Transcript Slide 1

3° International Conference on Educational Sciences 2014
TIRANA ALBANIA, April 24-25, 2014
Nazyktere HASANI
Universiteti Evropian i Tiranës-doktorante
Email address:[email protected]
Lavdim TERZIU
Shkolla fillore”Halil Alidema”Pozheran-Viti
Email address:[email protected]
HYRJE
Arsimit, si një ndër fushat themelor të zhvillimit të një vendi,
edhe në Kosovë po i kushtohet shumë rëndësi,me qëllim të
përparimit dhe zhvillimit të tij duke ju përshtatur kërkesave
bashkëkohore për një arsim bashkëkohor e të avancuar me
rritje të cilësisë në arsim. Një aspekti rëndësishëm i fushës së
arsimit është vlerësimi i nxënësve i cili shpreh të arriturave
nxënësve për gjatë tërë vitit shkollor e që paraqitet me notim
të nxënësve.”Suksesi në mësim mund të paraqitet në mënyrë
sintetike (kumulative),analitike(të diferencuar,të
individualizuar) dhe në kombinim të tyre. Suksesi në mënyrë
të sintetike paraqitet me një notë kumulative-me numër prej 1
deri në 5,me fjalë (pamjaftueshëm,mjaftueshëm,mirë,shumë
mirë,shkëlqyeshëm)..... Përmes vlerësimit analitik në mënyrë
konkrete dhe më të saktë paraqitet shkalla kualitative e
përvetësimit të diturive.”(Shatri,2006,449). Vlerësimi i të
arriturave të nxënësve në vende të ndryshme bëhet në mënyra
të ndryshme të notimit. Në sistemin e arsimit parauniversitar
të Kosovës vlerësimi bëhet me nota prej një deri në pesë dhe
në mënyrë përshkruese për lëndët zgjedhore. Suksesin e
pamjaftueshëm të nxënësit e paraqet nota 1,suksesin e
mjaftueshëm të nxënësit e paraqet nota 2,nota 3 paraqet
suksesin mirë të arritur të nxënësit,nota 4 paraqet suksesin
shumë të mirë të arritur të nxënësit dhe nota 5 suksesin e
shkëlqyeshëm të arritur. Kraja (2009) lidhur me kriteret e
vlerësimit thekson “Për secilën notë ka kritere të caktuara.
Është e dobishme që të përcaktohen kriteret e vlerësimit nga
organet arsimore,për secilën lëndë në vete. Këto kërkesa
ndikojnë në njësimin e mendimeve të mësuesve për vlerësimin
e nxënësve. Kjo ndikon në shmangien e subjektivizmit në
vlerësimin e nxënësve dhe rritë më tej ndjenjën e
përgjegjësisë.”(Kraja,2009:328). Suksesi i përgjithshëm i
nxënësve në fund të vitit shkollor është një aspekt i
rëndësishëm i cili pasqyron gjendjen e tërësishme të arriturave
të nxënësve në punën e tyre mbështetur në angazhimin,aftësitë
analizuese dhe shkathtësitë e tyre për gjatë tërë vitit shkollor,
për një arritje më të mirë të suksesit. Rukiqi,2012 në librin e
tij”Mësimdhënie e balancuar “ në studimin e tij të bërë me një
analizë të suksesit të nxënësve në lëndën e edukatës fizike ,të
një klase në Kosovë dhe një klase në Suedi potencon se “Në
analizën që i kam bërë në një klasë në Kosovë me 19 nxënës
rezulton se rreth 79% e nxënësve kishin notën 5 e që kjo
tregon një devijim total nga shpërndarja normale,këtu direkt
mundë të konkludohet se ekziston një gabim i madh në
kriteret e vlerësimit. Të njëjtën analizë kam bërë në Suedi me
një klasë me 18 nxënës dhe përqindja e nxënësve me notën ma
të lartë është diku rreth 11%” (Rukiqi,2012:100).Studimi është
mbështetur në të dhënat statistikore të suksesit të përgjithshëm
të nxënësve nga Drejtorit komunale të Arsimit të tri komunave
për vitet shkollore 2009/10,2010/11,2011/12 dhe 2012/13
,duke analizuar suksesin e të gjithë nxënësve në arsimin e
mesëm,si në drejtimin e përgjithshëm po ashtu edhe atë
profesional.
