Transcript File
HYRJA
Projekti jonë parasheh që të furnizoj Shkollën e Gjelbër me paisje të TIK-ut si dhe të aftësoj mësimdhënësit që ta shfrytëzojnë këtë teknologji në favor të ngritjes se suksesit të nxënësve dhe përgatitjes së tyre për shoqërinë e së ardhmes, shoqëri kjo , e cila ka një dinamikë zhvillimi të jashtëzakonshme dhe është e natyrshme që shkolla domosdo duhet të bëjë përpjekje që të ju prijë këtyre ndryshimeve .
Janë disa veprime që do të realizohen deri në fund të projektit Paisja e shkollës me kompjuter, monitor si dhe paisje tjera përcjellëse dhe inventar për ta vendosur këtë teknologji.
Aftësimi i mësimdhënësve që ta shfrytëzojnë këtë teknologji,është një veprim tjetër krahas të cilit mendohet të formulohet një doracak, i cili do tu ofroj mësimdhënësve modele të ndryshme të shfrytëzimit të TIK-ut në procesin mësimor.
Për të arritur rezultate sa më të larta mendohet që bashkëpunimi me prinder të rritet duke organizuar takime të planifikuara mirë për t’i njoftuar ata më format e shfrytëzimit të TIK-ut në shkollë.
Përshkrimi i gjendjes
Projekti:Avansimi i mësimdhënies në “Shkollën e Gjelbër” përmes shfrytëzimit TIK-ut Shkolla e Gjelbër , është një ndër shkollat më të reja për nga koha e themelimit si dhe moderne për nga infrarstruktura në komunën e Prishtinës , por që po ballafaqohet me një ngecje në rritjen e suksesit Kjo ngecje përveç tjerash ka ardh si pasojë e përdorimit të kufizuar të TIK-ut në funksion të avansimit të mësimdhënies. 60% të mësimdhënësve të kësaj shkolle nuk janë të përfshirë në asnjë program trajnimi që do t’i përgatiste ata për ta shfrytëzuar teknologjinë ekzistuese në shkollë. Ky numer aq i madh i mësimdhënësve të pa trajnuar ka ndodh si rezultat i mungeses së ofertës për trajnime adekuate, si dhe hezitimit të vet mësimdhënësve për t’i ndjekur trajnimet e ofruara (edhe pse kanë qenë të rralla ) me arsyetimin se këto programe trajnimi nuk po organizohen mirë , po kanë probleme me terma nga gjuha angleze e arsyetime tjera.
Mëgjithatë nuk është problemi kryesor mungesa e njohurive dhe shkathtësive nga ana e mësimdhënësve , problem tjetër, përkatësisht shkak për neglizhimin e teknologjisë ekzistuese në shkollë është edhe mungesa e reforma kurrikulare ne tekste mesimore(mungesa e CD për cdo lëndë,mungesa e web faqeve adekuate per mesimdhenje në gjuhën shqipe)për shfrytëzimin e TIK-ut në mësimdhënie.
Senzibilizimi jo i mjaftueshëm i prindërve për shfrytëzimin e teknologjisë në procesin edukativo-arsimor është një problem tjetër, që ka bërë që mësimdhënësit të neglizhojnë këtë mundësi.
Mësimdhënia jo e digjitalizuar për nxënësit në këtë kohë është jo atraktive .
Aktivitetet që nxënësit bëjnë jashtë shkolle ( lojërat , video lojërat, komunikimi përmes interneti etj . ) po e tejkalojnë atraktivitetin që ofron shkolla .
Sot kur Strategjia për Arsimin e Kosovës 2007-2017 thekson se Arsimi në Kosove do të paisë qytetarët e ardhshëm me njohuritë e nevojshme, me aftësitë e shkathtësitë e mjaftueshme, të edukuar dhe të përkushtuar për të realizuar planin e zhvillimit ekonomik të vendit. Është e pa mundur që shkolla të krijoj gjenerata të përgatitura mirë në qoftë se TIK-un nuk e fut në funksion të avansimit të procesit të mësimdhënies, sidomos sot kur teknologjia e kominikimit dhe informacionit është bërë pjesë e jetës .
Objektivat e projektit
Synim i përgjithshëm të cilit do t’i kontribuojë projekti është ‘’Ngritja e suksesit të nxënësve dhe gjenerimi i dijeve konkurruese’’. Avansimi në një shkallë optimale të mësimdhënesve per shfrytezimin e TIK-ut ne procesin mesimor, siguron atraktivitet brenda ores mesimore, ku si rezultat kemi nxenes aktiv ne pervetesimin e permbajtjeve me metoda bashkekohore qe mundesojne pajisjet e TIK-ut, nxenesit do t’i plotesojne kapacitetet e tyre te plota per vetrealizim dhe vleresim .
kaloj kufinjte e objektit shkollor,nxenes te cilet do te debatojne per çeshtje mesimore madje edhe me mesimdhemes brenda suazave te racionales.
