shkarko.. - Agim Binaj

Download Report

Transcript shkarko.. - Agim Binaj

Prof.As.Dr.Agim BINAJ
Dhenia e llogarise. Ndertimi I bilancit dhe pasqyrat
financiare
a- Perzgjedhja dhe ndryshimi i procedurave kontabel;
Ndryshimi ne procedurat e kontabilitetit; llogaritjet kontabile
dhe ndryshimet e tyre; Korrigjimi i gabimeve kontabile,
ngjarjet pas dates se mbylljes se bilancit.
Në vëmëndje për studentët.
Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit
Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua
tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm
për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam
treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për
pyetje të ndryshme.
Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka
asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se
kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht),
gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën
e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në
kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo
është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është
mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar
shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni
me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila
është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me
zgjuarsi.
Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme
për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet
tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë
për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës
kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni
shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa
të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar
për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë
është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga
kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri,
ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit.
Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të
mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë
mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të
kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve
shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në
ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët
dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë
një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin
informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe
në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të
kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni
se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju
do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni
nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.
Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë.
Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat,
pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens
humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të
dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i
përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si
pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret
pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të
dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do
tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të
thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të
përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky
është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo
mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta
për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të
klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj
të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që
të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të
tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të
bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund
të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë
për ju.
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni.
Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në
rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të
pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të
treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet
e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë
pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë
pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson.
Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk
duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret
pedagogu në të vërtetë.
Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të
përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju
duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe
pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i
rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni
mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi
ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të
zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të
merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa
ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që
ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të
njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse
pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi
atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo
gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që
është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.
Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është
një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica
e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për
ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë
mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të
kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej
jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me
pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu
është qënie njerëzore.
Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të
pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit
me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni
vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga
synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në
klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani
mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse
mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të
mësoni, ju mund ta bëni atë.
Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket
më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të
kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani
mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë,
megjithëse janë të vështira.
Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë
jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e
zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi
profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të
mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.

ORGANIZIMI I KËTSAJ TEME
DHËNIA E LLOGARISË, BILANCI DHE
PASQYRAT FINANCIARE
Përzgjedhja dhe ndryshimi
i politikave kontabël
Përzgjedhja e politikave
kontabël
Ndryshimet në politikat
kontabile
Çmuarja kontabile
Ndryshimi i çmuarjes
kontabile
Korigjimi i gabimeve
Ngjarjet pas datës së
mbylljes së bilancit
Përzgjedhja dhe ndryshimi i proçedurave kontabile.
Përzgjedhja e proçedurave kontabile.
Në përputhje me standartet kontabile në Shqipëri, proçedurat kontabile
që zbatohen për përgatitjen e bilancit dhe pasqyrave financiare duhet
të jenë në përputhje me parimet bazë të përshkruara në Ligjin “Për
kontabilitetin” Nr. 9228, të nxjerrë në prill 2004 dhe standartet e
miratuara nga Këshilli Kombëtar I Kontabilitetit. Në fushat ku
Standartet e Kontabilitetit lejojnë zgjedhjen mes një sërë alternativash
të proçedurave kontabile (p.sh metodën hyrje e parë, dalje e parë dhe
metodën e kostos mesatare të ponderuar për kontabilizimin e
inventarëve), proçedurat e zbatuara do të shpjegohen në shënimet e
bilancit dhe pasqyrave financiare.
Në fushat ku Standartet e Kontabilitetit nuk specifikojnë një
proçedur të caktuar kontabile, por kjo fushë është rregulluar nga një
Standart Ndërkombtar Kontabiliteti(SNRF), këshillohet që të përdoret si
bazë proçedura e përshkruar në këtë standart.Megjithatë, zbatimi me
përzgjedhje i kërkesave të SKK dhe SNRF, është i ndaluar.
