Legjislacioni mbi Menaxhimin e Mbetjeve

Download Report

Transcript Legjislacioni mbi Menaxhimin e Mbetjeve

Trajnim me rrjetin e shoqerise civile
Shtator 2011
1.Legjislacioni i Menaxhimit të
Mbetjeve.
Strategjia dhe Politika Kombëtare për
Menaxhimin e Mbetjeve
A. Përcakton drejtimin e politikave të Qeverisë Shqiptare për menaxhimin e qëndrueshëm të
mbetjeve deri në 2025.
B. Parashikon 4 shtylla kryesore për menaxhimin e mbetjeve
1. Planifikimi
•
Plani Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve: është miratuar nga Qeveria më 19.1.2011. PKMM merr plotësisht
në konsideratë kërkesat e legjislacionit të BEsë në fushën e menaxhimit të mbetjeve
•
Planet Lokale dhe Rajonale të Menaxhimit të Mbetjeve: do të përgatiten për t’ju përgjigjur nevojave afatshkurtra
dhe afatmesme.
2. Edukimi
•
Njerëzit do të vënë në përdorim sistemin dhe do ta menaxhojnë atë,pra duhet të edukohen me qëllim që të
realizojnë potencialet e tyre brenda sistemit
•
Plan i detajuar që të lehtësojë zbatimin gradual të një sistemi të ri.
3. Financimi
•
Ofrimi i niveleve të nevojshme dhe të qëndrueshme të financimit
4. Legjislacioni
•
Paisja e sistemit me procedura dhe rregullore
•
Pjesë e procesit anëtarësues në BE, është edhe puna që po bëhet për transpozimin e legjislacionit të BEsë në
legjislacionin shqiptar
Strategjia dhe Politika Kombetare per Menaxhimin e
Mbetjeve
C. Përcakton parimet kryesore për orientimin e qasjeve dhe përmbushjen e objektivat statutore të
menaxhimit te mbetjeve
1.
2.
3.
4.
Hierarkia e menaxhimit të mbetjeve
Afërsia dhe mbështetja në forcat e veta
Ndotësi paguan
Opcioni Mjedisor Praktikisht më i Mirë
D. Parashikon ndryshim rrënjësor të sistemit në tërësi për menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri
1.
Mbyllje të vend-depozitimeve që nuk janë në përputhje me kërkesat e Direktivës së Landfilleve, duke zvogëluar
numrin dhe përmasat e lendfilleve të reja në vend.
2. Ndryshim rrënjësor të mbështetjes në landfille, përmes zvogëlimit të përqindjes aktuale nga 90% të depozitimit të
mbetjeve, drejt qëllimeve afatgjata të zvogëlimit të kësaj sasie në vetëm 30% mbetje të depozituara në
landfille dhe shfrytëzimit të pjesës së mbetur prej 70 % për ripërtëritje, riciklim, kompostim dhe prodhim
energjie.
Plani Kombetar per Menaxhimin e Mbetjeve
A. Përcakton objektiva realistë për zhvillimin e qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve në
Shqipëri, periudha 15 vjecare
B. Shpjegon mënyrat se si Qeveria e Shqipërisë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të
Mjedisit në Shqipëri (AKM), pushtetin vendor dhe aktorët e tjerë do të zbatojë politikat e
saj
QELLIMI AFATGJATE
Ofrimi i një sistemi të integruar mbetjesh, i cili pas vitit 2025:
- do të riciklojë ose kompostojë më shumë se gjysmën e
mbetjeve,
- do të groposë në lendfille më pak se një të tretën e sasisë së
mbetjeve
- dhe do të shfrytëzojë pjesën e mbetur për prodhim energjie.
