Transcript Mundësia e zgjedhjes së shkollës
Përcaktuesit e Cilësisë në Arsim: Çka funksionon, e çka jo? - Punëtoria e Konferencës -
Jens Ruhose Instituti Ifo Qendra Ifo për Shkencën Ekonomike të Arsimit dhe Inovacione 18 shtator 2013
Instituti i Laibnicit për Hulumtimin Ekonomik
në Universitetin e Munihut
Çfarë synon kjo punëtori?
• Pas punëtorisë, pjesëmarrësit do të duhej të dinin më shumë rreth përcaktuesve të cilësisë së arsimit. • Fokusi është tek faktorët e ndërlidhur me politika të cilat përcaktojnë rezultatet e nxënësve. • Do të diskutojmë aspektet joteknike. • Konceptet bazë, • Aplikimet në botën reale, • Si dhe konstatimet empirike të përcaktuesve të cilësisë në arsim.
Shqyrtimi i përgjithshëm
• Arsimi dhe rritja ekonomike. • Çka e shtyn përpara cilësinë në arsim. 1. Burimet e shkollës 2. Institucionet • Provimet qendrore të maturës dhe autonomia e shkollës, • Mundësia e zgjedhjes së shkollës, • Llogaridhënia e shkollës.
3. Mësimdhënësit • Efektiviteti i mësimdhënësve • Vlerësimet e mësimdhënësve në praktikë • Përcaktuesit e efektivitetit të mësimdhënësve • Stimulimet e mësimdhënësve
Vitet e shkollimit dhe rritja ekonomike
• Vitet e kushtëzuara të shkollimit Burimi: Hanushek dhe Woessmann, 2008, fq. 631.
Shkathtësitë njohëse dhe rritja ekonomike
• Rezultatet e kushtëzuara të testeve Burimi: Hanushek dhe Woessmann, 2008, fq. 640.
Vitet e shkollimit dhe rritja ekonomike të kushtëzuara nga shkathtësitë njohëse
• Vitet e kushtëzuara të shkollimit Burimi: Hanushek dhe Woessmann, 2008, fq. 640.
•
Arsimi dhe rritja ekonomike
• Cilësia e arsimit është e rëndësishme për rritjen
ekonomike.
• Megjithatë, çka është e rëndësishme për cilësinë në arsim? • Çka mund të bëjnë politikat që ta rrisin cilësinë në arsim?
Shpërndarja e përqindjes së koeficientëve të parametrit të shpenzimeve të vlerësuara nga 96 vlerësimet e funksioneve të produktivitetit të arsimit: Vendet në zhvillim Inputi (te dhënat) Raporti mësimdhënës/nxënës Arsimimi I mësimdhënësve Përvoja e mësimdhënësve Paga e mësimdhënësve Shpenzimet/nxënës Objektet Numri i vlerësimeve Domethënëse në aspektin statistikor Pozitive Negative Jodomethënëse në aspektin statistikor (%) Burimi: Hanushek, 2003, faqe F84.
• Madje edhe në shtetet e zhvilluara ne nuk shohim ndonjë pasqyre të pastër sa i përket efektit të burimeve të shkollës mbi arritshmërinë. • Mirëpo, për shkak se sistemet e arsimit dallojnë aq shumë ndërmjet shteteve (madje edhe brenda vet shtetit), duhet ta shqyrtojmë secilin shtet ndarazi.
Politikat e burimeve të shkollës
• Pse nuk shohim ndonjë raport domethënës ndërmjet rezultateve të arsimit dhe shpenzimeve për nxënës? • Me sa shihet, ka rëndësi se ku investohen paratë!
• Shembulli i madhësisë së klasës: • Madje edhe zvogëlimet modeste në madhësinë e klasës janë jashtëzakonisht të shtrenjta. • Megjithatë, literatura nuk ka gjetur ndonjë evidencë të qëndrueshme se kjo reformë i rrit rezultatet e testit. • Pse? Varet nga mësimdhënësi që t’i përdor klasat më të vogla për t’i rritur rezultatet e testit me një koncept të duhur arsimor. • Kështu, shpesh varet nga përdorimi i më shumë burimeve në mënyrë më adekuate nga ana e mësimdhënësit (një shembull tjetër janë kompjuterët).
Nëse burimet e shkollës nuk janë përgjigje, atëherë çka e përcakton cilësinë në arsim?
• Faktorët më premtues janë ata që ndryshojnë strukturën e stimulimit për palët e interesit në sistemin e arsimit.
• Sërish, shpenzimi në arsim nuk ka të bëj aq shumë me atë se “sa” por më shumë me atë se “ku” do të duhej bërë investimin. • Prandaj, në këtë punëtori, do të përqendrohemi në institucionet dhe mësimdhënësit, si shtytës kryesorë të rezultateve të nxënësve.
Institucionet
• Llogaridhënia e shkollave: Mbajtja e shkollave dhe mësimdhënësve përgjegjës për arritshmëri është e dobishme për nxënësit.
• Provimi qendror i maturës: Siguron standardet e cilësisë dhe mund të rris arritshmërinë e nxënësve. • Autonomia e shkollës: Evidencë për rritjen e arritshmërisë në vendet e zhvilluara por uljen e arritshmërisë në vendet në zhvillim. Ka logjikë nëse vihet në kontekst së bashku me provimin qendror të maturës.
• Zgjedhja e shkollës dhe konkurrenca: Ofrimi i mundësisë prindërve që të zgjedhin nga shkollat e ndryshme ka potencial të çoj drejtë cilësisë më të madhe në shkolla.
Provimet qendrore të maturës në Gjermani
• Në Gjermani, mund ta shohim dallimin e qartë në arritshmëri në pajtim me atë nëse shtetet kanë zbatuar provimet qendrore të maturës (kolona e djathtë) apo nuk i kanë zbatuar provimet qendrore të maturës (kolona e majtë). Burimi: Woessmann, 2012, faqe 17.
Autonomia e shkollës
• Autonomia e shkollës përshkruan pavarësinë nga organet lokale sa i përket për shembull buxheteve apo përmbajtjes së plan programeve.
• Clark (2009) tregon se autonomia mund të rritë arritshmërinë e nxënësve në mënyrë të konsiderueshme.
• Ai analizon shkollat e Britanisë ndërmjet viteve 1988 dhe 1997 të cilat mund të dilnin jashtë organeve lokale kurdo që shumica e prindërve votonte për një gjë të tillë. • Pastaj ai vetëm i krahason shkollat që me vështirësi e kanë fituar votën dhe ato të cilat për pak e kanë humbur atë. • Megjithatë, autonomia e shkollës nuk ka logjikë të bëhet gjithkah.
• Në kolonën e shteteve, Hanushek dhe të tjerët (2012) tregon se autonomia është e dobishme vetëm në sistemet më të zhvilluara të arsimit, por mund të jetë e dëmshme për vendet në zhvillim.
