Prezantimi TVSH - Ministria e Financave

Download Report

Transcript Prezantimi TVSH - Ministria e Financave

Projekt-Ligj
“Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”
Hartuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian
në bashkëpunim me
Drejtorinë e Përgjithshme të Financave
Publike të Francës
Përputhshmëria me Acquis
Për hartimin e këtij projekt-ligji është punuar dhe janë konsultuar
gjerësisht Direktivat e mëposhtme të Bashkimit Evropian.
DE 2006/112/EC of 28 .11.2006 “ Sistemi i përbashkët i TVSH-së”,
amenduar me:
DE 2006/138/EC, 19.12.2006
DE 2007/75/EC, 20.12.2007
DE 2008/8/EC,12.02. 2008
DE 2008/117/EC, 16.12.2008
DE 2009/47/EC, 5.05.2009
DE 2009/69/EC, 25 .06. 2009
DE 2009/162/EC, 22.12.2009
DE 2010/23/EC, 16.03.2010
DE 2010/45/EC, 13.07.2010
DE 2010/88/EC, 07.12.2010, etj
Qëllimi i Ligjit të Ri
Ligji i ri synon që me përcaktimet e tij, të ofrojë një mjedis të
përshtatshëm dhe tërheqës, qëndrueshmëri ligjore dhe fiskale, siguri si
për biznesin vendas dhe investitorët e huaj, me rregulla të
mirëpërcaktuara të cilat sigurojnë:
Njëtrajtshmëri në aplikimin e TVSH-së duke e unifikuar kështu sistemin e
taksimit shqiptar me atë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian;
Konkurencë të drejtë dhe kushte të barabarta, duke eleminuar sa është e
mundur faktorët që cënojne këto kushte;
Stimulimin e qarkullimit të mallrave dhe të shërbimeve duke e bërë
biznesin shqiptar konkurues midis vendeve të zhvilluara.
Ky projekt ligj synon të sigurojë :
Një sistem taksimi që:
– eleminon taksimin e dyfishtë të TVSH-së për transaksionet midis
bizneseve në Shqipëri dhe atyre të vendosura në çdonjërin vend
anëtar të BE-së (parimi destinacionit);
– ndryshon imazhin e administratës tatimore për t’i shërbyer me dinjitet
çdo tatimpaguesi të vogël apo të madh, vendas apo të huaj,
nëpërmjet rritjes së kapaciteteve dhe cilësisë;
– ndryshon mënyrën e të tatuarit nga ajo me anë të një ligji të
ndryshuar më shumë se 30 herë, nga mënyra të tatuari me
udhëzime, urdhëra për shkak të hapësirave/mungesës së
parashikimeve ligjore, në një ligj gjithëpërfshirës që paraqet
qëndrueshmëri e siguri për biznesin.
Krahasimi i strukturës
Struktura e Ligjit ekzistues:
1.
2.
3.
4.
5.
6.
7.
Dispozita të përgjithshme
Personat e tatueshëm
Furnizimi i mallrave e shërbimeve
Vlera e tatueshme dhe shkalla tatimore
Administrimi dhe proçedura
Raste të tjera
Dispozita tranzitore dhe të fundit
Ka gjithsej 7 kapituj dhe 56 nene
Struktura e Ligjit të Ri:
1. Objekti dhe fusha e zbatimit;
2. Personat e tatueshëm;
3. Operacionet e tatueshme
4. Vendi i operacioneve të tatueshme.;
5. Lindja e tatimit, kërkueshmëria;
6. Vlera e tatueshme;
7. Shkalla tatimore;
8. Përjashtimet, furniz me shkallë 0,
9. Zbritshmëria
10. Detyrime të personit të tatueshëm;
11. Regjime të veçanta
12. Dispozita të përgjithshme dhe
kalimtare
Ka gjithsej: 12 kapituj, 31 seksione
4 nenseksione, 160 nene
Ligji i ri:
 Përkufizon dhe trajton në mënyrë të detajuar dhe të pasuruar konceptet
mbi furnizimin e mallrave dhe shërbimeve mbi të cilat zbatohet TVSH-ja,
duke shmangur konfuzionin dhe paqartësitë;
 Vlera e tatueshme përcaktohet sipas «vlerës së tregut» si për mallrat dhe
për shërbimet;
 ndërsa aktualisht çdo mall duhet të shitet «sikur qëllimi të ishte
fitimi»;
 Shmang keqkuptimet dhe paqartësitë lidhur me furnizimin e një aseti
mjaft të rëndësishëm siç është pasuria e patrupëzuar, duke e përkufizuar
atë si një furnizim shërbimi;
Ligji i ri:
 Trajton jo si objekt i aplikimit të TVSH-së mallrat e dhuruara deri në një
vlerë maksimale e cila do të përcaktohet me një akt nënligjor, përfshirë
dhe kur ato dhurohen për qëllime të nxitjes së biznesit;
 Ndryshe nga sa trajtohet aktualisht ku çdo mall i dhuruar pavarësisht
vlerës së tij tatohet me TVSH.
