Transcript File

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI
SHKENCEN EKONOMIKE
I.
Ç`është ekonomiksi
Ekonomiksi studion anën ekonomike të jetës
shoqërore, sjelljen e agjentëve ekonomikë në shoqëri
dhe kushtet ekonomike të bashkëveprimit te tyre.
Në rolin e agjentëve ekonomikë paraqiten:
Individët ose familjet paraqiten si agjentë ekonomik para
së gjithash në rolin e tyre si zotërues burimesh dhe si
konsumatorë.
Firmë quhet çdo organizatë që prodhon mallra ose
shërbime.
Qeveria paraqet gjithashtu një agjent ekonomik, pra një
vendimmarrës në fushën ekonomike, në rolin e saj si
krijuese dhe mbikëqyrëse e rregullave të lojës
ekonomike
Agjentët ekonomik hyjnë domosdoshmërisht
në marrëdhënie me njëri-tjetrin lidhur me:
përdorimin e burimeve
prodhimin
këmbimin
shpërndarjen dhe
konsumin e produkteve të prodhuara
Mjedisi ekonomik përcaktohet para se gjithash
nga tërësia ose sistemi i këtyre marrëdhënieve,
i këtyre lidhjeve.
Në studimin e lidhjeve ekonomike, Ekonomiksi operon
me një varg konceptesh bazë
Në zemër të ekonomiksit qëndrojnë konceptet:
pasuri dhe
mirëqenie.
Pasuria e një vendi, ne thelb, përbëhet nga stoku i tij i
mallrave dhe shërbimeve.
Mirëqenia i referohet kënaqësisë që një individ apo
shoqëria nxjerrin nga konsumi i pasurisë.
Koncepti i mirëqenies lidhet me
konceptet:
Efiçencë dhe
Drejtësi
Efiçenca ka të bëjë me nxjerrjen e një dobie apo
kënaqësie maksimale të mundshme nga përdorimi i
burimeve ekonomike.
Drejtësia lidhet me shpërndarjen e drejtë të mallrave
dhe shërbimeve midis grupeve të ndryshme
shoqërore dhe individëve.
Lidhja qendrore në çdo sistem ekonomik
mund të paraqitet
EFIÇIENCË
PASURI
MIRËQENIE
DREJTËSI
Lidhja e mësipërme mund të shprehet në thelb si lidhje
midis nevojave të shoqërisë dhe mallrave dhe
shërbimeve të destinuara për plotësimin e tyre.
Nevojat për çdo individ, qoftë ky edhe shumë i pasur,
mund të konsiderohen praktikisht të pakufizuara.
Ndërkaq sasia dhe llojshmëria e mallrave dhe
shërbimeve janë të kufizuar.
Ky kufizim vjen nga dy faktorë kryesor:
sasia e burimeve ekonomike në dispozicion dhe
gjendja e teknologjisë
Burimet ose faktorët e prodhimit i klasifikojmë në tri grupe
Puna
Toka
Kapitali
Me kapital nga pikëpamja ekonomike kuptojmë vetëm
kapitalin fizik, jo kapitalin financiar.
Elementet kryesor të kapitalit janë:
pajisjet
makineritë
ndërtesat
inventari, etj.
Jo rrallë në klasifikimin që u bëhet faktorëve
të prodhimit veçohet një grup i katërt, që
lidhet me:
aftesinë sipermarrëse
Aftësia sipërmarrëse i referohet talentit të veçantë që
kanë disa njerëz për organizimin e burimeve të tjera
ekonomike
Faktorët e prodhimit lidhen në procesin e
prodhimit sipas parimeve të caktuara
teknologjike.
Teknologjia i referohet tërësisë së aftësive dhe njohurive
shkencore që lidhen me përdorimin e inputeve (faktorëve
të prodhimit) në procesin e prodhimit .
Teknologjia e avancuar rrit produktivitetin, d.m.th sasinë
e prodhimit për një njësi të një inputi.
Sasia e burimeve, pra faktorëve të prodhimit
për një ekonomi në një kohë të dhënë është e
dhënë e kufizuar
Pra lind dukuria e rrallësisë së mallrave dhe shërbimeve
për shkak të rrallësisë, pamjaftueshmërisë së burimeve
Ligji i rrallësisë shpall se mallrat dhe shërbimet janë të
rrallë, të pamjaftueshëm, sepse të pamjaftueshëm janë
edhe burimet për prodhimin e tyre sipas nevojave të
njerëzve për konsum.
