Transcript File
MJEDISI POLITIKO – LIGJOR DHE BIZNESI NDËRKOMBËTAR Prof. dr. Besim BEQAJ Prof. dr. Besim BEQAJ 1 Mjedisi ligjor dhe politik Ligjet ekonomike zakonisht janë rezultat i vendimeve politike: Studimi i mjedisit politiko-ligjor behët përmes politikave: Në vendin pritës Në vendin mik, dhe Marrëveshjet bilaterale dhe ato multilaterale Prof. dr. Besim BEQAJ 2 Mjedisi ligjor dhe politik Embargot dhe sanksionet Sanksionet kanë domethënie me të limituar dhe ndikojnë përmes masave të veqanta shtrënguese. Embargo është restrikcion më i thellë dhe zakonisht ndalojnë tregtinë tërësisht. Prof. dr. Besim BEQAJ 3 Mjedisi ligjor dhe politik Kontrolli e eksporteve Faktorët për kontrollet e eksporteve Sigurimi kombëtar Politika e jashtme Oferta e kufizuar Mospërhapja e armëve nukleare Hapat në procesin e licencimit të eksportit Produkti që do të prodhohet Në ç’vend Nga cila firma do të përdoret Prof. dr. Besim BEQAJ 4 Mjedisi ligjor dhe politik Procesi politik involvon inpute prej grupeve të ndryshme të interesave, artikulimin e çështjeve të cilat ndikojnë në formulimin e politikave, agregimin e atyre çështjeve në drejtim të alternativave kyçe, zhvillimin e politikave si dhe implementimin dhe adaptimin e politikave. Diskutimi i ambientit politik dhe legal behët sipas: Ambientit politik Ideologjive politike bazë Ndikimit të sistemeve politike në vendimet menagjeriale Formulimit dhe implementimit të politikave strategjike Ambientit legal Prof. dr. Besim BEQAJ 5 Mjedisi ligjor dhe politik Shoqëritë më komplekse janë ato pluraliste, që do të thotë se ato shqyrtojnë ideologji të ndryshme. Testi më i rëndësishëm i cilitdo sistem politik është aftësia për mbajtjen e shoqërisë të bashkuar, përkundër presioneve nga ideologjitë e ndryshme. Prof. dr. Besim BEQAJ 6 Mjedisi ligjor dhe politik Spektri politik dallon dy ekstreme: demokracinë dhe totalitarizmin Në demokraci ka pjesëmarrje të gjerë në procesin e marrjes së vendimeve. Në regjimet totalitare shumë pak njerëz marrin pjesë në vendimmarrje, mirëpo tranzicioni i tanishëm mundëson kalim nga ai sistem në atë demokratik. Rreziku politik shkaktohet për shkak të ndërrimet të opinioneve për lidershipin politik, për çrregullimet shoqërore, ose për shkak të mospajtimeve në mes të vendit nikoqir dhe atij të jashtëm për investimet e parapara. Prof. dr. Besim BEQAJ 7 Mjedisi ligjor dhe politik Menaxherët duhet të mësojnë të ballafaqohen me luhatjen e intervenimeve qeveritare në vendimet ekonomike, dhe kjo varet nga vendi se ku ndërmarrja bë biznes. Disa regjime politike besojnë në intervenimin minimal qeveritar në ekonomi, ndërsa disa të tjera besojnë se bashkëpunimi i qeverisë me biznesin është i nevojshëm për definimin e nevojave të vendit. Ndërmarrjet tentojnë të edukojnë zyrtarët qeveritar përmes aksioneve konkrete dhe përmes lobizimeve. Prof. dr. Besim BEQAJ 8 Mjedisi ligjor dhe politik Menaxherët duhet të llogarisin në aksionet politike të cilat ndikojnë në biznesin e tyre, prandaj strategjitë afariste duhet të adaptohen sipas gjendjeve në vendet konkrete. Common Law (Ligji i përbashkët) janë ligjet e bazuara në përvoja qindravjeçare të një grupi apo një shoqërie njerëzore dhe që