Transcript Niveli 3
Përdorimi i vlerësimit për përmirësimin e mësimdhënies në lexim David Carroll dhe Keith Prenton 18 shtator 2013 Programi i Arsimit Fillor i USAID/QeK • Programi i Arsimit Fillor (BEP) është një iniciativë pesëvjeçare, e dizajnuar që t’u sjellë dobi të gjitha shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë, (duke u shërbyer klasave 1– 9). Ka filluar më 1 tetor 2010 dhe është planifikuar të përfundojë më 30 shtator 2015. • Motoja e BEP-it është “Zhvillimi i shkathtësive të shekullit të 21-të për nxënësit, me shkolla dhe komunitete”. Në këtë aspekt, BEP-i kërkon të përmirësojë kapacitetet e shkollave të Kosovës për të ofruar shkathtësitë përkatëse për nxënësit e tyre. • Synimi gjithëpërfshirës i BEP-it është që të përmirësojë kapacitetet institucionale të Qeverisë së Kosovës në sektorin e arsimit, dhe të përmirësojë cilësinë e arsimit fillor. • BEP-i financohet nga USAID dhe Qeveria e Kosovës. FHI 360 është duke zbatuar BEP-in në emër të USAID-it, në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Qendrën e Kosovës për Arsim (KEC), e cila menaxhon komponentin e 3-të të Programit. PROGRAMI I ARSIMIT FILLOR CLICK TO ADD TITLE Përdorimi i vlerësimit për përmirësimin e kompetencave të nxënësve 1. Ftesë për të gjithë mësimdhënësit e shkollave fillore të Kosovës për të përfunduar kursin tre ditor, “Vlerësimi për mësimin” (AfL), i cili synon të rris cilësinë e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies, si dhe të rris progresin e nxënësve ndarazi. Deri më tani, mbi 7500 mësimdhënës kanë marrë pjesë në kursin. 2. Ndihmë Divizionit të MASHT-it për Vlerësime për të përmirësuar cilësinë e çështjeve në testim, me përdorimin e modeleve të PISA-s. 3. Zhvillimi i Vlerësimit të Leximit në Klasat e Hershme (EGRA) në gjuhën shqipe; realizimi i studimit krahasues i 800 nxënësve duke përdorur EGRA; dhe bazuar në konstatime, zhvillimi i kursit trajnues dhe materialeve plotësuese të leximit për mësimdhënësit e klasave 1 – 5. Dekontstruimi i kornizës së PISA-s për aftësinë e leximit Shkuarja nga ku jemi tani në aty ku dëshirojmë të mbërrijmë Parashikimi i arritshmërisë së Kosovës në vitin 2015 Vendi Shqipëria Mali i Zi Rumania Bullgaria Serbia Kroacia Rezultati mesatar i leximit në vitin 2009 385 408 424 429 442 476 Korniza e PISA-s për Aftësinë e Leximit • Tekste: mjetet e informimit, mjedisi, formati, lloji • Aspekte: qasje dhe tërheqje, integrimi dhe interpretimit, reflektimi dhe vlerësimi • Situatat: personale, publike, arsimore, profesionale Nivelet e PISA-s për Zotësi Janë përkufizuar gjashtë nivele: • Përqindja mesatare e nxënësve të aftë për të arritur rezultate sipas nivelit apo edhe më lartë • Karakteristikat e detyrave në secilin nivel • Shembuj të pyetjeve të nxjerra në nivel, me nivelin e shkallëzuar të vështirësisë së tyre. PISA 2009 – % kumulative e nxënësve që i nënshtrohen testit në apo mbi secilin nivel Shqipëria Mali i Zi Rumania Bullgaria Serbia Kroacia Mesatarja e OBEZh-it Niveli 1a 69.9 78.2 83.2 79.1 89.3 94.1 Niveli 2 43.3 50.4 59.6 59.0 67.2 77.6 Niveli 3 17.7 22.4 28.0 35.6 34.0 50.2 94.3 81.2 57.2 Niveli 3 – Nënshtruesi mesatar i testit në OBEZh Qasu dhe rikthehu Zbuloni disa pjesë të informatave, ku secila pjesë duhet t’i plotësojë kriteret e shumëfishta. Kombinoni pjesët e informatave në kuadër të tekstit. Merruni me informatat konkurruese. Integro dhe interpreto Integroni disa pjesë të tekstit në mënyrë që të identifikoni idenë kryesore, të kuptoni marrëdhënien apo të ndërtoni kuptimin e fjalës apo fjalisë. Krahaso, bëj dallime apo kategorizo duke marr parasysh shumë kritere. Merruni me informatat konkurruese. Reflekto dhe vlerëso Bëni lidhje apo krahasime, jepni shpjegime apo vlerësoni karakteristikat e tekstit. Demonstroni të kuptuarit e hollësishëm të tekstit në raport me njohuritë të njohura të përditshme, apo të punohet në njohuri shumë më pak të përbashkta. Krahasimi i nivelit 2 dhe 3 Niveli 3 Niveli 2 Gjeni disa pjesë të informatave, ku secila prej tyre do të duhej t’I plotësonte kriteret e shumëfishta. Kombinoni pjesët e informatave në kuadër të testit. Identifikoni idenë kryesore, kuptoni raportin apo ndërtoni domethënien e fjalës apo fjalisë, bazuar në integrimin e pjesëve të tekstit. Krahaso, bëji dallimet apo kategorizo duke marrë parasysh shumë kriter. Bëni ndërlidhje