Transcript Slajd 1

Rëndësia e Arsimit për Prosperitetin Ekonomik
Jens Ruhose
Instituti Ifo
Qendra Ifo për Shkencën Ekonomike të Arsimit dhe
Inovacion
XX shtator 2013
Instituti i Laibnicit për Hulumtimin Ekonomik
në Universitetin e Mynihut
Hyrje
• Arsimi po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në një shoqëri të dijes.
• Pjesa dërrmuese e literaturës së shkencës ekonomike tregon se
arsimi ka një ndikim të jashtëzakonshëm në rritjen ekonomike dhe
prosperitetin.
• Theksi tradicional mbi kohëzgjatjen e shkollimit dhe shpenzimet.
• Sidoqoftë, cilësia e arsimit është shumë më shumë e rëndësishme
për rritjen ekonomike sesa kohëzgjatja e arsimit.
• Përveç kësaj, thjeshtë vetëm hedhja e parave në shkolla nuk është
zgjidhje për arritshmërinë e ulët në arsim.
– Në vend të kësaj: Fokusi duhet të jetë mbi institucionet, stimulimet,
cilësinë e mësimdhënësve.
Shqyrtimi i përgjithshëm
Dokumentet e këtij fjalimi:
Raporti ndërmjet arsimit dhe rritjes ekonomike.
Kostoja e arritshmërisë së ulët arsimore.
Kthimet publike dhe private të investimit në kapitalin njerëzor.
Disa përcaktues të rëndësishëm të cilësisë në arsim.
Të mësuarit nga analizat e shteteve të ndryshme
Shtetet dallojnë shumë në politikat dhe rezultatet e tyre të arsimit.
Ekziston një mundësi e jashtëzakonshme për të kuptuar se çka
funksionon e çka jo.
Shikoni mostrën e plotë të shteteve, për të parë nëse shtetet me politika të
caktuara funksionojnë sistematikisht ndryshe.
Në vend të nxjerrjes së përjashtimeve ndaj rregullit.
Shumica e deklarimeve në vijim burojnë nga hulumtimi i tillë sistematik
ekonometrik nga shtetet e ndryshme.
Rritja e kushtëzuar
Vitet e shkollimit dhe rritja ekonomike
Vitet e kushtëzuara të shkollimit
Burim: Hanushek dhe Woessmann, 2008, faqe 631.
Rritja e kushtëzuar
Shkathtësitë njohëse dhe rritja ekonomike
Rezultatet e kushtëzuara të testit
Burim: Hanushek dhe Woessmann, 2008, faqe 640.
Rritja e kushtëzuar
Vitet e shkollimit dhe rritja ekonomike e kushtëzuar
nga shkathtësitë njohëse
Vitet e kushtëzuara të shkollimit
Burim: Hanushek dhe Woessmann, 2008, faqe 640.
Arsimi si përcaktues i rritjes së të ardhurave për kokë
banori, 1960-2000
Vendet
në zhvillim a
Mostra e
OBEZh-it
Vendet me të
ardhura të ulëta b
Vendet me të
ardhura të larta c
GDP për kokë banori 1960
Vitet e shkollimit 1960
Rezultatet e testit (mesatarja)
Konstantja
Shënime: Ndryshorja e varur: shkalla mesatare e rritjes vjetore të GDP-së për kokë banori, 1960-2000, t- statistikë në kllapa.
a Vendet jashtë OBEZh-it
b Vendet nën mesataren e mostrës së GDP-së për kokë banori 1960.
c Vendet mbi mesataren e mostrës të GDP-së për kokë banori 1960.
Burim: Hanushek dhe Woessmann, 2008, faqe 642.
Shpenzimet e arritshmërisë së ulët në
arsim
• Mund t’i përdorim rezultatet e vlerësimit nga më lartë për të përllogaritur
përfitimet (e mëparshme) nga përmirësimi i shkathtësive.
• Vlera aktuale e përfitimeve agregate afatgjata për BE-në (deri më 2090):
• 21 trilion euro për të arritur më pak se 15% të nxënësve me arritshmëri
të ulët në shkathtësitë bazë deri në vitin 2020.
• 32 trilion euro për rritjen mesatare të 25 pikëve të PISA-s (rreth një
vit të mësimit shtesë).
• 87 trilion euro për të sjellë arritshmërinë e secilit shtet në nivelin e
kulmit të arritshmërisë ku është Finlanda.