Qëllim i këtij studimi ishte të përcaktojmë shkallën dhe
dallimet e suksesit të përgjithshëm të nxënësve të shkollave
Profesionale dhe Gjimnazeve në tri komuna.
ABSTRAKT
Suksesi i përgjithshëm i nxënësve në fund të vitit shkollor është një aspekt i rëndësishëm i
pasqyrimit të arriturave të nxënësve duke u mbështetur në aftësitë dhe shkathtësitë e tyre
për nxënie, dhe punë të suksesshme apo të dështuar të gjithëmbarshme të nxënësve,
përgjatë tërë vitit shkollor. Në këtë punim është përfshirë sistemi i vlerësimit të nxënësve
dhe analiza e suksesit të përgjithshëm të tyre në shkollat e mesme të Rajonit të Anamoravës
për katër vite shkollore,2009/10,2010/11,2011/12 dhe 2012/13.Qëllim i këtij studimi ishte
të përcaktojmë shkallën dhe dallimet e suksesit të përgjithshëm të nxënësve të shkollave
Profesionale dhe Gjimnazeve në tri komuna. Metodat e këtij studimi përfshijnë një
shqyrtim kritik dhe analizues të suksesit të arritur të nxënësve. Gjetjet nga analiza e të
dhënave tregojnë se ka dallime në mes suksesit të nxënësve të Gjimnazeve dhe atyre
profesionale ,gjithashtu edhe në mes komunave. Prej tyre veçohet Komuna e Gjilanit ,ku
sukses të shkëlqyeshëm kanë treguar një përqindje më e lartë e nxënësve të gjimnazit në
krahasim me dy komunat tjera. Ky studim është mbështetur në të dhënat statistikore të dala
nga Drejtorit Komunale të Arsimit të tri komunave.
Fjalët kyçe:sistemi i vlerësimit, suksesi i nxënësve,shkollat e mesme
METODAT
Metodat e këtij studimi përfshijnë një shqyrtim kritik dhe analizues të suksesit të arritur të
nxënësve.
ANALIZA
Analiza e suksesit të përgjithshëm të nxënësve të shkollave të mesme në nivel komunal në
tri komuna:Gjilan,Kamenicë dhe Viti ,është bërë në bazë të dhënave statistikore të marra
nga Drejtorit Komunale të Arsimit .Më poshtë janë të paraqitura të dhënat e përgjithshme të
suksesit të nxënësve për vitet shkollore 2009/10,2010/11,2011/12 dhe 2012/13.