Qëllimi i projektit është
"Ngritja e nivelit te shfrytezimit te TIK-ut në procesin edukativo-arsimor" Jetojmë në nje kohë ku dija në botë shperthen me një shpejtësi shumë më të madhe se sa levizin në këtë drejtim institucionet tona arsimore në Kosovë. Prandaj shfrytezimi i teknologjise në procesin mësimor duhet të shnderrohet si” pjese perberese e jetes sone te perditeshme”. Si çeshtje kryesore për ngritjen e nivelit të perdorimit të TIK-ut në shkollë është shfrytëzimi i tij nga mësimdhënësit dhe nxënësit. Avansimi i mësimdhënësve për shfrytëzimin e TIK-ut në procesin edukativo-arsimor është thelbësor dhe nuk duhet kuptuar si akt, por si proces sistematik, e keshtu ne menyre te vazhdueshme duhet te jete edhe ngritja e nivelit te perdorimit te TIK-ut nga mesimdhenesit ne veçanti, si dhe e tërë sistemit arsimorë në vendin tonë në përgjithesi.
Rezultatet e pritura dhe aktivitetet Rezultati
1-Eshtë përmirsuar cilësia e mësimdhënies në shkollë Aktiviteti I rezultatit 1 1.1-Trajnimi i mësimdhënësve për shfrytëzimin e TIK-ut në aktivitetet mësimore.
Në muajin e III(mars)2012,drejtoresha e shkollës bën sistemimin e të dhënave për mësimdhënësit qe duhet të trajnohen . Sistemimi paraqitet në statistike dhe se bashku me këshillin e arsimtarëve hartohet kërkesa për nevojën e trajnimeve të mësimdhënësve. Pasi te hartohet kjo kërkesë, drejtoresha e shkollës cakton orarin e takimit me këshillin e shkollës,në mënyrë që të diskutohet se cilave organizata tranjuese të ju dërgohet kërkesa e hartuar nga drejtori dhe këshilli i arsimtarëve. Në këtë takim merret vendimi qe kërkesa t’i dërgohet së paku tri organizatave trajnuese (për IT), si p.sh . BEP,GIZ,ECDL,njekohësisht jipet afat prej 15 ditëve për të ofertuar në shkollë. Në muajin prill, pranohen ofertat. Këshilli I shkollës e formon një komision për shqyrtimin e ofertave
. Duke ftuar prap këshillin e shkollës nga drejtori I shkollës formohet komisioni për shqyrtimin e ofertave (këtë komision e formon drejtoreshai e shkollës).Drejtoresha e shkollës dhe komisioni përzgjedhin ofertuesin që ka qenë më serioz dhe që ka cv të mirë dhe kosto më të përshtashëm(pra I përgjigjet kërkesës së shkollës). Në muajin maj zgjedhet ofertuesi.
Me të zgjedhur ofertuesin drejtori i shkollës së bashku me menaxherin e organizatës trajnuese nënshkruajnë kontratën. Nga muaji 6,7,9,10, të vitit 2012 të mbahen trajnimet. Duke pasur parasysh se mësimdhënësit kanë nevojë më të madhe për njohuri nga TIK kemi parapar 40 ditë trajnimime nga dy orë e gjysmë, qka do të thotë se nuk ka nevojë që të sigurohet dreka (preferohet trajnimet të organizohen sikurse ECDL). Trajnmi me intenziv do te zbatohet në muajn korrik ( për shkakun se mësimdhënësit nuk humbin orë mësimi) Pastaj fasilatorët e organizates trajnuese duhet të raportojne për cdo muaj ecurinë e trajnimeve,si është pjesmarrja,cfar rezultatesh ka etj. Mendojmë që në fillim të muajit nëntor të 2012 mësimdhënësit cerifikohen nga organizata trajnuese.
