Transcript Slide 1
NIVELI I EDUKIMIT EKONOMIK NË KOSOVË Safet Gërxhaliu Prishtinë, 2013 Analiza e gjendjes në fushën e edukimit për biznes ka indikuar që: programet mësimore në sistemin e rregullt të shkollimit nuk janë reformuar plotësisht në harmoni me nevojat e ekonomisë së tregut; programet nuk sigurojnë krijimin e shkathtësive praktike (më tepër nocione e më pak shkathtësi) teknikat dhe metodat e vjetruara të mësimit dhe teknologjia joadekuate mungesa e programeve të trajnimit jashtë sistemit të rregullt shkollor moszhvillimi i iniciativës private në këtë fushë dhe mungesa e rrjetit të edukimit dhe nxitjes së zhvillimit të NVM mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe asistencës teknike; Struktura formale kualifikuese e personelit dhe pronarëve e menaxherëve në ndërmarrjet private mendohet të jetë : 54 % e pronarëve e menaxherëve ka të kryer shkollen e lartë ose universitetin; 26 % e personelit në ndërmarrëjet private ka shkollat e larta e fakultetet; 60 % shkollat e mesme dhe 14% të tjerë. Kualifikimi dhe njohuritë e tyre nuk u përgjigjen nevojave të ekonomisë së tregut. Inovimi dhe rikonstruktimi i njohurive të tyre është i domosdoshëm. Po të analizohet struktura e eknomisë private në Kosovë del se pjesa më e madhe i përket biznesit familjar. Karakteristikë e këtyre ekonomive, e sidomos e atyre në fushën e agrobiznesit, është se u mungojnë: njohuritë për afarizëm në kushtet e tregut, qasja me orientim kah tregu dhe menaxhmenti bashkëkohor i firmës. Problem tjetër është edhe aktiviteti i ulët ekonomik i femrave. Format e veçanta të edukimit dhe organizimit të femrave për biznes janë gjithashtu një nga fushat e rëndësishme për aktivitetet e ardhshme. Situata e përshkruar e bën imediate nevojën për ndryshimin e gjendjes nëpërmejet veprimit kompleks në segmentet më të rëndësishme të edukimit për biznes dhe në nivelet e ndryshme. Zbatimi i një programi kompleks të përmirësimit të gjendjes lidhur me edukimin për biznes, menaxhment dhe aftësimi i rrjetit dhe infratrukturës që duhet ta përcjell atë duhet shikuar si njërën nga komponentët më të rëndësishme të tranzicionit në Kosovë dhe të zhvillimit të filozofisë ndërmarrëse. Kjo paraqet faktor të rëndësishëm për krijimin e parakushteve për zhvillimin e ndërmarrjeve ekzistuese private dhe gjenerimin e ndërmarrjeve të reja, për zhvillimin e shkathtësive ndërmarrëse dhe frymës së ndërmarrësisë, kulturën dhe etikën e biznesit si rrugë më efikase për forcimin e komunitetit të biznesit në Kosovë. MISIONI DHE SYNIMET MISIONI : Zvogëlimi i diferencës midis kërkesave për ndërmarrës dhe menaxherë të ekonomisë së tregut dhe realitetit – dijes dhe shkathtësive që ofron sistemi arsimor dhe format e tjera të edukimit për biznes në Kosovë. SYNIMI : Përmbushja e kërkesave te reja për dije nga fusha e ndërmarrësisë dhe biznesit, e cila duhet të sigurojë edukimin që mundëson qasjen në rrethanat që krijojnë "shansë për vetëpunësim" dhe që sigurojnë rritje ekonomike nëpërmjet "krijimit të vendeve të punës". Synim para se gjithash është që të zhvillohet fryma e ndërmarrësisë e cila karakterizohet para së gjiithash me : Identifikimin dhe njohjen e shansave në treg Gjenerimin e ideve për biznes për të shfytëzuar ato shansa Shfrytëzimin e resurseve dhe ballafaqimin me rrezikun për të shfrytëzuar ato shansa Krijimi dhe vënia në funksion e një biznesi Krijimi i vendeve të lira të punës duhet të jetë në fokus të krijuesve të politikave dhe strategjisë së zhvillimit të Kosovës. Krijimi i një rrethine tërheqëse për investimet është mëse i nevojshëm me qëllim të zvoglimit të normës së lartë të papunësisë si dhe krijimit të perspectives së punësimit për gjeneratat e reja që hyjnë në tregun e punës. Përmirësime të mëtutjeshme në politikën e tatimeve (lehtësime për importin e pajisjeve dhe inputeve për bujqësi dhe agroindustri) Kushte më të mira për kredi për NVM-të dhe bizneset familjare Eliminimi i pengesave në tregti me vendet fqinje Lansimi i një programi atraktiv për tërheqjen e investimeve të jashtme Ndryshimet në strukturën e popullsisë Ky kontigjent i ri i popullsisë do të bëjë presion të vazhdueshëm në tregun e punës për vende të reja pune duke pasur parasysh situatën ekzistuese të punësimit. Njëkohësisht, popullata e re përbën një faktor shumë të rëndësishëm të zhvillimit, andaj është i domosdoshëm një nivel i lartë i edukimit konform me zhvillimet e teknikës dhe teknologjisë dhe kulturës së ndërmarrësisë. Duhet të potencohet se pjesëmarrja e pensionerëve (popullatës mbi 65 vjet) është ende e vogël dhe nuk paraqet ndonjë pengesë të madhe socio-ekonomike. AKTIVITET EKONOMIKE TË POPULLSISË Struktura e punesimit sipas sektoreve ekonomik Safet Gërxhaliu Kryetar Phone: +381 (0) 38 780 301 E-mail: [email protected] Web: www.oek-kcc.org