E-Business Strategies

Download Report

Transcript E-Business Strategies

Ligjerata 4
USHT - Fakulteti Ekonomik
Fisnik Dalipi, MSc
Koncepti i Strategjisë
 ...kahja dhe shtrirja e organizatës në afat më të gjatë, që
ndikon në arritjen e përparësive të organizatës nëpërmjet
konfigurimit të resurseve në kuadër të një mjedisi të
ndryshueshëm të nevojave të tregut dhe përmbushjes së
pritjeve të aksionerëve – Gerry Johnson dhe Kevan Scholes
 ...determinimi i qëllimeve dhe objektivave afat gjata të një
kompanie, dhe miratimi i veprimeve dhe alocimi i resurseve të
nevojshme për ti realizuar ato qëllime/objektiva – Alfred
Chandler nga Universiteti i Harvardit
Koncepti i Strategjisë
 ...kërkimi/ndërtimi i paramenduar i planit biznesor që
do të zhvillojë përparësinë e konkurencës afariste –
Bruce Henderson nga Boston Consulting Group
 ...fokusi i fuqishëm në profit dhe jo vetëm në rritje,
aftësia për definimin unik të vlerave/të mirave në treg,
dhe gatishmëria për shkëmbim tregtar edhe në situata
jo shumë të sigurta – Michael Porter nga Universiteti i
Harvardit
Koncepti i Strategjisë
 Strategjia ka të bëjë me orientimin afat-gjatë të firmës
 Strategjia përfshin planin e përgjithshëm për
shpërndarjen e resurseve të firmës
 Strategjia nënkupton gatishmëri për shkëmbime, të
zgjedhësh nga disa drejtimet dhe mënyrat e
shpërndarjes së resurseve
 Strategjia nënkupton arritje të pozicionimit unik vis-avis klientëve
 Qëllimi kryesor i strategjisë është arritja e përparësisë
së qendrueshme të konkurencës ndaj rivalëve dhe
kështu të mundësohet profit i përhershëm
Strategjia kundrejt Taktikës
 Taktikat janë me orientim afat-shkurtër, ato janë
skema për veprime individuale apo specifike që nuk
janë detyrimisht të ndërlidhura ndërmjet tyre
 Mund të planifikohen intuitivisht pasi kanë
kompleksitet të kufizuar dhe nuk i ndikojnë të gjithë
njësitë tjera të firmës
 Si shembull të taktikës
kampanja e
marketingut
 Tek strategjia intuita është e pamjaftueshme, nevojitet
konzistencë
Strategjia kundrejt Teknologjisë
 Është vërtetuar se rëndësia e madhe teknologjisë e
zvogëlon nevojën për strategji të qartë
 Teknologjia nuk është, dhe nuk mund të jetë,
zëvendësuese për strategjinë
 Teknologjia ndihmon në realizimin e strategjisë
 Psh. Strategjia e Facebook mbetet krijimi i rrjeteve të
komuniteteve, inicimi apo ftimi në bashkëkomunikim,
shpërndarja e informatave etj.
 Por a do realizohej kjo pa ndihmën e teknologjisë??!!!!
Nivelet e Strategjisë
 Niveli i korporatës/firmës – ka të bëjë me qëllimin dhe
shtrirjen e përgjitshme të firmës; adreson çështje si të
alocohen resurset ndërmjet njësive biznesore,
bashkimi apo blerja e kompanive tjera, aleancat,
zgjedhja e kanaleve të tregtisë (psh Interneti si kanal)
 Niveli i njësisë biznesore – ka të bëjë me mënyrën e
garimit në tregjet individuale, këtu përfshihen analiza
industriale, pozicionimi në treg, dhe krijimi i të
mirave apo produkteve
 Dell ka njësi të veçanta biznesore për klientët, sektorin
publik
Nivelet e Strategjisë
 Strategjia operacionale – si të implementohet apo
vihet në funksion strategjia e njësisë biznesore sa u
përket resurseve, proceseve, dhe njerëzve; psh
dizajnimi i veb sajtit, logjistika etj.
Nivelet e Strategjisë Biznesore
Niveli i
firmës
Niveli i njësisë
biznesore
Strategjia
operacionale
Korporata
Njësia A Njësia B Njësia C
Prodhimi
Etj.
Strategjia e E-biznesit
 Në mënyrë që potencialet të teknologjive të reja të mundet të
shfrytëzohen në mënyrë të gjithëanshëme, është i nevojshëm një
veprim strategjik gjatë planifikimit dhe implementimit/realizimit të EBusiness-it.
