Trainim për Statistikat
Download
Report
Transcript Trainim për Statistikat
Trajnim për Statistikat nga
UNODC
Prishtinë, 1- 3 Dhjetor 2010
Situata dhe Qeverisja
Situata e Krimit
• Krimi ekziston në të gjitha shoqëritë.
• Mekanizma për të luftuar krimin ekzistojnë
gjithashtu në të gjitha vendet.
• Ka mënyra për të parandaluar krimin dhe
procedura për të trajtuar rastet e shkelësve që
kryejnë krime.
• Njohuri të mira mbi përmasat e krimit dhe mbi
mënyrat si trajtohen shkelësit e ligjit janë
thelbësore për të menaxhuar dhe zhvilluar
agjensitë e drejtësisë.
Ka shumë lloje të ndryshme krimi
• Krimi personal përfshin dhunë trupore: vrasje, plagosje e
rëndë dhe e lehtë.
• Vjedhja përfshin vjedhjen kundër personave ose
organizatave: ose duke vjedhur para kesh, materiale apo
sende në pronësi, ose me tipe të ndryshme mashtrimi.
• Krime të tjera përfshijnë shkeljen e rregulloreve: psh:
qarkullimit, licensimit, tregtisë.
• Veprime që shkelin kodet morale të një vendi
konsiderohen gjithashtu si krime: psh. konsumimi i
drogës, akte seksuale deviante, sjellje anti-fetare.
Viktimat/Te demtuarit e krimit
•
•
•
•
•
Ka shumë lloje të ndryshme viktimash
Familje & Individë: Turistë
Firma, përfshirë dyqane dhe fabrika
Departamente qeveritare: Organe tatimore
Një mënyrë për të numëruar krimet është duke kryer
studime mbi viktimat. Ky quhet Studim Viktimizimi
• Një studim i tillë viktimizimi kryhet mbi bazën e
grupeve (shembuj)
• Zakonisht kryhet nga Zyra Qendrore e Statistikave
ose nga një agjensi e veçantë e ngritur për këtë
qëllim.
Studimet dhe Statistikat Policore
• Numri i krimeve ndryshon duke kaluar nga një
agjensi në një tjetër.
• Një studim viktimizimi i ZQS mund të vlerësojë që 1
milion krime u kryen kundër viktimave brenda një
viti.
• Shumë nga këto nuk raportohen në polici për arsye të
ndryshme.
• Policia mbledh shifrat e krimit që u raportohen atyre.
• Këto shifra janë më pak se numrat e viktimizimit dhe
mund të jenë rreth 200,000 çdo vit.
Statistikatat e Prokurorisë dhe
Gjykatave
• Jo për të gjithë krimet e raportuar në polici çështja shkon në
prokurori.
• Nga 200,000 krime policia vendos të çojë në prokurori
ndoshta 50,000.
• Nga këto, prokurori do të vendosë nëse ka prova të
mjaftueshme për të ndjekur penalisht disa çështje dhe vendos
të ndjekë ndoshta vetëm 25,000.
• Fuqia e prokurorit për të përfunduar një çështje ndryshon nga
një vend në një tjetër. Vetë prokurori mund të vendosë një
dënim në ndoshta 5,000 raste.
• Pjesa tjetër, ndoshta 20,000, i kalon gjykatës për gjykim.
• Gjykata merr një vendim për ndoshta gjysmën e këtyre: 10,000
çështje.
Statistikat e mbledhura nga
agjensitë
• Statistikat përshkruajnë proceset në çdo agjensi,
tregojnë si ato ndërlidhen dhe si lidhen burimet me
ngarkesën e punës
• Policia, Prokuroria, Gjykatat, Paraburgimi dhe
Burgjet mbajnë regjistra të plotë të shkeljeve dhe
shkelësve të ligjit
• Secila agjensi ka gjithashtu regjistra të stafit të
punësuar dhe burimeve që përdorin për të kryer
punën e tyre.
• Regjistrat e secilës agjensi përfshijnë datat e
veprimeve dhe mundësojnë llogaritjen e vonesave për
secilën çështje.
Qeverisje mbi Statistikat
• Për të përmirësuar vlerën e statistikave mbi krimet dhe
drejtësinë, për qëllime operacionale dhe përcaktimin e
politikave, ka nevojë që mbledhja, analizimi dhe publikimi
i tyre të jenë të koordinuara ndërmjet agjensive
• Për të bërë këtë mund të përdoren klasifikime të
përbashkëta, procedura përzgjedhjeje dhe sisteme të
kompjuterike .
• Praktikat e mira statistikore mund të ndahen me të tjerët.
• Mesazhet e nxjerra nga statistikat mund të ndahen midis
agjensive.
• Mund të ketë një përqasje të përbashket për analizën.