Ndërkaq nga shtatori I vitit 2012 mësimdhënësit duhet të fillojnë të aplikojnë njohurit e arritura nga trajnimi që janë duke vijuar .Qka do të thotë që krahas trajnimit mësimdhënësit do të fillojnë aplikimin e teknologjisë në procesin edukativo- asimore,
1.2-Formulimi I nje doracaku me udhëzime për shfrytëzimin e TIK-ut në shkollë Menjëherë pasi mësimdhënësit të fillojnë të trajnohen për ta shfrytëzuar TIK-un në procesin edukativo arsimor , drejtoresha do t’i angazhoj të gjithë mësimdhënësit që të hulumtojne forma dhe modele të ndryshme të përdorimit të TIK-ut në aktivitetet mësimore ,( mësimdhënësve do t’u sugjerohet të hulumtojnë sidomos në internet ) . Mësimdhënësit do të përshkruajn qdo hollësi të atyre modeleve mësimi. Drejtoresha do të formoj një komision në krye më arsimtarin e TIK-ut si dhe tre mësimdhënës (ku të 4 mesidhenesit janë të trajnuar dhe kanë njohuri rreth përdorimit të TIK-ut) ,Ky grup prej katër mësimdhënësve do të angazhohet për t’I përshtatur , mveshur me ilustrime , foto , sqarime si dhe më udhëzime të nëvojshme të gjitha ato modele mësimi të ofruara nga mësimdhënësit. Grupi I formuar nga drejtoresha, me këto modele do të krijoj një dokument në form doracaku me rreth 20 deri në 30 fletë. Ky doracak do të përmbanë udhëzime të shumta për përdorimin e TIK-ut në aktivitetet edukativo arsimore (modele mësimi duke shfrytëzuar TIK-un si mjet mësimi), Drejtoresha këtë doracak me udhëzime do ta dërgoj për botim në kopje të mjaftueshme për çdo mësimdhënës. Rreth 40 sosh. Pasi të botohet do tu shpërndahet të gjithë mësimdhënësve. Ky doracak do tu mundësoj që mësimdhënësit në mënyrë të drejtë ta integrojne TIK-un në aktivitetet mësimore .Doracaku mendohet që në shtator të vitit 2012 të jetë i gatshëm për shfrytëzim
Rezultati 2:
- Është siguruar aparaturë e mjaftueshme e TIK-ut në shkollë Aktivitetet e rezultatit 2 : Sigurimi i paisjeve të mjaftueshme të TIK-ut në shkollë. Duke u nisur nga nevoja e domosdoshme për paisjen e shkolles me mjete te TIK-ut , drejtoresha e shkollëes në bashkpunim me arsimtarin e informatikës bëjnë identifikimin e paisjeve të nevojshme të TIK-ut. Pasi të identifikohen nevojat e shkollës për këto mjete kalkulohet kostoja e përafërt për këto paisje.
Duke u bazuar në këto të dhëna hartohet kërkesa nga ana e drejtoreshës për furnizimin e shkollës me këto paisje.
gjat muajit Prill.
Kërkesa dërgohet në DKA për shqyrtim.Identifikimi, kalkulimi dhe dërgimi I kërkesës për këto mjete bëhen Duke supozuar që kërkesa do të shqyrtohet dhe do të realizohet nga DKA (donator)pritet që shkolla të furnizohet me këto paisje në muajin Gusht, që të jenë të gatëshme për shfrytëzim në fillim të vitit shkollor 2012/13.
Rezultati 3
3.Është vetëdijesuar komuniteti prindër për rëndësinë e shfrytëzimit të TIK-ut në shkollë Aktivitetet e rezultatit 3 3.1.Organizimi i takimeve për vetëdijësimin e komunitetit prindër për rëndësinë e shfrytëzimit të TIK-ut në shkollë . Për mbajtjen e këtyre takimeve, fillimisht formohet grupi punues nga mësimdhënësit. Drejtoresha e shkollës në bashkepunim me grupin punues e cakton orarin e takimeve me prinder. Prinderit do të ftohen në mbledhje ku si pike kryesore(cështje kryesor) do te jetë informimi I prinderve me format e shfrytëzimit të TIK-ut në proceset mësimore. Gjatë këtyre takimeve, prindërit do të informohen me modele të integrimit të TIK-ut aktivitetet mësimore. Këto takime do të shërbejnë edhe për t’i udhëzuar prindërit se si, fëmijët e tyre TIK un ta shfrytëzojnë në mënyrë të drejtë edhe në shtëpi.Për cdo takim organizohet një koktej rasti, në shenjë falenderimi dhe mirëkuptimi për pjesëmarrje dhe bashkëpunim.
Plani i aktiviteteve të projektit
Aktiviteti 1 2 3 4 5 6 2012 7 8 9 10 11 12 1 2 3 4 5
1.1 Trajnimi i mësimdhënësve për shfrytëzimin e TIK-ut në aktivitetet mësimore .
1.2. . Formulimi I nje doracaku me udhezime për shfrytëzimin e TIK-ut në shkollë .
