TRAFIKIMI I QENIEVE NJEREZORE Cfare eshte

Download Report

Transcript TRAFIKIMI I QENIEVE NJEREZORE Cfare eshte

TRAFIKIMI I QENIEVE NJEREZORE
Cfare eshte trafikimi I qenieve njerezore?
Trafikimi eshte :
-
rekrutim, transportim, transferim, strehim ose
fshehje e personit duke perdorur kanosjen,
perdorimin e forces ose nepermjet formave te tjera
te detyrimit, si rrembimit, mashtrimit, me abuzim te
fuqise dhe pozicionit te dobet ose te marrjes, ose
pranimit te pageses te te ardhurave apo te mirave
ose marrjen e pelqimit te personit I cili ka kontroll
mbi nje person tjeter per qellime shfrytezimi.
Trafiku I qenieve njerezore permban ne vetvete tre lloje
trafiqesh.
1. Transporti I paligjshem I refugjateve dhe emigranteve,
perfshin te gjithe ata persona qe udhetojne ilegalisht nga nje shtet ne
shtetet e tjera per mbrojtje dhe azil, per nevoja ekonomike, punesim,
bashkim familjar, probleme shendetesore etj.
2. Trafiku I femrave,
perfshihen te gjitha vajzat dhe grate qe rekrutohen per shfrytezim
prostitucioni. Ndryshe nga trafiku I emigranteve te paligjshem qe perfundon
me mberritjen ne destinacion, trafiku I femrave fillon ketu dhe shfrytezimi I
tyre mund te vazhdoje me vite.
3. Trafiku I femijeve,
perfshin femijet te cilet trafikohen per tu perdorur si lypesa, hajdute
xhepash, per abuzime seksuale, transplant organesh etj. Disa nga keta
femije , sidomos vajzat shiten me vone te trafikantet e femrave per
shfrytezim prostitucioni.
SHKAQET E TRAFIKIMIT
Shkaqet e trafikimit jane te ndryshme dhe te shumellojshme por
ato qe ndikojne drejtperdrejt ne trafikun e qenieve njerezore
jane :
1.
Faktoret ekonomike ( ekonomi e shkaterruar, papunesi e
madhe etj)
2.
Faktoret sociale ( martesat e pamenduara, divorcet, dhuna ne
familje, mungesa e perspektives per te ardhmen, papunesi etj )
3.
Faktoret politike ( mungese e stabilitetit politik, trazirat civile,
lidhja e politikes me krimin e organizuar etj )
MENYRAT E REKRUTIMIT
Format e perdorura nga trafikantet per ti detyruar femrat per trafikim e
per te ushtruar prostitucionin jane
1.
2.
3.
4.
5.
6.
Mashtrimet per tu martuar dhe per te jetuar jashte shtetit
Mashtrimet per sigurim pune e kushte jetese jashte shtetit
Mashtrimet duke perdorur femra ndermjetese e me pagese
Rrembimet e perdhunimet si dhe kercenimet per jeten e familjen e
saj
Blerjet e femrave nga pjesetare te familjeve te tyre
Kompromentimet me anen e dhuratave, parave e duke krijuar
detyrime te tjera materiale.
PROFILET E TRAFIKANTEVE
Ekzistojne disa tipe trafikantesh qe mund te klasifikohen
1.
Anetare te grupeve kriminale te organizuara ( jane te perfshire disa
lloj aktivitetesh kriminale, si trafikimi dhe kontrabanda e mallrave, si dhe
marrin perfitime prej shfrytezimit seksual te grave dhe vajzave te trafikuara
qe shpesh ushtrohet ne baret apo mjediset qe jane prone e tyre)
2.
Protektoret dhe / ose persona lokale ( njerez te aferm te viktimave, te
njohur, fqinje, miq, te dashur, te fejuar ose gra te trafikuara me pare por qe
kane filluar te bashkepunojne me kriminelet si ndermjetes ne vendin ku ato
jetojne). Kurse per femijet mund te jene dhe vete pjestaret e familjes ose te
afermit e tyre.
3.
Biznesmene, punonjes policie dhe politikane ( te cilet bashkepunojne
me krimin e organizuar dhe marrin perfitime nga trafikimi)
DHUNA E USHTRUAR NDAJ VIKTIMAVE TE TRAFIKUT
1. Dhune fizike
2. Dhune psikologjike
3. Dhune seksuale
4. Dhune ekonomike
Reagimet fizike
-
Djersitje
Zbehje
Takikardi ( rrahje te shpeshta te zemres )
Presion I rritur I gjakut
Dhimbje koke
Ethe
Te fiket
Marrje mendsh
Ankth, stres
Tension muskular
Shqetesim
Ndryshime ne regjimin e gjumit apo ushqimit