 Redukton kostot e biznesit për fushatat e publicitetit dhe promocionit, pasi
me këtë projektligj nuk kufizohet e drejta për të zbritur TVSH e paguar në
blerje nga biznesi për artikujt promocionale dhe publicitare të nevojshëm
për të nxitur dhe zhvilluar biznesin, ndryshe nga kufizimet e ligjit aktual.
Vendi i furnizimit të mallrave /shërbimeve
• Ligji i ri jep përcaktime mjaft të qarta dhe të munguara aktualisht, lidhur
me vendin e furnizmit të shërbimit, koncept ky shumë i rëndësishëm për
TVSH-në.
• Përcaktohet vendi i furnizimit të gazit natyror nëpërmjet rrjeteve të
shpërndarjes.
• Përcaktohet vendi i furnizmit të shërbimit duke dalluar rastin kur, furnizimi
i shërbimit kryhet nga një person i tatueshëm për një person të
tatueshëm jashtë Shqiperisë (biznes-biznes), me rastin kur furnizimi i
sherbimit kryhet nga një person i tatueshëm për një person të
patatueshëm (biznes – konsumator).
• Detajohet vendi i furnizimit për shërbimet mbi pasurinë e patundshme,
transportin, ngjarjet kulturore, sportive, etj, shërbimet e restorantit, si dhe
shërbimet e furnizuara elektronikisht ndaj personave të patatueshëm.
Përjashtimet nga TVSH në këtë projekt-ligj
janë konceptuar si:
:
 Përjashtim nga TVSH i veprimtarive në interes të përgjithshëm (si
shërbimi postar publik; shërbimi shëndetësor dhe barnat; furnizime nga
OJF për qellime kulturore, sportive, fetare, për kujdesin ndaj fëmijëve, të
rinjve, të moshuarve etj, shërbimi arsimor;
 Përjashtim nga TVSH për mallrat dhe shërbimet e tjera si sigurimet,
shërbimet financiare, pullat postare e të ngjashme, lojrat e fatit, ndërtesa,
toka, qeradhënia etj.
 Sigurimi dhe risigurimi i çdo lloji do të jetë i përjashtuar nga TVSH
• Furnizime me TVSH zero për eksporte mallrash dhe shërbimet
ndërkombetare e të ngjashme me eksportet, furnizimet per organizatat
nderkombetare, diplomatet, NATO-n etj.
Përjashtimet nga TVSH:
 Për të siguruar një taksim të drejtë të TVSH-së, ndryshe nga sa aplikohet
aktualisht, është parashikuar të përjashtohen nga TVSH në shitje mallrat
që:
 janë përdorur për një veprimtari të përjashtuar dhe për këtë qëllim
nuk e kanë kredituar TVSH-në që kanë paguar më parë.
 ato mallra për të cilat tvsh nuk është e lejuar të kreditohet për shkak
të kufizimeve ligjore.
 Me ligjin ekzistues për këto mallra për të cilat TVSH është paguar
njëherë dhe nuk është kredituar, paguhet sërish kur këto mallra shiten.
 Aplikohet për herë të parë dhe konsiderohet si eksport furnizimi i
mallrave të destinuara për t’u transportuar në bagazhin personal të
udhëtarëve;
Përjashtimet nga TVSH:
Gjithashtu në dallim nga ligji ekzistues:
 Nuk kufizohet më e drejta e kreditimit të TVSH-së për furnizimet e
marra nga nënkontraktorët e fasonëve. Kjo TVSH do të jetë e
kreditueshme dhe e rimbursueshme brenda 30 ditëve për
eksportuesit.
 Përfitojnë të drejtën e zbritjes (kreditimit) të TVSH-së operacionet
hidrokarbure, përsa nuk do të trajohen me si të përjashtuara pa te
drejtë kreditimi të TVSH-së.
 Përfitojnë të drejtën e kreditimit të TVSH-së për shpenzimet që
kryejnë subjektet media elekronike dhe e shkruar, përsa reklamat
trajtohen si të tatueshme për qëllime tregtare pavarësisht se nga
kush kryhen (media ose jo), duke balancuar kështu edhe tregun.
