TRAFIKIMI I QENIEVE NJEREZORE

Download Report

Transcript TRAFIKIMI I QENIEVE NJEREZORE

TRAFIKIMI I QENIEVE
NJEREZORE
Trafikimi Njerëzor është tregtia e qenieve
njerëzore dhe shfrytezimi i tyre nga
kriminelë për arsye përfitimi.
Historiku i shkurtër i trafikimit
të qenieve njerëzore
Trafikimi është një proces që kryhet
përmes mjeteve të ndryshme për të
arritur deri te qëllimi i caktuar.
Procesi i trafikimi të qenieve njerëzore
fillon me rrëmbimin/grabitjen apo
rekrutimin e një personi.
Rekrutuesit krijojne kontaktet e para me
viktimat. Ata japin premtime të rrejshme
dhe betime të kota për të gënjyer viktimat.
Ata duken si njerëz që mund t'i besosh dhe
jo gangsterrat që ti i parashikon.
1.
ATA MUND TË JENË:










Gra (nganjëherë ish viktima të trafikimit),
Punëdhënes apo punësues fallco,
“Urë” për studime jashtë vendit,
Agjenci modelimi,
Kojshinj.
Shokë,
Të dashur,
Pjesëtar familjeje.
Shokë shkolle,
Etj,etj.
Rekrutuesit janë shumë kreativ në mënyren
se si i gënjejnë viktimat. Ata mund të
ofrojnë që të të ndihmojnë financiarisht
apo të mundësojnë dokumenta udhëtimi.
Ndonjëherë ata vendosin edhe reklama të
rreme për agjenci të rreme apo nëpërmjet
kompanive që ofrojnë mundesi shumë të
mira. Ata shkojnë deri aty ku vendosin
kabina në zyrat universitare për këshilla
pune. Ato mund t'i afrohen femrave nëpër
bar-e apo kafe dhe pretendojnë se dine
raste për të fituar para jashtë vendit.
SI …










Pune brenda vendit.
Kamarier apo Barman.
Kujdestare.
Modele.
Sektori i argetimit, kercimtare.
Ndertim, Fabrika, pune agrikulturore.
Kurse studimi.
Martese.
Turizem.
Industria e seksit.
2. Ai vazhdon me transportimin prej vendit të
origjinës në vendin e destinacionit .
(lëvizja brenda apo jashtë kufinjëve)
3. Kjo pason me fazën e shfrytëzimit në të
cilën viktima është e detyruar pa vullnetin
e saj të punoj . Kjo zakonisht përfshinë
dhunën kundër viktimës.
(seksual, skllavëri, largimi i organeve,
ekonomike)
TRAFIKIMI PËRBALLË MIGRIMIT,
KONTRABANDES DHE PROSTITUCIONIT

Migrimi është lëvizje prej një vendi në
vendin tjetër për të jetuar. Mund të jetë
legal dhe ilegal dhe pothuajse mund të
jetë i vullnetshëm apo “i detyruar”.

1.
2.
3.
Kontrabanda është transportimi i
ndërmjetësuar i personit në vendin tjetër në
mënyrë ilegale.
Pelqimi/miratimi
Shfrytëzimi
Transnacional

1.
2.
Prostitucioni është “ofrim” i shërbimeve
seksuale( shembull: seks oral, anal, vaginal)
për para.
Pelqimi/miratimi
Shfrytëzimi
SHKAQET E TRAFIKIMIT
NË RAPORT ME VIKTIMAT
varfëria ekonomike,
 dhuna fizike,
 dhuna psiqike,
 mungesa e shkollimit,
 fatëkeqësit apo katastrofat natyrore,

SHKAQET E TRAFIKIMIT
NË RAPORT ME TRAFIKANTËT
Përfitueshmëria
 Rritja e mungesave dhe margjinalizimi i të
varfërve
 Dënimet e vogla për trafikantët
 Kufijtë e brishtë dhe komunikimi gjithmonë e
më i avancuar teknologjik.