Me ligjin e rrallësisë lidhet domosdoshmëria e zgjedhjes
midis mallrave dhe shërbimeve që duhen prodhuar.
Problemi i alokimit të burimeve të kufizuara midis
nevojave konkurruese e faktikisht të pakufizuara të
shoqërisë, përbën problemin ekonomik kryesor të çdo
shoqërie.
Problemi kryesor ekonomik ka disa
dimensione:
Ai lidhet me tri pyetje kryesore:
çfarë të prodhohet (dhe në çfarë sasie)?
Si të prodhohet?
Për kë të prodhohet?
Ekonomiksi përbëhet nga dy pjesë:
Mikroekonomia e cila merret me studimin e sjelljes së
agjentëve ekonomikë:
Makroekonomia merret me studimin e sjelljes së
ekonomisë kombëtare në tërësi, me studimin e agregateve
ekonomikë
II. Kufiri i mundësive të prodhimit dhe
kostoja oportune
KMP shpreh kombinime të ndryshme të mallrave dhe
shërbimeve që mund të prodhojë një vend gjatë një
periudhe të dhënë kohe, duke përdorur të gjitha burimet
në dispozicion dhe me teknikat më efiçente të prodhimit.
Mundësitë alternative te prodhimit
Mundësitë
Veshje
Ushqime
A
0
15
B
1
14,7
C
2
14
D
3
12
E
4
9
F
5
0
Kurba e mundësive të prodhimit
Ushqime
14.7
14
12
A
B
C
.N
D
.M
9
1
E
2 3 4 5
Veshje
Një zgjerim i qëndrueshëm i mundësive të
prodhimit quhet rritje ekonomike.
Rritja ekonomike kushtëzohet nga rritja e
burimeve:
tokës
kapitalit
punës ose nga
përmirësimi cilësor i tyre.
Shpesh rritja e burimeve njihet me termin
akumulim kapitali
Si në rastin e përmirësimit cilësor të burimeve, ashtu
edhe në rastin e përmirësimit të teknologjisë, kemi rritje
te produktivitetit.
Me produktivitetin do të kuptojmë sasinë e produktit të
prodhuar për njësi të inputeve të përdorura.
Koncepti i produktivitetit është i lidhur ngushtësisht
me konceptin e efiçencës.
Efiçenca është një koncept i gjerë. Përcaktimi më i gjerë
i efiçencës është efiçenca ekonomike.
Me efiçencë ekonomike do të kuptojmë atë gjendje të
ekonomisë, në të cilën askush nuk mund të rritë
mirëqenien e tij pa cënuar mirëqenien e dikujt tjetër.
Efiçenca ekonomike nënkupton arritjen e
efiçencës:
prodhuese
alokative dhe
efiçencës në shpërndarje.
Efiçenca prodhuese nënkupton prodhimin e një sasie të
dhënë produkti me minimumin e burimeve.
Efiçenca alokative nënkupton që burimet të jenë alokuar
në prodhimin e atyre mallrave dhe shërbimeve që
kërkon shoqëria.
Efiçenca në shpërndarje nënkupton një shpërndarje të
tillë të produktit të prodhuar, në të cilën konsumatorët,
duke i marrë të dhëna të ardhurat e disponueshme të
tyre (të ardhura qe mbesin pas pagimit të taksave) dhe
çmimet e tregut, nuk do të dëshironin t’i shpenzonin këto
të ardhura në ndonjë mënyrë tjetër.
Në kushtet e efiçencës ekonomike ekonomia ndodhet në
KMP dhe në këto kushte ajo nuk mund të rritë prodhimin
e një malli pa pakësuar prodhimin e një malli tjetër.
Kur flasim për rritje ekonomike duhet ta kemi parasysh
edhe koston e kësaj rritjeje
Rritja ekonomike nënkupton përgjithësisht rritjen e
burimeve, para së gjithash rritjen e prodhimit të
mallrave kapital.