E drejta e zbritjes/kreditimit të TVSH:
 Zgjerohet e drejta e kreditimit të TVSH-së në fushën e marrdhënieve
ndërkombëtare, përvec se për eksportet, transportin ndërkombëtar,
furnizimeve per diplomatët, organizmat nderkombëtar, NATO etj, lind
gjithashtu edhe:
 për shërbime ndërkombëtare të cilat kur kryhen në vend I japin
personit të tatueshëm këtë të drejtë.
 Shërbimet ndërkombëtare në ligjin aktual trajtohen si të përjashtuara
pa të drejtë kreditimi të TVSH;
 Në ligjin e ri, rregullimi i kreditimit nëse ndryshon përdorimi i aktivit
shtrihet:
 Për mallrat kapitale të luajtshme, përgjatë 5 vitesh;
 Për mallrat kapitale të paluajtshme, përgjatë 10 vitesh;
(Ne ligjin ekzistues ky afat ka qene 5 vjet per cdo lloj aktivi)
Risi të tjera të projekt-ligjit:
 Nuk do të konsiderohen furnizim në kuptim të këtij ligji dhe nuk do të
cënohet kreditimi i TVSH-së, për daljet jashtë përdorimit të mallrave apo
aktiveve.
 Nuk do të kërkohet përfaqësues tatimor në Shqipëri për personat
jorezident, jo vetën ne rastin kur kanë regjistruar degë në Shqipëri, por
edhe nëse shërbimi është përfituar nga një person i regjistruar në
Shqipëri.
 Parashikohet mundësia e njohjes së kreditimit të TVSH-së kur
tatimpaguesit kalojnë nga subjekte pa TVSH në subjekte me TVSH, dhe
anasjelltas, duke pasur parasysh kriteret për mosdiskriminimin edhe
privilegjimin e pamerituar.
Faturimi
 Integrohen konceptet e faturës elektronike, Notë debiti, Notë krediti.
 Regullohet lëshimi i faturës për furnizimet e shërbimeve financiare të
përjashtuara nga TVSH. Dokumentimi i tyre do të bëhet siç përcaktohet
nga autoritetet që mbikqyrin këto lloj veprimtarish në marrëveshje me
autoritetin tatimor.
 Ofrohet mundësia e një tjetër lehtësie për biznesin, duke parashikuar në
këtë ligj se vlera maksimale e transaksioneve të shitjeve për konsum (jo
për qëllime biznesi) për të cilat kërkohet të lëshohet fatura është mbi
40.000 leke dhe jo mbi 20.000 lekë si në ligjin e vjetër.
Regjimet e veçanta
1. Regjimi i Ndërmarrjeve të vogla.
 Lehtësohet kuptimi dhe zbatimi i këtij regjimi nga tatimpaguesit dhe
administrata, pasi detyrimet, të drejtat, përcaktohen në një seksion më
vete.
 Ofrohet mundësia e zgjedhjes, të kalojë ose jo si subjekt pa TVSH, për
tatimpaguesit, qarkullimi për tvsh-në i të cilëve bie nën kufirin e
përcaktuar, ndryshe nga ligji aktual (e kufizuar).
2. Regjimi i veçantë i kompensimit të prodhuesve bujqësor.
 Fermeret do të pajisen me Nipt, i cili i jep të drejtën të eksportojnë pa
pasur detyrimin për deklarim, duke zgjeruar kështu aktivitetin e tyre.
 është pasuruar lista e produkteve bujqësore edhe me shërbime
bujqësore.
 Kompensimi me 6% ndaj fermerit synon t’i nxisë dhe stimulojë të
prodhojnë dhe tregtojnë produktet e tyre.
Regjimet e veçanta
 Përcaktohen për herë të parë skemat e reja të aplikimit të TVSH-së mbi
marzhin, si :
 Regjimi për agjentët turistikë të udhëtimit.
 Regjim për shitjen e mallrave të dorës së dytë, punëve artistike, artikujve të
koleksionit dhe antikuare.
 Regjimi i ankandeve
 Vlera e tatueshme është Marzhi i cili konsiderohet diferenca ndërmjet
cmimit total që paguan klienti dhe vlerës reale që ka paguar për blerjen e
këtij malli/shërbimi.
 Regjimi i vecantë mbi arin për investim
 Përjashtohet nga TVSH furnizimi dhe importimi i arit për investim,
përfshirë arin për investim të përfaqësuar nga certifikata ari etj.
 Është përcaktuar qartë përkufizimi i “arit për investim” sipas pastërtisë
së arit, formës etj.
Faleminderit!