Plani Kombetar per Menaxhimin e Mbetjeve
Zbatimi i PKMM do të :
• ofrojë gjerësisht grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në gjithë Shqipërinë,
për letrën, kartonin, metalet, qelqin dhe plastikën;
• synojë të ndalojë shtimin e sasisë së mbetjeve urbane të prodhuara deri në
vitin 2020;
(riciklojë dhe kompostojë 25% të mbetjeve urbane deri në 2015, dhe 55% deri
në vitin 2020)
• shfrytëzojë për prodhim energjie sasinë prej 15% të mbetjeve urbane;
• zvogëlojë nga 90% që është aktualisht, në 30% sasinë e mbetjeve urbane për
depozitim në landfille;
• japë informacione dhe këshilla për bizneset lidhur me minimizimin të
mbetjeve; dhe zhvillojë tregje për materialet e riciklueshme, duke e ndihmuar
këtë të fundit të bëhet i zbatueshëm dhe me kosto të reduktuara.
I. Kuadri Ligjor.
•
•
•
•
•
•
•
•
Ligji nr.10431, dt.9.06.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”
PARIMET E MBROJTJES SË MJEDISIT:
* Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm
* Parimi i parandalimit dhe marrja e masave paraprake
* Parimi i ruajtjes së burimeve natyrore
* Parimi i zëvendësimit dhe/ose kompensimit
* Parimi i qasjes së integruar
* Parimi i përgjegjësisë së ndërsjellë dhe bashkëpunimit
* Parimi "Ndotësi paguan”
* Parimi i së drejtës për informim dhe i pjesëmarrjes së publikut
* Parimi i nxitjes së veprimtarive për mbrojtjen e mjedisit
VKM 175, Datë 19.01.2011 “Për miratimin e strategjisë dhe Planit Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve”.
Ligji nr. 10463, Datë 22.09.2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”.
Vendimi nr. 705, Datë 10.10.2012 “Për Menaxhimin e Mbetjeve të Automjeteve në Fund të Jetës”.
Vendim nr. 178, Datë 06.03.2012 “Për incenerimin e Mbetjeve”.
Vendim nr. 452, Datë 11.07.2012 “Për Landfillet e mbetjeve”.
Vendim nr. 765, Datë 07.11.2012 “Për Miratimin e Rregullave për Grumbullimin e Diferencuar dhe
Trajtimin e Vajrave të Përdorura”.
Vendim nr. 866, Datë 04.12.2012 “Për Bateritë , akumulatorët dhe Mbetjet e tyre”.
1. Rrymat e mbetjeve.
Si i përcakton ligji shqiptar:
 Mbetjet bio
 Ambalazhet dhe mbetjet e tyre
 Ndotësit organikë të qëndrueshëm
 Bateritë dhe akumulatorët
 Automjetet në fund të jetës
 Mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike
 Llumrat e ujërave të zeza
 Mbetjet spitalore
 Nënproduktet shtazore
 Mbetjet inerte
 Mbetjet e industrisë nxjerrëse
 Mbetjet e industrisë së dioksidit të titanit
 Mbetjet nga anijet dhe tepricat nga ngarkesat
 Mbetjet nga gomat e përdorura
 Rryma të tjera mbetjesh
2. Mënyra e trajtimit të Integruar dhe
Përpunimit të Mbetjeve në Shqipëri.
.
3. Aktorët Përgjegjës dhe Rolet.
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (MMPAU)
institucioni kryesor i
Ngarkuar në menaxhimin dhe politiken e mbetjeve
Agjencia e Mjedisit dhe e
Pyjeve (AMP)
mbledhja e të dhënave dhe
menaxhimi i tyre
Inspektorati i Mjedisit (IM )
pjesë e MMPAU-së është një
organ i specializuar në kontrollin
dhe forcimin e ligjeve mjedisore
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (MPPTT)
institucioni që kryen investimet si autoritet kontraktues për koncesionet e aktiviteteve
ekonomike
Ministria e
Shëndetësisë
Trajton mbetjet
spitalore
Ministria e
Ekonomisë, Tregtisë
dhe Energjitikës
Trajton mbetjet industriale
dhe minerare
Ministria e Bujqësisë,
Ushqimit dhe Mbrojtjes
së Konsumatorit
Trajton mbetjet bujqësore
dhe të kafshëve
Qeverisja vendore
Ministria e
Mbrojtjes
Trajton mbetjet
ushtarake
•të hartojë dhe miratojë rregulloret specifike territoriale për çdo metodë të menaxhimit të mbetjeve