• Mund të ketë një përqasje të përbashkët për publikimin,
që do të rrisë dobinë e statistikave dhe ekzistenca e tyre
mund të bëhet e njohur më gjerësisht për publikun.
Roli i Zyrës Qendrore të Statistikave
(ZQS)
• Zyra Qendrore e Statistikave (ZQS) është vendi
ku përqëndrohet përvoja statistikore në secilin
vend.
• ZQS duhet pra të ketë një rol qendror në
zhvillimin e statistikave të krimit dhe drejtësisë.
• ZQS mund të ndihmojë:
– Për të lehtësuar diskutimet mbi çështje të përbashkëta
– Për të ndarë praktikat e mira ndërmjet agjensive të
drejtësisë
– Për të zhvilluar kapacitetet statistikore në agjensitë e
ndryshme të drejtësisë.
• ZQS mund të kryesojë Komitetin e Statistikave
Nevoja për një Ligj mbi
Statistikat
• Një Ligj mbi Statistikat u jep ZQS dhe agjensive të drejtën
për të mbledhur të dhëna mbi krimin dhe drejtësinë:
– Nëpërmjet studimeve të individëve dhe organizatave
– Nëpërmjet regjistrave të mbajtur nga agjensitë
– Nga sistemet e informacionit që kanë agjensitë
• Shumë vende e kanë tashmë një ligj të tillë
• Nëse nuk ekziston, një ligj i tillë duhet të vendoset me
kompetencat e Parlamentit dhe të negociohet përmes ZQS.
• Ligji do të bënte të mundur që të mblidheshin,
analizoheshin dhe publikoheshin statistikat e
domosdoshme dhe të vlefshme mbi krimin dhe drejtësinë.
Nevoja për një Komitet të
Statistikave mbi Krimin dhe
Drejtësinë
• Diskutimet mbi çështje të statistikave të
përbashkëta duhet të zhvillohen në një komitet
apo forum të ngjashëm
• Të gjitha agjensitë për krimin dhe drejtësinë
duhet të jenë të përfaqësuara në këtë forum
• Komiteti duhet të zotërojë burime të mjaftueshme
dhe të drejtohet në një nivel të lartë, në mënyrë që
vendimet e tij të merren seriozisht nga drejtuesit e
lartë brenda agjensive për krimin dhe drejtësinë
• Roli i tij duhet të jetë i përcaktuar qartë dhe
progresi i menaxhuar nga drejtuesit e lartë.
Sugjerime për punën e zakonshme të
komitetit të statistikave
• Komiteti duhet të blidhet të paktën tre herë në vit
• Në çështjet e përhershme duhet të përfshihen raporte nga
secila agjensi mbi:
o
o
o
o
Progres mbi zhvillimet në mbledhjen e statistikave
Progresin për unifikimin e klasifikimeve
Progresi për analizat dhe publikimet e reja
Përdorimet e statistikave për qëllime operacionale /
politika veprimi
o Zhvillimet në infrastrukturë, përfshirë pjesëtarë të rinj të
stafit, trainim të përmirësuar, analiza të reja, sisteme të
reja komjuterike.
• Protokollet dhe dokumentacionet e mbledhjeve duhet të
vendosen në faqen statistikore në internet (web sites), për
të inkurajuar transparencën.
Sugjerime për aktivitete më pak të
shpeshta të komitetit të statistikave
• Zhvillon një studim me drejtues të lartë, për të parë se
çfarë statistikash do të ishin të dobishme për zhvillimin e
politikave, por që nuk janë ende të disponueshme.
• Publikon kodet që përdoren nga agjensi të ndryshme për
të paraqitur ndryshimet dhe për të inkurajuar
harmonizimin.
• Fton një zyrtar të lartë, në nivelin e Gjyqtarit ose
Komisionerit, i cili i drejtohet komitetit të statistikave me
pikëpamjet e tij mbi statistikat.
• Merr në shqyrtim statistika mbi krimin dhe drejtësinë nga
vende të tjera, për të inkurajuar zhvillimin e praktikave të
mira.
• Bashkëpunon me vende të tjera të rajonit që kanë
probleme të njëjta.
Nevoja për Klasifikime
të Përbashkëta
• Klasifikimet e përbashkëta janë të rëndësishme, por secili
vend duhet të vendosë për prioritetin që u jepet atyre.
• Pyetjet e mëposhtme bëjnë vlerësimin e prioritetit mbi
klasifikimet e përbashkëta:
Çfarë problemesh shkakton mungesa e klasifikimeve
të përbashkëta?
Çfarë mund të bëhej më mirë nëse do të kishte
klasifikime të njëjta?
Sa kushton (trainime, forma të reja, programe të rinj)
për të shkuar drejt klasifikimeve të përbashkëta?
