shkarko.. - Agim Binaj
Download
Report
Transcript shkarko.. - Agim Binaj
Prof.as.dr.Agim BINAJ
Lenda: Kontabilitet -Analize
Tema V-te: Analiza financiare ne njesite ekonomike dhe
rendesia e saj
a- Raportet e strukturave te aktivit; shkalla e likuidueshmerise se
aktiveve; Raportet e strukturave te pasivit; Raporti i pavarsise
financiare; Ekuilibri midis aktivit dhe pasivit; Financimi i aktiveve
afatgjata; Aftesia paguese e pergjithshme; likuiditeti i pergjithshem.
Në vëmëndje për studentët.
Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit
Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua
tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm
për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam
treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për
pyetje të ndryshme.
Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka
asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se
kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht),
gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën
e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në
kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo
është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është
mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar
shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni
me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila
është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me
zgjuarsi.
Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e
rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë.
Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni
motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj
të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj
është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar
kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë
është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1
million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë
nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë
pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit.
Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më
të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë
mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të
kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve
shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni
në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me
kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata
mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e
përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për
pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju
duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund
të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga
fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka
do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.
Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë
lëndë.
Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat,
pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens
humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të
dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i
përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si
pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret
pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të
dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do
tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të
thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të
përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky
është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo
mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta
për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të
klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu
juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti
presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një
pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në
plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar,
ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në
këtë lëndë për ju.
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të
vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është
fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të
përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte
instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai
për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado
qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen
në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta
me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e
pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme,
atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë.
Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që
të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju
duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti
(dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj
është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni
mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi
ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të
zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar
të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme
derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj
dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj
të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin.
Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni
mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni
përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën
rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe
pedagogun tuaj.
Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj
është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq.
Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi
nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të
lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë
problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që
pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e
tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh
se pedagogu është qënie njerëzore.
Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të
pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të
punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të
përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni
vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk
kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje
idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh
idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj.
Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë.
Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të
duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të
përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të
mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në
përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira.
Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera,
gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të
konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet
këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më
polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të
mësojmë gjatë gjithë jetës.
ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni
DHËNIA E LLOGARISË, BILANCI DHE
PASQYRAT FINANCIARE
Analiza e bilancit dhe pasqyrat financiare
Raportet strukturore të aktivit.
Shkalla e likuidueshmërisë së
aktiveve.
Raportet strukturore të aktivit.
Raporti i pavarësisë financiare.
Eikulibri mes aktivit dhe pasivit.
Çështja 1-rë. Analiza e bilancit dhe e pasqyrave financiare.
1.1. Raportet strukturore të aktivit .
Struktura e aktivit të njësisë ekonomike është ngushtësisht i lidhur me llojnë e
veprimtarisë së saj. Një njësi ekonomike me sipërmarrje të caktuar përdor
përpjestimisht AAGJ me llojnë e aktivitetit.Psh.veprimtaria e prodhimit përdor më
shumë A.A.GJata,ndërsa veprimtaria tregëtare më pak.
Në bazë të të dhënave të bilancit (me të dhëna përmbledhëse) në njësinë
ekonomike “X”, për periudhën ushtrimore 1.01.200X deri më 31.12.200X paraqitet
kjo gjendje:
Aktivi
A.Akive A.Gjata
B.Aktive A.Shkurtra
- Inventar
-kërkesa mbi klientët
dhe debitorë të
tjerë
- likuiditete
Totali
Shuma
7.300
11.300
7.000
300
%
Kapitali+Detyrimet
39.2 A.Kapitali gjithsejt
-Kapitali vetë
-Fitimi
Shuma
%
13.676
9.525
4.151
73.5
60.7 B. Detyrimet
4.924
26.5
27.6 -detyrime > 1vit
1.910
10.2
3.014
16.2
18.600
100
1.6 -detyrime < 1 vit
4.000
21.5
18.600
100
Totali
Me bilancin dhe pasqyrat financiare, bëhet e mundur analiza financiare e njësisë
ekonomike, nëpërmjet këtyre raporteve:
1.2. Shkalla e likuidueshmërisë së aktiveve.
Shkalla e likuidueshmërisë së aktiveve shprehet me raportin:
Aktivet A.Shkurtra < një vit =
Aktive total
Sipas bilancit të mësipërm ,ky raport është 11.300/18.600 = 0.607
Shënim:Llogaritet që inventari do të kthehen në likuiditete gjatë më pak se një
viti.