Potësueshmëria e provimeve qendrore dhe autonomisë së shkollës kundrejt pagave
Jo Autonomia e shkollës kundrejt p agës së mësimdhënësve Po Jo Po Provimet qendrore Arritshmëria në lëndën e matematikës në rezultatet e testeve të TIMSS-TIMSS-R (e ndërlidhur me kategorinë më të ulët) Burim: Woessmann, 2003b, faqe 162.
Potësueshmëria e provimeve qendrore dhe autonomisë së shkollës kundrejt përmbajtjes së plan programit
Jo Po Provimet qendrore Jo Autonomia e shkollës kundrejt p ërmbajtjes së plan programit Po Arritshmëria në lëndën e matematikës në rezultatet e testeve të PISA-s (e ndërlidhur me kategorinë më të ulët) Burim: Woessmann, 2008, faqe 823.
Mundësia e zgjedhjes së shkollës
• Në teori, mundësia e zgjedhjes së shkollës do të duhej që të rriste konkurrencën ndërmjet shkollave, dhe prandaj do ta rriste edhe cilësinë e shkollës.
• Prindërit duhet të jenë të njoftuar në mënyrë të veçantë me nevojat e fëmijëve të tyre. • Pyetjet për t’u diskutuar: • Efekti i mundësisë së zgjedhjes: A çon shfrytëzimi i mundësive të zgjedhjes së shkollës në rezultatet më të mira të nxënësve? • Efekti i konkurrencës: A çon shumëllojshmëria apo numri i shkollave përreth drejtë rritjes së produktivitetit të shkollës (të shkollave publike)?
Shembuj të opsioneve të zgjedhjes së shkollës
• Mundësia e zgjedhjes së shkollës mund të paraqitet në disa forma.
• Ndarja sipas vendbanimeve në zonat e shkollave sipas familjeve.
• Regjistrimi i hapur në shkollë: Nxënësit nuk janë të lidhur me ndonjë shkollë të caktuar dhe mund të aplikojnë për shkollë sipas zgjedhjes së tyre (ndonjëherë brenda kufijve të caktuar). • Vauqer (Dëftesë për pagesë falas): Kuponi i cili u mundëson nxënësve që të shkojnë në shkolla private. Mirëpo, vauqerat mund të dizajnohen edhe në disa mënyra të tjera gjithashtu. • Shkollat e subvencionuara: janë shkollat e angazhuara nga qeveria apo ndonjë organ i emëruar nga qeveria për t’i edukuar fëmijët si shpagim i një tarife të financuar nga paratë publike. Janë të lira që ta strukturojnë kurrikulin e tyre dhe ambientin e shkollës por pajtohen për një llogaridhënie më të rreptë.
• Disponueshmëria e shkollave private.
Disa prova të mundësisë së zgjedhjes së shkollës
• Arritshmëria e nxënësve zakonisht rritet kur vijojnë mësimin në shkollat sipas zgjedhjes së tyre (Hoxby 2003).
• Megjithatë, reformat e zgjedhjes së shkollës sipas dëshirës nuk janë dëshmuar të jenë efektive në plotëni në tërësi (Loeb dhe të tjerët 2011). Regjistrimi i hapur i nxënësve • Lavy (2009) konstaton se me futjen në përdorim të regjistrimit të hapur në shkollë në Tel-Aviv, Izrael, shkalla e braktisjes së shkollës është ulur dhe të arriturat njohëse të nxënësve të shkollave të mesme janë rritur. Si Cullen dhe të tjerët (2006), ai gjithashtu konstaton se rezultatet bihevioriste (të sjelljes) janë përmirësuar.
• Cullen dhe të tjerët (2006) e shqyrtojnë regjistrimin e hapur në shkollës në kuadër të shkollave publike të Çikagos, dhe nuk gjejnë dobi në kuptimin e rezultateve akademike. Megjithatë, ata gjejnë disa efekte pozitive në rezultate jotradicionale, të tilla si raste më të pakta të masave disiplinore, më pak arrestime, dhe shkallë më të ulët të burgosjeve.
Disa prova të mundësisë së zgjedhjes së shkollës
Shkollat e subvencionuara
• Nxënësit të cilët e fitojnë lotarinë e vijimit të shkollimit në shkollat e subvencionuara në Boston, shfaqin përfitime të mëdha në arritshmëri në krahasim me nxënësit të cilët kanë humbur lotarinë (Abdulkadiroglu dhe të tjerët 2009).
• Shkolla “mesatare” e subvencionuar, megjithatë nuk duhet se po siguron përfitime të mëdha në krahasim me shkollat publike (Loeb dhe të tjerët 2011). Vauqerat (kuponat) • Nuk është e qartë nëse vauqerat (për shkollat private) rrisin arritshmërinë e shkollimit të atyre të cilët e marrin kuponin (Loeb dhe të tjerët 2011).
Disa prova të konkurrencës së shkollës
• Hoxby (2003) i përmbledh provat rreth konkurrencës së shkollave për studimet e SHBA-ve dhe arrin në përfundim se konkurrenca çon drejtë arritshmërisë më të lartë.
• Gill dhe Booker (2008) gjithashtu arrijnë në përfundim se ekziston arsyeja për një optimizëm të matur të efekteve pozitive nga konkurrenca. • Megjithatë, Imberman (2011) tregon se prania e shkollave të subvencionuara do të mund të kishte gjithashtu edhe efektet negative në arritshmërinë në shkollat publike.
Çka mund të shpjegojë rezultatet e përziera të mundësisë së përzgjedhjes së shkollës
• Ndoshta prindërit nuk janë plotësisht në dijeni të të gjitha opsioneve të mundësisë së zgjedhjes së shkollës (p.sh.: për shkak të kostos së lartë të kërkimit) apo i vlerësojnë gjërat tjera më shumë se aftësimin arsimor. • Një eksperiment i thjeshtë tregon se ofrimi i informatave prindërve lidhur me arritshmërinë e shkollave çon drejtë kërkesave konsiderueshëm më të larta në shkollat me arritshmëri më të lartë (Hastings dhe Weinstein 2008). • Ndoshta udhëheqësit e shkollave nuk dinë si (apo nuk dëshirojnë) ta rrisin cilësinë e shkollës në përgjigje të presionit të konkurrencës. • Loeb dhe të tjerët (2011) kanë konstatuar se udhëheqësit e shkollave i përmirësojnë përpjekjet e tyre të marketingut në vend të programeve arsimore në momentin kur ndjejnë presionin e konkurrencës. • Ka pengesa për të përzgjedhur shkolla të caktuara madje edhe nëse janë ndonjë opsion valid. P.sh. Kostoja e transportit apo kuponit nuk mbulojnë pagesën gjithsej.
