Transcript File
SISTEMI KUSHTETUES I SHTETEVE TЁ BASHKUARA TЁ AMERIKЁS Punoi: Zёrina Loxha HISTORIKU Pasi fituan pavarёsinё nga Britania, nё Luftёn Revolucionare (1775-1783), shtetet duhet tё vendosnin ligjin dhe rregullin nё vend. Kёshtu, Xh. Washington dhe Hamiltoni filluan tё mendonin rreth krijimit tё njё kushtetute. Kushtetuta e SHBA-ve u miratuar nga Kuvendi Kushtetutёdhёnёs nё Filadelfi, mё 17 shtator 1787. Hyri nё fuqi nё qershor tё viti 1788, pas ratifikimit tё shtetit tё nёntё (dy tё tretat e njёsive federale). Me kushtetutё ёshtё zbatuar sistemi republikan i bazuar nё ndarjen e pushtetit. STRUKTURA PREAMBULLA 7 NENE 27 AMANDAMENTE PREAMBULA Pjesa hyrëse. Shpreh aspiratat e nxjerrjes së kushtetutës. “Ne populli i Shteteve tё Bashkuara, me qёllim qё tё krijojmё njё bashkim mё tё pёrkryer, tё vendosim drejtёsinё, tё sigurojmё qetёsinё nё vend, tё sigurojmё mbrojtjen e vendit, tё nxisim mirёqenien e pёrgjithshme dhe tё sigurojmё tё mirat e lirisё pёr vetёn tonё dhe brezat e ardhshёm, caktojmё dhe vendsoim kёtё Kushtetutё tё Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs.” NENI I - FUSHA E LEGJISLATIVIT Ushtrohet nga Kongresi i cili pёrbёhet nga Senati dhe Dhoma e Pёrfaqёsuesve. Kompromisi i Madh – Plani i Virxhinas dhe i atij të New Xhersit. Senati pёrbёhet nga dy senatorё pёr çdo shtet (të gjitha shtetet kanë përfaqësim të njejtë). - Senatorët zgjidhen përmës zgjedhjeve drejtpërdrejta. - Mandati i tyre është 6 vite. të Dhoma e pёrfaqёsuesve pёrbёhet nga antarё qё zgjidhen çdo dy vjet nga populli i shteteve tё veçanta. - Mandati i përfaqësuesve është 2 vite. NENI II - EKZEKUTIVI Ushtrohet nga Presidenti, cili njёkohёsisht ёshtё edhe shef i shtetit. - Zgjidhet pёr njё mandat 4 vjecar nga elektorët. - Numri i elektorëve është 538, nevojiten 270 vota për tu zgjedhur. - Nuk i jep pёrgjegjёsi legjislativit, por elektoratit. NENI III - GJYQËSORI Pushteti gjyqësorë ushtrohet nga Gjykata Supreme. Bën interpretimin e ligjeve dhe të Kushtetutës Bën mbrojten e Kushtetutës. Gjyqtarët federal i emëron Presidenti me pëlqimin e Senatit. AMANDAMENTET Janё shtojca plotёsuese qё i janё bёrё kushtetutёs, mirёpo nuk e kanё ndryshuar pёrmbajtjen thelbёsore tё kushtetutёs. Kushtetuta e SHBA-ve pёrmban 27 amandamente. Mund tё propozohen nga dy tё tretat e cdo dhome tё Kongresit ose nga njё Kuvend kombёtar qё mund ta thёrrasё Kongresi. 10 amandamentet e para pёrbёhen nga dispozitat e “Ligjit mbi tё drejtat”, si garanci e tё drejtave themelore qytetare. (1791) Amandamenti i 14 pёrbёn bazёn e tё drejtave individuale tё amerikanёve. NDRYSHIMI I KUSHTETUTЁS Kushtetuta e SHBA-ve konsiderohet si kushtetutё e fortё, ndёrsa pёr ndonjё ndryshim eventual tё kushtetutёs nevojtet pёlqimi i tri tё katёrtave tё shteteve. James Madison: “Nё ndёrtimin e njё sistemi qё do tё dёshironte tё zgjaste me shekuj, nuk duhet tё harrojmё ndryshimet qё do tё sjellin kёta shekuj” ATRIBUTET E KUSHTETUTЁS SЁ SHBA-VE Kushtetuta nё Shtetet e Bashkuara paraqet aktin mё tё lartё juridik dhe qё nga miratimi formalisht ka mbetur e pandryshuar. Konsiderohet si: - kushtetuta e parё moderne e shkruar nё botё - kushtetuta e parё federative - kushtetuta mё e shkurtёr nё botё.