leksion 17 - Masterat Berat

Download Report

Transcript leksion 17 - Masterat Berat

ALBANIAN UNIVERSITY
FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE
DEPARTAMENTI I SHKENCAVE JURIDIKE
E Drejta e Procedures
Penale
Dr. Lulzim Lelçaj
Gjykimet e posacme
Ka raste kur prokuroret dhe gjyqtaret jane ne nje
situate ku ceshtja eshte e qarte, I pandehuri ka
pranuar plotesisht aktet e hartuara ne fazen e
hetimeve paraprake dhe nuk pretendon te sjelle
prova te reja.
Ne raste te tila procedura e hetimit gjyqesor do te ishte
nje zgjatje e procedures gjyqesore, perte cilen
askush nuk eshte I interesuar. Per kete arsye ne
keto raste K. Pr. Penale ka parashikuar procedura te
vecata duke e kthyer ne nje gjykim te posacem.
Create your first presentation
Kuptimi I gjykimit te posacem
Gjykimet e posacme jane nje lloj ivecante I gjykimeve
te cilat nuk ndjekin rrugen e zakonshme te
procedimit, por nje ruge tjeter me te shkurter, me te
thjeshte, me ekonomike, duke u konsideruar si nje
alternative e gjykimit.
Ne keto gjykime perdoren rregulla te vecanta, te
ndryshme nga procedimi I zakonshem ne te gjitha
fazat e procedimit.
Create your first presentation
Dallimi nga procedura e gjykimit te zakonshem
Nuk zbatohen rregullat e pergjithshme per afatin e
njoftimeve, te caktimitte dates se seaces gjyqesore
dhe te marrjes se provave
Nuk respektohen disa parime si ai I Oralitetit,
kontradiktorialitetit (ne rastet e gjykimit te
shkurtuar), perjashtimit te gjyqtarit qe ka caktuar
masen e sigurimit( ne rastet e gjikimit te
drejtperdrejte),
Create your first presentation
Perparesite e gjykimeve te posacme
Ekonomia gjyqesore (pakesimi I pues, kohes dhe
shpenzimeve te bera nga gjyqtari dhe prokurori)
Shmangia e zvarritjeve dhe shkeljeve
Rritja e feketivitetit dhe ndikimit parandalues te
procedimit penal
Parandalimi I shfaqies te korrupsionit
Plotesimi I interesit te ligjshem te te pandehuritper
perundimin e shpejte te procedimit dhe perfitimit
te uljes se denimit.
Gjykimet e posacme jane dy llojesh: gjykimet e
drejteperdrejta dhe ato te shkurtuara.
Create your first presentation
Gjykimet e drejteperdrejta
Gjykimi I drejteperdrejte eshte je lloj I gjykimit te
posacem I cili vihet ne levizje nga Prokurori.
Ai eshte I zatueshem per cdo veper penale
Rasti I are I nje gjykimi te tille eshte kur I pandehuri eshte
arretuar ne flagrance. Ne kete rast prokurori kerkon
brenda 48 oreve depoziton ne gjykate kerkesen per
vleresimin e arrestit dhe kerkesen per gjykim te
njekoheshem.
Ne kete rast gjykata (gjyqtari apo trupi gjykues)
shqyrtojne ne fillim masen e arrestit dhe kur ajo
miratohet, gjykata shqyrton kerkesen per gjykim te
drejteperdrejte.
Create your first presentation
Kur gykata cmon se nuk ka nevoje per hetime te tjera,
gjykata vendos te gjykoje me rregullat e gjykimit te
posacem.
kur arrestimi nuk gjendet i bazuar aktet i kthehen
prokurorit. Por edhe në rastin e fundit, kur i pandehuri
dhe prokurori japin pëlqimin gjykata procedon në
gjykimin e drejtpërdrejtë.
Prokurori mund të procedojë në gjykimin e drejtpërdrejtë
edhe ndaj të pandehurit që gjatë marrjes në pyetje ka
pohuar dhe fajësia e tij është e qartë. Në këtë rast i
pandehuri thirret për t’u paraqitur brenda 15 ditëve nga
data e regjistrimit të veprës penale.