Potësueshmëria e shkollave private dhe financimit nga qeveria
Jo Pjesa e shkollave private Po Arritshmëria në rezultatet e testeve të PISA-s (e ndërlidhur me kategorinë më të ulët) Burim: Luedemann, Schuetz, West dhe Woessmann, 2009, faqe 53.
. Po Jo Mesatarja e financimit nga qeveria
Sistemet e llogaridhënies së shkollave
• Llogaridhënia e shkollave: Procesi i vlerësimit të performancës së shkollës mbi bazën e matësve të arritshmërisë së nxënësve (Figlio dhe Loeb 2011).
• Gjithashtu rekomandimet për Kosovën që ta përmirësojë llogaridhënien (Popovci 2010). “Pushteti qendror duhet të krijojë politika dhe infrastrukturë ligjore, të cilat mbështesin përmirësimin e rezultateve të arsimit dhe rrisin llogaridhënien e shkollave për arritshmërinë e nxënësve të tyre.
Sistemet e llogaridhënies së shkollave
• Sistemi i tillë do të mund të siguronte shpërblime dhe/apo sanksione për sukses apo dështim: • Shpërblime: p.sh. Bonuset për edukatorët nëpër shkollat të cilat konsiderohen të jenë të shkëlqyeshme • Sanksione: p.sh. Ristrukturimi apo mbyllja e shkollave me rezultate të dobëta.
• Gjithashtu i kuptueshëm përmes skemave të ndryshme të monitorimit: Administratorët Mësimdhënësit Nxënësit Shkollat Prindërit Institucionet e arsimit të Lartë. Punëdhënësit potencial Burim: Woessmann, 2003a
Llogaridhënia e shkollave për çka?
• Matja e performancës në sektorët publik dhe joprofitabil.
• Performanca e shkollës është zakonisht problem i drejtorit të shkollës - agjentit.
• Aktivitetet shkollore janë vështirë për t’u monitoruar nga ana e palëve të interesit (prindërve, firmave lokale apo politikëbërësve). • Objektivat e arsimit mund të mos jenë në përputhje me objektivat e palëve të interesit. • Monitorimi më efikas mund të çoj drejt përmirësimit të rezultateve. • Testet e standardizuara janë prandaj një komponent kyç i secilit sistem të llogaridhënies. • Matja dhe raportimi i progresit të shkollës u mundëson politikëbërësve që të vlerësojnë se sa e suksesshme ka qenë shkolla në plotësimin e synimeve të arritshmërisë të përcaktuara nga shteti.
Sistemet e llogaridhënies së shkollave në mbarë botën?
• SHBA, Anglia dhe Kili kanë sisteme më të zhvilluara të llogaridhënies deri më sot. Shumica e hulumtimeve bëhen për këto shtete.
• Amerika Latine si një shembull i llogaridhënies së shkollave në vendet në zhvillim: Rezultatet raportohen publikisht në Brazil, Kili, Kolumbi dhe Meksikë. • Dhe shumica e qeverive i evidentojnë raportet e nivelit të shkollave për qëllimet e brendshme.
Shembulli i sistemit të llogaridhënies në mbarë vendin?
• Ligji i Moslënies së Asnjë Fëmije Mbrapa, SHBA.
• Është miratuar në SHBA si ligj në vitin 2002. Objektivi ka qenë që të gjithë nxënësit të jenë në nivel të zotësisë apo përtej këtij niveli në fund të vitit 2013 2014. • Shtetet duhet të vendosin se çka nënkupton të jesh i zoti. • Testohen të gjithë nxënësit në lexim dhe matematikë prej klasës së tretë deri në klasën e tetë, dhe një klasë në shkollën e mesme. • Nëse rezultatet e shkollës janë vazhdimisht të dobëta, atëherë ndërmerren hapat për të përmirësuar shkollën. Gjë që mund të shpie në mbylljen e shkollës. • Para këtij Ligji: 45 shtete veçse i kishin publikuar skedat e raportimit mbi shkollat, dhe 27 kanë vlerësuar shkollat apo kanë identifikuar shkollat me rezultate të dobëta. • Sllajdet e ardhshme: Llogaridhënia e shkollave në Florida, SHBA.
Shembull: Llogaridhënia e shkollave në Florida?
Sistemi i llogaridhënies në arsim i Floridës është K-20.
Misioni: “Rritja e zotësisë së të gjithë nxënësve brenda një sistemi efikas të njëtrajtshëm, duke u mundësuar atyre zgjerimin e njohurive dhe shkathtësive të tyre përmes mundësive të mësimnxënies dhe hulumtimit të vlerësuar nga nxënësit, prindërit dhe komunitetet (1008.31 F.S.)
Ruajtja e sistemit të llogaridhënies i cili mat suksesin e nxënësve drejtë këtyre synimeve: • Arritshmëria më e lartë e nxënësve • Artikulimi i njëtrajtshëm dhe qasja maksimale • Fuqia punëtore e shkathët dhe zhvillimi ekonomik • Shërbimet efikase cilësore.
Burim: W inn, John, L. Komisioner i Departamentit të Arsimit në Florida.
Shembull: Llogaridhënia e shkollave në Florida?
Sistemi i llogaridhënies i Floridës përfshinë shumë pjesë Programi i Vlerësimit Mbarështetëror Të gjithë nxënësit nga klasa 3-10 (1008.22) Njohja e Shkollës (1008.36) Eliminimi i avancimit social (1008.25) Përmirësimi i Shkollës (1008.345) K Shqyrtimi i gatishmërisë së shkollës (1008.21) Notat e Shkollave (1008.34) 20 Sistemi i Llogaridhënies (1008.31) Raportet Vjetore (1008.25) Mundësia e zgjedhjes së shkollës (1002.31 – 1002.39)
Burim: W inn, John, L. Komisioner i Departamentit të Arsimit në Florida.
Shembull: Llogaridhënia e shkollave në Florida?
Gjysma e klasës së plotë bazuar në lexim
Raporti shembull 2005
Raporti shembull për vitin 2005 FCAT Niveli 3 dhe më lartë Rezultatet e përqindjes 3.5 e më lartë 3 mënyra për të arritur rezultate Përmirësimi i rezultateve Të FCAT. -Ruajtja e nivelit 3, 4 ose 5 Përmirësimi i më shumë se një viti brenda Nivelit 1 ose 2, po nuk mbahet p ërmirësimi. Shkolla e Mesme Sunshine Leximi (Klasa 6, 7 dhe 8) Matematikë (Klasa 6, 7 dhe 8) % që plotësojnë standarde të larta % e nxënësve që arrijnë përmirësime në mësimnxënie Progres adekuat i 25% të nxënësve më të dobët apo 30 nxënësve më të dobët në shkollë?
