Trainim mbi Statistikat në Shqipëri Përdorimi i Statistikave mbi Krimin, Drejtësinë & Sigurinë.

Download Report

Transcript Trainim mbi Statistikat në Shqipëri Përdorimi i Statistikave mbi Krimin, Drejtësinë & Sigurinë.

Trainim mbi Statistikat
në Shqipëri
Përdorimi i Statistikave mbi Krimin,
Drejtësinë & Sigurinë
Pasqyrë e përgjithshme
Mbledhja e statistikave kushton. Këto para do të
shkonin dëm nëse shifrat nuk përdoren si duhet
Ka tre përdorime kryesore të Statistikave mbi krimin,
drejtësinë dhe sigurinë:
1. Për t’u mundësuar drejtuesve të lartë të
menaxhojnë secilën agjensi efektivisht
2. Për të bërë të mundur llogaridhënien e agjensive
mbi zbatimin e ligjit para Parlamentit, publikut të
gjerë dhe medias
3. Për të garantuar që shkëmbimi i politikave në disa
agjensi konsiderohet dhe vlerësohet si duhet.
A. Statistikat për të menaxhuar
agjensitë efektivisht
Për të menaxhuar çdo agjensi efektivisht duhen:
1. Masat e marra për ngarkesën e punës dhe burimet,
sidomos personeli.
2. Treguesit e punëve që kryhen nga çdo agjensi
3. Treguesit e punëve që nuk kryhen: psh. krime të
pazgjidhura: çështje të vonuara.
4. Statistika për çdo zonë në vend, për të treguar që
secila zonë merr pjesën e vetë të shërbimit.
5. Mekanizmmat për kalimin e shifrave te drejtuesit
në një formë rutinë.
6. Trainim mbi Statistikat për drejtuesit
Statistikat mbi Ngarkesën e
punës dhe Burimet
Statistikat që
duhen për çdo
zonë gjeo.
Ngarkesa e punës
Burimet
Policia
1.
Krimet e regjistruara, sipas
llojit
Incidentet rrugore
1.
2.
Nr. i of. të policisë
Kostoja e policisë
2.
Prokuroria
1.
2.
Çështjet e sjella nga pol.
Çështjet e përcjella në
gjykatë
1.
2.
Nr. i prokurorëve
Kostoja e
prokurorëve
Gjykatat
1.
2.
Çëhtjet e marra
Çështjet e trajtuara
1.
2.
Nr. gjyqtarëve, stafit
Kostoja e gjykatave
Shërbimi i
Provës
1.
Çeshtjet qe i dergohen Sh te
proves nga gjykata, per veper
penale
Vendimet per sherbime ne
Komunitet
1.
2.
Nr. Punonjesve te Sh te
proves
Kostoja e Sh te Proves
Të burgosurit që janë në
burgje, sipas tipeve
Të burgosurit e pagjykuar
1.
2.
Nr. i of. të burgjeve
Kostoja e burgjeve
2.
Burgjet
1.
2.
Treguesit që u nevojiten
drejtuesve
Për çdo zonë
gjeografike
Tregues
Policia
1.
2.
3.
Krime të regjistruara për punonjës policie
Krime të zgjidhura për punonjës policie
Krime të pazgjidhura për punonjës policie
Prokuroria
1.
2.
3.
Çështje të shqyrtuara për anëtar stafi
Çështje të rikthyera në polici për anëtar stafi
Çështje të suksesshme në gjykatë për anëtar stafi
Gjykatat
1.
2.
3.
Ngarkesa me çështje për anëtar stafi
Gjobat e mbledhura nga gjykata
Koha mesatare e pritjes në burg
Shërbimi i Provës
1.
2.
Ngarkesa me çështje për oficer
Çështje të përfunduara me sukses për oficer
Burgjet
1.
2.
Të burgosur për punonjës policie
Mbipopullimi i burgjeve
Dhënia e statistikave
drejtuesve (menaxherëve)
1.
2.
3.
4.
5.
6.
Një mekanizëm është i domosdoshëm për të
realizuar këtë, i tillë si një buletin statistikor, një
material informues apo mbledhje rutinë.
Kjo duhet të bëhet të paktën një herë në muaj
Duhet të jetë e shkurtër dhe të përmbajë vetëm një
sasi të përmbledhur shifrash
Ka gjithashtu nevojë për komente dhe grafikë për
t’i bërë shifrat më të thjeshta për t’u lexuar
Drejtuesit duhet të trainohen në përdorimin e
shifrave. Ata duhet gjithashtu të japin mendime për
nevojat që kanë për shifra të reja dhe për mënyra
të ndryshme prezantimi të tyre.