Create your first presentation
Kur vepra penale, për të cilën kërkohet gjykimi i
drejtpërdrejtë lidhet me vepra penale të tjera, për të
cilat mungojnë kushtet për këtë lloj gjykimi,
procedohet ndaras për veprat e tjera dhe ndaj të
pandehurve të tjerë, përveçse kur kjo ndarje dëmton
hetimet. Kur bashkimi është i domosdoshëm
zbatohen rregullat e gjykimit të zakonshëm.
Create your first presentation
Përgatitja e gjykimit të drejtpërdrejtë
1. Kur çmon se duhet të procedojë në gjykim të
drejtpërdrejtë, prokurori urdhëron paraqitjen në
seancë të të pandehurit. Kur ai është i lirë afati
për t’u paraqitur nuk mund të jetë më i vogël se tri
ditë.
2. Urdhri bashkë me afatet përkatëse dërgohen në
sekretarinë e gjykatës.
3. Mbrojtësit i njoftohet pa vonesë data e gjykimit
nga prokurori. Ai ka të drejtë të shikojë dhe të
nxjerrë kopje të dokumentacionit që lidhet me
hetimet e zhvilluara.
Create your first presentation
Zhvillimi i gjykimit të drejtpërdrejtë
Gjatë gjykimit të drejtpërdrejtë zbatohen dispozitat e kreut
për shqyrtimin gjyqësor.
Prokurori, i pandehuri dhe paditësi civil mund të paraqesin
gjatë shqyrtimit gjyqësor prova të tjera.
I pandehuri ka të drejtë të kërkojë një afat për të përgatitur
mbrojtjen deri në tri ditë. Në këtë rast shqyrtimi gjyqësor
shtyhet deri në seancën e re, që bëhet pas mbarimit të
afatit.
I pandehuri mund të kërkojë gjykimin e shkurtuar. Gjykata,
pasi merr mendimin e prokurorit dhe e gjen të drejtë
kërkesën, vendos vazhdimin e gjykimit, duke respektuar
rregullat e caktuara për gjykimin e shkurtuar. Në të
kundërtën vazhdon gjykimin e drejtpërdrejtë.
Create your first presentation
Si konkluzion Vecorite e gjykimit te DPD
Faza e hetimit eshte 48 ore ne rastet e arrestit ne flagrance dhe
15 dite per rastet kur I pandehuri ka pohuar dhe fajesia e tij
eshte e qarte.
Kerkesa e prokurorit permban vleresimin e arresitit dhe gjykimin
e njekoheshem.
Behet gjykimi I jekoheshem I mases se arrestit dhe gjykimit ne
themel te ceshtjes. Ne qoftese masa e arrestit vleresohet e
ligjshme dhenuk ka nevoje per hetime te tjera, procedohet
menjehere ne gjykim.
Seanca gjyqesore zhvillohet sipas rregullave te pergjithshme
duke u mare edhe provat qe kerkohen nga pala mbrojtese
Nqs I pandehuri kerkon gjykim te skurtuar rektohen rregullat e
caktuara per kete gjykim (nuk meren prova te reja)
Create your first presentation
Gjykimi I shkurtuar.
Gjykimi I shkurtuar vihet ne levizje nga I pandehuri ose
nga perfaqesuesi I tij I posacem.
Gjykimi I shkurtuar nenkupton qe cshtja te perfundohet
duke u bazuar ne provat e marra gjate hetimeve
paraprake
Kërkesa bëhet me shkrim, kurse në seancë formulohet
me gojë. Kërkesa me shkrim depozitohet në
sekretarinë e gjykatës të paktën tri ditë para datës
së caktuar për seancën.
Nese I pandehuri gjykohet per disa vepra penale,
kerkesa nuk pranohet kur I pandehuri kerkon gjykim
te shkurtuar per nje pjese te ketyre akuzave.
Create your first presentation
Kur ka disa te pandehur dhe nje pjese tyre kerkojne
gjykim te shkurtuar, kerkesa pranohet nese ka kushte
per vecimin e ceshtjes se tyre dhe gjykimin e saj me
gjykim te shkurtuar.
Gjykimii shkurtuar nuk mund te realizohet ne momentin
kur ceshtja ndodhet ne fazen e hetimeve paraprake.
Gjykata shqyrton kerkesen per gjykim te shkurtuar
perpara fillimit te shqyrtimit gjyqesor.
Kur gjykata çmon se çështja mund të zgjidhet në
gjendjen që janë aktet, vendos gjykimin e shkurtuar.
