Vleresim i mesimdhenies ne aspektin gjinor

Download Report

Transcript Vleresim i mesimdhenies ne aspektin gjinor

Reflektim rreth mësimdhënies
• Reflektimi si një çelës për një
pedagogji me ndjeshmëri gjinore.
• Mësimdhënia me ndjeshmëri
gjinore zhvillohet me qëllim që të
rinjtë të gjejnë veten e tyre si
individë dhe të shpalosin
vetveten. Jo duke vendosur
prioritete „tipike për vajza“ dhe
„tipike për djem“.
Mësimdhënia me ndjeshmëri gjinore synon:
Hartimin e planeve mësimore, zbatimin e planit mësimor
Trajnime dhe kualifikime të personelit mësimor, reflektim të
punës
vetjake
Marrjen parasysh të aspekteve gjinore në përzgjedhjen e
materialeve
Kategoritë për të reflektuar mbi
mësimdhënien dhe vëzhgimin e saj:
☻Ndërveprimet
☻Përmbajtjet
☻Materialet
☻Metodat
Çfarë më bie mua në sy gjatë
ndërveprimeve në mësim?
• Çfarë më bie në sy gjatë
pjesëmarrjes së djemve dhe
vajzave në mësim?
• Si e perceptoj unë shoqërinë
e nxënësve me njëri-tjeterin?
• Cilat sjellje stimulohen ose
refuzohen tek vajzat dhe
djemtë?
• Ku shfaqen tek unë cilësimet
gjinore stereotipike? Në çfarë
situatash?
A reduktohen strereotipet e gjinise në
mësimin tim me anë të përmbajtjeve?
• A ju kushtoj të njëjtën vemendje si
vajzave ashtu edhe djemve gjatë orës
së mësimit?
• A ekzistojnë mënyra të ndryshme
trajtimi për lëndë të caktuara dhe si
mund të merren këto në konsideratë?
• A ekzistojnë interesa të ndryshme
brenda për brenda një lënde (edhe
nëse kjo lëndë është e kushtëzuar nga
socializimi) dhe a merret kjo në
konsideratë gjatë përzgjedhjes së
temave?
A janë hartuar librat e nxënësve dhe
materialet me përmbajtje të
ndjeshmërisë gjinore?
• A ju kushtoj të njëjtën vemendje si
vajzave ashtu edhe djemve gjatë orës
së mësimit?
• A janë konceptuar materialet në
mënyrë të tillë, që të ofrojnë mundësi
të ndryshme identifikimi për vajza dhe
djem, por edhe për modele të
ndryshme jetese?
• Nëse nuk ndodh kështu – atëherë a e
tematizoj unë atë që më bie në sy? A
mund të ofroj hapësirë reflektimi për
këtë (p.sh. edhe në orën e mësimit me
profil shkencor/natyror).
A janë të përshtatshme metodat në
orën time të mësimit për një kontigjent
nxënësish heterogjen?
• A përdor unë metoda të larmishme
për t´ju përcjellë nxënësve/eve
përmbajtje në forma të ndryshme?
• Si i përdor unë dallimet gjinore në
dobi të realitetit të përditshëm
shkollor? (p.sh. ndarja organizative
në grupe)
• Si mund të zhvillohet ora e mësimit
në mënyrë që ti kesh parasysh dhe
të flasësh njësoj si me vajzat ashtu
edhe me djemtë?
Sugjerime për mësimin
• Të vlerësosh dhe përcjellësh gabimet dhe
dështimet si pjesë e procesit të njohjes
• Të respektosh imazhin për veten tek
vajzat dhe djemtë
• Matematike, fizika,…nuk janë lëndë
mashkullore. Të sjellësh shembuj me
biografi dhe rrethana jetese të shumë
matematicieneve femra nga historia.
• Të zgjedhësh kontekste të qarta
• Të ftosh ekspertë dhe eksperte.
Sugjerime për mësimin
• Shembuj nga jeta e pëditshme; Tek
përzgjedhja e temave të merren
parasysh vajzat dhe njohuritë e tyre.
• Mënyrë e balancuar e ndarjes së
vendeve në klasë: Vajzat dhe djemtë të
ndahen në klasë në mënyrë të
njëtrajtshme. Ndodh shpesh në orën e
lëndës së fizikës, që vajzat të ulen në
qoshe ose në rreshtat e fundit të
bankave.
Sugjerime për mësimin
• Nëse nuk është e mundur të punosh në mënyrë të
barabartë me të gjithë nxënësit, atëherë mund të
ofrosh herë pas here mësim vetëm për vetëm me
nxënësin/en (mesim monoedukativ).
• Gjatë bisedës së mësimit: Vajzat kanë tendencë të
drejtojnë pyetje të hapura, të cilat të japin mundësinë
e një spektri të gjerë përgjigjesh. Djemtë shprehen më
të prerë dhe specifikë, kanë tendencë të përdorin
koncepte specifike dhe rrallë mund të kuptosh nëse
kanë mangësi në kuptimin e përmbajtjes.
Sugjerime për mësimin
• Stili i mësimdhënies: tradicional „pyetjepërgjigje“ dhe i përqëndraur tek
mësuesi/mësuesja bën që nxënës/e të
vecantë (vecanërisht djemtë) të
qendrojnë në plan të parë dhe të jenë të
sukseshëm.
• Të stimulosh kreativitetin e djemve:
Për të mbajtur protokoll ose përgatitur
postera nuk kërkohen vetëm kompetencat
e vajzave. Edhe djemtë kanë aftësi të
shkruajnë dhe të jenë krativë.
Faleminderit!