Por rritja e prodhimit të mallrave kapital në kushtet e një
kufiri të dhënë të mundësive të prodhimit do të thotë
pakësim i prodhimit të sendeve të konsumit
Mirëpo në periudha afatgjata rritja e prodhimit të mallrave
kapital krijon mundësi për rritjen edhe të konsumit
Investimet
A)
neto
Investimet
neto
2
4
3
2
1
 A3
 A2
A1

1
2
3
Konsumi korrent
B)
 B3
B2
B1

1
2
3
4
5
Konsumi korrent
Për ekonomit e mbyllura niveli i konsumit është i
përcaktuar tërësisht nga niveli i prodhimit, pra
nuk mund të konsumohet më shumë se sa prodhohet.
Në ekonomitë e hapura d.m.th me ekonomitë që hapen
ndaj njëra tjetrës lidhur me shkëmbimin e mallrave dhe
shërbimeve, një vend mund të konsumojë edhe mallra
të prodhuara në vende të tjera.
Kostoja oportune ndryshe quhet kosto alternative.
Mirëpo kosto oportune e zgjedhjes së bërë është vlera e
alternativës më të mirë nga e cila është hequr dorë.
Kostoja oportune paraqet alternativen më të mirë nga e
cila është hequr dorë, nga zgjedhja e bërë.
Në shembullin tonë, për të rritur prodhimin e veshjeve nga
3 milionë në 4 milionë duhet të heqim dorë nga 3 mijë ton
grurë. Pikërisht sasia prej 3 mijë ton grurë nga e cila
është hequr dorë, përbën koston oportune të prodhimit të
një milionë më shumë veshje.
Kostoja oportune rrjedhë drejtpërsëdrejti nga rrallësia e
burimeve dhe domosdoshmëria e zgjedhjes.
Kostoja oportune mund të shprehet në njësi natyrore të
mallit apo shërbimit të prodhuar, por ajo mund të
shprehet edhe në para, në vlerë.
Për matjen e kostove oportune mund të shërbej
drejtpërdrejt kurba e kufirit të mundësive të prodhimit
(KMP)
Figura 1.3: Kufiri i mundësive të prodhimit
Ushqimi
A
o
B
Veshje
OA
OB
Raporti
tregon se nga sa njësi ushqimesh
duhet hequr dorë për të prodhuar një njësi
shtesë veshje.
Ky raport mat koston oportune të prodhimit të
një njësie shtesë veshjesh, shprehur në njësi
ushqimesh, dhe e kundërta vlen për raportin OB
OA
Vija KMP shërben edhe për të shprehur normën
margjinale të transformimit (MRT) në rastin tonë
të ushqimeve në veshje.
Rritja e kostove oportune përbën një ligj bazë të
ekonomiksit.
Sipas ligjit të kostove oportune rritëse për të prodhuar
më shumë njësi nga një mall në një periudhë të dhënë
kohe duhet hequr dorë nga një sasi gjithnjë e më e
madhe mallrash të tjera.
Kjo duke u nisur nga fakti se burimet nuk janë
zëvendësues të plotë të njëri tjetrit.
Ekonomia e tregut
Mekanizmi i tregut përfaqëson një metodë të alokimit të
burimeve, pra të përcaktimit të llojit dhe sasisë mallrave
dhe shërbimeve të prodhuara, mënyrës së prodhimit dhe
shpërndarjes së tyre duke u bazuar në zgjedhjet
individuale të koordinuara përmes tregut.
Në ekonominë e tregut janë pikërisht sinjalet e tregut ato
që përcaktojnë alokimin e burimeve.
Tregu përfaqëson një vend ku blihen dhe shiten mallrat.
Një element esencial i tregut është paraja e cila shërben
si mjet këmbimi (blerje) dhe si masë e vlerës, d.m.th si
mjet për llogaritjen e çmimit të një malli.
Ekonomia e tregut nënkupton pavarësinë e agjentëve
ekonomikë aftësinë e tyre për të vendosur në mënyrë të
pavarur mbi veprimtarinë e tyre ekonomike, pra
sipërmarrja e lirë.
Sipërmarrja e lirë nënkupton pronën private mbi faktorët
e prodhimit. Prona private është një tipar esencial i
ekonomisë së tregut.
Le të shohim shkurtimisht se si zgjidhet problemi
ekonomik themelor në kushtet e ekonomisë së tregut,
pra si u përgjigjet mekanizmi i tregut pyetjeve çfarë të
prodhohet si të prodhohet dhe për kë të prodhohet.
1. Çështja ÇFARË të prodhohet zgjidhet në tregun
e produkteve nëpërmjet votimit të përditshëm
të konsumatorëve.