Dhënia e statistikave drejtuesve është tërësisht
ndryshe nga publikimi i shifrave për parlamentin
dhe publikun, i cili nuk ka nevojë të bëhet kaq
shpesh.
B.
1.
Përdorimi i Statistikave për
llogaridhënie ndaj publikut
Klientët kryesorë të statistikave janë Parlamenti, media,
publiku i gjerë dhe organizmat ndërkombëtarë
2.
Deputetëve duhet t’u paraqiten shifra përmbledhëse në një
raport vjetor. Ky duhet të jetë i lehtë për t’u lexuar dhe duhet
të përmbajë komente dhe grafikë. Duhet të jetë i shprehur në
një gjuhë normale.
3.
Mediave duhet t’u prezantohen shifra përmbledhëse, ndoshta
çdo vit, në një format lehtësisht të lexueshëm, shpesh në një
konferencë për shtyp ku mund të bëhen pyetje.
4.
Publiku i gjerë në përgjithësi i merr shifrat nga media.
Megjithatë, disa njerëz, si akademikët, grupet e interesit dhe
studentët mud të kenë nevojë për statistika të veçanta dhe
duhet t’u vihen ato në dispozicion me marrëveshje të
veçanta.
5. Organizmat ndërkombëtarë, si BE dhe OKB, zakonisht i
kërkojnë të dhënat në pyetësorët e tyre.
Llojet e statistikave që kërkohen për
llogaridhënie para publikut
Statistika të thjeshta përmbledhëse, në formën e
treguesve të performancës, duhet të publikohen për
të treguar efektshmërinë e sistemit gjyqësor: psh
1. Policia, Prokuroria, Gjykatat
1. Zbardhja/zgjidhja e të paktën X% të rasteve të raportuara
2. Çështje të përfunduara brenda një kohe të caktuar
3. Ruajtja e besimit të publikut
2. Burgjet:
1. ulja e mbipopullimit:
2. përmirësimi i shëndetit:
3. ritrainimi i të burgosurve
Përcaktimi i objektivave dhe
përgatitja e planeve të veprimit
1. Llogaridhënia para publikut shpesh përfshin
edhe përcaktimin e një plani veprimi për
përmirësim
2. Statistikat janë një aspekt thelbësor i tij
3. Objektivat për vitet në vazhdim përcaktohen
bazuar në treguesit e performancës, si në
slaidin më sipër
4. Publikimi i rregullt tregon nëse objektivat e
mëparshme janë arritur apo jo
5. Do të jetë gjithashtu edhe një pikë fillimi për
diskutime mbi nevojën për burime në pjesë
të ndryshme të sistemit gjyqësor
Plani i veprimit për përdorimin e
masave të performancës
1. Të vendoset paraprakisht cilët tregues do
të përdoren
2. Të publikohet kjo listë, së bashku me një
bazë vlerash aktuale të treguesve
3. Të matet rregullisht ngarkesa e punës e
stafit
4. Të regjistrohen masat e suksesshme: psh
clear-ups?: çështje të përfunduara
5. Të regjistrohen vonesat kryesore për
gjykatat
6. Të bëhen sondazhe për të vendosur mbi
masat që lidhen me besimin e publikut në
situatën aktuale, dhe si zhvillohet situata
C. Përdorimi i Statistikave për zhvillimin
e politikave
Ka disa arsye për të dashur të ndryshosh politikat:
1. Për të kursyer para për qeverinë
2. Për të reaguar ndaj ndryshimeve sociale
(popullsia, ndryshimet, turizmi, drogat, terrorizmi,
krimi i organizuar)
3. Për të përdorur zhvillimet teknologjike më
efektivisht (gjurmët e gishtave, ADN, monitorimi
elektronik)
4. Kur policia, gjykatat, burgjet mbingarkohen deri në
pamundësi përballimi, duke rezultuar në mungesë
efikasiteti
5. Për të marrë më shumë kontroll mbi procesin e
Drejtesise Penale
Kush e fillon një proces
ndryshimi
Ndryshimi i politikave mund të fillohet nga shumë hallka të
sistemit gjyqësor: psh.
1.
Ministria e Financave mund të kërkojë kursime
2.