nuk janë formuluar nga politikanë apo parlamente por nga juristët apo gjykatësit e kohërave. Civil Law ( E drejta qytetare) Trajton të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve të thjeshtë në marrëdhënie me njëri tjetrin apo me komunitetin në tërësi. Në vendet anglosaksone njihet si ligj i përbashkët. Ligjet teokratike bazohen në prospektet religjioze psh. ligjet islamike. Prof. dr. Besim BEQAJ 9 Sistemet ligjore Sistemi Common Law bazohet në tradita, shembuj, veprime dhe përdorime të cilat interpretohen nga gjykatat. Në ketë sistem përdoren kodet statutore dhe legjislative pas shikimit të rregullave të gjykatës por para vendimit final i cili duhet të bazohet në parimet e barazisë. Thirret edhe sistemi anglosakson i cili përdoret në SHBA, BM, Kanadë, Australi dhe Zelandë të re Sistemi Civil Law thirret gjithashtu sistem ligjor i kodifikuar. Ne ketë sistem gjykatësit ne vend se të krijojnë ligje të reja, ata përdorin bazën ekyistuese ligjore dhe procedurale për zgjedhjen e kontesteve. Mbi 70 shtete si Gjermania, Franca, Japonia e përdorin ketë sistem Prof. dr. Besim BEQAJ 10 Sistemet ligjore Sistemi ligjor teokratik është sistem i bazuar në perceptime religjioze. Ky sistem përdorë ligjet religjioze për të qeverisur shoqërinë Sistemi ligjor Customary përcjellë menquritë dhe eksperiencat ditore.. Ky sistem shfrytëzon intelektualitetin, shpirtëgjerësinë ose filozofitë tradicionale për të zgjedhur problemet. Sistemi i përzier ligjor kombinon elementet e sistemeve tjera ligjore. Prof. dr. Besim BEQAJ 11 Aspektet ligjore në biznes Ndikimet e ligjeve në biznes Ligjet nacionale ndikojnë në të gjitha aktivitetet lokale biznesore Ligjet nacionale ndikojnë në aktivitetet ndërkufitare biznesore Marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare rregullojnë transaksionet ndërkufitare Marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale Ndikimi i legjislacionit në operacione biznesi Rregullat ligjore ndikojnë në aktivitetet ekonomike ditore ose edhe në konkurrentshmërinë afatgjate Prof. dr. Besim BEQAJ 12 Ndikimi i legjislacionit në operacione biznesi Rregullat ligjore ndikojnë në aktivitetet ekonomike ditore ose edhe në konkurrentshmërinë afatgjate Qështjet operacionale përmbajnë: Fillimin e biznesit Nënshkrimin dhe fuqizimin e kontratave Punësimin dhe largimin e punëtorëve nga puna Mbylljen e biznesit Qështjet stratregjike përmbajnë: Sigurinë dhe besimin në produkte dhe shërbime Sjelljen në tregje Origjinën e produkteve Sistemin ligjore Arbitrimin Prof. dr. Besim BEQAJ 13 Mjedisi ligjor dhe politik Shumë ndërmarrje juridike kanë rritur madhësinë e tyre përmes bashkimit me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për klientët e tyre në vend dhe jashtë tij. Ekzistojnë ligje të cilat qeverisin biznesin lokal për ndërmarrjet vendase dhe ato ndërkombëtare, ligje nacionale të cilat qeverisin aktivitetet ndërkufitare, dhe ligje ndërkombëtare të cila qeverisin aktivitetet ndërkufitare. Ambienti legal mund të influencon ndërmarrjet ndërkombëtare në forma të ndryshme; p.sh. me rregullimin e tregtisë dhe investimeve dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale Prof. dr. Besim BEQAJ 14