 Si pyetje kyçe që parashtrohet është ajo se : cilat qëllime konkuruese
një ndërmarje nëpërmjet aplikimit të teknologjive dhe mediumeve të
reja në të ardhmën dëshiron t’i realizon?
 Dy konceptet strategjike më të njohura janë
1.Market-Based View (MBV)-bazohet në punimet ekonomike të
cilat nisen nga pikpamja se struktura e tregut përcakton sjelljen
strategjike të ndërmarjes, kurse kjo nga ana tjetër përcakton
arritjet/rezultatet e ndërmarjes
2.Resource-Based View (RBV)- ka të bëjë me pyetjen se: në bazë të
cilave resurse ndërmarja mundet të arrij një përparsi konkuruese të
qëndrueshme (Sustained Competitive Advantage)
1.Market-Based View
 Market-Based View (MBV)- në ekonominë digjitale
-kufit e bransheve në ekonomin digjitale janë
gjithnjë e më rallë statike, dhe pjesërisht
transformohen ashpër dhe shpejt
- nëpërmjet aplikimit të e-biznesit redukohet/ulet
niveli i barierave hyrëse në branshat ekzistuese
- E-biznesi e posaqërisht e- komerci sjell deri te
zhvendosja e forcës në konsumatorët
- shkaku i konvergjencës të bransheve rritet
rreziku i paraqitjes së produkteve substitute
- me zhvendosjen e forcës te konsumatorët vien
deri te rritja e konkurences dhe me ate edhe dobive
të konsumatorëve
2. Resource-Based View
 Resource-Based View (RBV)- në ekonominë digjitale
- ndërmarjet bëjnë vlersimin e profileve të
resurseve të tyre, por tregu është ai që bënë
vlersimin e vërtetë (definitiv)
- e-biznesi si burim i përparsive konkurente - me
zhvendosjen nga ekonomiaa klasike(fizike/) në
ekonominë të bazuar në informata, parashtrohet
pyetja nëse ndërmarrja mundet me ndihmën e
sistemeve të e-biznesit të arrin përparësi
konkurente të qëndrueshme
2. Resource-Based View
 E biznes aftësitë e menaxhmentit kanë të bëjnë me
planifiimin, kuptimin dhe shfrytëzimin e
aplikacioneve të teknologjisë informatike dhe
komunikuese të cilat në mënyrë optimale do ti
mbështetin funksionet afariste
 shfrytëzimi i e-biznesit mundet të sjell përparësi
konkurente tëqëndrueshme nëse bëhet shfrytëzimi i
resurseve të cilat nuk mundet të imitohen nga
konkurenca
Strategjia e E-biznesit
 Qëllimi kryesor i ndërtimit të strategjisë së e-biznesit
është arritja e suksesit duke përdorur Internetin si
ndërmjetës dhe lehtësues për të arritur përparësi në
konkurencë
 Strategjia determinon pozicionimin e kompanisë
 burimet: brend i fortë dhe unik, bazë e madhe lojale
me klientë, prodhime inovative, prodhime me çmim të
ulët
 Shkallë e lartë e pasigurisë: teknologjia zhvillohet
shpejtë
 Paqartësi – si të realizohen shkëmbimet, analiza e
strategjisë, si të formulohet strategjia, si të
implementohet strategjia etj.
Strategjia e e-biznesit - Skema
Formulimi
Qëllimet
Mjedisi
Pozicioni
në treg
Përdorimi
i resurseve
Përparësia
në
konkurencë
Suksesi
(afat-gjatë)
Resurset
Implementimi
Analiza e strategjisë
 Dy perspektiva të ndryshme
 Analiza e brendshme SW
 Analiza e jashtme OT
 Analiza e brendshme ka të bëjë me resurset,
kapacitetin e firmës
 Analiza e jashtme ka të bëjë me nivelin e tregut,
mjedisin makro
 Matrica SWOT (S=Strength (Fuqia apo Përparësia),
W=Weaknesses (Dobësitë), O=Opportunities
(Mundësitë), T=Threats (Kërcënimet))
SWOT Matrica
Formulimi i strategjisë
 Përzgjedhja e drejtimit strategjik
 I drejtuar nga kostoja apo diferencimi
 Qëndrueshmëria në përpasi ndaj rivalëve
 Kërcënime nga imitimi
 Krijimi i hapësirave të reja të tregut
 Kornizë për shpikjen e vlerave
 Krijimi dhe tërheqja e vlerave
 Organizimi i brendshëm
 Sa jemi të integruar në kohën digjitale
Thank You!
PYETJE???