Me te prekshem nga semundjet ( sistem imunitar I dobesuar )
Mbiperdorim I alkolit ose drogerave dhe /ose mbingrenie
Nivele te rritura te adrenalines
Hipereksitim simpatik ( sulm ose ikje)
Reagimet psikologjike
- Shokim dhe frike
- Disorientim dhe konfuzion konjitiv
- Irritueshmeri, mungese qetesie
- Shqetesim apo ripertypje: mendime intrusive te traumes
- Makthe dhe flash – back te ngjarje
- Perpjekje per te shmangur cdo gje telidhur me traumen
- Minimizimi I eksperiences
- Nje tendence per te izoluar veten apo ndjenja deatashimi
- Veshtiresi per te besuar dhe /ose ndjenja tradhetie
- Panik dhe humbje kontrolli
- Pakesim I interesit ne aktivitetet e perditeshme
- Humbje e ndjenjes se rregullit dhe drejtesise ne bote
- Frike per te ardhmen
Ndryshimet me te dukshme ne sferen afektive, te te
menduarit, te sjelljes dhe asaj somatike jane
-
-
-
-
Ndryshime te humorit ( jane te trishtuar dhe te pashprese)
Mungese interesi dhe gezimi (ankohen se nuk kane motive per te jetuar, se
gjithcka eshte pavlere)
Ankth, vetefajesim si dhe vetevleresim i ulur
Mendime negative
Mendime per vetevrasje
Terheqje nga jeta sociale
Pakesim i dukshem i deshires ( per tu marre me pune, neglizhim i detyrave,
rezultate te ulta, tentative per vetevrasje )
Shqetesim psikomotor ( paaftesi per te qendruar ulur, ferkimi shpeshte i
duarve etj )
Prapambetje psikomotore ( e folur e ngadalte, zeri i ulur, fjalor i varfer, duan
kohe te pergjigjen)
-
Renie e deshires per te kryer marredhenie seksuale
Prishje e gjumit ( i ze gjumi me veshtiresi ose gjumi mund te prishet
heret ne mengjes ose gjate nates.
Renia ose shtimi ne peshe per shkak te ndryshimit te oreksit
Ankesa te vazhdueshme per shqetesime somatike ( kapsllek, ankesa
per dhimbje ne pjese te ndryshme te trupit)
Ndalimi me ligji i trafikimit te qenieve njerezore si nje e drejte themelore
Karta Europiane e te Drejtave te Njeriut
-
Ndalimi me ligj i trafikimit te qenieve njerezore eshte perfshire ne Karten e
te Drejtave Themelore te Bashkimit Europian ( neni 5, paragrafi 3 )
menjehere pas ndalimit me ligj te skllaverise dhe roberise ( neni 5, paragrafi
1) dhe ndalimit me ligj te punes se detyruar ( neni 5, paragrafi 2). Ndalimi
me ligj i percaktuar ne kete paragraf eshte absolut dhe pa kushte:
“ trafikimi i qenieve njerezore ndalohet me ligj”
-
Ne 3 maj 2005 Keshilli i Europes miratoi Konventen Europiane Kunder
Trafikimit te Qenieve Njerezore, nje dokument ligjor detyrues per te gjitha
vendet anetare te tij.
- Konventa Europiane Kunder Trafikimit te Qenieve Njerezore trajton te gjitha
format e trafikimit ( si ato kombetare, transnacionale, te lidhura ose jo me
krimin e organizuar, ne te perfshihen gjithashtu te gjithe personat e
trafikuar, te rritur, te rinj dhe minorene).
Kuadri ligjor Shqiptar
Kodi penal shqiptar parashikon sanksione “ per vepra penale” qe lidhen ne menyre
te drejteperdrejte ose terthorazi me trafikimin e njerezve, femrave dhe femijeve.
Ketu perfshihen vepra penale si:
Kalim I paligjshem I kufirit
Shfrytezimi, financimi dhe dhenia me qera e lokaleve per prostitucion
Rrembimi I personave ose I femijeve
Rrezikim I jetes se personave shoqeruar me vuajtje te renda fizike ose
psikologjike
Rrahje , marredhenie seksuale me dhune
Vjedhjen e dokumentave te identifikimit ose fallsifikimin e tyre si pashaporta,
viza etj.
Per veprat penale te mesiperme dhe te tjera ligji parashikon denime te renda nga 520 vjet burg si dhe gjoba nga 2- 10 milion leke.
Denimi eshte burgim I perjetshem ne rastet kur trafikimi shoqerohet me:
perdorim te dhunes fizike apo psikologjike
kur viktimes I shkaktohen demtime te renda te shendetit
kur shkaktohet vdekja e viktimes se trafikut