Llojet e Lojës

Download Report

Transcript Llojet e Lojës

Llojet e Lojës
Edona Berisha Kida
Fakulteti i Edukimit
Universiteti i Prishtines
1. Lojërat eksplorative/shqisore
Në përgjithësi kjo lojë mundëson për fëmijët
përdorimin e shkathtësive fizike dhe shqisore
në të mësuarin e materialeve të lodrave të
tyre, si duken ato dhe se cfare mund të
shërbejnë.
2. Loja funksionale
• Ndryshe njihet edhe si loja praktike. Eshte nje
nder lojat me te zakonshme per foshnjat dhe
femijet e vegjël. Veprimet gjate kesaj loja jane
te karakterit perserites dhe kontribuojne ne
arritjen e vetebesimit dhe aftesive fizike. Nje
shembull i lojës funksionale mund te jetë kur
foshnja fut objetktet ne nje kuti dhe pastaj e
zbraz kutine. Pastaj e përsërit veprimin e
njëjtë disa herë.
3. Loja fizike
• I referohen aktiviteteve që përfshijnë të gjitha
llojet e lëvizjeve fizike. Gjatë këtyre lojërave një
sër shkathtësish motorike ushtrohen dhe
zotërohen.
• Në moshën parashkollore/fillore lojërat fizike
përfshijne vrapimin, fshehja, lojërat e ndryshme
me top etj. Aktivitete të tjera ku fëmijët mund të
përfshihen sidomos për të treguar shkathtësitë
dhe forcën e tyre janë vrapimi, ngjitja, kërcimi etj.
4. Lojërat manipulative
• Fëmijët zhvillojnë dhe kontrollojnë forcën në
gishtërinjtë dhe duart e tyre përmes lojës
manipulative. Lojërat manipulative përfshijnë
lojërat puzzle, prerja me gërshërë, veshja e
kukullave, lojërat e tjera ndërtuese, blloqet etj.
Këto lloje të lojërave i ndihmojnë fëmijëve të
zhvillojnë aftësitë precise motorike sidomos duke
përdorur kontrollin gjatë manipulimit të
objekteve, vizualizimin e objekteve, si dhe
përdorimin e shqisace të të parit/ të shikuarit.
5. Loja simbolike
• I referohen llojeve të lojërave spontane dhe
zakonisht përfshin përdorimin e lojërave apo
objekteve të tjera të cilat përfaqësojnë diqka
ndonjë objekt tjetër. P.Sh fëmijët e përdorin
brushën e flokëve si telefon. Loja simbolike më tej
përfshin dy kategori të tjera: 1. lojën
konstruktive dhe 2. lojën imagjinative apo
dramatike.
• Kjo lojë mund të shihet tek femijet dyvjeçare dhe
vazhdon edhe në mosha më të rritura.
Loja konstruktive
• Ka të bëje me shfrytëzimin e materialeve nga ana
e fëmijës për të krijuar diqka.
• Kjo ndihmon ne zhvillimin e te menduarit
kreativ.Shembull mund të jetë përdorimi i kutive
nga fëmija per te krijuar nje fortese.
• Loja konstruktive është e ngjajshme me lojen
funksionale mirepo permban me teper detaje.
• Fëmijët të cilët fitojnë vetëbesim gjatë
manipulimit të objekteve bëhen të zotë në
krijimin e ideve dhe janë njohës më të mirë të
koncepteve matematikore.
• Fëmijët e moshave më të mëdha punojnë edhe
në grupe gjatë lojërave konstruktive
Lojërat Imagjinative:
• I referohen kryesisht lojërave të karakterit
dramatik. Këtu hyjnë loja dramatike, loja e
pretenduar, loja bëje dhe beso si dhe loja sociodramatike.
• Këtu mund të përfshihen loja me shtëpi apo
lojërat e tjera bëje dhe beso.
• Gjatë këtyre lojërave fëmijët përdorin imagjinatën
e tyre në pretendimin e roleve, objekteve dhe
situatave. Me rritjen e fëmijëve dhe krahas
zhvillimit të imagjinatës së tyre lojërat
imagjinative bëhen më komplekse . Ata përdorin
dhe aftësitë e tyre gjuhësore dhe në këtë mënyrë
ata sajojnë tregime dhe skenare të ndryshme.
• Loja dramatike ndodh kur femija pretendon te jete
dikush tjeter apo te luan nje rol.
• Shembull i kesaj loje mund te jete momenti kur femija
vesh nje pelerine dhe pretendon te jete nje superhero.
• Loja dramatike ndihmon zhvillimin e gjuhës dhe fjalorit
, rrit aftesite e kujteses, zhvillon te menduarin
fleksibil dhe zbulues, etj.
• Lojërat socio-dramatike – konsiderohen atëherë kur
ne lojë marrin pjesë dy apo më tepër fëmijë.
• Shembull mund të jetë kur femijët luajne shkollash ku
njëri bëhet mësuesi e tjetri nxënesi.
• Sipas Piazhesë lojërat socio-dramatike zhvillojnë të
menduarin abstrakt, rafinojnë të kuptuarit e fëmijëve
për botën si dhe mësojnë t’i zgjidhin problemet në një
ambient të sigurt.
6. Lojërat e bazuar në rregulla
• Jane mjaft te zakonshme per femiejt shkollore.
• Ato njihen si lojera te cilat i krijojne femijet
dhe perfshijne te menduarit e tyre logjik dhe
aftesite e tyre sociale. P.sh kur nje grup i
femijeve luan fshehurazi.
7. Lojërat gjuhësore ose lojërat me
fjalë
• I referohen aktiviteteve vetë ushtruese gjatë
të cilave manipulohet me tingujt dhe me fjalë.
• Me rritjen e fëmijëve këto lloje të lojërave
zakonisht përfshijnë rimën, lojërat me fjalë
apo humoret.
Observimi i sjelljes se femijeve ne loje
Lojërat Pasive:
• jo i përfshirë – atëherë kur fëmija lëviz mirëpo nuk
merr pjesë në asnjë aktivitet të lojës.
• shikues – atëherë kur fëmija mund të vëzhgojë apo flas
me lojtarët por nuk inkuadrohet në lojë.
Loja e Involvuar
• i vetmuar – atëherë kur fëmija luan në vetmi
• paralel- atëherë kur fëmija luan vetëm kur gjendet afër
fëmiut tjeter.
• i shoqëruar ndodh atëherë kur fëmija luan dhe flet me
lojtarët e tjerë por qëllimet dhe aktivitetet e lojës janë
të ndryshme
• bashkëpunuese kur fëmija ndan dhe negocion lojën me
të tjerët nëpërmjet të marrjes së radhës etj.
Funksionet e Lojës dhe Rëndësia e Saj
Gjatë Fëmijërisë së Hershme
•
•
•
•
•
•
Ta kuptojë botën që e rrethon
Zgjeron të kuptuarin social dhe kulturor
Shpreh mendimet dhe ndjenjat e tij
Praktikon të menduarin fleksibil dhe divergjent
Ballafaqohet dhe zgjidh problemet reale
Mëson të merr në konsideratë edhe perspektivën
e të tjerëve
• Zhvillon vetë-kontrollin
• Rrit aftësitë dhe shkathtësitë gjuhësore
• Ndihmon zhvillimin ”e trurit” dhe zhvillimin
motorik.