Finlanda
Holanda
Estonia
Belgjika
Sllovenia
Republika Çeke
Gjermania
Austria
Irlanda
Danimarka
Suedia
Hungaria
EU-15
Polonia
Franca
BE-27
Sllovakia
Luksemburgu
Letonia
Lituania
Spanja
Portugalia
Italia
Greqia
Malta
Qipro
Bullgaria
Burim: Hanushek dhe Woessmann, 2010
Britania e Madhe
Rumunia
Përfitimet e zbritura të rritjeve të GDP-së në të ardhmen deri në vitin 2090
nga përmirësimi i arritshmërisë së nxënësve, për të arritur nivelin e Finlandës
në PISA në përqindjen e GDP-së aktuale
Kthimi jomonetar i investimit në arsim
Niveli më i lartë i shkollimit është gjithashtu i ndërlidhur me:
•
•
•
•
•
Rezultatet më të mira në shëndetësi,
Më pak aktivitete kriminale,
Lëvizshmëri më të madhe rajonale,
Kohezion të shtuar social dhe zvogëlim të pabarazisë në të ardhura,
Pjesëmarrje të shtuar të votuesve dhe shpeshtësinë e shtuar të
lexueshmërisë së gazetave.
Kthimi privat i investimit
• Pjesa më e madhe e hulumtimit është e bazuar në vitet e shkollimit, sepse:
• Është e lehtë që të matet,
• Është në dispozicion në regjistrimin e popullsisë së bashku me të
dhënat rreth fitimeve,
• Kështu, pjesa dërrmuese e literaturës përdorë vitet e shkollimit për të
llogaritur kthimin e investimit nga arsimi:
• Sidoqoftë, literatura është përpjekur gjithashtu që të mas kthimin e investimit
nga shkathtësitë njohëse.
Kthimi privat i investimit nga vitet e shkollimit
Burim: Harmon, Oosterbeek dhe Walker, 2003, faqe 131
Kthimi privat i investimit nga shkathtësitë njohëse
Burim: Hanushek dhe Zhang, 2009, faqe 132
Kthimi publik i investimit nga shkollimi
Tabela 10. Shkalla fiskale e kthimit të investimit nga shkollimi.
Tatimet
personale
+ tatimet e
konsumit
Austria
Belgjika
Danimarka
Finlanda
Franca
Gjermania
Greqia
Irlanda
Italia
Holanda
Portugalia
Spanja
Suedia
Britania e Madhe
Mesatarja e BE14
Burim: de la Fuente dhe Jimeno, 2009, faqe 1348
+ punëdhënësi
s. sec. contr.
+ pensionet
= OBS
Kur është investimi në kapitalin njerëzor
më fitimprurës?
• Të dhënat empirike tregojnë se investimi në moshë të hershme është më
fitimprurës.
• Ekzistojnë së paku dy argumente për këtë çështje:
1. Të rinjtë e kanë horizontin kohor më të gjatë, dhe prandaj mund të
përfitojnë më shumë përgjatë jetës nga arsimimi i hershëm.
2. Përpjekjet e përbashkëta në arsim: Arsimi është një proces dinamik
ku shkathtësitë e hershme njohëse dhe jonjohëse e bëjnë më të lehtë të
mësuarit më vonë në jetë.
Norma e kthimit të investimit në kapitalin njerëzor
Norma e kthimit të investimit në kapitalin
njerëzor përgjatë ciklit jetësor
Programet parashkollore
Shkollimi
Mundësia
Kostoja e financimit
Trajnimi në
vendin e punës
Në parashkolla
Gjatë shkollës
Burim: Heckman, 2006, faqe 1901
Pas shkollës
Mosha
Përcaktorët e mundshëm të cilësisë së arsimit
• Burimet shkollore
• Institucionet
• Cilësia e mësimdhënësve
Rezultatet në matematikë nga PISA 2006
Shpenzimet në arsim dhe arritshmëria e nxënësve
në vendet e ndryshme
Shpenzimet kumulative për nxënës
Burim: Hanushek dhe Woessmann, 2011a, faqe 472
Rezultatet në matematikë nga PISA 2009
Madhësia e klasës: A është e rëndësishme?
Madhësia e klasës
Burim: Hanushek dhe Woessmann, 2011b
Shpërndarja e përqindjes të koeficientëve të parametrit të
shpenzimeve të vlerësuara nga 96 vlerësime të funksionit të
prodhimtarisë së arsimit: Vendet në zhvillim
Domethënëse në aspektin statistikor
Kontributi
Numri i
vlerësimeve
Pozitive
Negative
Raporti numerik mësimdhënës/nxënës
Arsimimi i mësimdhënësve
Përvoja e mësimdhënësve
Paga e mësimdhënësve
Shpenzimet/Nxënës
Objektet
Burim: Hanushek 2003, faqe F84.