1.3. Raportet strukturore të pasivit.
Njësisa ekonomike “X” si burim financimi, përveç kapitalit të vet ka përdorur dhe
burime të të tretëve. Në rastin tonë detyrimet zënë vëtëm 26.5% të totalit të
pasivit, gjë që nuk ka kërcënuar pavarësinë financiare të saj.
1.3.1. Raporti i pavarësisë financiare mund të përcaktohet:
a) Kapitalet e veta
Kapitalet e veta+detyrimet > 1 vit
=
13.676
13.676 + 1.910
= 87.7
b) Raporti i ngarkimit me detyrime përcaktohet:
detyrime gjithsej =
4.924 = 0.36
kapitalet e veta
13.676
1.4. Ekuilibret midis Aktivit dhe Pasivit .
Analiza e bilancit plotësohet me krahasimet nëpërmjet zërave të aktivit
dhe pasivit.
Raportet koresponduese tregojnë pikërisht se në ç’masë aktivet
garantojnë shlyerjen e detyrimeve.
1.4.1 Financimi i aktiveve të A.Gjata.
Normalisht kapitalet e njësisë ekonomike duhet të financojnë tërësisht
A.A.GJata.
Ekzistenca e një teprice të kapitaleve i siguron njësisë ekonomike një
ekuilibër të rëndësishëm midis aktivit dhe pasivit.
Ky raport përcaktohet:
Kapitale të veta + detyrime > 1 vit = 13.676 + 1.910 = 2,13
Aktive A.Gjata
7.300
Kur ky raport është më > 1, parimi i ekuilibrit financiar minimum është i
arritur dhe kjo flet për siguri në aktivitetin e biznesit.
Në njësinë ekonomike “X” ky raport është 2,13, që tregon se kjo njësi ka
siguri në ecurinë e aktivitetit të saj.
1.4.2 Aftësia paguese e përgjithshëme.
Në njësinë ekonomike “X” ky tregues paraqitet:
App = aktivet = 18.600 = 3.77
detyrimet
4.924
Një raport > 1, tenton të sigurojë kreditorët. Në rastin tonë ky raport
është 3.77. Kjo do të thotë që njësia ekonomike siguron maksimalisht
shlyerjen e detyrimeve të kreditorëve,si nëpërmjet gjendjes së parave në
arkë dhe bankë,ashtu dhe nëpërmjet gjendjes së mallrave.
1.4.3. Likuiditeti i përgjithëm.
Njësinë ekonomike duhet të jetë në gjendje të likuidojë (paguajë)
detyrimet e saj në afatet e vendosura në marrëveshjet dy palëshe dhe
shumëpalëshe të bëra për këtë qëllim.
Likuiditeti i njësisë ekonomike “X” paraqitet:
Likuiditeti i përgjithshëm.
Aktive qarkulluese < një vit = 11.300 = 3.75
detyrime < një vit
3.014
Në pamjen e parë ky raport duket shumë pozitiv, por ka edhe rreziqe brenda,
sepse mund të verë në likuidim të shpejtë rezervat(gjëndjet e inventarit) për t’u
bërë ballë detyrimeve afashkurtra. Prandaj është më e udhës që në këtë raport
të përjashtohen rezervat(inventaret) dhe të ndërtohet një raport që quhet
“Likuiditet i reduktuar”, i cili përcaktohet:
Disponibilitete + Kërkesat < një vit = 300+ 4.000 = 1.426
detyrimet e kërkueshme < një vit
3.014
Në rastin tonë ky raport është pozitiv, siguron kreditorët (furnitorët) eventualë.
Në rast se ky raport do të dilte < 1, shpreh vështirësi për të paguar kreditorët,
por në anën tjetër mund të tregojë që njësia ekonomike,zotëron mjaft mirë
artin e administrimit të thesarit të saj.Kjo do të thotë të përdorësh burimet
e të tretëve pë të zhvilluar aktivitetin e biznesit.
Likuiditeti i menjëhershëm = Disponibilitete
Detyrime < një vit
= 4.000 = 1.327
3.014
Edhe ky raport është >1, gjë që tregon për një administrim të mirë të thesarit
të njësisë ekonomike “X”.
1.4.4. Treguesi i pavarsisë financiare.
Kapitali i vet - Fitimin e pashpërndar =
Totalin e Aktivit
13.676.500 - 4.151.500 = 9.525.000 * 100 = 51,2%
18.600.000
18.600.000
Nëpërmjet këtij raporti njësia ekonomike nxjerr këto konkluzione:
Deri në 33%, struktura financiare është e rëndë ose kritike.
Nga 33% deri në 66% struktura financiare është normale.
Mbi 66% struktura financiare është e mirë.
Në rastin e njësisë ekonomike “X” ky raport është 51.2% që thotë
se ekziston një strukturë normale financiare.