Transcript ligjerata 3

Kontabiliteti i të
ardhurave kombëtare
K2
Teoria makroekonomike merret ….
Për të kuptuar tërësisht përcaktimin e këtyre
variabileve, duhet të kuptojmë se çka janë ato dhe
si maten në praktikë.
www.valmirnuredini.tk
Produkti i brendshëm bruto dhe produkti
i brendshëm neto
Llogaritja e produktit të brendshëm bruto
Produkti i brendshëm përfaqëson vlerën ..
Ai përfshin vlerën e të mirave të prodhuara, si p.sh.
shtëpitë, kompakt disqet, dhe vlerën e shërbimeve, si
p.sh. udhëtimet me tren dhe leksionet e gjuhës
angleze.
www.valmirnuredini.tk
Të mirat përfundimtare dhe vlera e
shtuar

Të mirat përfundimtare
Në GDP përfshihen vlerën e të mirave dhe
shërbimeve përfundimtare të prodhuara.
Këmbëngulja në të mirat dhe shërbimet
përfundimtare bëhet thjeshtë për të qenë të
sigurt që nuk kemi llogaritje të dyfishtë.
www.valmirnuredini.tk
•Vera e shtuar
Në praktikë, llogaritja e dyfishtë shmanget duke
vepruar me vlerën e shtuar. Në çdo nivel të
përpunimit të një malli llogaritet si pjesë e
GDP vetëm vlera që i shtohet në këtë nivel.
www.valmirnuredini.tk
Shembull te vlera e shtuar:
Stadet e prodhimit
Vlera e
Vlera e shtuar
transaksionit
(në € për 100kg (në € për çdo 100 kg bukë)
bukë)
Fermerët e grurit ia shesin grurin -fabrikës 1000
së miellit
1000
Fabrikanti i miellit e kthen grurin në miell 2100
dhe ia shet- atë prodhuesit të bukës
1100
Prodhuesi i bukës ua shet bukën e prodhuar- 4000
konsumatorëve
1900
I gjithë procesi i prodhimit
4000
7100
www.valmirnuredini.tk
Produkti aktual
GDP përbëhet nga vlera e produktit të prodhuar
aktualisht. Si rrjedhim, transaksionet e të
mirave ekzistuese përjashtohen si p.sh.,
pronësitë e vjetra ose shtëpitë ekzistuese.
www.valmirnuredini.tk
Çmimi i tregut
Të mirat që përfshihen në GDP vlerësohen me çmimet
e tregut.
Çmimi i tregut të shumë produkteve përfshin taksat
indirekte.
Çmimi i trgut = çmimi neto + taksat indirekte
Çmimi neto përfaqëson koston e faktorëve të
prodhimit që është shuma që marrin faktorët e
prodhimit që përdoren për prodhimin e mallit.
www.valmirnuredini.tk
GDP dhe GNP
GNP = GDP
+ të ardhurat e njerëzve që punojnë jashtë atij
vendi
– të ardhurat e të huajve që punojnë në atë vendi
(dhe që të ardhurat i dërgojnë në vendet e
tyre).
www.valmirnuredini.tk
Produkti i brendshëm bruto dhe
neto
Produkti i brendshëm neto (NDP) është i barabartë me GDP
minus konsumin e kapitalit, pra amortizimin.
NDP= GDP– amortizimi
Prandaj, NDP mat më saktë sasinë neto të të mirave të
prodhuara në vend në një periudhë të dhënë – ai paraqet
vlerën totale të produktit minus vlerën e sasisë së kapitalit të
konsumuar për prodhimin e këtij produkti. Në përgjithësi,
në ShBA amortizimi zë rreth 11% të GDP, prandaj NDP
është zakonisht rreth 89% e GDP.
www.valmirnuredini.tk
GDP real dhe nominal
GDP nominal mat ….
GDP nominal ndryshon nga një vit në tjetrin për dy arsye:
€ Arsyeja e parë është se prodhimi i të mirave ndryshon
fizikisht, (ndryshojnë mallrat fizikisht, prej 2 në 3) dhe
€ Arsyeja e dytë është se çmimet e tregut ndryshojnë, (GDP
nominal me çmimet e periudhës së tanishme edhe çmimet
ndërrojnë nga viti në vit).
€ Punësimi
www.valmirnuredini.tk
Tabela 1.