Politikanët dhe drejtuesit e lartë mund të duan të zbatojnë një
reformë ligjore
3.
Agjensitë operacionale (policia, prokuroria, gjyqësori,
paraburgimi, burgjet) mund të duan të bëhen më efikasë
4.
Kritikë nga publiku mund të ushtrojnë presion për ndryshim
5.
Vende të tjera mund të shfaqen që po i përballojnë më mirë
probleme të ngjashme
Gjithësesi, Statisticienët janë me rëndësi thelbësore në gjithë këtë,
sepse ata i kanë nëpër duar shifrat dhe mund të gjykojnë ku
gjërat nuk janë aq efikase sa duhej të ishin, ata munden edhe
të parashikojnë çfarë do të ndodhë në të ardhmen.
Shembuj të përdorimeve të
mundshme të statistikave
Shumë fusha të politikave të veprimit shtrihen në agjensi të
ndryshme të drejtësisë dhe përdorin statistikat si ndihmë
për planifikimin e tyre: pesë shembuj të përdorimit jepen në
slaidet e mëposhtme:
I.
Ndryshim i politikave të paraburgimit
II.
Reduktim i vonesave nga ana e drejtësisë
III.
Zhvillimi i politikave të dënimeve
IV.
Marrja në konsideratë e politikave të ndihmës ligjore
Përdorimet e tjera të statistikave nuk janë përfshirë në slaide
a.
b.
c.
Dhënia më shumë kompetenca policisë për të zgjidhur disa
çështje duke vendosur gjoba fikse për krime të lehta.
Pakësimi i veprave penale duke punuar me shkelësit
Ristrukturimi i sistemit të drejtësisë
I. Përdorimi i Statistikave për të
ndryshuar politikat e paraburgimit
• Mbi-popullimi me të para-burgosur mund të sjellë për
pasojë harxhim të burimeve:
– Kostoja e ushqimit për të para-burgosurit, shumë prej të
cilëve nuk dënohen me heqje lirie
– Kostoja nëse periudha e para-burgimit nuk llogaritet në
kohën e dënimit
• Kostot e transportit për dërgimin e rasteve në
gjykatë, sidomos për çështjet që marrin shumë kohë
deri në përfundim
• Periudha të gjatë para-burgimi ku shërbimi në këto
ambjente nuk lejon fillimin e rehabilitimit dhe të
burgosurve nuk u jepen mundësi për të punuar apo
aftësuar.
• Vështirësi në rritje të gjyqtarëve për të këshilluar
klientët e tyre mbi të drejtat e tyre ligjore.
Paraburgimi: Çfarë nevojitet
• Kombinimi i statistikave të policisë,
gjykatave dhe burgjeve
• Numri i personave në para-burgim:
– Sipas moshës, gjinisë, veprës penale, qarkut
• Sasia e kohës së shpenzuar në para-burgim
• Përqindja e atyre që nuk dënohen me
burgim: ndoshta duhet edhe një sudim me
shembuj kampion,
• Studimi i rasteve që nuk para-burgosen, për
të parë çfarë problemesh dalin:
– shkelja e nje mase sigurie pasurore, vonesa të
çështjeve, kryhen krime të reja
Statistikat e para-burgimit:
reagimet e mundshme
1.
2.
3.
4.
5.
Të pranohet situata aktuale dhe të kërkohen
burimet për t’a menaxhuar atë.
Të lejohet që koha e vuajtur në para-burgim të
llogaritet më pas në kohën e dënimit
Të lejohet që koha para gjykimit të shpenzohet në
komunitet, ndoshta nën mbikqyrje gjatë periudhës
së provës ose monitorim elektronik.
Të lejohen personat në paraburgim të fillojnë
ritrainimin dhe punën rehabilituese.
Të vendoset një limit kohe maksimal para gjykimit,
për t’i shtyrë agjensitë të bëhen më efikase në
punën e tyre për përgatitjen e provave për gjykim
II. Përdorimi i Statistikave për
reduktimin e vonesave
• Çfarë ndikimi kanë vonesat në proceset
gjyqësore dhe si mund të pakësohen
këto ndikime dhe vonesa?
• Vonesa është problem i procesit
gjyqësor apo i burimeve?
• A ka faktorë të tjerë të përfshirë?
• A mund të ndihmojnë lojtarët e tjerë
brenda sistemit të drejtësisë penale në
reduktimin e vonesave?
