statistike ligjerata 1

Download Report

Transcript statistike ligjerata 1

Statistika për ekonomiks dhe
biznes
Ardiana Gashi
1
Përshkrimi i lëndës
Kjo lëndë do t’i njoftojë studentët me bazat e statistikës.
Studentët do të njihen me:
mënyrat e grumbullimit të të dhënave,
analizat statstikore të të dhënave,
paraqitjen e të dhënave,
teoritë e probabilitetit,
ngritjen e hipotezave,
dhe njohuri bazike lidhur me regresionet lineare dhe jolineare.
Të gjitha njësitë e përfshira në këtë lëndë do të lidhen direkt
me shembuj e diskutime në fushën e ekonomike, mikro dhe
makroekonomike.
2
Pjesët kryesore të kësaj lënde
1. Sigurimi i të dhënave; grumbullimi i të
dhënave (popullacioni dhe mostra)
2. Analiza e të dhënave (statistikat përshkruese
dhe analiza)
3. Raportimi i të dhënave
3
Literatura
• Anderson, D., Sweeney, D. And Williams, T., 2005,
Statistika, libër i përkthyer (Titulli: Statistics for
Business and Economics) PEGI, Tiranë.
• Bigwood, S. and Spore, M. (2003) Presenting
Numbers, Tables, and Charts, Oxford University
Press, UK.
• Kohler, H. (2002), Statistics for Business and
Economics, Thomson Learning.
• Nuhiu, R. Dhe Shala, A., 1995, Bazat e Statistikës,
Universiteti i Prishtinës, Prishtinë.
4
Vlerësimi
• Test 1: Java e 8-të (50% e vlerësimit) dhe
• Testi 2: Java e 15-të (50% e vlerësimit).
5
Statistika
• Nga fjala latine ‘status’ gjendje, shtet;
përshkrimi i gjendjes së shtetit përmes të të
dhënave të caktuara numerike.
Kjo shkencë lindi dhe u zhvillua për nevoja të
shtetit.
• Shekullin e XV-të gjermani Ahenval e
përkufizoi statistikën si shkencë që përshkruan
tiparet e një shteti.
6
Historiku
• 3000 vjet para erës sonë në Egjipt dhe Kinë
• Në Egjipt gjatë ndërtimit të piramidave
(shënime për skllevërit, nevojat ushqimore
dhe materialit)
• Kinë të dhëna për popullsinë, të ardhurat nga
toka, etj.
• Zhvillimi i posaqëm gjatë Perandorisë Romake,
të dhëna për qeverisjen e shtetit
7
Historiku
• Prej epokës sonë deri në shekullin e XV-të
stagnim i aplikimit të metodave statistikore
• Gjermani hapet shkolla ‘Statistika Universitare’
si shkollë deskriptive ose shkrime mbi shtetin
• Angli: ‘Aritmetika politike’
Belgu Ketle (1796-1874) zgjeroi statistikën me
përfshirjen e teorisë së probabilitetit.
8
Statistika
Statistika studion se si mblidhen të dhënat, se si
përpunohen, paraqiten, analizohen dhe
interpretohen këto të dhëna.
9
Nëndarjet e statistikës
1. Statistika përshkruese: në formë tabelare,
grafike ose numerike
2. Statistika analitike: analizën e të dhenave për
të kontrolluar/testuar hipoteza për
popullacionin=gjykime statistikore (cfarë
mund të jenë defektet në produkt, gjasat që
një parti të fitojë zgjedhjet, etj).
10
Statistikat përshkruese…
…janë metodat e organizimit, përmbledhjes dhe
prezentimit të të dhënave në mënyrë të
përshtatshme dhe informative. Këto metoda
përfshijnë:
Teknikat grafike, dhe
Teknikat numerike.
• Se cila metodë do të përdoret varet nga
informata që ne duam ta nxjerrim. A jemi të
interesuar në…
• matësinë e lokacionit qendror? dhe/ose
• matësi i ndryshueshmërisë (dispersioni)?