Tabela 1: Suksesi i nxënësve të shkollave të mesme në fund të vitit shkollor 2009/10
Viti shkollor
2009/10
Shkëlqyeshëm
Nx
%
Shum mirë
Nx
%
Mirë
Nx
Mjaftueshëm Kanë përsëritur
%
Nx
%
Gjilan
7453 2531 33.96 1544 20.72 1612 21.63 1433 19.23
Kamenicë
2112
477 22.58
498 23.58
645 30.54
Viti
2860
547 19.12
540 18.88
698 24.41
Gjithësej
Nx
%
333
4.47
469 22.21
23
1.09
796 27.83
279
9.76
12425 3555 25.22 2582 21.06 2955 25.52 2698 23.09
635
5.1
Burimi:Drejtoria Komunale e Arsimit Gjilan, Kamenicë dhe Viti-Suksesi i nxënësve të
shkollave të mesme në nivel komunal
Tabela 2:Suksesi i nxënësve të shkollave të mesme në fund të vitit shkollor 2010/11
Viti shkollor
2010/11
Shkëlqyeshëm
Nx
%
Shum mirë
Nx
%
Mirë
Nx
%
Gjilan
7681 2812 36.61 1521
Kamenicë
2065
539
26.1
447 21.65
624 30.22
Viti
3063
689 22.49
556 18.15
771 25.17
Gjithësej
12809 4040
19.8 1797
Mjaftueshëm Kanë përsëritur
Nx
%
23.4 1084 14.11
Nx
%
467
6.08
437 21.16
18
0.87
812 26.51
235
7.67
28.4 2524 19.87 3192 26.26 2333 20.59
720
4.87
Burimi: Drejtoria Komunale e Arsimit,Gjilan,Kamenicë dhe Viti-Suksesi i nxënësve të
shkollave të mesme në nivel komunal
Viti shkollor
2011/12
Numri i
nxënësve
Tabela 3: Suksesi i nxënësve të shkollave të mesme në fund të vitit shkollor 2011/12
Shkëlqyeshëm
Nx
%
Shum mirë
Nx
%
Mirë
Nx
Mjaftueshëm Kanë përsëritur
%
Nx
%
Gjilan
7759 2775 35.76 1472 18.97 1768 22.79 1483 19.11
Kamenicë
2006
469 23.38
433 21.58
753 37.54
329
Viti
3048
742 24.34
476 15.62
728 23.88
Gjithësej
Nx
%
261
3.36
16.4
22
1.1
912 29.92
190
6.23
12813 3986 27.83 2381 18.72 3249 28.07 2724 21.81
473
3.56
Burimi:Drejtoria Komunale e Arsimit,Gjilan,Kamenicë dhe Viti-Suksesi i nxënësve të
shkollave të mesme në nivel komunal
Tabela 4. Suksesi i nxënësve të shkollave të mesme në fund të vitit shkollor
2012/13
Viti shkollor
2012/13
Numri i
nxënësve
Objektiv e këtij studimi ishte:Analiza ,krahasimi dhe vërtetimi
i ekzistimit të dallimeve në suksesin e nxënësve të shkollave
profesionale dhe gjimnazeve si dhe në mes komunave;Të
pasqyrojmë suksesin e nxënësve të regjionit të Anamoravës.
Kriteret e vlerësimit dhe analiza e suksesit të
përgjithshëm të nxënësve në shkollat e
mesme të Anamoravës
Numri i
nxënësve
OBJEKTIVI
Numri i
nxënësve
ICES
Shkëlqyeshëm
Nx
%
Shum mirë
Nx
Mirë
%
Nx
Mjaftueshëm Kanë përsëritur
%
Nx
Gjilan
7551 2673
Kamenicë
1868
426 22.81
449 24.04
627 33.57
Viti
2640
639
453 17.16
744 28.18
Gjithësej
%
35.4 1482 19.63 1795 23.77 1305 17.28
Nx
%
296
3.92
359 19.22
7
0.37
617 23.37
187
7.08
12059 3738 27.47 2384 20.28 3166 28.51 2281 19.96
490
3.78
24.2
Burimi:Drejtoria Komunale e Arsimit Gjilan, Kamenicë dhe Viti
Tabela 5:Të dhënat krahasuese të suksesit të nxënësve për katër vite
shkollore
Viti shkollor
Shkëlqyeshëm Shum mirë
Mirë
Mjaftueshëm
Kanë përsëritur
2009/10
25.22%
21.06%
25.52%
23%
5.10%
2010/11
28.40%
19.87%
26.26%
20.59%
4.87%
2011/12
27.83%
18.72%
28.07%
21.81%
3.56%
2012/13
27.47%
20.28%
28.51%
19.96%
3.78%
Grafiku 1:Të dhënat krahasuese të suksesit të shkëlqyeshëm në % të
nxënësve të gjimnazeve të tri komunave
Grafiku 2:Të dhënat krahasuese në % të suksesit të nxënësve për vitet
shkollore 2009/10 dhe 2012/13
REZULTATET DHE DISKUTIMI
o Sukses të shkëlqyeshëm dhe të mirë kanë treguar
përafërsisht përqindje e njëjtë e nxënësve për katër vitet
shkollore ,dhe një përqindje gati e përafërt e nxënësve kanë
treguar sukses shumë të mirë dhe mjaftueshëm.