Ministria e
Financave
Trajton taksat dhe
tarifat
4. Roli i NjQV brenda Kuadrit Ligjor.






Sipas Ligjit 8094, datë 21.03.1996 “Për largimin publik të mbetjeve” NJQVtë janë përgjegjëse për organizimin e largimit të
mbetjeve dhe kontraktimin e kompanive që bëjnë pastrimin e qyteteve (Neni 20), përcaktimin e tarifave për largimin e
mbetjeve nga territori që kanë nën juridiksion dhe autorizimin e personave që bëjnë grumbullimin e tyre (Neni 31 & 34);
Ligji nr.8652, dt.31.07.2000 “Mbi organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor” (Neni 10) e njeh aktivitetin lokal të
menaxhimit të mbetjeve (grumbullimin, transportin, trajtimin dhe depozitimin) dhe e konsideron funksion të rëndësishëm
në fushën e investimeve dhe shërbimeve publike. Njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjëse për; grumbullimin e
mbetjeve dhe përcaktimin e vendeve të trajtimit të tyre; organizimin e vend-depozitimeve për të dyja llojet e mbetjeve
(mbetje urbane dhe substanca të rrezikshme).
Sipas Ligjit 9663, datë 18.12.2006 “Mbi koncesionet” NJQVtë janë autoritete kontraktuese për koncesionet lokale (Neni 5).
Sipas Ligjit Nr. 10119, datë 23.04.2009 “Mbi planifikimin e territoreve”, Kryetari Bashkisë/Komunës miraton lejet për
infrastrukturën lokale, që rrjedhimisht përfshin edhe landfillet (Neni 78).
Sipas VKM Nr.333, datë 26.1.2011 “Mbi menaxhimin e landfilleve rajonale të mbetjeve” Këshillat e Qarqeve
bashkëpunojnë me NJQV, MPPT, MMPAU për identifikimin dhe miratimin e fushave të synuara për landfille rajonale
mbetjesh.
Sipas Ligjit Nr.10463, datë 22.09.2011 “Mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve”
- çdo rajon/qark është përgjegjës për hartimin e Planit të tij të Menaxhimit të Mbetjeve, në përputhje me Planin
Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve dhe kërkesat e këtij ligji (Neni 12).
- të gjithë personat fizikë dhe juridikë që ndërtojnë, prodhojnë, përpunojnë, trajtojnë, shesin ose importojnë
produkte në baza profesionale, duhet të aplikojnë sa më shumë të jetë e mundur hierarkinë e mbetjeve (Neni 6). Ata duhet
të menaxhojnë mbetjet pa përdorur metoda që mund të shkaktojnë dëme në shëndetin e njerëzve ose në mjedis (Neni 5).
- Sektorët “Shtëpiak” dhe “Jo-shtëpiak” kanë detyrimin të veprojnë në përputhje me rregullin e grumbullimit të
diferencuar të mbetjeve urbane, që në burim; shkarkimin në koshat përkatës pranë vendit të përcaktuar nga NJQVja. Të dy
kategoritë, “Shtëpiak” dhe “Jo-shtëpiak” kanë detyrimin të paguajnë tarifën e pastrimit/mbetjeve sipas kërkesës që cilëson
rregullorja e NJQVsë së tyre.
5.Skema e menaxhimit aktual
Gjeneruesit e mbetjeve (familjet,
bizneset apo institucionet) janë të
detyruar të nxjerrin jashtë dhe te
depozitojnë mbetjet urbane ditore.