Nëse ka fusha specifike ku proçedurat kontabile nuk janë rrgulluar as
në bazë të SKK as në bazë të SNRF, njësia ekonomike do të
adaptojë proçedurat e përshtatshme për të në bazë të:
Praktikës ndërkombëtare në fushën specifike;
Përkufizimimeve të aktiveve, detyrimeve, kapitalit, të ardhurave
dhe shpenzimeve.
2.2 Ndryshimet në proçedurat e kontabilitetit.
Një proçedur kontabile pasi përzgjidhet duhet të zbatohet në mënyrë
të qëndrushme vit pas viti.
Ajo mund të ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme:
1.
Ndryshimi i një proçedure kontabile kërkohet nga një Standart
Kontabiliteti i ri ose i rishikuar ose nga Ligji “Për kontabilitetin”;
ose
2.
Proçedura e re kontabile mundëson një paraqitje më objektive të
gjendjes financiare të njësisë ekonomike.
Ndryshimi në proçedurat kontabile do të zbatohet përveç rasteve kur:
1. Ky ndryshimi ka ardhur nga një standart i ri kontabiliteti dhe ky
standart përcakton dispozita të tjera për kalimin në metodën e re; ose
2. Efekti i ndryshimit në proçedurat kontabile në periudhat shtrimore të
mëparshme nuk mund të vlersohet me besueshmëri.
Këto ndryshime zakonisht zbatohet, kur proçedura e re të ishte zbatuar
gjithnjë. Informacioni krahasues i periudhave ushtrimore të mëparshme
rishikohet në mënyrë të tillë që ai të jetë në përputhje me proçedurën e re
kontabile. Teprica çeljes së fitimeve të pashpërndara rregullohet me qëllim
që ajo të reflektojë ndryshimet për një ose më shumë periudha
ushtrimore të mëparshme.
Shembull: Ndyshimi i proçedurave kontabile.
Si rredhoje e hyrjes në zbatim të një Standarti të ri të Këshillit Kombëtar
të Kontabilitetit, për njësitë ekonomike që hartojnë bilanc dhe pasqyra
fianciare të pakonsoliduara, kontabilizimi do të ndryshojë që nga
01.01.2008. Kontabilizimi i bërë deri në 31.12.2007 me metodën e
kapitalit(Kosto), mbas kësaj date do të kontabilizohen në bazë të
Vleres.Dmth. Sa vlene ne kushtet e tregut.
Meqënëse standarti i rishikuar nuk specifikon dispozita të veçanta për
zbatimin e procedurës së re, ndryshimi në proçedurat kontabile do të
zbatohet siç kërkohet nga standarti i kontabilitetit. Kjo do të thotë që të
dhënat krahasuese për 2006 të paraqituara në bilanc dhe pasqyrat
financiare të 2007 (investimet,fitimi/humbja etj.) do të rregullohen sikur
njësitë e kontrolluara të ishin paraqitur gjithnjë me kosto.
Teprica e fitimeve të pashpërndara në pasqyrën e ndryshimeve të kapitalit,
rregullohet duke ndryshuar tepricën e çljes së perudhës ushtrimore më të
hershme të paraqitur në bilanc dhe pasqyrat financiare për të reflektuar
ndryshimet që i përkasin periudhave edhe më të hershme ushtrimore.
Standartet e kontabilitetit të caktuara mund të lejojnë zbatimin e një
proçedure të re kontabël në përspektivë,pa rregullimin e
informacionit krahasues.
Kur është praktikisht e pamundur të përcaktohen me besueshmëri efektet e
ndryshimit të një proçedure kontabile mbi informacionin krahasues për
ushtrime të mëparshme (duke përfshirë ndikimet mbi tepricat e çeljes së
ushtrimit të mëparshëm), proçedura e re kontabile do të zbatohet deri në
fillimin e periudhës së raportimit.Kontabilizimi i efektit nga ushtrime të
mëparshme do të realizohet si një rregullim i çeljes së fitimeve të
pashpërndara.
2.3.Përllogaritjet kontabile dhe ndryshimet e tyre.
