Transcript File
AMBIENTI EKONOMIK
Prof. dr. Besim BEQAJ
Prof. dr. Besim BEQAJ
1
AMBIENTI EKONOMIK
Kuptimi i ambientit ekonomik dhe
tregut ndërkombëtar i ndihmon
menaxherët të parashohin
trendet dhe ngjarjet të cilat mund
të ndikojnë në zhvillimin e
biznesit të tyre në të ardhmen.
Prof. dr. Besim BEQAJ
2
AMBIENTI EKONOMIK
Liria ekonomike është shkalla deri
në të cilën qeveritë intervenojnë në
aktivitetet ekonomike. Sistemet
ekonomike determinojnë se kush
është pronar dhe kush kontrollon
resurset. Në ekonominë e tregut
prona private është ajo që mbizotron,
ndërsa në ekonomitë e planifikuara
qeveria kontrollon dhe ka në pronë
resurset.
Prof. dr. Besim BEQAJ
3
AMBIENTI EKONOMIK
Krizat ekonomike aziatike dhe dalja
nga ajo u kushtëzua me reformat në
filozofinë afariste në drejtim të
ekonomisë së tregut.
Inflacioni ku çmimet rriten ndërsa vlera e
parasë bie mund të sjellë vendin në situatë
jokonkurente. Rezultat i kësaj janë kamatat
e larta të kapitalit të cilat ulin zhvillimin dhe
rritjen ekonomike. Kjo shkakton
mosbesimin në qeveritë dhe në pragramet
e tyre.
Prof. dr. Besim BEQAJ
4
TREGJET FINANCIARE
NDËRKOMBËTARE
Prof. dr. Besim BEQAJ
Prof. dr. Besim BEQAJ
5
TREGJET FINANCIARE NDËRKOMBËTARE
Dallimi kryesor i këmbimeve vendore dhe
atyre ndërkombëtare qëndron në atë se ne
këmbimet vendore përdoret valuta
vendore, ndërsa në ato ndërkombëtare
përdorën shumë valuta dhe kjo paraqet një
komplikim në transakcionet bankare në
biznesin ndërkombëtar.
Këmbimet e jashtme paraqesin
denominimin e valutës së në vendi në
një njesi monetare të një vendi tjetër.
Tarifa këmbimore është çmimi i një
njesie monetare.
Prof. dr. Besim BEQAJ
6
TREGJET FINANCIARE NDËRKOMBËTARE
Subjektet kryesore në tregun e
monedhave të huaja janë:
Korporatat
Qeveritë
Bankat, firmat e vogla dhe individët
Tregu i këmbimeve të jashtme është i
ndarë në “over the counter” apo
përmes sporteleve dhe në tregun
e këmbimeve tregtare.
Prof. dr. Besim BEQAJ
7
TREGJET FINANCIARE NDËRKOMBËTARE
Tregu tgradicional i këmbimeve të huaja është i
përberë prej:
SPOT TREGU (Treg i çastit) treg me pagesë e
lëvrim të atypëratyshëm, quhet edhe tregu me
pagesë në të holla. Ky treg kërkon transakcione të
cilat kryhen menjëherë ose brenda dy ditësh.
TREGU FORWARD (Treg për lëvrime të ardhshme)
paraqet tregun ku tregtimi behët përmes pajtimit të
sotëm për çmimin, por me një lëvrim të ardhshëm .
Kërkon transakcione të cilat kryhen pas tri apo më
shumë ditësh me një vlerë të caktuar valutore.
TREGU SWAP (tregu i kundërkëmbimeve) paraqet
shitje blerje të menjëhershme por me data të lëvrimit
të ndryshme. Haset në tregun e valutave ku palët
pajtohen sot për kursin e këmbimit, ndërsa lëvrimin e
realizojnë në një datë të ardhshme.
Prof. dr. Besim BEQAJ
8
TREGJET FINANCIARE NDËRKOMBËTARE
ZHVILLIMET NË TREGUN E VALUTËS
“Option” (opcionet) jep të drejtën për të blerë ose shitur
monedhën me një çmim në afat të përcaktuar. Dallimi me
tregun Forward është se ai me kontratë detyrohet të blejë
ose të shesë.
“Future” në koncept është më i ngjashëm me Forward,
mirëpo future paraqet kufirin me të ulët të transakcionit.
EUROTREGJET
Termi eurotreg paraqet tregun e monedhave dhe kapitalit në
të cilin transakcionet shprehen në monedhë të ndryshme nga
ajo e vendit në të cilin kryhen ato. Psh. Eurodollari.
Euromonedha është valutë e depozituar nga një individ,
subjekt biznesi dhe Qeveri në bankë jashtë vendit të tyre, që
quhen eurobanka.
Eurobondi është instrument detyrimi afat mesëm e afatgjatë,
që emetohet nga firma të mëdha huamarrëse, përgjithësisht
korporata amerikane që tregtohen në tregun europian.
Prof. dr. Besim BEQAJ
9
TREGJET FINANCIARE NDËRKOMBËTARE
Këmbimi i përafërt tregtar ndërkombëtar brenda një
dite është përafërsisht 1.5 mlrd. Dollarë. Dollari
Amerikan është valuta me e tregtuar në botë
(përafërsisht 87 % të operacioneve bankare). Londra
është tregu kryesor i këmbimeve të huaja në botë.
Një valutë është konvertibile atëherë kur ajo mund të
këmbehet lirshëm me valuta të tjera. Valuta është
jokonvertibile atëher kur ajo nuk mund të kembehet
lirshëm me valuta të tjera.
Nese valuta konvertibile pritet që të forcohet në të
ardhmen, atëher valuta shitet me një premi me të
lartë, mirëpo nese ajo pritet të bie shitet me një
diskont të caktuar.
Prof. dr. Besim BEQAJ
10
TREGJET FINANCIARE NDËRKOMBËTARE
DETERMINIMI I KURSEVE KËMBIMORE
FMN (1943) promovon bashkëpunimin monetar
ndërkombëtar, ndihmon zgjerimin dhe
balancimin e rritjës së tregtisë ndërkombëtare,
promovon stabilitetin ekëmbimit valutor, thellon
sistemin multilateral të pagesave dhe mundëson
përdorimin e resurseve të ndryshme në tregun
ndërkombëtar.
SDR (Special Drawing Rights), e drejta për
terheqje speciale është themeluar në vitin 1969, me
qëllim të rritjës së rezervave ndërkombëtare.
Tregu i Zi nganjeherë është me indikativ për kërkesën
dhe ofertën se vetë niveli i këmbimit zyrtar.
Prof. dr. Besim BEQAJ
11
TREGJET FINANCIARE NDËRKOMBËTARE
Banka qendrore dhe ato komerciale zyrtarizojnë
këmbimet valutore.
Banka për marrëveshje ndërkombëtare (BIS) ka selinë në
Zvicërr dhe vepron si bankë qendrore e bankave nacionale.
Faktorët ndikues në determinimin e kursit këmbimor janë:
pariteti i fuqisë blerëse,
dallimet në kamata,
besueshmëria në aftësitë qeveritare për të menaxhuar
ambientin politik dhe ekonomik, si dhe
faktorë tjerë të cilët rezultojnë nga raportet tregtare.
Marketing
Prodhim
Financa
Këmbimet valutore mund të ndikojnë në vendimmarrjen e
biznesit në tri fusha kryesore:
Prof. dr. Besim BEQAJ
12