Politika financiare dhe parashikimi financiar në ndërmarrje
Download
Report
Transcript Politika financiare dhe parashikimi financiar në ndërmarrje
Politika financiare dhe
parashikimi financiar në
ndërmarrje
Mr.Sc. Mirjeta Domniku
Politika financiare është aplikim i shkencës
mbi financat për të arritur qëllimet financiare,
ekonomike dhe të tjera në shoqëri.
Parashikimi financiar është parashikimi i
nevojave për financim afatshkurtër dhe afatgjatë
të ndërmarrjes dhe është pjesë përbërse e
punës së drejtuesit financiar.
Biznesi ka dy objektiva primarë të tij;
Realizimin e profitit
Të mbeturit solvent
Pasqyrat financiare janë raporte që u
lejojnë palëve të interesuara që të
vlerësojnë profitabilitetin dhe solventitetin
e tyre.
Kontabiliteti bën regjistrimin e të gjitha
transaksioneve përfshirë të gjitha
aktivitetet e firmës.
Aktivitetet kryesore të firmës janë:
aktiviteti financues
aktiviteti investues
aktiviteti operues
Për aktivitetin financues d.m.th.
organizata në mënyrë që të fillojë dhe ti
realizojë planet e saja, p.sh. të blejë tokë,
të ndërtojë objekte, të furnizohet me
produkte, etj., duhet të ketë një aktivitet
financues paraprakisht që nënkupton
sigurimin e mjeteve financiare qoftë nga
mjetet vetanake ose të jashtme.
Aktiviteti investues nënkupton
deponimin dhe shfrytëzimin e mjeteve
financiare në asetet fizike të firmës, p.sh.
sigurimi i 10.000€ për të investuar në një
mjet transportues të ri, ose sigurimi i
2.000€ për tu investuar në pajisje të re të
punës, etj.
Aktiviteti operues nënkupton
shfrytëzimin e burimeve të firmës për
prodhim, hulumtim, distribuim, etj
Dy përbërësit kryesorë të aktivitetit
operues janë të hyrat nga shitja dhe
kostoja e prodhimit ose shpenzimet.
Pasqyrat kryesore financiare të
kontabilitetit janë:
bilanci i gjendjes
pasqyra e të ardhurave
pasqyra e rrjedhës së parasë
pasqyra e ndryshimit në kapitalin
pronarit
Bilanci i gjendjes paraqet pozitën
financiare të një biznesi në një moment të
caktuar. Bilanci i gjendjes përbëhet nga dy
anët e tij, dhe atë prej anës aktive dhe
prej anës pasive. Në vijim do e marrim një
shembull të bilancit të gjendjes të firmës
“Biznesi”:
AKTIVA
PASIVA
Nr. Përshkrimi
Shuma
Nr.
Përshkrimi
Shuma
1
Mjetet kryesore
10000
1
Kredia bankare
5000
2
Paratë
5000
2
Llogaritë e pagueshme
6000
3
Malli
8000
3
Obligimet e tjera
3000
4
Toka
25000
4
Pagat
5000
5
Ndërtesat
50000
5
Kapitali
106000
6
Llogaritë e
arkëtueshme
4000
7
Licenca e punës
1000
8
E drejta autoriale
2000
9
Xhirollogaria
20000
125000
Σ
Σ
125000
Pasqyra e të ardhurave
Mbështet aktivitetin operues të firmës. Në
pasqyrën e të ardhurave regjistrohen të
gjitha të hyrat nga shitja dhe zbriten të
gjitha shpenzimet për një periudhë të
caktuar kohore, p.sh. për një muaj. Në
vijim do e marrim një shembull të
pasqyrës të të ardhurave të ndërmarrjes
“Biznesi”.
Të hyrat nga shitja e produkteve ushqimore ..................12.000€
Të hyrat nga shitja e produkteve të tekstilit .....................8.000€
Të hyrat nga shitja e shërbimeve të autolarjes ............... 2.000€
Kostoja dhe shpenzimet e produkteve ushqimore ..........10.000€
Kostoja dhe shpenzimet e produkteve të tekstilit ............ 5.000€
. dhe shpenzimet e shërbimit të autolarjes .......... 1.500€
Kostoja
Profiti bruto ....................................................................5.500€
Pasqyra e rrjedhës së parasë
Raporton rrjedhën e parasë për aktivitetin;
financues, investues dhe operues, dhe
përshkruan burimin dhe shfrytëzimin e
parave për të hyrat dhe shpenzimet për
një periudhë të caktuar kohore
. Në vijim do e paraqesim pasqyrën
rrjedhës së parasë së ndërmarrjes
“Biznesi”:
Paratë e pranuara nga klientët .....................................3.000€
Paratë e paguara për shpenzimet produkteve ............. 2.500€
Neto vlera e parave të arkëtuara nga aktiviteti operu ... 500€
Blerja e pajisjeve ....................................................... 12.000€
Neto vlera e parave e shfrytëzuara për akti. investu 12.000€
Financimet nga pronarët ............................................25.000€
Tërheqjet nga pronarët .................................................5.000€
Neto vlera e parave nga aktiviteti financues .............. 20.000€
Neto rritja e vlerës sa parave ....................................... 8.500€
Bilanci i parave të gatshme, 1 Dhjetor 2009 .................. 0€
Bilanci i parave të gatshme, 31 Dhjetor 2009 ............. 8.500€
Pasqyra e ndryshimit në
kapitalin e pronarit
Raporton ndryshimet në kapitalin e
pronarit përgjatë një periudhë të caktuar
kohore, p.sh. brenda një muaji.
Në vijim do e paraqesim një shembull të
pasqyrës së ndryshimit të kapitalit të
pronarit ndërmarrjes “Biznesi”:
Kapitali i pronarit 1 dhjetor 2009……………......................
0€
Investimet e pronarit ....................................................... 30.000€
Të hyrat .......................................................................... 5.500€
_______________________________________________________
Tërheqjet e pronarit ........................................................ 1.000€
Kapitali i pronarit 31 dhjetor 2009 ................................ 34.500€
http://menaxhmentfinanciar.webs.com