Disa të dhëna financiare të paraqitura në bilanc dhe pasqyrat financiare
bazohen në përllogaritje të bëra nga drejtuesit dhe jo vetëm në fakte të
vëzhguara në mënyrë objektive.
Shembuj të zbatimit të përllogaritjeve kontabile janë:
Përllogaritjet e provizioneve për kërkesat për t`u arkëtuar dhe inventarët;
Përllogaritjet e jetës së dobishme të AAM dhe AAJM si dhe përcaktimi i
normave përkatëse të amortizimit;
Krijimi i provizioneve për shitjet me garanci ose për mbulimin e kostove që
lidhen me procedurat gjyqësore në proçes.
Përllogaritjet realiste luajnë një rol të rëndësishëm në përgatitjen bilancit
dhe pasqyrave financiare. Në përllogaritjet kontabël, drejtusit e njësisë
ekonomike duhet të marrin parasysh të gjithë faktet e njohura prej tyre,
që mund të kenë ndikim mbi informacionin e raportuar në bilanc dhe
pasqyrat fianciare si rredhojë e përllogaritjve. P.sh.në njohjen e një
provizioni për të mbuluar kostot e mundshme që lidhen me proceduart
gjyqësore në proçes, drejtusit e njësisë ekonomike duhet të marrë në
konsideratë të gjitha faktet që lidhen me procesin (duke përfshirë dhe
ato që dalin në pah pas datës së mbylljes së bilancit të vitit ushtrimor),
dhe që mund të ndikojnë në ecurinë e tij dhe shumat që lidhen me të.
Ndonëse pritet që disa përllogaritje kontabile do të rezultojnë të pasakta,
drejtusit e njësisë ekonomike duhet të bëjë përllogaritje më të mira të
mundshme në bazë të njohurive që ata kanë. Kur dalin në pah fakte të
reja,përllogaritjet e bëra më parë duhet të ndryshohen.
2.4.Ndyshimet në përllogaritjet kontabile.
Ndryshimet në përllogaritjet kontabile do të njihen gjatë periudhës
ushtrimore kur ato kanë ndodhur.
Shembull 1:
Pajisjet e prodhimit me kosto prej 100.000 lekësh pasqyrohen në
bilancin e njësisë ekonomike. Jeta e dobishme e tyre është përllogaritur
fillimisht si 20 vjet (amortizimi prej 5.000 lekësh në vit). Pas pesë viteve
të para të përdorimit vlera kontabël e pajisjes është 75.000 lekë.Pas
vlerësimit të kushteve teknike të pajisjes dhe zhvillimeve të ndodhura në
treg, u arrit në përfundimin se jeta e dobishme e mbetur e pajisjes është
dhe 10 vjet të tjera. Efektet pasqyrohen ne llogarit e rezultatit te fitimit te
pashperndar.
Shembull 2:
Në datën 31.12.200X njësi ekonomike”X” rezulton me një çështje ligjore të
pambyllur. Gjatë këshillimit me avokatë, bëhet e ditur se kostot në lidhje me
çështjen ligjore do të jenë rreth 1-2 milionë lekë. Drejtuesit e njëisë ekonomike
njohin një provizion në shumën prej 1.5 milionë lekësh.
Veprimi kontabël.
Nr. llog
Ditari
Emërtimi i llogarive
Debiti
68
Shpenzime të lidhura me provizionet
1.500.000
15
Provizioni
Krediti
1.500.000
Në datën 31.12.200X+1 (viti pasardhës) njësia ekonomike ende nuk e ka
mbyllur çështjen ligjore, por në kohën e përgatitjes së bilancit dhe pasqyrave
financiare është konstatohet se kostot aktuale do të jenë 1 milon lekë.