Shkaqet e trafikimit
në raport me shoqërinë







Ekonomia në tranzicioni
Migrimi dhe feminizmi i migrimit
Diskriminimi mbi baza gjinore
Zhvillimi i strategjise: Ritja e industrisë
argëtuese seksuale
Ligjet dhe politikat e integrimit
Konflikti i Armatosur
Autoritetet e Korruptuara
MITIT DHE REALITETI
MITI #1
Trafikimi njerëzor është transportimi i
dhunshëm i njerëzve nëpërmes kufijve.
Realiteti
Transportimi i dhunshëm i njerëzve në
mungesë të skllavërisë si - shfrytëzimi i
punës së rëndë apo shfrytëzimi i tyre
komercial seksual zakonisht është
konsideruar krim kidnapimi(rrëmbimit).
Trafikimi njerëzor është skllavëri e ditëve
tona moderne përmes shfrytëzimit seksual
apo shfrytëzimit të punës së njerëzve dhe
nuk kërkon domosdo transportin jashtë
shtetit për të ndodhur, ndonëse edhe
mund të përfshihet.
MITI #2
Viktimat e trafikimit janë vetëm
personat që vijnë nga jashtë, dmth të
kombësive tjera.
Realiteti
Trafikimi i personave nuk kërkon
domosdo kalimin e kufijve shtetëror apo
ndërkombëtar. Shumë persona të
trafikuar janë viktima të trafikimit të
brendshëm – trafikim ky që ndodh
brenda kufinjëve të një vendi të
vencantë, ku viktimat së këndejmi janë
të qytetarë të atij vendi.
MITI #3
Varfëria dhe pabarazia janë shkaktarët e
trafikimit njerëzor.
Realiteti
Varfëria dhe pabarazia janë faktorë të
rëndësishëm në bërjen e një popullate të
caktuar më të prekshme për të qenë e
trafikuar, por ato nuk janë shkaktarët primar të
trafikimit. Trafikimi qenieve njerëzore është
industri kriminale e shtyrë nga :1) aftësia për të
bërë përfitime të mëdha për shkak të
kërkesave të larta dhe 2) rreziku i vogël për të
ndjekur penalisht.
Fajësimi vetëm i varfërisë dhe pabarazisë si
shkaktarë të trafikimit nuk është vetëm e
pasaktë dhe shkurajuese, por, për më tepër,
tenton të mënjanoj fajin e aktorëve – vetë
trafikantëve dhe konsumatorëve të tyre.
MITI #4
Nuk mund të bëj shumë për një çështje
kaq të madhe e delikate siq është
trafikimi i qenjeve njerëzore.
Realiteti
Së bashku – ne mund të bëjnë një
ndryshim të madh!.
Dhënia e një pjese të kohës suaj,
shërbimeve tuaja, të mirave tuaja, apo
ndihmës suaj për të rritur vetëdijen dhe
informimin për këtë skllavëri moderne
janë të vetmet gjëra kolektive që ju
ndihmojnë “viktimave” çdo ditë.
Pse duhet te
interesohesh?
NËSE……..
NËSE……..
NËSE……..
SEPSE…
Trafikimi në njerëz është i GABUAR - një nga
format më shokuese ku abuzohen të drejtat
elementare të njeriut - mendohej se skllavëria
është pjesë e së kaluares.
 Por jo ajo …po ndodh tani dhe po ndodh këtu,
atje, dhe kudo që nëpër botë.

Mund të të ndodh ty apo dikujt që ti e njeh.
 Çdo kush që mendon se do udhëtojë, punoj
apo studjoj jashtë vendit mund të bëhet viktimë
e trafikimit.
 Ju apo njerëzit që njihni-mund të jenë duke
paguar për seks; nëqoftëse është kështu
atëherë këto para përdoren nga kriminelët për
të trafikuar dhe abuzuar femra të tjera.