Vonesat: Çfarë statistikash
duhen
• Matja e kohës nga arrestimi te dënimi
• Ndarja e kësaj kohe sipas fazave të
ndryshme të procesit
• Identifikimi i shkaqeve të vonesave dhe
i atyre që mund t’i zgjidhin ato
• Marrja e masave për të cilat është rënë
dakord nga gjykatat dhe të tjerët
Vonesat: Masat që mund të
rezultonin
• Elementë të procesit gjyqësor mund të
përmirësoheshin, të tilla si caktimi i datave të
gjyqit më shpejt dhe riorganizimi i
disponueshmërisë së burimeve të
gjykatës/gjyqësorit.
• Të tjera agjensi të thirren për ndihmë – psh.
policia të sigurojë paraqitjen në gjykatë të të
pandehurve
• Mund të përmirësohen masat për sjelljen e të
burgosurit nga burgu në gjykatë
• Mund të bëhen marrëveshje të reja – për
mbështetjen dhe mbrojtjen e dëshmitarëve
III.
•
Përdorimi i Statistikave për
zhvillimin e politikave të
dënimeve
A janë dënimet të efektshme.
– Sa është norma e ricidivizmit? Çfarë mendojnë viktimat?
– Çfarë mendon publiku?
• Duke ulur dënimet kursehen para. (Statistikat e
tregojnë këtë.)
• Dënimet e larta kushtojnë më shumë para. ( përsëri
mund të llogaritet
• Dënimet mund të ishin më të përafërta me ato të
vendeve të tjera.
• Mund të jepen orientime për gjyqtarët mbi dhënien e
dënimeve. Kjo do të ofronte më shumë kontroll. Kjo
gjë ndodh shpesh në SHBA.
Dhënia e dënimeve: çfarë
nevojitet
• Masa për ricidivizmin: nevojitet bazë të
dhënash
• Masa për besimin me anë të
sondazheve
• Efekti i ndryshimeve në dhënien e
dënimeve: aplikimi i rregullave të reja
në statistikat e vitit të kaluar
• Studimi i udhëzuesve nga vende të
tjera për të parë nëse ato mund
përshtaten me legjislacionin tuaj
Shembull për të parë politikat e
dhënies së dënimeve
• Mbretëria e Bashkuar ka shqetësim dënimet e dhëna për krimet
e kryera me thika. Të dhënat dhe tendencat janë në web site:
http://www.justice.gov.uk/publications/docs/knife-possessionsentencing-bulletin-jan-march-10.pdf
IV. Përdorimi i Statistikave për të parë
politikat e ndihmës ligjore (NL)
• Në disa vende qeveria paguan disa kosto për
mbrojtjen ligjore: ‘Ndihmë Ligjore’
• Në disa vende (Angli & Uells) kostoja e NL është
shumë e lartë.
• Nëse disa prej shkelësve do të jepnin ndihmën e tyre
në mënyrë të ligjshme, ndoshta si fillim me para të
sponsorizuara, kjo mund të paguante për vetëveten
duke ulur koston e Sistemit te Drejtesise Penale.
• Ndihma ligjore mund të ofrohet për arrestimet në
disa vende (psh Angli & Uells): për seancat
gjyqësore ose për apelim.
• Disa vende japin kompensim për dëmtimet e pësuara
si rezultat i një krimi
Ndihma Ligjore: Çfarë
nevojitet
• Të studiohen rregullat e vendeve të tjera për
ndihmë ligjore dhe të shihet sesi ato mund të
përshtaten për vendin tuaj
• Të shihet numri i atyre që përdorin aktualisht
avokatë mbrojtës
• Të bëhen konsultime me gjyqtarë, stafin e
gjykatave, shkelësit, ndoshta duke përdorur
një studim me shembuj kampion.
• Të llogaritet ndikimi i ndryshimit : koha e
gjykimeve, shkallët e ndryshme të fajësisë:
dënime të ndryshme, etj.
Konkluzione
• Statistikat mund të ndihmojnë për menaxhimin e
politikave të drejtësisë penale
• Për çdo ndryshim të politikave që propozohet, duhet
të llogaritet një linjë e ndryshme e statistikave
• Kjo do të duhet të plotësohet me sondazhe të
opinioneve
• Do të nevojitej një linjë bazë statistikash mbi
pozicionin aktual
• Pastaj mund të bëhen vlerësime për ndryshime të
mundshme
• Studiuesit mund të sugjerojnë ndryshime që do të
ishin të mundshme sipas studimeve të punës së tyre
në vende të tjera.