Regjistrimi kontabël në përgatitjen e raportit të 200X+1 do të jetë:
Ditari
Nr. llog
Emërtimi i llogarive
Debiti
Krediti
15
Provizioni
78
Rimarje Provizioni
500.000
500.000
Meqënëse përllogaritjet nga drejtuesit kanë ndryshuar dhe është e vështirë të
dallohet nga ka ardhur ndryshimi, të dhënat krahasuese në ushtrimin kontabël
të mëparshëm nuk do të ndryshojnë, pavarësisht nga fakti se përllogaritjet në
lidhje me provizionin ishin të pasakta.Rregullimi do të bëhet në vitin ushtrimor
të pambyllur dhe jo në vitin e mëparshëm.Siç shihet dhe në veprimin kontabël
të mësipërm rregullimi është bërë në vitin pasardhës ushtrimor(pra, vitin
ushtrimor të pa mbyllur).
2.5 Korrigjimi i gabimeve kontabile.
Gabimet janë mosraportime ose deklarime të gabuara në bilanc dhe pasqyrat
financiare të një ose më shumë periudhave ushtrimore, të cilat vijnë nga mos
përdorimi ose keqpërdorimi i informacionit në dispozicion të drejtusit gjatë
përgatitjes së tyre.
P.sh, një gabim mund të shkaktohet nga një prishje e sistemit kompjuterik,
aplikimi i pasaktë i proçedurave kontabile, mashtrim, keqinterpretim ose
pakujdesi e informacionit.
Gabimet vijnë dhe nga ndryshimet në përllogaritjet kontabile. Ndryshimet në
përllogaritjet kontabile bazohen në informacion të mjaftueshëm, të besueshëm,
ndryshimin e tij gjatë kohës dhe jo në keqpërdorimin e tij.Gabimi
karakterizohet dhe nga fakti që,ndonëse drejtuesit kishin informacion të
mjaftueshëm dhe të besueshëm për përgatitjen e bilancit dhe pasqyrave
financiare të sakta , ky informacion nuk përdoret saktësisht.
Gabimet e karakterit material të periudhave ushtrimore të mëparshëm
do të korrigjohen sipas mënyrave të mëposhtme:
Shuma e korrigjimit të një gabimi material që lidhet
me ushtrimet e mëparshme kontabël duhet të
raportohet duke rregulluar tepricën e çeljes së
fitimive të pashpërndara. Informacioni krahasues duhet të
rideklarohet, nëse është paraprakisht e mundshme; ose
Korrigjimi i gabimit material përfshihet në përcaktimin e fitimit ose
humbjes neto në perudhën ushtrimore aktuale. Megjithatë, informacioni
shtesë do të jepet për të treguar fitimin ose humbjen neto të ushtrimit
aktual dhe të ndonjë prej periudhave të mëparshme të paraqitura sikur
gabimi material të ishte korrigjuar në periudhën ushtrimore kur ai ka
ndodhur
Gabimet jomateriale duhet të korrigjohen në periudhë ushtrimore
aktuale.
Shembull 1:
Pas nënshkrimit të bilancit dhe pasqyrave financiare të 2007, drejtuesit e
një njësie ekonomike zbulon që para fundit të vitit janë vjedhur nga
depoja mallra që kapin shumën 10.000 lekë.Bilanci dhe pasqyrat
financiare të 2007 nuk e kishin raportuar këtë fakt. Meqënëse ky është
një gabim jomaterial nga këndvështrimi i bilancit dhe pasqyrave
financiare, informacioni krahasues për 2007 nuk do të ndryshojë,por
efekti i vjedhjes njihet si shpenzim në pasqyrat financiare të vitit 2008.
Shembull 2:
Në vjeshtën e 2007 mësohet se një anëtar i ekipit drejtues ka nënshkruar
në mënyrë të fshehtë një marrëveshje e cila i ka shkaktuar njësisë një
humbje prej 10 milion lekësh. Anëtarët e tjerë të ekipit drejtues si dhe
audituesi, nuk kishin dijeni për këtë marrëveshje, kështu që efekti i saj nuk
u raportua në raportin vjetor të 2006. Meqënëse ky ishte një gabim material
nga këndvështrimi i kësaj njësie ekonomike,informacioni krahasues për 2006
do të korrigjohet në bilanc dhe pasqyrat financiare të 2007 dhe arsyet për
këtë korrigjim do të shpjegohen në shënimet e bilancit dhe pasqyrave
financiare.