1.2.1Mësimdhënësit hulumtojnë modele të ndryshme të mësimdhënies përmës TIK-ut x x x 1.2.2Formohet grupi punues për editim te x modeleve të ofruara nga mësimdhënësit .
1.2.3Punohet modeli I doracakut me modele të mësimdhënies . 1.2.4Doracaku dergohet për botim 1.2.5Doracaku u shperndahet mësimdhënësve
2.1.Sigurimi i paisjeve të mjaftueshme të TIK-ut në shkollë.
x x x x 2.1.1Identifikohet nevoja për mjete të TIK ut në shkollë 2.1.2. Kalkulohet kostoja e paisjeve të TIK ut 2.1.3. Hartohet kërkesa për furnizim e shkollës me paisje te TIK-ut 2.1.4. Kërkesa dergohet DAK në Prishtinë x x x x 2.1.5 .Shkolla furnizohet ma paisje te TIK-
x
ut
2.2. Sigurimi i hapsirës dhe inventarit të përshtatshëm për vendosjen e paisjeve të TIK-ut në shkollë .
2.2.1. Identifikohet nevoja për inventar 2.2.2. Kalkulohet kostoja e paisje me inventar 2.2.3. Hartohet kerkesa dhe I dorezohet DAK-ut në Prishtinë x x x 2.2.4. Shkolla furnizohet ma inventar.
x 3.1.Organizimi i takimeve për vetëdijësimin e komunitetit prindër për rëndësinë e shfrytëzimit të TIK-ut në shkollë .
3.1.1Formohet grupi qe do te diskutoj me prinderit x 3.1.2Caktohen orari I takimeve x 2013 6 7 3.1.3Ftohen prinderit x 3.1.4Mbahen takime me prinder x x x x x 8 9 10 11 12
Përgjegjësi
Drejtoresha Drejtoresha Arsimtari I TIK-ut dhe grupi punues Drejtoresha Drejtoresha Drejtoresha ,Arsimtari I TIK-ut Drejtoresha, Këshilli I shkollës Drejtoresha Drejtoresha Drejtoresha , Arsimtari I TIK-ut Drejtoresha , Arsimtari I TIK-ut Drejtoresha Drejtoresha Drejtoresha Arsimtari I TIK-ut Drejtoresha drejtoresha-grupi punues drejtoresha -grupi punues Mësimdhënësit se bashku me grupin punues
Roli i partnerit në implementim
Partnerët implementues janë përgjegjës për një numër aktivitetesh kruciale të projektit tonë.Partner i shkollës në implementimin e këtij projekti do të jetë DKA dhe Trajner,fasilator të akredituar për trajnime. Roli primar i DKA është sigurimi i mjeteve buxhetore për implementimin e këtij projekti (mjetet didaktike për trajnim,pajisjet me laptop dhe pjesë përcjellëse si dhe inventarin e përshtatshëm pë këto pajisje), ndërsa organizata trajnuese do te bëjë trajnimin e mësimdhënësve për avancimin e mësimdhënies përmes përdorimit të TIK-ut në shkollë.
Qëndrueshmëria e projektit
Projekti do të ketë një ndikim përtej kohëzgjatjes së vet. Suksesi i nxënësve do të siguroj informacion për rolin e shfrytëzimit të TIK-ut në shkollë edhe pas përfundimit të projektit. Ky projekt mund të shërbejë si nismë ku mësimdhënësit do të mund t’u qasen materialeve relevante mësimore. Përmes këtij projekti do të përkrahet shkolla në ndërtimin e kapaciteteve materiale dhe profesionale, kapacitete këto, të cilat do të kenë ndikim në fushën e të mësuarit elektronik dhe ngritjen sistematike të suksesit të nxënësve.
Matrica e kornizës logjike
Logjika e intervenimit
Ngritja e suksesit të nxënësve dhe gjenerimi i dijeve konkurruese.
Treguesit objektivisht të verifikueshëm Burimet Supozimet
1. Nota mesatare e nxënësve është se Bartësit e procesit 1. Statistikat e shkollës. edukativo-arsimor e 2. 90% e nxënësve që përfundojnë klasën 2. Raportet e kalueshmërisë kuptojnë rëndësinë e e IX kalojnë pragun prej 55% në testin e të provimit të semimaturës. digjitalizimit të shkollave semimaturës .