Në të kundërtën refuzon kërkesën.
Create your first presentation
Seanca e gjykimit të shkurtuar
Seanca gjyqësore zhvillohet me pjesëmarrjen e
prokurorit, të të pandehurit dhe mbrojtësit të tij, si dhe
të palëve private.
Gjykata bën verifikimet lidhur me legjitimimin e palëve.
Kur mbrojtësi i të pandehurit nuk është i pranishëm,
gjykata cakton si zëvendësues një mbrojtës tjetër.
Kur i pandehuri nuk paraqitet në seancë për arsye të
përligjura, gjykata cakton datën e seancës së re dhe
urdhëron që të lajmërohet i pandehuri.
Kur I pandehuri nuk paraqitet pa shkaqe tejustifikuara,
gjykata deklaron mungesen e tij, I cakton nje mbrojtes
dhe vendos vazhdimin e gjykimit
Create your first presentation
Pasi lexohet kërkesa e të pandehurit, kryetari deklaron
të hapur diskutimin.
Prokurori parashtron në mënyrë sintetike rezultatet e
hetimeve paraprake dhe shfaq mendim për kërkesën
e të pandehurit.
Kur paditësi civil nuk e pranon gjykimin e shkurtuar,
padia civile nuk gjykohet.
Ne rast se gjykata pranon fajesine e te pandehurit, ajo e
ul denimin (me burgim ose me gjobe) me nje te
treten. Denimin me burgim te perjetshem e ul ne 35
vjet burg.
Gjykata cakton denimin dhe pastaj e ul me nje te treten
Create your first presentation
Debati mbi gjykimin e shkurtuar
Ka patur mendime qe ulja e denimit duhet te behet kur
pranohet fajesia. Ky ka qene nje qendrim I gabuar qe
vinte nga moskuptimi I gjykimit te shkurtuar si
mareveshje e pranuar nga gjykata per te shkurtuatr
procedimin dhe reduktuar fazen e gjykimit.
Gjykimi I shkurtuar nuk kushtezohet nga gjykimi I
drejteperdrejte. Sejcili prej tyre mund te kryhen edhe si
te pavarur.
Te pandehurit I ulet denimi per shkak te marreveshjes
dhe jo te pranimit te fajesise.
Kundër vendimit të gjykatës mund të bëjnë ankim
prokurori dhe i pandehuri.
Create your first presentation
Vendimi 35/ 2005 I Gjykates Kushtetuese
“Kerkesa per gjykim te shkurtuar nuk ka lidhje me
pranimin apo mospranimin e fajesise ….. Ajo behet
pa filluar shqyrtimi gjyqesor dhe pranimi I saj
vleresohet nga gjykata nese cmohet se ceshtja
mund te zgjidhet ne gjendjen ne te cilen jane aktet”
Create your first presentation
Vendimi unifikues I GJL nr.2, date 29.1.2003
Aplikimi I ketij gjykimi nuk mund te shkoje ne demte
drejtesise
Gjykata nuk eshte e detyruar ta pranoje gjykimin e
shkurtuar edhe nese per kete ka dhene pelqimin
prokurori.
Create your first presentation
Vecorite e Gjykimit te Shkurtuar
Ceshtja shqyrtohet me kerkese te te pandehurit
Kerkesa depozitohet perpara fillimit te gjykimit
Konsesusi I prokurorit nuk eshte kusht I doosdoshem
per pranimin e kerkeses per kete gjykim
Kerkesa e refuzuar nukmund te perseritet.
Kerkesa mund te behet per cdo llloj vepre penale
Nuk kerkohet qe I pandehuri te kete pranuar fajesine
I pandehuri mund te mos marre pjese ne seancen e
gjykimit
Ne cdo rast caktohet denimi dhe pastaj ulet me nje te
treten.
Create your first presentation
Kur denohet per disa vepra caktohet denimi per
secilen prej tyre, behet bashkimi I denimeve dhe me
pas ulet me nje te treten.
Ne nje gjykim me disa te pandehur nuk mund te
gjykohen disa me gjykim te shkurtuar te tjere me
gjykim te zakonshem.
Ne gjykimin e shkurtuar mund te jepet edhe vendim
pafajsie ose te behet ndryshim I cilesimit juridik.
Gjykimi vihet ne levizje nga palet por vendimin per
pranimin e tij e ben gjykata.
Create your first presentation