Pikat e klasave të shkollës Përqindja e testuar = 93% Klasa e shkollës Po Shkrimi (Klasa 8) Përqindja e nxënësve përkatës të testuar Progres adekuat 50% apo më shumë = “Po” 49% apo më pak = “Jo” PIkat e klasave 1 pikë për çdo % të plotësimit të standardeve të larta në lexim, matematikë dhe shkrim. 1 pikë për çdo % të arritjes së përmirësimeve në lexim, dhe matematikë.
1 pikë për çdo % të arritjes së përmirësimeve të nxënësve me rezultate të dobëta në lexim.
Bazuar në 3 gjëra: 1. Pikat gjithsej 2. Progres adekuat 3. % e nxënësve të testuar Burim: Winn, John, L. Komisioner i Departamentit të Arsimit në Florida.
Shembull: Llogaridhënia e Shkollave në Florida?
Sanksionet për mosarritjen e progresit mesatar vjetor – të nevojshëm për
përmirësim.
Viti i parë: Shkollat marrinë ndihmë shtesë; prindërve u ofrohet mundësia e zgjedhjes së shkollave publike/subvencionuara (rreth 930 shkolla në vitin 2004-05).
Viti i dytë: Prindërve u ofrohen shërbimet plotësuese si dhe mundësia e zgjedhjes së shkollës publike/subvencionuara (rreth 35 shkolla në vitin 2004-05).
Burim: W inn, John, L. Komisioner i Departamentit të Arsimit në Florida.
Shembull: Llogaridhënia e Shkollave në Florida?
Sanksionet për mosarritjen e progresit mesatar vjetor.
Viti i tretë: Shkollat u nënshtrohen masave korrigjuese; opsionet e prindërve vazhdojnë (maksimumi i 35 shkollave në vitin 2005-06).
Viti i katërt: Shkolla identifikohet për ristrukturim; opsionet e prindërve vazhdojnë (nuk ka shkolla në vitin 2005-06).
Burim: W inn, John, L. Komisioner i Departamentit të Arsimit në Florida
Provat e rezultateve të nxënësve
• Sistemi i llogaridhënies është kryesisht pjesë e një pakoje më të madhe të reformave, gjë që e bën të vështirë që të nxirret vetëm efekti i sistemit ndarazi.
• Studimet ndjekin tri qasje kryesore për të zbuluar efektet mbi rezultatet e nxënësve: (i) Përshkrimi i trendëve në arritshmërinë e nxënësve pas futjes në përdorim të sistemit; (ii) Krahasimi i qarqeve të cilat kanë zbatuar sistemin me qarqet përreth të cilat nuk e kanë zbatuar sistemin e tillë; (iii) Përdorimi i ndryshueshmërisë në presionin e llogaridhënies brenda sistemit të caktuar. • Studimet në NCLB tregojnë se programi ka ngritur arritshmërinë e nxënësve në mënyrë të konsiderueshme, e veçanërisht në matematikë. • E njëjta gjë vlen për studimet të cilat hulumtojnë futjen në përdorim të një sistemi të llogaridhënies. • Përderisa sistemi i llogaridhënies duket të jetë i dobishëm shikuar mesatarisht, mund të mos ketë efekte mbi disa grupe të tjera: Nxënësit, rezultatet e të cilëve janë më konsekuente për llogaridhënien e shkollës, kanë gjasa që të përfitojnë më së shumti.
Hollësira të mëtejme për matjen e performancës së shkollës
• Dy qasje kryesore; • Matësit i gjendjes – shkolla vlerësohet mbi bazën e nivelit të performancës, p.sh. Rezultatet e testit të nxënësit mesatar. • Matësit e rritjes – shkolla vlerësohet mbi bazën e përmirësimit të performancës, p.sh. Rritja në rezultatet e testit të nxënësit mesatar. • Modelet masin gjërat e ndryshme të cilat sigurojnë stimuj të ndryshëm për arritshmërinë e nxënësve. • Matësi i gjendjes: Ngritja e performancës në së paku këtë nivel • Matësit e rritjes: Stimuj për përmirësimin e mësimnxënies së nxënësve në vazhdimësi.
Ilustrimi i modeleve të gjendjes dhe rritjes
Të zotë Vitin e kaluar • Modeli i gjendjes: Shkolla A është më e mirë • Modeli i rritjes: Shkolla B është më e mirë Këtë vit
Modelet e gjendjes dhe rritjes në NCLB dhe Florida Dallimet ndërmjet A+ dhe NCLB NCLB: Modeli i “Gjendjes”
Arritshmëria e nxënësve në kuadër të shkollës, qarkut dhe shtetit matet në kuadër të vitit aktual akademik, ku rezultatet krahasohen me arritshmërinë e nxënësve në vitin e ardhshëm.
A+: Modeli i “Gjendjes” dhe “Rritjes”
Arritshmëria e nxënësve matet gjatë vitit aktual akademik, si dhe përmes aftësimit akademik të nxënësve ndarazi duke përdorur shkallën vertikale të rezultateve. Burim: W inn, John, L. Komisioner i Departamentit të Arsimit në Florida.
Problemet në kuadër të sistemeve të llogaridhënies
• Sistemet e llogaridhënies së shkollave nuk janë në gjendje që t’i masin të gjitha aspektet e interesave të palëve të interesit, si shtetësia, etika e punës apo mendimi kritik. • Fokusimi vetëm në matësit e performancës mund të mos jetë gjithashtu e dëshirueshme pasi që norma e diplomimit apo shkalla e vijueshmërisë në shkollë mund të jenë më të rëndësishme. • Ekzistojnë provat se llogaridhënia e shkollave çon drejtë ngushtimit të kurrikulit tek lëndët e testuara (mësimdhënia – për të testuar). Kështu, sistemi duhet të përfshijë një mori lëndësh. Megjithatë kjo mund të jetë e kushtueshme. • Disa lëndë nuk testohen lehtë. Dizajni mund të na largojë nga lëndët/përmbajtja e vështirë-për-tu-testuar.
Problemet në kuadër të sistemeve të llogaridhënies
• Nëse shikojmë më mirë në renditjen e shkollave, ato mund të tregojnë sjelljen strategjike: • Shkollat mund t’i klasifikojnë nxënësit e dobët si nxënësit me të meta në nxënie, të cilët janë të përjashtuar nga testimi. • Shkollat mund t’i caktojnë masat ndëshkuese më të ashpra për nxënësit e dobët për të ndikuar në përgjithësi në lëndën (Figlio 2006). • Shkollat ndryshojnë programet e tyre të ushqimit para testit (Figlio dhe Winicki 2005; Anderson dhe Butcher 2006). • Jacob (2005) konstaton gjithashtu prova të mbajtjes sistematike të klasës në përgjigje të llogaridhënies së bazuar në test. • Sjellja strategjike ka më pak gjasa në modelet e rritjes se sa në modelet e gjendjes. Sepse është gjithnjë e më vështirë të rritet arritshmëria e nxënësve përmes mashtrimit.
A reagojnë njerëzit ndaj informatave të performancës së shkollës?