apo krahasime, jepni shpjegime, apo vlerësoni karakteristikat e tekstit. Demonstroni nivelin e hollësishëm të të kuptuarit e tekstit në raport me njohurit e njohshme, të përditshme. Nxirrni sa më pak njohuri të zakonshme. Merruni me informata të konkurrueshme. Gjeni një apo më shumë pjesë të informatave, ku secila prej tyre duhet t’i plotësojë kriteret e shumëfishta. Identifiko idenë kryesore, kupto raportin, apo ndërto kuptimin e fjalës apo fjalisë brenda pjesës së kufizuar të tekstit kur informatat nuk janë në dispozicion dhe ku kërkohen ndërhyrjet e nivelit të ulët. Formo apo apliko kategori të thjeshta Bëni ndërlidhje apo krahasime ndërmjet tekstit dhe njohurive të jashtme Shpjego karakteristikat e tekstit duke u bazuar në përvojat dhe qëndrimet personale. Merruni me disa informata të konkurrueshmërisë Çka duhet të bëhet? Dy opsione të gjera: •Fokusimi në trajnimin e klasës 8 dhe 9, të nxënësve me kompetencat e kërkuara. •Dozajnimi i mësimdhënies së leximit për t’i zhvilluar kompetencat e kërkuara që nga fillimi i klasave të hershme. Këto kuptohet që nuk janë se e përjashtojnë njëra tjetrën. Dekonstruimi i Kompentecave të PISA-s • PISA përshkruan kompetencat e daljes. • Sistemi kombëtar i arsimit duhet të përcaktojë se si duhen arritur kompetencat. • BEP-i synoi që të zhvillojë një seri kompetencash tek klasat e ndryshme, bazuar në përshkruesit e nivelit të zotësisë nga ana e PISA-s. • Ne kemi përdorur sekuencën e ndërlikueshmërisë ndër nivele për të na orientuar në parashikimin e asaj se si do të mund të dukej niveli 3, si për shembull në klasën 5 dhe klasat 2/3. Modeli i bazuar në “PISA” i të kuptuarit në lexim në klasat e hershme • • • • • • Gjejini një apo më shumë pjesë të pavarura të informatave, ku informatat janë deklaruar në mënyrë të qartë, ku secila pjesë e informatës plotëson një kriter të vetëm, kurse kemi pak ose aspak informata konkurruese. Gjetja e informatave mund të kërkojë por mund edhe të mos kërkojë bërjen e përputhjes sinonime; kurse informata e synuar mund të jetë e dukshme por edhe jo në kuadër të tekstit. Njihni temën kryesore apo qëllimin e autorit në tekst, ku tema e tekstit është e njohur dhe ku informatat e kërkuara janë të dukshme në kuadër të tekstit. Bëni shumë ndërhyrje të thjeshta Bëni një lidhje të thjeshtë ndërmjet informatave në tekst dhe dijenisë së rëndomtë, të përditshme. Ndërlidhni ndonjë tipar të vetëm të tekstit me përvojën apo qëndrimet e tyre personale. Praktika aktuale Ishte njëherë një djalosh i quajtur Pikalosh, që jetonte me babain, nënën dhe qenin e tij Bupin. Ata jetonin në një kasolle afër pyllit. Kur po darkonin pranë oxhakut, jashtë dëgjuan të lehurat e Bupit. Pikaloshi dhe babai i tij dolën dhe panë Bupin duke u përleshur me një ujk. Pikaloshi zuri të qante. Por, kur pa ujkun që po ia mbathte, kuptoi që Bupi ishte heroi i tij i vërtetë. 1) Me kë jetonte Pikaloshi? 1) Çfarë dëgjoi kur po darkonte Pikaloshi? (Me babain, nënën dhe qenin e tij, Bupin). (Ai dëgjoi të lehurat e Bupit). 1) Çfarë panë Pikaloshi dhe babai i (Ata panë Bupin duke u përleshur me tij? një ujk). 1) Ç’kuptoi Pikaloshi? (Ai kuptoi që Bupi ishte heroi i tij i vërtetë). Modeli i bazuar në “PISA” Pyetjet mund të kenë karakteristikat në vijim: •Rimarrja e informatave qartazi të deklaruara mund të përfshijnë një nivel të caktuar të transformimit gjuhësor apo nxjerrja e informatave më pak të spikatura; • Do të ekzistojnë pyetje të cilat kërkojnë ndërhyrje të thjeshta • Mund të ekzistojë pyetja rreth qëllimit të autorit apo rreth temës kryesore të tekstit • Do të jenë një apo më shumë pyetje që do të kërkojnë nga udhëheqësi të bëjë ndërlidhjen me njohuritë e tyre rreth botës dhe qëndrimeve. Çka duhet të bëhet? • Dallimet në arritshmëri në PISA-s ndërmjet shteteve të ndryshme reflektojnë karakteristikat e gjera të mësimxnies në moshën 15 vjeçare. Këto karakteristika janë të rëndësishme. • Kornizat e PISA-s janë më të avancuara në përcaktimin e kompetencave dalëse. Mirëpo ato përkufizojnë synimet, e jo si të arrihen ato. • Nëse arritshmëria në PISA do të ndryshonte në mënyrë të konsiderushme, vendi ku duhet filluar nuk është klasa e 8-të. por klasa 1. Kërkohet që të bëni një vlerësim të thuktë të objektivave dhe mësimdhënies, ku duhet të udhëzohet nga kompetencat dalëse, ashtu siç është definuar nga PISA.