GDP real dhe GDP nominal, shembull:
Produkti
GDP nominal i vitit GDP nominal i vitit GDP real i vitit 1993*
1987
1993
Banane
15*0.20=€=3.00€
20*0.30€=6.00€
20*0.20€=4.00€
Portokall
50*0.22€=11.00€
60*0.25€=15.00€
60*0.22€=13.20€
Totali
(GDP)
14.00€
* Matur me çmimet e vitit 1987
21.00€
17.20€
www.valmirnuredini.tk
Problemet e matjes së GDP
Në mënyrë të veçantë, ekzistojnë katër probleme
kryesore:
€ Shumë produkte maten jo saktë sepse nuk tregtohen
në treg. p.sh., puna vetë në shtëpi.
€ Llogaritja e saktë e përmirësimit të cilësisë së të
mirave dhe produkteve është e vështirë.
€ Disa aktivitete të matura duke ia shtuar GDP real, në
fakt, paraqesin përdorimin e burimeve për të
shmangur ose kufizuar “të këqijat” ose dukuritë
negative, si p.sh., krimi ose rreziqet për sigurimin
kombëtar.
€ Llogaritë
nuk marrin parasysh ndotjen dhe
degradimin e ambientit.
www.valmirnuredini.tk
Matja e GDP
Gjatë matjes së GDP na paraqiten dy probleme:
€
Ekonomia e fshehtë, dhe
€
Rishikimet e GDP dhe saktësia e vlerësimeve të
GDP.
www.valmirnuredini.tk
Ekonomia e fshehtë
Shembuj të transaksioneve që krijojnë të mira dhe
shërbime dhe që mund të mos përfshihen në GDP e
matur janë: kryerja e një pune të dytë për para në
dorë, puna e zezë pas hyrjes ilegale në një vend,
pjesëmarrja në një punë ndërkohë që merret
asistencë për papunësinë, tregtia ilegale e drogës,
puna për bakshishe që nuk raportohen, shitja pa
faturë e domateve të prodhuara në shtëpi.
Aktivitetet e ndryshme të ekonomisë së fshehtë
shkaktohen, kryesisht, sepse njerëzit të shmangin
pagimin e taksave prandaj këto aktivitete duhet të
përfshihen në GDP.
www.valmirnuredini.tk
Rishikimet e GDP dhe saktësia e
vlerësimeve të GDP
Për një periudhë të dhënë ekzistojnë disa vlerësime të GDP
I pari që raportohet është i ashtuquajturi vlerësim fillestar i
një tremujori të dhënë që jepet tre javë pas përfundimit të
tremujorit.
Pastaj, këto të dhëna rishikohen një muaj më vonë (vlerësim
paraprak) dhe, edhe një herë një muaj më vonë (vlerësimi
përfundimtar).
Pastaj të dhënat rishikohen çdo qershor për tre vjet dhe pas
kësaj bëhet, çdo pesë vjet, një rishikim i plotë i të gjithë të
dhënave të GDP, i ashtuquajturi rishikim bankëprovë.
www.valmirnuredini.tk
Indekset e çmimeve
Përderisa inflacioni shpreh ndryshimin e nivelit
të çmimeve, tregues të drejtpërdrejt të tij
shërbejnë indekset e çmimeve. ekzistojnë tre
lloje të indekseve të çmimeve:
€ Deflatori i GDP.
€ Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI),
€ Indeksi i çmimeve të prodhuesit, dhe
www.valmirnuredini.tk
Deflatori i GDP
Llogaritja e GDP real na jep një masë të
dobishme të inflacionit të njohur si deflatori i
GDP.
Deflatori i GDP përfaqëson raportin në mes GDP
nominal dhe GDP real.
www.valmirnuredini.tk
Indeksi i çmimeve të konsumatorit
(CPI)
Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI) mat koston e blerjes
të një shporte fikse të mirash dhe shërbimesh.
Indeksi i çmimeve të konsumatorit ndryshon nga deflatori i
GDP për tri arsye:
 Deflatori i GDP përfshin në vete të gjitha produktet dhe
shërbimet, ndërsa CPI vetëm disa,
 CPI mat çmimin e një shporte të mirash dhe shërbimesh që
është e njëjtë për çdo vit,
 CPI përfshin edhe çmimet e importeve, ndërsa deflatori i
GDP përfshinë vetëm çmimet e produkteve dhe shërbimeve
të prodhuara në vend.
www.valmirnuredini.tk
Indeksi i çmimeve të prodhuesit
(PPI)
Indeksi i çmimeve të prodhuesit mat koston e të mirave
fillestare (inputeve).
PPI sinjalizon shumë më herët për rritjen e çmimeve se
sa CPI, sepse PPI ka te bëjë me koston e të mirave
fillestare dhe nëse kemi rritje të çmimeve të të mirave
fillestare atëherë edhe prodhuesit do të rrisin çmimet
e produkteve finale, dhe për këtë arsye PPI sinjalizon
më herët për inflacionin.
www.valmirnuredini.tk