2.6 Ngjarjet pas datës së mbylljes së bilancit.
Kontabilizimi i ngjarjeve që ndodhin pas datës së bilancit dhe pasqyrave
finanicare,por para datës kur ato autorizohen për t`u publikuar, varen nga
fakti nëse këto ngjarje janë të tilla që kërkojnë rregullim ose jo.
Ngjarja pas datës së mbylljes së bilancit, për të cilën duhet të bëhen
rregullime, është një ngjarje që evidenton kushte të ekzistuara në datën e
bilancit. Efekti i ngjarjeve për të cilat bëhen rregullime do të regjistrohen në
bilanc dhe në pasqyrën e të ardhurave për vitin ushtrimor që mbyllet.
Shembull i një ngjarje për të cilën bëhen rregullime është shitja e inventarit
pas datës së mbylljes së bilancit me një çmim më të ulët se kostoja e tij.Ky
informacion mbi faktin se vlera e tyre e realizueshme neto në datën e
mbylljes së bilancit ishte në të vërtetë më e ulët se vlera e tyre
kontabël,shërben që zvogëlohet në bilanc vlera e inventarit.
 Ngjarjet për të cilat nuk duhet të bëhen rregullime janë ngjarjet që nuk
japin informacion mbi kushte që kanë ekzistuar në datën e mbylljes së
bilancit. Efekti i ngjarjeve për të cilat nuk bëhen rregullime,nuk do të
regjistrohet në bilanc dhe në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve
për vitin që mbyllet, por do të shpjegohet në shënime nëse ato janë
materiale.
 Shembull i një ngjarje për të cilën nuk bëhen rregullime është një zjarr i
cili ka rënë pas datës së mbylljes së bilancit, si rrjedhojë janë
shkatërruar pajisjet e prodhimit. Ndonëse në datën e përgatitjes së
bilancit dhe pasqyrave financiare dihej që pajisjet e prodhimit ishin
shkatërruar, ato nuk zvogëlohen në vlerë, por efekti i zjarrit mbi to
shpjegohet në shënimet që u bashkalidhen këtyre dokumenteve.
 Shembull:
 Në janar 200X+1,u hap një proces gjyqësor ndaj një njësie ekonomike
në lidhje me një shkelje të ligjit në dhjetor 200X, si rrjedhojë e të cilit
njësia duhet të paguajë një gjobë prej 2.000.000 lekë (viti financiar i
njësisë ekonomike mbyllet më 31.12.200X).Meqënëse shkelja e ligjit që
çoi në hapjen e procesit gjyqësor ka ndodhur para datës së mbylljes së
bilancit (data e konstatimit), kjo është një ngjarje për të cilën
duhet të bëhen rregullime dhe një shumë e parashikuar për gjobën do të
njihet në bilancin e vitit që mbyllet, pavarësisht nga fakti që procesi
gjyqësor ka filluar pas datës së mbylljes së bilancit.
 Pra njësia ekonomike do të krijojë një provizon duke rënduar shpenizmet
për pasojat që mund të ketë nga humbja e gjyqit.
Veprimi kontabël:
Nr. llog
68
15
Ditari
Emërtimi i llogarive
Provizione (Shpenzim)
Provizione për shpenzim
Debiti
Krediti
2.000.000
2.000.000
Për efektin e procesit gjyqësor
Nëse shkelja e ligjit do të kishte ndodhur në janar, do të kishim të bënim me
një ngjarje të cilën nuk duhet të bëheshin rregullime dhe provizioni i
mundshëm nuk do të ishte regjistruar. Proçedurat gjyqësore do të
shpjegoheshin në shënime si një ngjarje e ndodhur pas datës së mbylljes së
bilancit nëse efekti i saj është material.