Sa kohë do të duhej për të realizuar klasifikime të
përbashkëta?
Klasifikime të veçanta që
nevojiten
• Të dhënat gjeografike duhet të jenë në përputhje me
kufijtë rajonalë, në mënyrë që të llogariten nivelet e
krimit dhe krahasohen me të tjera të dhëna sociale
• Llojet e shkeljeve duhet të përputhen në gjithë
agjensitë (shih faqen në vijim)
• Grup-moshat duhet të përputhen në të gjitha
agjensitë.
• Te perfunduarat duhet të regjistrohen në mënyrë
konstante në gjithë agjensitë.
• Institucione të drejtësisë të tilla si drejtori policie,
gjykata etj.
Klasifikimet e shkeljeve dhe rregullat e
numërimit
• Grupimi i zakontë i llojeve të shkeljeve bëhet mbi bazat e mëposhtme:
o
o
o
o
o
o
o
o
o
Me përdorim dhune (Vrasje, Grabitje me dhunë, Plagosje)
Grabitje prone (Shtëpie, Biznesi)
Vjedhje (persona, shtëpi, biznese, automjete, mallra, etj)
Krime me dhunë seksuale (Përdhunime, sulme seksuale, të tjera)
Mashtrime ( të drejtpërdrejta, mashtrime kompjuterike)
Dëmtim kriminal
Shkelje të rregullave të qarkullimit (të rënda, të lehta, administrative)
Prishje të rendit publik (trazira, rrahje, gjendje e dehur)
Të tjera
• Po aq i rëndësishëm sa klasifikimi i zakonshëm është edhe nevoja për të
patur rregulla të qëndrueshme të numërimit, të vendosura në nivel qendror,
që zbatohen nga të gjithë dhe që modifiohen herë pas here.
Nevoja për të ndryshuar klasifikimet
Klasifikimet mund të ndryshohen nëse:
• Miratohen ligje të reja nga parlamenti: psh. konsiderimi si
krim i trafikimit të qënieve njerëzore: piraterisë: pastrimit të
parave: përdorimit të drogës.
• Teknologji të reja sjellin ndryshime në krime: psh. kryhen
krime të reja duke përdorur celularë ose kompjutera.
• Ka ndryshime në sjelljet sociale: një rritje e ndjeshme e
turizmit: ndryshim i skemave të punësimit që sjellin si pasojë
lëvizjen masive të shumë të rinjve drejt qyteteve të mëdha.
• OKB kërkon të monitorohen krime të reja.
• Komiteti i statistikave duhet të vërejë ndryshimet e ligjeve dhe
teknologjive, që të jenë të gatshëm të ndryshojnë klasifikimet e
tyre të shkeljeve për t’u përshtatur këtyre ndryshimeve.
Trainim për Statistikat – nevojat për
trainim bazë
• Stafi i Statistikave duhet të trainohet mjaftueshëm për
punën që u duhet të bëjnë.
• Trainimi organizohet në mënyrë më të efektshme
nëse ofrohet nëpërmjet ZQS.
• Personat që kanë për detyrë kryesore të mbledhin të
dhëna kanë nevojë vetëm për trainim bazë.
• Kjo përfshin trainimin për të përdorur rregulla të
numërimit, për të plotësuar raporte të zakonshme,
për të futur të dhëna në EXCEL në disa raste, ose për
të nxjerrë të dhëna si shembuj nga regjistrat manualë.
Trainim për Statistikat:
I Avancuar
• Duhet trainim më i avancuar për ato të dhëna të
nxjerra nga zona të ndryshme gjeografike, për të
përgatitur tendencat, grafikë dhe komente
• Në disa raste do të duhet një analizë më e detajuar, e
cila do të ofrohet në mënyrën më të mirë nga ana e
ZQS.
• Kjo do të përfshinte bashkërendimin, parashikimin
dhe integrimin e të dhënave nga agjensi të ndryshme.
• Duhet të tregohet kujdes që trainimi i ofruar të
përshtatet me punën që bëhet dhe me burimet, psh.
sistemet kompjuterike që janë të disponueshme.
Trainim për Statistikat – Zhvillimi i
Trainimit
• Kosto është më e ulët nëse trainimi është i koordinuar
nga qendra, dhe kjo ndoshta bëhet më mirë nëpërmjet
Zyrës Qendrore të Statistikave.
• Duhet të përdoren ambjente të mira të zonës.
o Qendra të policisë, gjyqësorit ose burgjeve
o Kolegje që ofrojnë trainime mbi statistikat
o Qendra rajonale që japin leksione të zgjeruara mbi
statistikat
• Me ndihmën e ZQS, mund të ngrihen kurse të
specializuara që përqëndrohen në fusha të statistikave
mbi drejtësinë dhe krimin që janë përmendur më parë.
