe angazhimin e saj në kryerjen e aktiviteteve dhe veprimatrive për të mbërrijtë deri në një qëllim të caktuar Crregullimet e vullneti 1. Hipobulia Ambitendenca Dëgjueshmëria automatike Ehopraksia dhe eholalia Negativizmi Stupori katatonik Shqetësimi katatonik Veprimet impulsive Veprimet e dhunshem Veprimet automatike Manjirizmat Intelegjenca Intelegjenca është aftësia e njerëzve për të kuptuar botën ku jetojnë dhe për t’iu përgjigjur kërkesave ose sfidave të saj. ( David Wechsler ) Intelegjenca është aftësia e njerëzve për të kuptuar, për të sjellë ndër mend, për të mobilizuar dhe për të bashkuar në mënyrë të dobishme njohuritë e mëparshme, kur ndodhen në situata të reja. ( Kaplan & Sadock ) KI = MM ( mosha mendore ) / MK ( mosha kronologjike ) x 100 QI 120-140 QI 110-120 QI 90-110 QI 80-90 QI 80-50 QI 50-20 QI 20-0 me intelegjencë shumë të lartë me intelegjencë të lartë me intelegjencë mesatare me topitje fiziologjike debil imbecil idiot Prapambetja mendore KI në 70 e poshtë Përpara moshës 18 vjeçare Prapambetja mendore e lehtë Prapambetja mendore e moderuar Prapambetja mendore e rëndë Prapambetja mendore e thellë KI 50-70 KI 35-49 KI 20-34 KI nën 20 Demenca Pseudodemeca Instiktet Instiktet janë nevojë e lindur e organizmit. I. Instiktet vitale instikti i vetëmbajtjes instikti i nevojës për ushqim instikti për jetë instikti i mbajtjes së llojit instikti seksual instikti prindor II. Instiktet sociale Çrregullimet kuantitative të instiktit vital Instikti për ushqim i zvogëluar i rritur Instikti për jetë tendencat vetëlënduese dhe suicidale Instikti seksual i zvogëluar M- impotenca / F-frigjiditet i rritur M- satiriazë / F- nimfomani Çrregullimet kualitative të instiktit vital Instikti për ushqim picae antropofagia nekrofagia koprofagia Instikti për jetë tendencat vetëlënduese Instikti seksual Inverzionet seksuale homoseksualizmi M- uranizëm / F – tribadizëm Perverzionet seksuale sadizmi mazohizmi zoofilia egzibicionizmi gerontofilia pedofilia transvestitizmi metatropizmi nekrofilia fetishizmi Autoskopia Autoskopia është aftësia e pacientëve për të kuptuar shkakun dhe domethënien e vërtetë të simptomave të sëmundjes mendore nga e cila vuajnë. Insight-i intelektual Insight-i emocional Gjykimi Gjykimi është aftësia për të vlerësuar me saktësi një situatë dhe për të vepruar në mënyrë të përshtatshme me të. Gjykimi mundet me qenë: Gjykim vendimtar Gjykim automatik Gjykim i dëmtuar Ju faleminderit për vëmendjen tuaj!