• Përgjigja e thjeshtë është: “Po”!
• Një listë e gjatë e punimeve tregon se performanca më e lartë e shkollave e matur përmes testeve të standardizuara, rrit çmimet e pronave në rajonin e shkollave me performancë të lartë (shih p.sh. Black 1999, Figlio dhe Lucas 2004, Black dhe Machin 2011). • Hastings dhe Weinstein (2008) tregojnë se informatat e drejtpërdrejta mbi rezultatet e testeve të shkollave i detyrojnë familjet me të ardhura të ulëta që të zgjedhin shkollat me performancë më të lartë në shumicën e rasteve.
• Figlio dhe Kenny (2009) gjejnë prova se notat e shkollave mund të kenë efekte të konsiderueshme ndaj aftësisë së shkollës për të marrë kontribute/donacione private. • Rouse dhe të tjerët (2013) tregojnë se shkollat i përgjigjen presionit të llogaridhënies përmes ndryshimit të praktikave të tyre të mësimdhënies në mënyra domethënëse.
Efikasiteti i mësimdhënësve
• Cilësia e mësimdhënësve është faktori më i rëndësishëm i shkollimit kur bëhet fjalë për përmirësimin e arritshmërisë së nxënësve (Goldhaber dhe Hansen, 2010). • Kështu, për drejtorët e shkollave por edhe për palët e tjera të interesit (nxënësit, qarku i shkollës, prindërit etj), është me rëndësi të shpaloset efektiviteti i mësimdhënësve. • Ne shohim dallime të mëdha të efektivitetit të mësimdhënësve në kuadër të shkollave (Meghir dhe Rivkin, 2011, faqe 68). • Kështu, identifikimi i mësimdhënësve të mirë dhe të dobët, posaçërisht para nënshkrimit të kontratës me ta do të ishte punë e dobishme për nxënësit.
Si të matet efikasiteti i mësimdhënësve
• Sa është sasia e përfitimit të nxënësve në mësimnxënie që mund t’i mëvishet ndonjë mësimdhënësi të caktuar.
• Këto lloje të modeleve njihen gjithashtu edhe si modele të vlerës së shtuar.
• A është arritshmëria e nxënësit në klasën G, përkatësisht në klasën G-1.
• është efekti fiks i mësimdhënësit, i cili mat efektin e mësimdhënësit j mbi arritshmërinë e nxënësit. • S dhe X janë faktorë të shkollës dhe individual. • D mbulon të gjitha problemet tjera të cilat nuk mund të shpjegohen nga pjesët e tjera.
Sa i rëndësishëm është efikasiteti i mësimdhënësve
• Siç është deklaruar tashmë, pjesa dërrmuese e literaturës konstaton se mësimdhënësit janë shumë të rëndësishëm për rezultatet e nxënësve. • Llogaritjet për SHBA-t japin përfitime të mëdha nga rritja e cilësisë së mësimdhënësve: • Zëvendësimi i pjesës së poshtme 5-8% të mësimdhënësve me mësimdhënës mesatar do ta mund ta qonte SHBA-n afër majës së renditjes ndërkombëtare në shkencë dhe matematikë, me një vlerë aktuale prej 100 trilion dollar amerikan në një periudhë afat-gjate (Hanushek 2011). • Efektet individuale afat-gjata të cilësisë së mësimdhënësve: • Chetty dhe të tjerët (2011) konstatojnë se 30% e masave të vlerës së shtuar paraqiten në rezultatet e testit 3 vite më vonë. Efekti i mësimdhënësve të mirë mund të matet madje edhe në tregun e punës. Ata konstatojnë se përmirësimi prej një devijimi standard në vlerën e shtuar të mësimdhënësve, rrit fitime prej 1% në moshën 28 vjeçare.
Vlerësimi i mësimdhënësve në Tennessee
Raporti i Hechingerit
Përdorimi i të dhënave të vlerës së shtuar për vlerësimin e mësimdhënësve të Tennessee-s
Nga Sarah Garland Në mënyrë që të mbyllet hendeku i arritshmërisë ndërmjet nxënësve të varfër dhe të pasur në Tennessee, sipas materialeve të Departamentit të Arsimit në Tennessee, disa nxënës duhet të mësojnë dyfishi i normës së moshatarëve të tyre me arritshmëri të lartë. Por ky synim mund të krijojë një situatë të palakmueshme për m ësimdhënësit, të cilët për herë të parë këtë vit do të maten dhe notohen – mbi atë nëse të gjithë prej nxënësve të tyre bëjnë të arritura të mëdha në testet e standardizuara, siç është përcaktuar nga formula kundërthënëse statistikore, e njohur nga hulumtuesit si "Krijimi i modelit të vlerës së shtuar". "Ekziston diçka e dyshimtë lidhur me formulën", ka thënë Keith Williams, Kryetar i Shoqatës së Arsimit në Memfis, Sindikata e Mësimdhënësve. "Ju jeni duke përdorur diçka që ka vërtet gabime të mëdha". Në tennessee, 45 për qind e mësimdhënësve japin mësim në lëndë me testet e standardizuara, dhe për më shumë se një dekadë, Tennessee i ka vlerësuar këta mësimdhënës duke përdorur progresin e nxënësve të tyre në teste. Zyrtarët e shkollave përdorin statistika të ndërlikuara për të parashikuar se çfarë rezultate do të tregojnë nxënësit bazuar në rezultatet e tyre të mëparshme
Citime të rëndësishme
• “… kush [mësimdhënësit] do të maten – dhe vlerësohen për herë të parë këtë vit – mbi atë nëse të gjithë prej nxënësve të tyre arrijnë nivele më të larta në testet e standardizuara, siç përcaktohet nga formula kundërthënëse statistikore, e njohur nga hulumtuesit si “modelimi i vlerës së shtuar”. • “Mësimdhënësit, nxënësit e të cilëve arrijnë rezultate më të larta se të parashikuara, shihen si jashtëzakonisht efektiv. Mësimdhënësit, nxënësit e të cilëve nuk i arrijnë rezultatet e parapara, shihen si më pak të tillë. • “Qarqet i përdorin të dhënat për të vendosur se cilët mësimdhënës meritojnë kontrata dhe kush duhet të pushohet nga puna.”