Ngritja e kapaciteteve kompjuterike
• Gjithashtu është e domosdoshme të ngrihen edhe kapacitetet
komjuterike.
• Gabimi kryesor është përpjekja për të ndërtuar sisteme tepër të
sofistikuara.
• Idea duhet të jetë ‘Sa më i thjeshtë’
o Sepse komjuterat dhe laptop-ët aktualë janë plotësisht të
përshtatshëm, përsa i përket kapacitetit të memories dhe
programeve, për të përballuar mbledhjen dhe transmetimin e të
dhënave lokale drejt një pikë qendrore sistemimi.
o Personat që mbledhin të dhëna kanë nevojë vetëm për një
njohje të përgjithshme me programe të tilla si WORD, EXCEL
dhe POWERPOINT.
• Statistikat e mira mund të mblidhen pa patur nevojë për një
sistem kompleks të menaxhimit të informacionit.
Integriteti i Statistikave
Statistikat duhet të jenë në funksion të qëllimit: duhet të kenë
tiparet e mëposhtëm për të patur Integritetin e duhur
Statistikor:
•
Të mblidhen në intervale të caktuara kohore: psh. çdo muaj
•
Të bëhen gati shpejt, sepse vlera e tyre zbehet shpejt
•
Të jenë të qëndrueshme në vetvete dhe të qëndrueshme edhe
në lidhje me të dhënat e mëparshme (psh. të dhënat e
policisë duhet të përputhen me të dhënat e burgjeve)
•
Procedurat e mbledhjes së të dhënave dhe të rishikimit të
tyre duhet të jenë të hapura
•
Të jenë në dispozicion për t’u përdorur nga publiku dhe
media.
Evitimi i ndërhyrjeve politike
• Statistikat mbi drejtësinë duhet të jenë të lira nga ndërhyrjet
politike, kjo do të thotë:
o Statistikat duhen nxjerrë për të gjithë njëkohësisht për të
evituar keqpërdorimin politik të shifrave apo fshirjen e tyre
o Lind nevoja për të patur një pikë kontakti ku njerëzit të bëjnë
pyetje të mëtejshme rreth statistikave
o Duhet një politikë e caktuar për nxjerrjen e statistikave më të
detajuara sipas një kërkese: psh. për studiuesit shkencorë, edhe
duke i bërë të dhënat anonime.
• Nëse situata nuk është e tillë, është e rëndësishme të punohet
për ta arritur këtë dhe të përgatiten marrëveshje që çojnë drejt
pavarësisë së statistikave.
Rëndësia e publikimit të statistikave
Parimet kryesore të publikimit të statistikave janë:
• Të merret parasysh përdoruesi i të dhënave dhe çfarë
duhet të bëjnë më mirë në punën e tyre
• Statistikat e publikuara duhet të jenë të besueshme për
lexuesit e tyre
• Ato duhet gjithashtu të kuptohen qartë
• Këto parime nuk janë varura prej teknologjisë apo
rezultateve të nxjerra
• Prandaj, personi që punon me statistikat duhet të jetë i
gatshëm të përsërisë mesazhe dhe të shpjegojë që nga
parimet e para kuptimin e shifrave.
Përfshirja e agjensive të tjera të
qeverisjes
Vende të ndryshme kanë agjensi të ndryshme që mbulojnë
çështje të krimit, sigurisë dhe qeverisjes. Aty ku ndodh
kështu statistikat e prodhuara brenda këtyre agjensie
duhet gjithashtu të jenë të përfshira nën një ombrellë
komitetesh dhe diskutimesh, të tilla si agjensitë kryesore të
drejtësisë dhe ZQS.
Duke marrë si shembull Kenya- n, në diskutimet për
statistikat kanë marrë pjesë agjensitë e mëposhtme:
–
–
–
–
–
–
Komisioni Anti-Korrupsion
Autoritetet e Imigracionit
Departamenti për Fëmijët
Komisioni i Zgjedhjeve
Grupi për Reformën Ligjore
Qendra për Kërkime në fushën e Kriminalitetit
Rëndësia e përdorimit të statistikave për
operacione dhe hartimin e politikave
• Statistikat mbi Drejtësinë në shumë vende
shpesh përdoren më pak se duhet, sepse
rëndësia e tyre për operacione dhe politika nuk
është kuptuar asnjëherë plotësisht
• Përderisa statistikat të fillojnë të përdoren më
shumë për politika veprimi dhe operacione,
gjasat janë që burimet për to do të jenë gjithnjë
të kufizuara
• Pra, qëllimi më i rëndëishëm i statisticienëve,
ZQS dhe i komitetit të drejtësisë dhe sigurisë
është të zhvillojnë përdorimin e statistikave
nga politikë-bërësit në veçanti.