1.11
Aplikimi i statistikës në biznes dhe
ekonomi
• Tani përdorim i pasur statistikor= kyq për suksesin
e bizneseve
• Në procesin e vendimarrjes informatat kyqe e që
janë edhe ndër kufizimet kryesore dhe që
kushtojnë shumë
• Statistika në biznes aplikohet për përshkrimin dhe
analizën e gjendjes në biznese dhe për
parashikime.
• Në ekonomi parashikimet e inflacionit, rritjes
ekonomike përfshijnë analizë të gjerë statistikore
të treguesve ekonomik.
12
Aplikimi i statistikës në biznes…
• Analiza statistikore luan rol të madh në të
gjitha aspektet e ekonomiksit dhe biznesit.
• Bazë për marrjen e vendimeve janë informatat
që ngërthejnë:
• Shpenzime materiale
• Kohë
• Burime njerëzore
1.13
Informatat
• Informacionet e duhura
• Informacionet me kohë
• Çmimi i informacionit
• Çështje kryesore :
– Sasinë e informacioneve të nevojshme
– Vlerën e tyre
– Çmimin e tyre
Derisa vlera e informacionit është më e madhe se çmimi të cilin duhet
paguar për informacionin e marrë duhet të vazhdohet me
mbledhjen e informacioneve plotësuese.
1.14
Raporti linear mes vlerës dhe çmimit të informacionit
Duhet të
përcaktohet
momenti kur duhet
të ndalet
me marrjen e informatave
Shtesë.
1.15
Raporti progresiv i çmimit në raport më vlerën e informacionit
Çmimi
i Informacionit>
Vlera e informacionit
Marrja e informatave
shtesë ndërpritet.
1.16
Raporti degresiv i çmimit në raport me vlerën e informacionit
Çmimi i informacionit<Vlera e
Informacionit
Edhe pse çmim i lirë i
informacioneve, duhet të kemi
parasysh kohen në të cilën
duhet të ndërpritet marrja e
informacioneve shtesë.
1.17
Tani…
…ne vazhdimisht bombardohemi me statistika dhe informata
statistikore. Për shembull:
• Anketa e konsumatorëve
• Anketa e familjeve
• Indikatorët ekonomik
• Si mund ti grumbullojmë dhe të kuptojmë/përfitojmë nga këto të
dhëna?
1.18
Statistika?
• “Statistika është mënyrë për të marrë
informata nga të dhënat”
Statistika
Të dhënat
Të dhënat: Faktet
numerike, të grumbulluara
me qëllim të përfitimit të
informacionit
Informatat
Informacioni: Njohuria e
komunikuar lidhur me një
fakt të caktuar.
Statistika është mjet për krijimin e njohurive të reja prej numrave
1.19
Shembull: Statistika për shqetësimin e studentëve…
Një student është i shqetësuar për kursin e statistikës, ngase ka ndëgjuar
që kursi është i vështirë. Profesori ju siguron studentëve rezultatet e
provimit të afatit paraprak. Cka mund të nxirret nga numrat në vijim?
Statistika
Të dhënat
Lista e notave nga afati i
fundit.
95
89
70
65
78
57
:
Informata
Informatë e re për lëndën
e statistikës.
P.sh. Mesatarja e klasës.
Përqindja e studentëve me
notë mbi 75 pikë .
Nota më e shpeshtë.
1.20
Konceptet kyqe në statistikë …
Popullacioni: dukuria masive
- popullacioni është grupi i të gjitha informatave
me interes për statisticientin.
Shembull: Të dhëna për gjithë popullsinë e
Kosovës.
Mostra
• Mostra është grup të dhënash të nxjerra nga
popullacioni.
p.sh. Të dhëna për 1% të popullsisë së Kosovës ose për qytete të
caktuara.
