Psikologji e lojes

Download Report

Transcript Psikologji e lojes

Psikologji e lojës
Edona Berisha Kida
Universiteti i Prishtines
Definicioni i lojës
• Loja promovon mirëqenien dhe kontribuon në
zhvillimin e gjithëmbarshëm te femijes.
• Paraqet një aktivitet vetë iniciues i cili nxitet
prej motiveve të brendshme dhe që ka për
qëllim argëtimin dhe kënaqësinë. Ajo më parë
paraqet një proces sesa një produkt.
Karakteristikat e lojës
• Loja ka këto karakteristika:
1. afektin pozitiv,
2. angazhimi aktiv,
3. motivimi i brendshëm,
4. liria nga rregullat e jashtme.
• Liria gjatë lojës nga rregullat e jashtme nuk
nënkupton mungesën absolute të këtyre
rregullave. Fëmijët gjatë lojës vendosin
rregulla, udhëheqin rolet, marrëdhëniet,
vendosin rregullat e kyqjes në lojë dhe të
sjelljeve të pranueshme sociale (Fein 1981).
Lojtarët pajtohen dhe hyjnë në lojë në bazë të
rregullave të cilat kuptohen në mënyrë
implicite.
Loja vs. puna
• Victoria Dimidjian “ tradicionalisht përgjatë
tërë këtij shekulli loja është definuar si një
aktivitet të cilin fëmijët e realizojnë përpara
se të përgatiten për punën e vërtetë”.
• Motivimi: Faktoret e brendshem vs. faktoret e
jashtem.
• Aktiviteti i imponuar vs. Aktivitet i vetinicuar
dhe vetperfunduar.
• Synim i hapur vs. synim i percaktuar.
• Procesi i lojes e lejon femijen te marre drejtime te
ndryshme, te percakton rregulla dhe te eksploron
me alternativat.
• Një numër i madh i studimeve përkrahin idenë se
ndarja e lojës nga puna në të shumtën e rasteve
sjell rezultate të kundërta dhe vlerësohet si
joproduktive.
• Psikologët më prominent përkrahin idenë se loja
është aktiviteti më i rëndësishëm gjatë fëmijërisë,
adoleshencës madje edhe gjatë moshës së rritur.
Loja ofron lirimin nga stresi, përkrah angazhimin
kreativ dhe ndihmon zhvillimin e llojeve
specifike të të mësuarit.
Metodat e Studimit të Lojës
• Vëzhgimi në ambientet e natyrshme
• Vëzhgimi në ambientet e strukturuara
• Eksperimenti (P.sh hapsira, mungesa e
lodrave etj.)
• Intervista
• Pyetësorët
• Te tjera si: inçizimet, fotografitë, shërbejnë për
të fituar të dhëna rreth aktivitetit të lojës së
fëmijëve.