• Thjeshtë vetëm “hedhja e parave në shkolla” nuk është zgjidhje
Jodomethënëse
në aspektin
statistikor (%)
Politikat e burimeve
• Nuk thonë se burimet kurrë nuk kanë efekt.
• Nuk thonë se burimet nuk mund të kenë efekt.
• Megjithatë, ka pritshmëri të kufizuara se politikat e burimeve – prapa një
pragu të caktuar – kanë efekt substancial në performancën arsimore brenda
strukturave të caktuara stimuluese.
• Për shembull, zvogëlimi i numrit të nxënësve në klasë nuk do të duhej të
çonte drejt ndryshimit të arritshmërisë së nxënësve, për aq kohë sa
mësimdhënësi nuk është në gjendje t’a shfrytëzojë klasën më të vogël për
arsimim më të mirë.
Institucionet
• Llogaridhënia në shkollë: Mbajtja e shkollave dhe mësimdhënësve të
përgjegjshëm për arritshmërinë është e dobishme për nxënësit.
• Provimet qendrore të maturës: Sigurojnë standardet e cilësisë dhe mund të
rrisin arritshmërinë e nxënësve.
• Autonomia e shkollës: Ka dëshmi për rritje të nivelit të arritshmërisë në
vendet e zhvilluara mirëpo për arritshmëri të zvogëluar në vendet në zhvillim.
Ka logjikë së bashku me provimet qendrore të maturës (shih sllajdin e
ardhshëm).
• Mundësia e zgjedhjes dhe konkurrenca: Ofrimi i mundësive për prindërit që
të zgjedhin nga shkollat e ndryshme çon në cilësi më të madhe të arsimit.
Plotësueshmëria e provimeve qendrore dhe
autonomisë së shkollës me pagat
Po
Jo
Autonomia e shkollës
kundrejt pagave të
mësimdhënësve
Jo
Po
Arritshmëria në matematikë në rezultatet e testit TIMSS/TIMSS-R
(të ndërlidhura me kategorinë më të ulët)
Burim: Woessmann, 2003, faqe 162
Provimet
qendrore
Plotësueshmëria e provimeve qendrore dhe
autonomisë së shkollës me përmbajtjen e lëndës
Po
Jo
Autonomia e shkollës
kundrejt përmbajtjes
së lëndës
Jo
Po
Arritshmëria në matematikë në rezultatet e testit të PISA-s
(të ndërlidhura me kategorinë më të ulët)
Burim: Woessmann, 2008, faqe 823
Provimet
qendrore
Jo
Plotësueshmëria e shkollave private dhe financimit
qeveritar
Pjesa e shkollave
private
Pjesa e mesatare e
financimit qeveritar
Arritshmëria në rezultatet e testit të PISA-s (të ndërlidhura me kategorinë më të ulët)
Burim: Luedemann, Schuetz, West dhe Woessmann, 2009, faqe 44
Cilësia e mësimdhënësve
• Cilësia e mësimdhënësve është përcaktuesi kryesor i arritshmërisë së
nxënësve.
• Dallimet në cilësinë e mësimdhënësve janë konstatuar si shumë të mëdha,
duke luhatur prej 0.5 – 1.5 vite të përfitimit në arritshmëri brenda një viti të
shkollimit.
• Efektet e mësimdhënësit individual kanë gjithashtu ndikim afatgjatë mbi
suksesin e nxënësve.
• Përllogaritjet nga SHBA-të japin përfitime të mëdha nga rritja e cilësisë së
mësimdhënësit.
• Zëvendësimi i pjesës së poshtme të 5-8% të mësimdhënësve me
mësimdhënës mesatar, do të mund t’i lëvizte SHBA-të afër majës së
renditjes ndërkombëtare në matematikë dhe shkenca, me vlerën
aktuale prej 100 trilion dollar amerikan në periudhën afatgjate
(Hanushek 2011).
Përcaktorët e cilësisë së mësimdhënësve
• Fatkeqësisht, përcaktorët e saktë të cilësisë së mësimdhënësve nuk janë të qartë.
• Arsimimi i mësimdhënësve: Nuk ka ndonjë lidhje të qëndrueshme me
arritshmërinë e nxënësve.
