Crime, Justice & Security Statistics

Download Report

Transcript Crime, Justice & Security Statistics

Kosova (nën UNSCR 1244)
Trajnimi për Statistikat
Prokuroria/ Gjykatat
Seanca 7, 7 Tetor, 9.00 – 10.15
Pamje e Përgjithshme e Sistemit të Drejtësisë
Kriminale dhe Statistikat – Raportimi
Ndërkombëtar
With funding from the
European Union
DEVELOPMENT OF MONITORING INSTRUMENTS FOR
JUDICIAL AND LAW ENFORCEMENT INSTITUTIONS IN
THE WESTERN BALKANS 2009-2011
Phase three – Training
Rëndësia e krahasimit të të
dhënave
• U tregon qeverive ku të përqëndrohen
përpjekjet
• Mund të japë ide për reformën ligjore
• I tregon publikut nëse vendi ka të meta ose
po ecën shumë mirë me drejtësine kriminale
• Tregon se çfarë nevojash ka infrastruktura e
statistikës për tu zhvilluar më tej (përfshirë
botimet)
• Mund të krahasojë burimet e vëna në
drejtësinë kriminale
Probleme
Arsyet për pakrahasueshmëri
•
•
•
•
Rregulla të ndryshme
Ndryshimet në përkufizime
Vendet kanë sisteme ligjore të ndryshme
Vendet kanë politika të ndryshme
Statistika Ndërkombëtare – për shkak të
krahasueshmërisë së dobët – është vetëm
fillimi i hetimit krahasues
Studimet e duhura kanë nevojë për më shumë
krahasim dhe kërkim ligjor
Vrasja
Termi anglisht ‘Homicide’ reflekton (pothuajse) të
gjitha krimet ku viktima vdes si pasojë e krimit dhe
kryesi gjendet fajtor për vdekjen e viktimës.
Koncepti anglisht i vrasjes ndahet në dy kategori:
– Vrasje: kjo është vrasja e paramenduar
– Manslaughter: të gjitha vrasjet, paramendimi nuk është
edhe aq problem
Pjesë e konfuzionit është se termat Homicide dhe
Murder ndoshta përkthehen njësoj në shqip?
Katër instute ‘të rregullta’/ iniciativa të
mbledhjes së të dhënave në nivel
ndërkombëtar
•
•
•
•
UNODC
Eurostat
ICVS
European Sourcebook
UNODC - Iniciativa Statistike
• UNODC është Zyra e Kombëve të Bashkuara për
Drogën dhe Krimin në Vienë, Austri.
• UNODC jep tendencat dhe analizat e politikave dhe
shpërndarjen e të dhënave dhe informacionit për
skenën globale të drogës dhe krimit.
• Informacioni analitik për problemet globale të drogës
dhe krimit i mundëson komunitetit ndërkombëtar të
identifikojë prioritetet e kontrollit të drogës dhe
krimit.
• Ka një seri të iniciativave statiskore, përmbledhja të
cilave gjendet në këtë faqe
http://www.unodc.org/unodc/en/data-andanalysis/index.html
Standarde dhe rekomandime të UNODC
për statistikat e krimit
UNODC ka botuar tre manuale për të përmirësuar statistikat e
krimit dhe drejtësisë:
1.
2.
3.
Një manual për zhvillimin e sistemit të statistikave
të drejtësisë kriminale
Një manual mbi kryerjen e studimeve të
viktimizimit (së bashku me UNECE)
Një manual për indikatorët e masave të drejtësisë
për të miturit (së bashku me UNICEF)
Secili prej tyre është rezultat i kontributit të ekspertëve
statisticienë nga shumë vende, të cilët kanë mbledhur të
dhëna për statistikat e dretësisë dhe krimit prej shumë
vitesh. Pra ata paraqesin njohuritë më të mira se si të matet
sa më mirë çfarë po ndodh me drejtësinë dhe krimin.
Manuali i UNODC për zhvillimin e sistemit
të statistikave të drejtësisë kriminale
Mund të gjendet në anglisht ose frëngjisht ( 161 faqe)
http://unstats.un.org/unsd/publication/SeriesF/SeriesF_89E.pdf
Përmban seksione për :
•
Qëllimet dhe kërkesat e statistikave të drejtësisë kriminale
•
Modelet organizative
•
Shtrirja dhe përmbajtja
•
Mbledhja e të dhënave
•
Procesimi i statistikave
•
Analizimi, vlerësimi, dhe shpërndarja e statistikave
•
Roli i studimeve të viktimave
•
Mbledhjet ndërkombëtare
Eshtë dokument me vlerë për referencë dhe jep shumë ide për praktika të
mira.
Manuali i UNODC për studimin e
viktimizimit
Versioni më i fundit (231 faqe) mund të gjendet në anglisht dhe frëngjisht
në http://www.unodc.org/documents/data-and-analysis/Crimestatistics/Manual_on_Victimization_surveys_2009_web.pdf
Përmban seksione për:
1.
