REGJISTRIMI I NJE BIZNESI Në momentin e

Download Report

Transcript REGJISTRIMI I NJE BIZNESI Në momentin e

Që të krijosh një shoqëri tregtare duhet të mendosh veçanërisht për pasojat që vijnë më pas.
Themeli i një shoqërie duhet të ndjekë formalitetet e kërkuara nga legjislacioni në fuqi dhe pasi
janë krijuar ato shoqëri do të njihen ligjërisht.
Kemi dy etapa kryesore:
1. Deri në firmosjen e statutit të shoqërisë
2. Pas firmosjes së statutit
Hapi i parë ka të bëjë me nevojat e kontratës pasi firmoset kontrata personat që janë
angazhuar për themelimin e shoqërisë bëjnë bisedime me partnerë të mundshëm, kërkimi i
vendit për selinë e shoqërisë, kërkim i autorizimeve administrative, hartimi i projekt
statutit etj.
Statuti duhet të përmbajë.
•Formën e shoqërisë
•Kohëzgjatjen
•Emërtimi
•Selinë e shoqërisë
•Objektin e shoqërisë
•Shumën e kapitalit themeltar
Dhe pas firmosjes së statutit shoqëria vazhdon të jetë në krijim e sipër
deri sa regjistrohet në qendrën kombëtare të regjistrimit (QKR) dhe
gjatë kësaj kohe mund të bëhen ndryshime të natyrave të ndryshme.
Hapi pas firmosjes së statutit ortakët marrin detyrimin për të kontribuar
në para.
Këto shuma qëndrojnë të bllokuara deri në momentin kur shoqëria
regjistrohet në QKR.
Ku dhe si mund ta regjistroni biznesin tuaj?
Ju mund të regjistroni biznesin tuaj në një nga sportelet e QKR-së
në Bashki:
Të regjistroheni njëkohësisht për tatim-taksat, sigurimet shoqërore dhe
shëndetësore, si dhe me Inspektoriatin e Punës.
Të merrni çertifikatën zyrtare të regjistrimit me numrin
NIPT (numri I identifikimit të personit të tatueshëm)
Të përditësoni të dhënat e regjistrimit të kompanisë suaj
Të merrni formularët e regjistrimit të biznesit
Kush duhet të regjstrohet?
•Person fizik Individët që ushtrojnë aktivitet ekonomik tregtar
•Shoqëritë e thjeshta sipas dispozitave të Kodit Civil
•Shoqëritë tregtare
•Degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërimit të huaja
•Shoqëritë dhe unionet e kursimit dhe të kredive
•Shoqëritë e bashkëpunimit reciprok
Çdo shoqëri tjetër në bazë të legjislacionit.
Si të regjistrosh një biznes?
QKR-ja i regjistron bizneset brenda 24 orëve nëse informacioni i kërkuar nga QKR-ja është i
saktë dhe i plotë.
1. Formulari i aplikimit për regjistrimin fillestar, i cili është specifikë sipas llojit të biznesit që
do të regjistroni. (merret në sportelet e QKR-së në Bashki)
2. Dokumenti origjinal identifikimi
Të gjithë personat që aplikojnë për regjistrimin e një biznesi duhet të paraqesin një
dokument zyrtar identifikimi (pashaporta, çertifikata e lindjes, etj)
3. Dokumentet shoqëruese, të cilat janë specifike sipas llojit të biznesit, lista merret në
sportelet e QKR-së.
4. Tarifa e aplikimit
Në momentin e dorëzimit të formularit të aplikimit dhe dokumentacionit, aplikuesi paguan
një tarifë specifke për aplikimin.
5. Njoftimi
Aplikanti do të njoftohet brenda 1 dite pune lidhur me statusin e aplikimit për regjistrimin e
biznesit. Informacioni do të vendoset në faqen e QKR-së në internet, për të bërë të
mundur që aplikanti të kontrollojë statusin e regjistrimit.
Detyrimet për ata që mund të regjistrohen në QKR
Shoqëritë tregtare regjistrohen në regjistrin tregtare duhet të dorëzojnë:
•Aplikimin sipas formatit përkatës
•Statutin
•Aktet e emërtimit të organeve të shoqërisë
•Emërtimi i shoqërisë
•Objekti i saj
•Shuma e kapitalit
•Të dhënat për personat përgjegjës për administrimin dhe përfaqësimin e saj.
. REGJISTRIMI NE ORGANET TATIMORE
• Personat juridikë e fizikë me qarkullim vjetor nën kufirin e regjistrimit për TVSHnë (tatimpaguesit e taksës vendore për biznesin e vogël) duhet të paraqesin në
degën e tatimeve në rrethet përkatëse:
• Kërkesën për regjistrim (plotesohet formulari perkates) në QKR
• Vendimin e gjykatës që miraton regjistrimin e tyre
REGJISTRIMI NE AGJENCITE E SIGURIMEVE SHOQERORE
Të gjithë përsonat fizikë dhe juridikë, që fillojnë veprimtari ekonomike për
herë të parë janë të detyruar të regjistrohen në agjencitë e sigurimeve
shoqërore.
Regjistrimi është një akt administrative.
REGJISTRIMI NE GJYKATE
Dokumentacioni i nevojshëm për njohjen e shoqërisë nga gjykata
• Akti i Themelimit
• Statuti i Shoqërisë
• Kontrata e pronësisë/qerasë për vendin ku do të zhvillojë
aktivitetin shoqëria
Etj………….
TAKSAT QE PAGUAN BIZNESI I VOGEL
Konsiderohet biznes i vogel, ajo kategori biznesesh qe nuk jane te regjistruar ne
TVSH,qe kane nje xhiro vjetore sipas vlerësimit të kryer nga Zyrat e Taksave dhe
Tatimeve.
Të gjitha kompanitë (të huaja ose jo), që janë të regjistruara në regjistrin tregtar dhe
paguajnë TVSH,
janë subjekt i tatimit mbi fitimin.
Norma e tatimit mbi fitimin është 15 %.
Shkalla tatimore
Niveli i tatimit për subjektet e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin
me qarkullim vjetor nga 0 deri në 2 milionë lekë, është 25,000 lekë në vit.
Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm, për subjektet e tatimit të
thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël,