Operatori i shërbimit
(kontraktuesi) ben mbledhjen e te
gjitha mbetjeve te grumbulluara ne
kontenieret e perbashket nga
gjeneruesit dhe transportimin e
tyre në vendin e përcaktuar për
depozitimin final
6.Skema e Menaxhimit modern të
mbetjeve
Fushë
tansferimi
Gjeneruesi
Sistemi i
kazanëve të
grumbullimit
Depozitim
Landfill sanitar
Stacion
ndarje
(ripërdorim,
riciklim,
rekuperim)
Incenerim
Depozitim
hiri
7.Cikli i menaxhimit
• Me një drejtim – konsum burimesh
Nxjerrja
Lënda e parë
Nga natyra
Pëpunimi
produkti
Dërgimi tek
klienti
Konsumi
Nga sektorë
të ndryshëm
Largimi
• Hedhja në kazanë
• Marrja me makina
Depozitimi
• Fushë
mbetjesh
• Incenerator
 Me cikël të integruar, sa më pak ose aspak mbetje
Lënda e parë
nga vetë
mbetjet
Produkte
jetëgjatë
dhe miqësore
Ripërdorim
dhe
Riciklim
Parandalim,
zona ndarje
Minimizim
8.Afatet e detyrimeve ligjore
• Hartimi i programeve per parandalimin e
krijimit te mbetjeve eshte jo me vone se data
1 Janar 2017
• NjQV grumbullojne ne menyre te diferencuar
mbetjet sipas nenit 16 te ligjit brenda 31
dhjetorit 2018, te pakten per keto rryma
mbetjesh : leter/karton, qelq, plastike, metal
9.Plani I menaxhimit te
integruar te mbetjeve
1.
2.
3.
4.
5.
6.
Identifikimi i nevojave (mbetjet qe gjenerohen)
Rishikimi i gjendjes aktuale(si menaxhohen aktualisht)
Kuadri ligjor ekzistues
Kuadri vendimarres
Vendosja e objektivave
Aktivitetet e mundshme (parandalimi, riciklimi,
depozitimi etj)
7. Krahasimi me mundesite, perzgjedhja
8. Hartimi i planit dhe mbeshtetja financiare
9. Zbatimi i planit (forma e menaxhimit)
10. Monitorimi dhe vleresimi
10.Identifikimi i aktiviteteve te
mundshme
• Strategjia dhe plani i menaxhimit të mbetjeve na udhëheq
në ndjekjen e hirearkisë së menaxhimit të mbetjeve.
• Vlerësojmë mundësitë sipas hallkave:
– A mundet njësia të vendosë sistem parandalimi të mbetjeve?
– A mundet njësia të vendosë një sistem të riciklimit të mbetjeve?
– A mundet njësia të depozitojë mbetjet në mënyrë
përfundimtare dhe sanitare?
• Bëjmë vlerësimin e teknologjisë dhe mjeteve që nevojiten
për të vendosur një sistem të caktuar.
• Vlerësojmë se në çfarë shtrirje apo pjesë të veçanta të
teritorit këto veprimtari janë të domosdoshme apo të
mundshme;
11. Ndarja e mbetjeve ne konteniere
– kazan boje kafe ose jeshil për
materialin e kompostueshem
organik
– kazan blu për materialet e
thata te riciklueshme
– kazan i zi për mbetjet e tjera
bashkiake
Diskutim : Si ti përdorim këto detyrime
 Ngritjen e sistemeve pritëse/grumbulluese të këtyre rrymave
specifike dhe ato të përgjithshme
 Përllogaritjen e kostove dhe përballueshmërisë së këtij sistemi
 Marrjen e masave në rast pamundësie për t’iu përgjigjur
kërkesave
 Kontribuar në gjetjen e zgjidhjeve në shkallë të gjerë
Cfare konkretisht po/do te bejne te zgjedhurit lokale
Roli i OSHC (Listojmë veprimtari)
12.Shoqeria Civile
Hartimi i fushatave të plota për
ndërgjegjësim dhe shpjegimin
e rolit të gjithësescilit në sistem
Shpjegimi i detyrimeve që
lindin nga parimet e ligjit të
mjedisit dhe atij të menaxhimit
të integruar të mbetjeve,
vecanërisht të parimit ndotësi
paguan
Organzimi i takimeve teknike
dhe informative me të gjithë
grupet