Vlerësimi i mësimdhënësve i publikuar në Los Angeles Times
Renditja e mësimdhënësve të Los Angelesit
Rreth 11.500 mësimdhënës të shkollës së bashkuar fillore të Los Angelesit dhe 470 shkolla fillore janë të përfshira në bazën e azhurnuar të të dhënave të The Times të renditjes "së vlerës së shtuar". Shumica e edukatorëve të klasës së tretë, katërtë dhe pestë të cilët kanë dhënë mësim në çfarëdo kohe gjatë viteve 2004 05 deri në vitet akademike 2009-10 janë renditur në analizën e Times. Të përshirë janë shumica e shkollave fillore të qarkut. Rezultatet e testeve nuk kanë qenë në dispozicion për shumicën e shkollave të subvencionuara. Renditja e vlerës së shtuar e mësimdhënësve bazohet mbi progresin e tyre në Testet e Standardeve të Kalifornisë për gjuhën angleze dhe matematikë. Dallimi ndërmjet rritjes së pritur të nxënësve dhe vetë arritshmërisë është "vlera“ që mësimdhënësi e ka shtuar apo larguar gjatë vitit. Renditja e vlerës së shtuar e shkollës bazohet mbi arritshmërinë e të gjithë nxënësve të testuar. Dallime të vogla në renditje nuk janë të rëndësishme në aspektin statistikor, posaçërisht për ata të cilët janë renditur afër mesatares. Edhe pse masat e vlerës së shtuar nuk mbulojnë çdo gjë rreth performancës së mësimdhënësve apo shkollave, The Ti mes vendosi që ta vë në dispozicion renditjen sepse ato ndikojnë në punën e punëtorëve publik të cilët sigurojnë një shërbim të rëndësishëm, si dhe duke besuar se prindërit dhe qytetarët kanë të drejtë në informim.
Vlerësimi i mësimdhënësve i publikuar në Los Angeles Times
Top shkollat për nga vlera e shtuar Shkollat më të dobëta për nga vlera e shtuar Top mësimdhënësit e gjuhës angleze për nga vlera e shtuar Top mësimdhënësit e matematikës për nga vlera e shtuar
Vlerësimi i mësimdhënësve i publikuar në Los Angeles Times
Renditja e Mësimdhënësve nga Los Angeles
Renata E. Acosta Reyn Mësimdhënësi i klasës së 3-te në Shkollën Fillore Middleton Street në vitin 2010.
Këta grafikona tregojnë renditjen e vlerës së shtuar të mësimdhënësve bazuar në progresin e nxënësve të tyre në Testet e Standardeve të Kalifornisë në matematikë dhe gjuhë angleze. Analiza e The Times i ka përdorur të gjitha rezultatet valide të nxënësve në dispozicion për këtë mësimdhënës nga viti 2003 04 deri në vitet akademike 2009-10. Rezultatet e vlerës së shtuar reflektojnë efektivitetin e mësimdhënësve në rritjen e rezultateve të testeve të standardizuara, si të tillë ato mbulojnë vetëm një aspekt të punës së mësimdhënësve. Efikasiteti në matematikë
Vlerësimi i mësimdhënësve i publikuar në Los Angeles Times
Renditja e Mësimdhënësve nga Los Angeles
Lisette D. Bonilla Mësimdhënësi i klasës së 3-te në Shkollën Fillore Tweedy në vitin 2010.
Këta grafikona tregojnë renditjen e vlerës së shtuar të mësimdhënësve bazuar në progresin e nxënësve të tyre në Testet e Standardeve të Kalifornisë në matematikë dhe gjuhë angleze. Analiza e The Times i ka përdorur të gjitha rezultatet valide të nxënësve në dispozicion për këtë mësimdhënës nga viti 2003 04 deri në vitet akademike 2009-10. Rezultatet e vlerës së shtuar reflektojnë efektivitetin e mësimdhënësve në rritjen e rezultateve të testeve të standardizuara, si të tillë ato mbulojnë vetëm një aspekt të punës së mësimdhënësve. Efikasiteti në matematikë Efikasiteti në matematikë
Problemet e vlerësimit të cilësisë së mësimdhënësve përmes modeleve të vlerës së shtuar
• Edhe nëse modelet e vlerës së shtuar duket të jenë matësit më objektiv për të paraqitur cilësinë e mësimdhënësit, ato i kanë mangësitë e veta të caktuara të cilat duhet të merren parasysh (Shih Guarino dhe të tjerët 2012). • Vendosja e mësimdhënësve dhe nxënësve në klasa ndikon tek efektiviteti i mësimdhënësve. • Vendosja e mësimdhënësve në komunitete dhe shkolla. • Drejtorët kanë funksionet e ndryshme objektive. • Reagimet e shkollave dhe familjeve ndaj masave të publikuara të vlerës së shtuar.
Vlerësimi i cilësisë së mësimdhënësve përmes drejtorëve të shkollave
• A është në gjendje drejtori i shkollës të dallojë mësimdhënësit e mirë dhe ata të dobët?
• Hulumtimi i kohëve të fundit tregon se drejtorët e shkollave janë mjaftë të zotë në përcaktimin e mësimdhënësve të mirë dhe të dobët, por janë shumë më pak të zotë në përcaktimin e mësimdhënësve mediokër (Jacob dhe Lefgren 2008). • Jacob (2011) konstaton se drejtorët kanë më shumë gjasa që t’i shkarkojnë nga puna mësimdhënësit e dobët, dmth mësimdhënësit me më shumë ditë mungese dhe masat më të ulëta të vlerës së shtuar. • Kane dhe të tjerët (2011) ofron prova se mbikëqyrësit e trajnuar janë në gjendje t’i identifikojnë praktikat e mira të mësimdhënies.
Problemet e vlerësimi i cilësisë së mësimdhënësve përmes drejtorëve të shkollave
• Pasi që ka mësimdhënës të mirë dhe të dobët, gjithashtu ka edhe drejtor të mirë dhe të dobët (Branch dhe të tjerët 2012). • Fokusi mund të ndryshojë nga rezultatet e nxënësve. • Mund të inkurajojë favorizime, nepotizëm, apo madje edhe diskriminimin e mësimdhënësve. • Drejtorët e shkollave apo mbikëqyrësit mund të jenë shumë të but. Prova nga Projekti Mësimdhënësi i Ri (2009). • Qarqet me renditjen binare të vlerësimit (në përgjithësi “e kënaqshme” apo “e pakënaqshme”) – 99% e mësimdhënësve marrin “e kënaqshme”. • Qarqet të cilat përdorin një gamë më të gjer – 94% marrin një nga dy renditjet më të larta dhe më pak se 1% vlerësohen të pakënaqshme.
Qka përcakton efektivitetin e mësimdhënësve?
• Pasi që kemi konstatuar se cilësia e mësimdhënësve është e rëndësishme për rezultatet e arsimit, ne do të dëshironim që të dimë lidhur me përcaktuesit e cilësisë së mësimdhënësve. • Megjithatë, dhe fatkeqësisht hulumtimet deri më sot ngecin në identifikimin madje edhe kanalet e thjeshta të cilësisë së mësimdhënësve (Chingos dhe Petereson 2011). • Prandaj shkurtimisht do t’i shqyrtojmë faktorët të cilët nuk parashikojnë cilësinë e mësimdhënësve në mënyrë të qëndrueshme. • Pastaj shkurtimisht do t’I diskutojmë stimujt e mësimdhënësve të cilët mund të jenë premtuese në rritjen e nivelit të punës së mësimdhënësve.