me qarkullim nga 2 deri në 8 milionë lekë, është 7.5 për qind mbi fitimin e
tatueshëm.
QKL –ja Qendra Kombëtare e Liçensimit
Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL)
Edhe më lehtë për biznesin në Shqipëri!
Morën fund terri informativ, endjet pa fund nga një zyrë në tjetrën, pirgu me
dokumenta për t’u plotësuar dhe orët e gjata të harxhuara për të marrë një licencë,
autorizim apo leje për biznesin tuaj!
Sipas Ligjit Nr. 10081, datë 23 shkurt 2009, i cili reformon licencimin e biznesit në
Shqipëri, që prej muajit qershor 2009, ka filluar punën Qendra Kombëtare e Licencimit
(QKL) si një institucion publik qendror në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë
dhe Energjetikës.
Me shërbimin me një ndalesë dhe procedura të shkurtuara, transparente dhe të
shpejta, QKL redukton barrierat administrative ndaj nismës së lirë, ul kostot për
bizneset në procesin e licencimit dhe zvogëlon hapësirat për informalitet, duke
përmirësuar ndjeshëm klimën për biznes në Shqipëri.
Disa nga llojet e liçencave, lejeve dhe autorizimeve jane:
TV
Radio
Farmaci
Formim profesional
Arsim
Transport pasagjerësh
Etj
Per kryerje te veprimtarise ne fusha te caktuara, eshte e
nevojshme pajisja me liçence profesionale, apo leje per ushtrim
aktiviteti.
Për tu njohur më shumë vizitoni Web sitet
www.qkr.gov.al
www.qkl.gov.al
Personi fizik dhe karakteristikat e tij
Një nga elementet e marrëdhënies juridike civile janë edhe subjektet:
personat që marrin pjesë në marrëdhëniet juridike, në cilësinë e titullarëve të
të drejtave subjektive dhe detyrimeve juridike përkatëse.
K.C. njeh dy kategori personash, subjekte të marrëdhënies juridike:
personat fizikë dhe
personat juridikë.
Nocioni i personit fizik : një njeri i thjeshtë, konkret, mbajtës i një kapaciteti
të pakufizuar juridik:
- mund të përfshihet në aktivitete tregtare pa patur nevojë të formojë një
person juridik (me të vetmen kërkesë: regjistrimin në QKR)
- është përgjegjës pa kufizim për çdo debi që krijohet nga marrëdhëniet e tij
të biznesit.
Personi juridik është çdo subjekt i së drejtës, i ndryshëm nga
personi fizik, çdo entitet, njësi e aftë të shprehë vullnet por i
ndryshëm nga individi konkret.
Organizata:
- që kanë në pronësi të tyre pasuri të caktuara
- Janë përgjegjëse për detyrimet e tyre
- Ushtrojnë vetë të drejtat pasurore dhe personale jopasurore
dhe kushtetuese
- Mund të jenë paditës apo të paditur në procesin civil
Personi juridik
mund të krijohet vetëm në format e parashikuara nga K.C. apo
nga ligje të veçanta, duke numëruar dy lloje kryesore
personash juridikë:
-Persona juridikë fitimprurës apo organizata tregtare qëllimi
kryesor i të cilëve është fitimi, dhe
-Organizata jofitimprurëse të cilat nuk kanë si qëllim fitimin,
dhe e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të pavarur
dhe pa u ndikuar nga shteti
I vetëpunësuari, dy ditë pas regjistrimit në QKR, duhet të dorëzojë në organin tatimor listën e punonjësve të
Papaguar të familjes me të cilët punon e bashkëjeton, formualarin E-Sig 027/a “Pasqyra e të punësuarve për
herë të parë rishtazi, si dhe të larguarve nga puna”
Si bëhet llogaritja e kontributeve?
 Të vetëpunësuarit dhe personat e papaguar të familjes që ushtrojnë veprimtari ekonomike, sigurohen në
mënyrë të detyrueshme për barrëlindje, pensione dhe sigurim shëndetësor.
 Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vete dhe për punonjësit e familjes, mbi 16 vjeç,
që punojnë e jetojnë ligjërisht, llogariten mbi bazën e pagës mujoe minimale cila duke filluar nga data
01.08.2013 e në vazhdim është 19.026 lekë në muaj.
Për kontributet e Sig Shoqerore ju paguani 23% të pagës minimale mujore prej
19.406 lek = me 4.463 lekë në muaj
 Për kontributet e Sig Shëndetësore ju paguani 3,4% të dyfishit të pagës minimale mujore
19.406 lekë x 2 = 38.812 pra e = me 1.320 lekë në muaj
Afatet e pageses së kontributeve
Kontributet paguhen çdo 3 mujor, jo më vonë se datat 20 prill, 20 korrik, 20 tetor dhe 20 janar.
Për efekt të llogaritjes së kontributit të sig shoq e shëndetësore
nga 1 gusht 2014 e në vazhdim,
 paga minimale mujore, do të jetë jo më pak se 19.406 lekë
 paga maksimale muore, do të jetë 97.030 lekë
Për të punësuarit për efekt llogaritje të kontributit të sig shëndetësore është
paga bruto pa kufi të sipërm të pagës.
Kontributi i detyrushëm për sigurimet shoqe dhe shënd për personat e
vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbimi, ambulantë, si dhe për
personat që punojnë si punëtorë shtëpie, do të jetë:
4.070 lekë nga të cilat:
 2.750 lekë për Sig Shoq
 1320 lekë për Sig Shëndetësore.
Faktoret politike, qeveritare dhe ligjore
Percaktojne kuadrin ligjor, qeveritar dhe politik
brenda te cilit operojne organizatat
◦ Rregullat dhe vendimet e qeverisë
◦ Politika e taksave
◦ Tarifat speciale
◦ Ligji i punësimit
◦ Legjislacioni i monopoleve
◦ Ligji mbi tregëtinë e jashtme
◦ Rregullat e import eksportit
◦ Stabiliteti i qeverisë
◦ Zgjedhjet lokale dhe qendrore
 Relacionet me vendet e huaja
 Ligjet e mbrojtjes së mjedisit
Faktoret ekonomike

