Transcript File
IV. Analiza ordinaliste e zgjedhjes konsumatore Sipas kësaj teorie është e rëndësishme, vetëm renditja e preferencave që kanë konsumatorët për produktet që mund të zgjedhin. Le ta shohim më nga afër këtë teori. Tabela 4.3: Zona indiferente për produktet x dhe y Kombinimi Produktet X Y A 1 6 B 2 3 C 3 2 D 4 1.5 • Preferencat e konsumatorit pasqyrojnë ligjin e dobisë marxhinale rënëse. • Kështu, duke kaluar nga kombinimi A në kombinimin B, konsumatori është i gatshëm të sakrifikoj 3 njësi të y për të marrë një njësi më shumë të produktit x. • Në kalimin nga kombinimi B në C, konsumatori është i gatshëm të sakrifikoj 1 njësi të y për të marrë një njësi shtesë të x dhe nga C në D, është i gatshëm të sakrifikoj 1/2 njësi të y për të marrë një njësi shtesë të x. • Ligji i dobisë marxhinale rënëse ndikon që kurba e indiferencës të bëhet më e sheshtë pranë boshtit horizontal. Figura 4.4: Kurba e indiferencës për produktet x dhe y y 6 5 4 3 2 1 1/2 1 2 3 4 x • Kemi thënë se zgjedhja midis dy produkteve varet nga vlera relative që blerësi i jep sasive shtesë të secilit prej tyre. • Për të matur këtë vlerë relative, përdoret koncepti i normës marxhinale të zëvendësimit (MRS), që mat sasinë e një produkti (për shembull produkti y) që blerësi është i gatshem të sakrifikojë (Δy), për të marrë një njësi shtesë të një produkti tjetër, x (Δx), duke mbajtur konstante dobinë totale. Pra, • y MRS x • Në grafik mund të shtojmë kurba të tjera indiference, që përfaqësojnë nivele të ndryshme dobie. • Një bashkësi kurbash indiference, të paraqitura në të njëjtën figurë,quhet hartë indiference. • Kështu, secila prej tre kurbave në hartën e indiferencës të Figurës 4,5 paraqet një nivel të ndryshëm kënaqësie. • Në përgjithësi kurbat e indiferencës që ndodhen më larg nga origjina, paraqesin nivele më të larta të dobisë totale. Figura 4.5: Harta e indiferencës y 6 5 4 3 2 1 U1 1 2 3 4 U2 5 U3 6 x • Supozojmë se të ardhurat (m) të konsumatorit janë 60 euro dhe i shpenzon për të blerë dy produkte x dhe y, çmimet e të cilave janë përkatësisht • Px =15 euro/njësi dhe • Py = 10 euro/njësi. • Nga të dhënat e tabelës ndërtojmë drejtëzën e buxhetit e cila matematikisht paraqitet: Qx x Px + Qy x Py = m Tabela 4.4: mundësitë alternative të konsumit të produkteve X e Y Situata M Produktet X 4 Produktet Y 0 . 3 1.1/2 . 2 3 . 1 4.1/2 N 0 6 Drejtëza e buxhetit y 6 N 5 4 3 2 1 M 1 2 3 4 5 6 x Zhvendosje të drejtëzës së buxhetit y N1 6 5 4 N 3 2 1 1 x M` 2 M 3 M1 4 M`` 5 6 7 • Për të përcaktuar zgjedhjen optimale ballafaqohen preferencat me mundësitë. • • Në figurën 4.8 paraqitet ky ballafaqim i tyre. • Konsumatori është i lirë të lëvizë në drejtëzën e buxhetit dhe të pozicionohet në atë pikë që i siguron atij kënaqësinë më të madhe, duke shfrytëzuar mundësitë që ka, pra duke shpenzuar të gjitha të ardhurat e tij Zgjedhja optimale y 6 5 4 N c B 3 2 1 a 1 2 3 M 4 U0 5 U2 U1 6 x • Midis tre kombinimeve të mundshme të paraqitura në figurë (a, B, c), kombinimi në pikën B është më i miri, sepse ndodhet në kurbën e indiferencës më të lartë të mundshme. • Në pikën B pjerrësia e drejtëzës së buxhetit është e barabartë me pjerrësinë e kurbës së indiferencës. • Pjerrësia e kurbës së indiferencës paraqet gjithashtu raportin e dobive marxhinale (në vlerë absolute), ndërsa pjerrësia e drejtëzes së buxhetit paraqet raportin e çmimeve (në vlerë absolute). Pra, në ekuilibër do të kemi: MUx Px MUy Py MUx MUy Px Py • Në qoftë se ndryshojnë të ardhurat e konsumatorit ose çmimet produkteve, do të ndryshojë edhe zgjedhja optimale • Le të shohim më nga afër rastin e ndryshimit të çmimit të njërit prej produkteve, për të evidentuar efektin e zëvendësimit dhe efektin e të ardhurave në ndryshimin e sasisë së kërkuar të produktit që i ndryshon çmimi Efekti i zevendesimit dhe efekti i të ardhurave y a a1 E0 E1 E2 b q0 q1 q2 b1 U1 U2 l x Përfitimi i kurbës së kërkesës y a E0 E2 U1 b q0 q2 U2 l x P P0 E0 P1 E2 Kurba e kërkesës q0 q2 sasia e x