• Përvoja e mësimdhënësve: Nxënësit e mësimdhënësve të rinj (me 1 deri 2 vjet përvojë)
tregojnë rezultate më të ulëta të arritshmërisë.
• Pagat e mësimdhënësve: Nuk janë të ndërlidhura në mënyrë domethënëse në aspektin
statistikor me arritshmërinë e nxënësve.
• Sidoqoftë: Efektet e selektimit/nivelit janë të mundshme: Atë që mbjell
edhe korrë.
• Certifikimi i mësimdhënësve: Ka vetëm një raport të dobët me arritshmërinë e
nxënësve.
• Stimulimi i mësimdhënësve: Ka disa dëshmi se arritshmëria e nxënësve rritet
për shkak të stimulimit të mësimdhënësve.
Pikat kyçe për t’u mbajtur mend
1. Arsimi ka një ndikim të jashtëzakonshëm mbi rritjen ekonomike
2. Cilësia e arsimit është më e rëndësishme për zhvillimin ekonomik sesa kohëzgjatja e
arsimit.
•
Fokusimi në rezultatet e jo vetëm në kohëzgjatjen e arsimit.
3. Kthimi i madh privat dhe publik i investimit në arsim.
4. Vetëm shpenzimi më i madh nuk siguron rezultate më të mira.
•
Fokusimi në institucione, stimulime dhe cilësinë e mësimdhënësve.
Informatat e kontaktit
•
Jens Ruhose
•
Instituti Ifo – Instituti i Laibnicit për Hulumtimin Ekonomik në Universitetin e
Mynihut.
Qendra Ifo për Shkencën Ekonomike të Arsimit dhe Inovacione.
•
Adresa: Poschingerstr. 5, 81679 Mynih, Gjermani
•
E-mail: [email protected]
•
Telefoni: ++49(89)9224-1388
Literatura
•
de la Fuente dhe Jimeno, 2009. Kthimi publik dhe privat i investimit në shkollim në
Bashkimin Evropian, Revista e Shoqatës Ekonomike Evropiane, 7(6), 1319-1360.
•
Luedemann, Schuetz, West dhe Woessmann, 2009, Llogaridhënia, Autonomia dhe
Zgjedhja e Shkollës në mbarë botën, Edward Elgar.
•
Hanushek, 2001, Vlera ekonomike e cilësisë më të lartë të mësimdhënësve, Shqyrtimi i
shkencës së ekonomisë së arsimit, 30(3), 466-479.
•
Hanushek, 2003, Dështimi i politikave të shkollimit të bazuara në kontribute, Revista
ekonomike, 113(485), F64-F98.
•
Hanushek dhe Woessmann, 2011a, Sa janë të rëndësishme rezultatet arsimore në
vendet e OBEZh-it?, Politika ekonomike, 26(67), 427-491.
•
Hanushek dhe Woessmann, 2011b, Madhësia e klasës: A është e rëndësishme? Njoftimi
i politikës së EENEE 2/2011.
•
Hanushek dhe Woessmann, 2010, Kosto e arritshmërisë së ulët arsimore në Bashkimin
Evropian, Raporti analitik nr. 7 i EENEE.
Literatura
•
Hanushek dhe Woessmann, 2018. Roli i shkathtësive njohëse në zhvillimin ekonomik,
Revista e literaturës ekonomike, 46(3), 607-668.
•
Hanushek dhe Zhang, 2009, Vlerësimet e shkollimit ndërkombëtar dhe lakores së
shkathtësive të përputhshme me cilësinë, Revista e kapitalit njerëzor, 3(2), 107-143.
•
Harmon, Oosterbeek dhe Walker, 2003, Kthimi i investimit në arsim: Mikroekonomia,
Revista e analizave ekonomike, 17(2), 115-156.
•
Heckman, 2006, Formimi i shkathtësive dhe shkenca e ekonomisë së investimit në
fëmijët me disavantazh social, Shkenca, 312(5782), 1900-1902.
•
Woessmann, 2003, Heterogjeniteti i efektit të testimit qendror: të dhëna nga TIMSS,
TIMSS-Përsëritje dhe PISA, Shkenca e ekonomisë së arsimit, 13(2), 143-169.
•
Woessmann, 2008, Zentrale Abschlussprufungen und Schulerleistungen:
Individualanalysen andhand von vier internationalen Tests, Zeitschrift fur Padagogik,
54(6), 810-826.