Hyrje në studime
2.
Planifikimi i studimit të viktimizimit
3.
metodologjia
4.
Numërimi i viktimiva dhe veprave penale
5.
Hartimi i pyetësorëve
6.
Intervista
7.
Procesimi i të dhënave, vlerësimi dhe analiza
8.
Konsiderimi etik
9.
Shpërndarja e të dhënave dhe dokumentimi
10. Vlerësimi i studimeve të plotësuara
Gjithashtu mbulon studimet e biznesit dhe ceshtjet e korrupsionit
Studimi i Kombeve të Bashkuara
për Tendencat e Krimit
• Mbledh të dhëna mbi krimet e raportuara dhe
operacionet e sistemve të drejtësisë kriminale
• Një pyetëor në EXCEL i dërgohet çdo vendi duke
kërkuar informacione për krimin, policinë,
prokurorinë, gjykatat, lirimin me kusht dhe burgjet.
• Kopjet e pyetjeve të pyetësorëve për raundin 11 të
studimit gjenden në:
http://www.unodc.org/unodc/en/data-andanalysis/crime_survey_eleventh.html
• Pyetsori kryesor përmban 11 fletë (7 policia, 1
prokuroria, 1 gjykatat, 2 burgjet)
• 4 fletë pune qarkullojnë çdo 3 vjet për trafikimin,
korrupsionin dhe dënimet dhe një fletë për trafikimin
e paligjshëm të pasurisë kulturore.
Studimi i UN mbi Tendencat e
Krimit
• Jo të gjitha vendet u përgjigjen pyetsorëve
kështu që rezultatet janë nganjëhere
përzgjedhëse. Megjithatë për vendet që
pergjigjen, të dhënat janë lehtësisht të
disponueshme dhe vendet që nuk janë
përgjigjur identifikohen lehtë.
• Me raste dalin edhe raporte kerkimi në format
më të lexueshëm: p.sh. Raporti Global mbi
Krimin dhe Drejtësinë, tek:
http://www.uncjin.org/Special/GlobalReport.html
Mbledhja e të dhënave për
EuroStat
• Të dhënat e mbledhura nga ekspertët statistikorë të
emëruar nga Drejtorët e Statistikave Sociale
(kryesisht nga Zyra Kombëtare e Statistikave)
Mbulimi
• EU-27:
• Kandidatë: Kandidatë të mundshëm:
– AL, BiH, ME, RS, XZ
• EFTA/EEA: IS, LI, NO, CH
• Australi, Kanada, Japoni, Zelanda e Re, Federata
Ruse, USA, Afrika e Jugut
Detajet e mbledhjes së të
dhënave
• Të dhënat u kërkohen ekspertëve
kombëtarë çdo vit në Nëntor
• Të dhënat mblidhen për vitin e
mëparshëm
• Afati për kthim - 1 muaj
• Të dhënat do të jenë të disponueshme
brenda dy vjetësh nga mbledhja
• Raporti botohet dy muaj pas afatit
Përkufizimet e tipeve të
krimeve në EuroStat
•
•
•
•
Krimi total : Veprat penale sipas kodit penal ose kriminal. Krimet më
pak serioze (kundravajtjet) në përgjithësi përjashtohen.
Vrasja: Vrasja me paramendim e një personi, përfshirë vrasjen,
manslaughter, euthanasia dhe infanticide. Shkaktimi i vdekjes nga
vozitja e rrezikshme, aborti, dhe ndihma per vetëvrasjen përjashtohen.
Vrasje në tentativë (e papërfunduar) gjithashtu përjashtohet. Ndryshe
nga veprat e tjera penale, njësia e numërimit për vrasjen është
zakonisht viktima.
Krimi i dhunshëm/Sulmi: Dhuna kundër personit (sulmi fizik) grabitja
(vjedhja me forcë ose duke kërcënuar me forcë) dhe veprat penale
seksuale kundër personit (përfshirë përdhunimin dhe sulmin seksual).
Grabitja: Vjedhja nga një person me forcë ose duke kërcënuar me
forcë, përfshirë edhe grabitjen (rrëmbimi i çantës) dhe vjedhja me
dhunë. Vjedhja e xhepave, detyrimi dhe shantazhi në përgjithësi nuk
përfshihen.
Përkufizimet e tipeve të
krimeve në EuroStat II
• Vjedhja me thyerje: Hyrja me forcë në banesë me
qëllim që të vidhen sende/mallra.
• Vjedhja e automjeteve: Përfshin të gjitha mjetet me
motor që lëvizin në rrugë, për të transportuar njerëz
(përfshirë makina, motocikleta, autobuzë, kamionë,
automjete bujqësore dhe ndërtimi)
• Trafikimi i drogës: posedimi i paligjishëm, kultivimi,
prodhimi, furnizimi, transportimi, importimi,
eksportimi, financimi etj. i operacioneve me drogën
jo vetëm në lidhje me përdorimin personal.