Çmimet e mallrave të kërkuara me shumë, pra
të mallrave (fituese) rriten, duke kushtëzuar
edhe rritjen e fitimeve të prodhuesve.
Burimet do të zhvendosen nga prodhimi i
mallrave të kërkuara më pak drejt prodhimit të
mallrave apo shërbimeve të kërkuara më
shumë.
2. Çështja SI të prodhohet zgjidhet nga konkurrenca
midis prodhuesve.
3. Çështja PËR KË të prodhohet zgjidhet nga tregjet
e faktorëve.
Qeveria ndërhyn në jetën ekonomike duke ndjekur
kryesisht tri synime kryesore:
Rritjen e efiçencës, duke kufizuar format e konkurrencës
jo të plotë
Sigurimi i drejtësisë në shpërndarje, duke u ardhur në
ndihmë të varfërve dhe grupeve të caktuara shoqërore.
Stabilizimin e ekonomisë, duke zbutur luhatjet ciklike të
ekonomisë duke reduktuar papunësinë dhe inflacionin
dhe duke nxitur rritjen ekonomike.
Pra, ekonomitë e sotme të tregut nuk mund të kuptohen
pa një rol të konsiderueshëm të qeverisë në alokimin e
burimeve.
Është kjo arsyeja që shpesh ato konsiderohen si
ekonomi të përziera.
Sidoqoftë, ekonomia e përzier është një ekonomi tregu e
bazuar në mekanizmin e tregut dhe në pronën private
mbi faktorët e prodhimit
Përse është e nevojsme njohja e
ekonomiksit
Zotërimi i bazave të Ekonomiksit e ndihmon individin si
konsumator, zotërues i burimeve apo afarist, të orientohet
drejt në lojën e tregut.
Orientimi ne gamen e problemeve të shumta
makroekonomike dhe mikroekonomike, arritja e objektivave
të caktuara, si ulja e papunësisë dhe sigurimi i punëzënies
së plotë, stabilizimi i çmimeve bilanci i ekuilibruar i
pagesave, rritja e balancuar ekonomike, etj., kërkojnë njohje
të thelluar të Ekonomiksit,
Ekonomiksi u përgjigjet nevojave të
subjekteve përmes dy funksioneve të tij:
funksioni pozitiv dhe
funksioni normativ.
Në përputhje me këto dy dallojmë pohimet
pozitive dhe
normative.
Pohimet pozitive lidhen me përshkrim dhe shpjegimin e
dukurive ekonomike dhe lidhjeve midis tyre, me
përshkrimin e rrugëve në të cilat agjentet e ndryshëm
ekonomikë kërkojnë të arrijnë synimet e tyre.
Pohimet pozitive u përgjigjen pyetjeve të tilla si çfarë ishte,
ç`është apo çdo do të jetë, adresuar dukurive të
ndryshme ekonomike. Për shembull, pohimi : rritja e
deficitit buxhetor mund të sjellë uljen e papunësisë, por
njëkohësisht ndikon në rritjen e nivelit të inflacionit, është
një pohim pozitiv.
Pohimet normative merren me sugjerimet rreth rrugëve
më efiçente të arritjes së synimeve ekonomike të
agjentëve individualë ekonomikë apo të shoqërisë në
tërësi.
Pohimet normative u përgjigjen pyetjeve si: çfarë do të
duhej ose do të ishte mirë të ndodhte. Për shembull,
pohimi “niveli i papunësisë në Kosovë është i lartë, ai
duhet të ulet” , është një pohim normativ.
V. Metodologjia e shkencës
ekonomike
Metodat kryesore që përdoren për studimin
e dukurive ekonomike janë:
Deduksioni dhe
Induksioni.
Në grumbullimin, përpunimin, përshkrimin dhe
analizën e të dhënave ekonomike, Ekonomiksi
përdor metoda të ndryshme statistikore dhe
matematikore.
Një metodë shumë e përdorur nga ekonomiksi
për përshkrimin dhe ilustrimin e lidhjeve midis
variablave ekonomikë është metoda grafike.
Grafikët më të shpeshtë që do ti hasim janë:
1. grafikët që tregojnë marrëdhënie midis dy
variablave
2.
grafikët që tregojnë kombinime të dy variablave
në kushtet e plotësimit të një kondite të caktuar
dhe
3. grafikët e serive kohore.