o Në vitin shkollor 2009/10 ,nga numri i përgjithshëm i
nxënësve 12425 ,sukses të shkëlqyeshëm kanë treguar 3555
nxënës apo 25.22 për qind e tyre ,sukses shumë të mirë kanë
treguar 21,06 për qind ,sukses të mirë 25.52 për qind, sukses
të mjaftueshëm 23.09 për qind, çka lënë të kuptohet se nuk
kemi dallim të madh në përqindje të nxënësve në të gjitha
nivelet e vlerësimit.
o Në vitin shkollor 2012/13 kemi një rritje të përqindjes për
2.25 për qind të suksesit të shkëlqyeshëm ,të suksesit shumë të
mirë kemi një diferencë të rënies së përqindjes prej 0.78 për
qind,të suksesit të mirë kemi diferencë të zvogëlimit të numrit
të nxënësve ,366 nxënës, me rritje të përqindjes 2.99 për
qind,përqindje të suksesit të mjaftueshëm kemi një diferencë
të uljes së përqindjes prej 3.04 për qind dhe atyre që nuk kanë
kaluar klasën,kemi diferencë të zvogëlimit të përqindjes prej
1.31 për qind.
o Viti shkollor 2010/11 ishte viti shkollor që karakterizohet
më një përqindje më të lartë të suksesit të shkëlqyeshëm prej
28.4 për qind në krahasim me vitet shkollore tjera.
o Viti shkollor 2012/13 na zënë me një rënie të përqindjes së
nxënësve që nuk kanë kaluar klasën prej 3.78 për qind,në
krahasime vitin shkollor 2009/10 ku kemi 5.10 për qind të
tyre,gjë që flet për një angazhim më të madh të nxënësve në
mësim.
o Në vitin shkollor 2010/11 sukses të shkëlqyeshëm kanë
treguar 4040 e nxënësve apo 28.4 për qind e tyre,pastaj vjen
suksesi i mirë ku kanë treguar 3192 nxënës apo 26.26 për qind
e tyre ,sukses të mjaftueshëm kanë treguar 2333 nxënës apo
20.59 për qind e tyre dhe në fund radhitet suksesi shumë i
mirë ku kanë treguar 2524 nxënës apo 19,87 për qind e tyre.
Numri i nxënësve respektivisht përqindja e tyre që kanë
përsëritur klasën ishte 720 apo 4.87 për qind. Për gjatë këtij
viti shkollor nxënësit e komunës së Gjilanit në krahasim me të
dy komunave tjera kanë treguar sukses të shkëlqyeshëm më të
mirë. Gjersa nxënësit e komunës së Kamenicës kanë treguar
sukses shumë të mirë dhe të mirë ,më të mirë se nxënësit e
komunës së Gjilanit dhe Vitisë.
PËRFUNDIMI
Nga të dhënat e suksesit të nxënësve të shkollave profesionale dhe gjimnazeve kemi ardhur në përfundim se kemi një dallim të suksesit të këtyre dy drejtimeve ,ku nxënësit e gjimnazeve në
katër vitet shkollore kanë treguar sukses më të mirë në krahasim me nxënësit e shkollave profesionale,gjë që na bënë të parashtrojmë para vetes pyetje të cilat duhet të studiohen:
- Pse suksesi i nxënësve në shkollat profesionale është më i ulët se në gjimnaze?
- Cilët janë faktorët kryesor të suksesit të ulët në shkollat profesionale?