"Ngritja e nivelit te shfrytezimit te TIK-ut në procesin edukativo arsimor''
1. 90% të mësimdhënësve shfrytëzojnë DAK në Prishtinë përkrah Shkollën e Gjelbër në çdo TIK-un në aktivitetet mësimore. aspekt. 1. Është përmirësuar cilësia e mësimdhënies në shkollë . 2. Është siguruar aparaturë e mjaftueshme e TIK-ut në shkollë . 3.Është vetëdijesuar komuniteti prindër për rëndësinë e shfrytëzimit të TIK-ut në shkollë. 1.1. 90% e mësimdhënësve shfrytëzojnë TIK-un në mësimdhënie më një efektivitet të madh. 1.2. Për vitin shkollor 2012/13 nota mesatare e nxënësve rritet për të pakten 18% për aftësim të 1.1.1. Raportet e monitorimit vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve . 1.2.2 Statistikat e shkollës. 2. Stabilizimi i furnizimit 2.1. Shkolla numëron 50 laptop , 12 TV 2.1.1. Statistikat e inventarit shkollës ofrojnë projekte me energji elektrike në monitor , 5 projektor dhe inventar për të shkollës . 1. Organet udhëheqëse të shkollë . vendosjen e kësaj aparature. 3.1.1 Raporti nga anketa 3. Ngritja e bashkëpunimit 3.1. 85% e prindërve të anketuar e në mes të komunitetit dhe përkrahin shfrytëzimin e TIK-ut në shkollës , shkollë
1.1 Trajnimi i mësimdhënësve për shfrytëzimin e TIK-ut në aktivitetet mësimore . 1.2.Formulimi i një doracaku me udhëzime për shfrytëzimin e TIK-ut në shkollë . 2.1.Sigurimi i paisjeve të mjaftueshme të TIK-ut në shkollë. 2.2. Sigurimi inventarit të përshtatshëm për vendosjen e paisjeve të TIK-ut në shkollë . 3.1.Organizimi i takimeve për vetëdijësimin e komunitetit prindër për rëndësinë e shfrytëzimit të TIK-ut në shkollë .
Kontributi:
1.1.1. 2 trajner x 40 ditë pune = 80
Buxheti (Eur):
1.1.1. 80 ditë x 20 ditë (2.5 orë në ditë) 32 Materiale trajnimi 32 materiale trajnimi x5 eura=96 euro 1.2.1.Doracak 1.2.1. 40 doracak x3 2 projektor , VGA kablo, paisje fiksimi për TV dhe projektor . 2.2.1. 40 tavolina për kompjuter , 40 ulëse lëvizëse . 3.1.1. 5 aktivitete brenda shkollës me komunitetin prindër në vitit shkollor 2012/13. 1.1.Mësimdhenësit janë të 2.1.1. 30 laptop motivuar për përsosje të x410euro = 12300 10 TV monitor x 2.1. Paisjet e TIK-ut 490euro = 4900 2 projektor x 320 euro= mirëmbahen me rregullë. 640 Kablo mjete për fiksim 3.1.Prindërit përkrahin çdo aktivitet te dobishem që 1250euro organizon shkolla . 2.2.1 40 tavolina x 50 euro = 2000 euro 40ulëse x 45 euro =1800 euro 3.1.1 5 aktivitete x 100 euro = 500 euro
Kodi Përshkrimi Njësia #njësiv e 1. Aftësimi I mësimdhënësve për shfrytëzimin e TIK-ut
11 Trajnimi i mësimdhënësve 2 trajner x 40ditë ditë 80 12 13 Materiale trajnimi Doracak më udhëzime pjesmarrës mësimdhënë s 32 40 14 15
SUBTOTALI 1 Cmimi/një si
20.00 € 5.00 € 3.00 €
Gjithsej
1,600.00 € 160.00 € 120.00 € 0.00 € 0.00 €
1,880.00 € 2.2.1.Paisjet e mjaftueshme të TIK-ut në shkollë.
21 Laptop copa 30 22 23 24 25 Tv. monitor Projektor Tavolina për kompjuter Ulëse lëvizëse .
SUBTOTALI 2
copa copa copa copa 10 2 40 40 410.00 € 490.00 € 320.00 € 50.00 € 45.00 € 12,300.00 € 4,900.00 € 640.00 € 2,000.00 € 1,800.00 €
21,640.00 € 3.Aktiviteti për rëndësinë e shfrytëzimit të TIK-ut në shkollë .
31 Aktivitete brënda shkollës me komunitetin prindër.
aktivitete 5 100.00 € 32 33 34 35
SUBTOTALI 3 GJITHSEJ
500.00 € 0.00 € 0.00 € 0.00 € 0.00 €
500.00 € 24,020.00 €