1.21
Konceptet kyqe në statistikë
Parametër
Njësi përshkruese e popullacionit
• Statistika (njesi statistikore)
Njësi përshkruese e mostrës.
1.22
Konceptet kyqe në statistikë
Popullacioni
Mostra
Pjesë
Parametri
Statistika
• Popullacioni ka parametra,
• Mostrat kanë statistika.
1.23
Të dhënat dhe kuptimet themelore
• Elementet janë njësitë për të cilat grumbullohen
të dhëna (për shtete, familje, punëtorë)
• Variabla: karakteristikë e përbashkët e
elementeve për të cilat jemi të interesuar (për
punëtorë: gjinia, edukimi, paga, etj.)
• Vrojtim: Bashkësia e matjeve të grumbulluara për
një element quhet vrojtim: 12 vrojtime të dhënat
për 12 punëtorë.
• Të dhëna kuantitative dhe kualitative
24
Inferenca statistikore …
• Të dhënat statistikore përshkruajnë të dhënat
që janë analizuar por nuk na mundësojnë të
nxjerrim konkluzion për të dhënat. Për këtë
arsye na duhet një degë tjetër e statistikës e
që është : statistika inferenciale/nxjerrëse e
cila nxjerr përfundime për popullacionin në
bazë të mostrës.
1.25
Inferenca statistikore …
Popullacioni
Mostra
Inferenca
Statistika
Parametri
Cka mund të nxjerrim për parametrat e popullacionit bazuar në statistikat e mostrës?
1.26
Inferenca statistikore …
• Ne përdorim statistikat për të nxjerrë
përfundime për parametrat.
• Andaj, ne mund të vlerësojmë, parashohim
popullacionin bazuar në të dhënat nga mostra.
• Atëherë ne mund të aplikojmë atë që dijmë
për mostrën në popullacion nga i cili është
nxjerrë mostra!
1.27
Inferenca statistikore… (nga
mostra)
• Racionaliteti/arsyeshmëria:
• Popullacionet e mëdha e bëjnë hulumtimin e
secilit anëtarë jo-praktike dhe të shtrenjtë.
• Më lirë dhe më lehtë të marrim mostër dhe
bëjmë vlerësime për popullacionin nga i cili është
marrë mostra.
• Megjithatë:
– Konkluzionet nuk janë gjithnjë të sakta.
– Për këtë, në inferencën statistikore përdorim ‘matësit
e sigurisë’, niveli i besueshmërisë dhe niveli i
signifikancës.
1.28
Raportimi
Në vitin 1986 eksplodimi i anijes kozmike, ku 7
astronautë kanë vdekur, është shembulli më i mirë i
komunikimit të dobët të numrave. Një natë para se të
nisej u udhëzua të mos nisej anija për shkak të
temperaturave të ulta që do të dëmtonin disa pjesë të
anijes. Grafikët e pregatitur në nxitim u fokusuan në
informata selektive (ndikimi i temperaturave të ulta)
duke harruar informata të rëndësishme. NASA (The
National Aeronautics and Space Administration) nuk
u bind nga argumentet dhe anija u lëshua, dhe
eksplodoi brenda 7 sekondave.
29
Arsyet për mosinvestim në Kosovë
%
1. Të painformuar nga
institucionet e Kosovës lidhur
me kushtet për biznes
16.3
2. Politika fiskale e
pafavorshme
10
3. Korrupcioni
15
4. Burokracia
1.5
5. Arsye të tjera
12.5
9. Pa përgjigjie
44.6
100
30
Arsyet për mosinvestim në Kosovë
%
%
16.3
30.50
2. Politika fiskale e pafavorshme
10
18.60
3. Korrupcioni
15
26.00
4. Burokracia
1.5
2.80
5. Arsye të tjera
12.5
22.10
9. Pa përgjigjie
44.6
1. Të painformuar nga institucionet e
Kosovës lidhur me kushtet për biznes
100.00
100