Shpërndarja e përqindjes së efektit të vlerësuar të resurseve kyçe të mësimdhënësve mbi arritshmërinë e nxënësve
Burimet Numri I vlerësimeve
Të gjitha vlerësimet
Arsimimi i mësimdhënësve Përvoja e mësimdhënësve
Vlerësimet e cilësisë së lartë
Arsimimi i mësimdhënësve Përvoja e mësimdhënësve Të rëndësishëm në aspektin statistikor Pozitiv Negativ Të parëndësishme Në aspektin statistikor Burim: Hanushek dhe Rivkin, 2011, faqe 1061
Shpërndarja e përqindjes së efektit të vlerësuar të pagave të mësimdhënësve mbi arritshmërinë e nxënësve
Burimet Numri I vlerësimeve
Të gjitha vlerësimet
Paga e mësimdhënësve Rezultatet e testeve të mësimdhënësve
Vlerësimet e cilësisë së lartë
Paga e mësimdhënësve Rezultatet e testeve të mësimdhënësve Burim: Hanushek dhe Rivkin, 2011, faqe 1063 Të rëndësishëm në aspektin statistikor Pozitiv Negativ Të parëndësishme Në aspektin statistikor
Shpërndarja e përqindjes së koeficientit të parametrit të shpenzimeve të vlerësuara nga 96 vlerësimet e funksioneve të produktivitetit të arsimit: Vendet në zhvillim
Të dhënat Numri i vlerësimeve Të rëndësishëm në aspektin statistikor Pozitiv Negativ Të parëndësishëm në aspektin statistikor % Raporti Mësimdhënës/Nxënës Arsimimi i Mësimdhënësit Përvoja e mësimdhënësit Paga e mësimdhënësit Shpenzimi/Nxënësi Objektet Burim: Hanushek, 2003, faqe F84
Paga sipas performancës së mësimdhënësve në vendet e ndryshme
• Një drejtim më i ri i literaturës fokusohet në stimulimin e mësimdhënësve për të rritur arritshmërinë e nxënësve. Paga sipas performancës së mësimdhënësit (e kushtëzuar) Burim: Woessmann, 2011, faqe 411.
Ofrimi i stimulimit për mësimdhënësit
• Shumica e studimeve përdorin provat e kontrolluara sipas rastit për të identifikuar efektet nga ofrimi i stimulimeve. • Ekzistojnë studimet të cilat janë realizuar në Keni (Glewe dhe të tjerët 2010) dhe në Indi (Muralidharan dhe Sundararaman 2011) të cilat tregojnë se dhënia e shpërblimit mësimdhënësve për performancën e nxënësve e rritë arritshmërinë. • E njëjta gjë është konstatuar për skemat e stimulimeve në Izrael (Lavy 2002, 2009). • Provat janë më pak të qarta sa i përket vendeve të zhvilluara (Shih Fryer 2011: Springer dhe të tjerët 2010). Ky grup nuk gjen ndonjë efekt të konsiderueshëm nga stimulimet. • Megjithatë, dhe çka është interesant, ekziston një studim nga SHBA-ja i cili përdor konceptin e “mospelqimi i humbjes” dhe konstaton përmirësime të konsiderueshme në arritshmërinë e nxënësve (Fryer dhe të tjerët 2012).
Porositë kyçe
• Stimulime, institucione dhe mësimdhënësit = cilësia në arsim = rritja ekonomike. • Megjithatë, sistemet e arsimit janë një fushë komplekse dhe nuk ekzistojnë zgjidhje të lehta për të rritur arritshmërinë e nxënësve. • Secila reformë pra duhet të shoqërohet me një vlerësim të thuktë.
Informatat e kontaktit
• Jens Ruhose • Instituti Ifo – Instituti i Laibnicit për Hulumtimin Ekonomik në Universitetin e Munihut. Qendra Ifo për Shkencën Ekonomike të Arsimit dhe Inovacion. • Adresa: Poschingerstr. 5, 81679 Munih, Gjermani. • E-mail: [email protected]
• Tel: ++49(89)9224-1388.
Literatura
• Anderson dhe Butcher, 2006, Leximi, shkrimi dhe rifreskimi: A janë duke kontribuuar financat e shkollave në obesitetin e fëmijëve? Zhurnali i Burimeve Njerëzore, 41(3), 467-494. • Abdulkadiroglu dhe të tjerët, 2009. Llogaridhënia dhe fleksibiliteti në shkollat publike: Prova nga shkollat e subvencionuara dhe pilot shkollat e Bostonit. Zhurnali Tremujor i Shkencës Ekonomike, 126(2), 699-748.
• Black, 1999. A janë të rëndësishme shkollat më të mira? Vlerësimi prindëror i arsimit fillor. Zhurnali Tremujor i Shkencës Ekonomike 114(2), 577-599. • Black dhe Machin, 2011. Vlerësimi i performancës së shkollës nga ekonomitë familjare. Në Hanushek, Machin dhe Woessmann, eds. Doracaku i Shkencës Ekonomike të Arsimit. Elsevier B.V. 485.519. • Branch, Hanushek dhe Rivkin, 2012, Vlerësimi i efektit të udhëheqësve në produktivitetin e sektorit publik. Rasti i drejtorëve të shkollave. Dokument pune i NBER 17803.
• Chetty, Friedman dhe Rockoff, 2011. Efekti afatgjatë i mësimdhënësve: Vlera e shtuar e mësimdhënësve dhe rezultatet e nxënësve në moshën e rritur. Dokument pune i NBER 17699.
Literatura
• Chingos dhe Peterson, 2011. Është më lehtë të merret një mësimdhënës i mirë sesa të trajnohet një tjetër: Rezultatet e njohura dhe të reja ndërlidhur me efektivitetin e mësimdhënësve. Shqyrtimi i Shkencës Ekonomike të Arsimit.
30(3)449-465.
• Clerk, 2009, Performanca dhe efektet konkurruese të autonomisë së shkollës, Zhurnali i ekonomisë politike, 117(4) 745-783.
• Gill dhe Booker, 2008, Konkurrenca e shkollës dhe rezultatet e nxënësve. Në Ladd dhe Fiske, eds, Doracaku i hulumtimit në financat dhe politikat e arsimit. 183-200 Routledge, Nju Jork, NY. • Guarino, Reckase dhe Wooldridge, 2012, A mund t’u besohet masave të vlerës së shtuar të performancës së mësimdhënësve? • Figlio dhe Kenny, 2009, Matja e performancës së sektorit publik dhe mbështetja e palëve të interesit, Zhurnali i Shkencës Ekonomike Publike. 93(9 10), 1069-1077.