Normat e interesit

Norma inflacionit/kursi i kembimit import/eksport

Tendencat e papunësisë

Politika fiskale

Të ardhurat disponibël

Tendenca e konsumit

Tendenca e PBB-së

Konditat ekonomike jashtë vendit

Ciklet e biznesit

Oferta e parasë

Tendenca ne Bursa

Bashkimi Europian
Faktoret sociale, kulturore, demografike, dhe
mjedisore:
Ndryshimet sociale, kulturore, demografike dhe mjedisore ndikojne te gjitha produktet,
sherbimet, tregjet dhe klientet

Ndryshimet demografike sipas moshës, racave dhe zonave

Qëndrimet ndaj kohës së pushimit

Niveli mesatar i arsimimit

Ndryshimet rajonale në shije dhe preferenca

Interesat për mjedisin natyror

Shpërndarja e të ardhurave

Ndryshimet e ciklit të jetës

Shkalla e konsumimit
Vizioni dhe Misioni
Deklarata e Vizionit
Çfarë duam të jemi?
Deklarata e Misionit
Çfarë jemi?
Vizioni

Vizioni është një koncept specifik i asaj që organizata dëshiron të
bëhet. Ai duhet të bazohet jo vetëm në një nocion të qartë mbi
organizatën, por edhe si do të pozicionohet organizata në mjedisin
që e rrethon…

Një vizion është një realitet që nuk ka ardhur akoma … është diçka
që duhet perceptuar, ndërsa misioni diçka që duhet arritur.
Misioni
 Misioni
i organizatës
përcakton:






PSE organizata ekziston,
ÇFARE funksionesh ajo kryen,
Për CILIN do ti kryejë, dhe
SI do ti plotësojë këto funksione.
vizioni është diçka që duhet
perceptuar,
misioni është diçka që duhet arritur.
Pyetje për diskutim
•A mendoni të regjistroni aktivitetin tuaj, pse?
•Sa ndikim ka sipas jush legjislacioni në vendimet e një institucioni?
Në çfarë fushe e prekin më shumë atë?
•Evazioni fiskal si dhe sa mendoni se ndikon te institucioni, po te individi apo
i punesuari?
•Lekë në dorë apo Kontributet...., si do preferonit të punonit me apo pa
kontribute?
•Duke u njohur me format e shoqërive, cila formë shoqërie mendoni se është
më e përshtatshme për ju?
•A ndihmon për më shumë sukses patja e një vizioni apo misioni aktivitetin
në tërësi?
Ndërtoni një vizion dhe mision per aktivitetin që ju mendoni të krijoni.