Të dhëna të tjera të
mbledhura nga Eurostat
• Personeli i Policisë: Officerët e policisë të të gjitha gradëve,
përfshirë policinë kriminale, policinë rrugore, kufitare,
xhandërmarinë, policinë me uniformë, rojet e qytetit, policinë e
komunave. Nuk përfshin personelin civil, oficerët e doganave,
tatimeve, policinë e shërbimit sekret dhe ushtarake, ata me
kohë jo të plotë, rezervat e policisë për detyra të posacme,
kadetët dhe policinë gjygjësore.
• Burgjet: Numri total i të burgosërve të rritur dhe të mitur
(përfshirë paraburgimin) më 1 shtator. Përfshihen kryesit e
veprave penale të mbajtur në godinat e administratës së burgut
apo të tjera, në institucionet për kryesit e mitur, në institucionet
për personat me varësi nga droga, spitale psikiatrike apo te
tjerë. Përjashtohen të burgosurit jo-kriminalë që mbahen për
qëllime administrative (p.sh. personat që mbahen ndërkohë që
hetohet statusi i tyre i emigrimit).
Botimet e EUROSTAT
• Buletin vjetor mbi statistikat Evropiane të krimit
gjendet tek:
http://epp.eurostat.ec.europa.eu/cache/ITY_OFFPUB/
KS-SF-08-019/EN/KS-SF-08-019-EN.PDF
Studimi i Krimit Ndërkombëtar të
Viktimizimit (ICVS)
• ICVS është studimi i viktimizimit në vende të ndryshme. Eshtë
më pak formal se shumë studime të tjera dhe kryhet nga një
grup që janë specialistë në mbledhjen e të dhënave studimore
kryesisht nga vendet e Evropës Veriore.
• Megjithatë kanë marrë pjesë edhe vende të tjera nga bota në
rast se kanë të dhëna të disponueshme.
• Pyetsori hartohet i tillë që të mund të përdoret nga të gjitha
vendet që marrin pjesë në studim: përshkruhen metodologjitë,
megjithatë jo të gjitha vendet i përmbahen ekzaktësisht
metodologjisë së rekomanduar.
• Vendeve u kërkohet të studiojnë një numër relativisht të vogël
të viktimave të mundshme, ndoshta pyeten diku më shumë se
1000 për eksperiencën e tyre me krimin gjatë 12 muajve.
ICVS (Vazhdon)
Detajet e studimit më të fundit që është raundi i pestë mund të gjenden
tek://english.wodc.nl/onderzoeksdatabase/icvs-2005survey.aspx?cp=45&cs=6796
Mbulohen viktimat e krimeve si vijon:
1. Çdo krim i zakonshëm
2. Krimet e lidhura me automjetet
3. Vjedhja me thyerje dhe vjedhje të tjera
4. Krimet e kontaktit
5. Krimet jotradicionale (jo-konvencionale)
Mbulohen edhe tendencat dhe krahasimet me krimet e regjistruara pasi
janë çështje metodologjike. Informacioni botohet mbi
1. Frikën nga krimi
2. Masat e sigurisë
3. Qëndrimi i publikut ndaj zbatimit të ligjit.
European Sourcebook mbi
Statistikat e Krimit dhe Drejtësisë
• Libri Burimor Evropian (European Sourcebook/ES) jep të
dhëna mbi krimin dhe drejtësinë nga 40-45 vende,
përfshirë EU dhe gjithashtu vende të Evropës Jugore e
Lindore si BiH.
• Jep edhe mjaft shpjegime mbi përkufizimet dhe
procedurat statistikore të cilat sqarojnë statistikat e
përfshira në raport.
• Një pyetsor anglisht/frëngjisht i dërgohet
korrespondentit kombëtar të secilit vend Evropian:
zakonisht ky korrespondent është i atashuar me
ministritë e drejtësisë dhe jo me zyrat qëndrore të
statistikave.
• Detaje të metodologjisë dhe të dhënave të mbledhura
gjendet në: http://www.europeansourcebook.org/
Pikat e kontaktit për mbledhjen e të
dhënave ndërkombëtare
Për të qënë konsistentë preferohet të ketë një
pikë kontakti të vetme për të gjitha të dhënat e
krimit dhe të drejtësisë kriminale.
Me qëllim që për të njëjtat pyetje të merren të
njëjtat përgjigje në mbledhjen e të dhënave të
ndryshme
Por kjo nuk është gjithmonë e mundur ndaj të
paktën të ketë koordinim.
Kosovo (Under UNSCR 1244)
Statistical Training
Prosecution / Courts
Session 7, October 7th, 9.00 – 10.15
Overview of the Criminal Justice System and
Statistics – International Reporting
With funding from the
European Union
DEVELOPMENT OF MONITORING INSTRUMENTS FOR
JUDICIAL AND LAW ENFORCEMENT INSTITUTIONS IN
THE WESTERN BALKANS 2009-2011
Phase three – Training