• Figlio dhe Loeb, 2011, Llogaridhenia e shkolles, Ne Hanushek, Machin dhe Woessmann, eds. Doracaku i shkences ekonomike te arsimit, Elsevier B.V. 383 421.
Literatura
• Figlio dhe Lucas, 2004, Çka ka në Klasë? Skedat e raportimit të shkollës dhe tregu i pronave të shtëpive, Shqyrtimi Ekonomik Amerikan, 94(3), 591-604.
• Figlio dhe Winicki, 2005, Material për të menduar: efektet e planit të llogaridhënies së shkollës mbi ushqyeshmërinë në shkollë, Zhurnali i Shkencës Ekonomike Publike, 89(2-3), 381-394.
• Fyer, 2011, Stimulimi i mësimdhënësve dhe arritshmëria e nxënësve: Provat nga shkollat publike të Nju Jork Citit. Dokument Pune i NBER 16850.
• Fryer dhe të tjerët, 2012. Rritja e efikasitetit të stimulimit të mësimdhënësve përmes shmangies së humbjes: Eksperiment fushor. Dokument Pune NBER 18237.
• Goldhaber dhe Hansen, 2010. Përdorimi i performancës në vendin e punës për të siguruar informata lidhur me vendimet për kontratën e mësimdhënësve. Shqyrtimi Ekonomik Amerikan, 100(2), 250-255.
• Hanushek, 2011, Vlera ekonomike e cilësisë më të lartë të mësimdhënësve, Shqyrtimi i shkencës ekonomike të arsimit, 30(3), 466-479.
• Hanushek, Link dhe Woessmann, 2012, A ka logjik gjithkah autonomia e shkollës? Vlerësimet e panelit nga PISA. Zhurnali i Shkencës Ekonomike të Zhvillimit. 104, 212 232.
Literatura
• Hanushek dhe Rivkin, 2011, Cilësia e mësimdhënësve, Në Hanushek, Machin dhe Woessmann, eds. Doracaku i shkencës ekonomike të arsimit. North Holland, 1051-1078.
• Hastings dhe Weinstein, 2008, Informimi, zgjedhja e shkollës dhe arritja akademike: Provat nga dy eksperimentet, Zhurnali tremujor i shkencës ekonomike, 123(4), 1373-1414.
• Hoxby, 2003, Zgjedhja e shkollës dhe konkurrenca në mes shkollave: Provat nga Shtetet e Bashkuara. Shqyrtimi i politikave ekonomike të Suedisë, 10(2), 9-65.
• Imberman, 2011, Efekti i shkollave të subvencionuara mbi arritshmërinë dhe sjelljen e nxënësve të shkollave publike. Zhurnali i shkencës ekonomike publike, 95(7-8), 850-863.
• Jacob 2011, A i pushojnë nga puna drejtorët e shkollave mësimdhënësit më të dobët? Vlerësimi i arsimit dhe analiza e politikës, 33(4), 403-434.
• Jacob 2005, Llogaridhënia, stimulimet dhe sjellja: efekti i testimit te nivelit te larte në shkollat publike të Çikagos, Zhurnali i shkencës ekonomike publike, 89(5-6), 761-796.
Literatura
• Jacob dhe Lefgren, 2008, A mund t’i identifikojnë drejtorët e shkollave mësimdhënësit efektiv? Provat nga vlerësimi subjektiv i performancës në arsim, Zhurnali i shkencës ekonomike të punës, 26(1), 101-136.
• Kane dhe të tjerët, 2011, Identifikimi i praktikave efektive në klasë me përdorimin e të dhënave të arritshmërisë së nxënësve. Zhurnali i burimeve njerëzore, 46(3), 587-613.
• Loeb dhe të tjerët, 2011, Mundësia e shtuar e zgjedhjes në tregun e shkollave: Reformat e kohëve të fundit dhe efektet e tyre në arritshmërinë e nxënësve. Zhurnali kombëtar i tatimit, 64(1), 141-164.
• Meghir dhe Rivkin, 2011, Metodat ekonometrike për hulumtimin në arsim. Në Hanushek, Mashin dhe Woessmann, eds, Doracaku i shkencës ekonomike në arsim, Elsevier B.V. 1-87.
• Muralidharan dhe Sundararaman, 2011, Paga sipas performancës së mësimdhënësve: Provat eksperimentale nga India. Zhurnali i ekonomisë politike, 119(1), 39-77.
• Levy, 2009, Paga e performancës dhe puna e mësimdhënësve, Produktiviteti dhe etika e notimit. Shqyrtimi ekonomik amerikan, 99(5), 1979-2011.
Literatura
• Lavy, 2002, Vlerësimi i efektit të stimulimeve të performancës grupore të mësimdhënësve ndaj arritshmërisë së nxënësve. Zhurnali i ekonomisë politike, 110(6), 1286-1317.
• Popovci, 2010, Raporti paraprak i arsimit parauniversitar në Kosovë, Programi i ngritjes së kapaciteteve dhe reformës në arsim (CBERP), Pedium Education Consulting. • Rouse dhe të tjerët, 2013, A e ndjeni nxehtësinë e Floridës? Si i përgjigjen shkollat me rezultate të ulëta kuponit dhe presionit të llogaridhënies? Zhurnali ekonomik amerikan: Politika ekonomike, 5(2), 251-281.
• Springer dhe të tjerët, 2010, Paga e mësimdhënësve nga provat eksperimentale të performancës nga Projekti i stimulimit në mësimdhënie. Qendra Kombëtare për Stimulimin e Performancës, Universiteti Vanderbilt.
• Projekti i ri i Mësimdhënësve, 2009, Efekti i produktit: Dështimi jonë kombëtar për të pranuar dhe për të vepruar ndaj dallimeve në efektivitetin e mësimdhënësve. • Woessmann, 2012, Ein Gemeinsames Kernabitur fur Detuschland – der Vorschlag des Aktionsrats Bildung, Ifo Schnelldienst, 65(2), 12-21.
• woessmann, 2011, Provat nga mbarë vendi lidhur me pagën e performancës së mësimdhënësve, Shqyrtimi i shkencës ekomomike të arsimit. 30(3), 404-418.
Literatura
• Woessmann, 2008, Zentrale Abschlussprufungen und Schulerleistungen: Individualanalysen anhand von vier internationalen Tests, Zeitschrift fur Padagogi, 54(6), 810-826.
• Woessmann, 2003a, Provimet qendrore të maturës dhe arritshmëria e nxënësve: Provat ndërkombëtare, Në: Peterson dhe West, eds, Asnjë fëmijë të mos mbetet prapa? Politika dhe praktika e llogaridhënies në shkolla, Shtypi i Institucionit Brookings, Washington D.C. 292-323.
• Woessmann, 2003b, Heterogjeniteti i efektit të provimeve qendrore: prova nga TIMSS, TIMSS-Repeat dhe PISA, Shkenca Ekonomike e Arsimit, 13(2), 143-169.