Niveli i studimeve: Bachelor Lënda: Etika në Kontabilitet dhe Auditim Prof.dr.Muhamet Aliu Ligjeratë Sjelljet Etike të Kontabilistëve dhe Auditorëve dhe Mjedisi Biznisor Prof.dr.M.Aliu.

Download Report

Transcript Niveli i studimeve: Bachelor Lënda: Etika në Kontabilitet dhe Auditim Prof.dr.Muhamet Aliu Ligjeratë Sjelljet Etike të Kontabilistëve dhe Auditorëve dhe Mjedisi Biznisor Prof.dr.M.Aliu.

Niveli i studimeve: Bachelor
Lënda:
Etika në
Kontabilitet dhe
Auditim
Prof.dr.Muhamet Aliu
Ligjeratë
Sjelljet Etike të Kontabilistëve dhe
Auditorëve dhe Mjedisi Biznisor
Prof.dr.M.Aliu
Përmbajtja:
1. Sjelljet
etike
si
përgjegjësi
profesionale
2. Klasifikimi i sjelljeve etike
3. Roli dhe përgjegjësitë etike
të
kontabilistëve dhe auditorëve
4. Konfliktet
dhe
presionet
e
mundshme
Fisnikëri është të qenurit i mirë.
Fisnikëri më e madhe është të mësosh të
tjerët si të bëhen të mirë.
Kjo e dyta megjithatë është më e lehtë se e
para.
Mark Twain
(1835. – 1910.)
Klasifikimi sjelljeve etike dhe qëllimet e tyre
• Metaetike (lloj i etikës deskriptive – përshkruese):
Fokusimi në teoritë etike, evolucionin e tyre, dhe sociale,
fetare, shpirtërore, dhe ndikimet kulturore për formimin e
teorive.
• Etika normative:
Theksin mbi aspektet praktike të etikës, duke siguruar
parimet e sjelljes dhe udhëheqjen e duhur për atë që
është e drejtë dhe e gabuar, një sjellje e mirë apo e keqe
(p.sh. parimet e drejtësisë, ndershmërisë, përfitimet
sociale, dhe të ligjshmërisë).
• Etika e aplikuar:
Merret me zbatimin e parimeve morale dhe arsyetimet, si
dhe kodet e sjelljes për një profesion të caktuar apo
segment të shoqërisë (p.sh. Etikën profesionale të
kontabilistëve dhe auditorëve, etikën e biznesit, etikën
mjedisore, dhe etikën mjekësore).
Qëllimet etike mbështeten në:
• Egoizmi etik: çdo person duhet të bëjë çfarëdo gjëje që
u shërben më shumë interesave të veta.
• Utilitarizmi: duhet të bëjmë çfarëdo gjëje që i shërben
një lumturie sa më të madhe të sa më shumë njerëzve.
• Teoria e Kantit-it: detyra e jonë është ajo e ndjekjes së
rregullave të atilla për të cilat do të dëshironim në
mënyrë të qëndrueshme që të jenë ligje universale –
d.m.th, të rregullave që do të dëshironim të ndiqeshin
nga të gjithë njerëzit në çfarëdolloj rrethane.
• Teoria e Kontratës Sociale: ajo që duhet të bëjmë është
ndjekja e atyre rregullave për të cilat njerëzit racionalë
dhe që nisen nga interesi vetjak do të binin dakord për
hirr të përfitimit të ndërsjelltë.
Roli dhe përgjegjësitë etike të
kontabilistëve dhe auditorëve
E vërteta etike është një konkluzion që mbështetet në
arsye: përgjigja e saj për një çështje morale është
thjesht ajo përgjigje nga e cila anon arsyeja.
Për shembull:
• Konkluzioni: Ju mund të mendoni se nuk duhet të
prezantoni pasqyra financiare me të dhëna joreale,
• Arsyeja: sepse përdoruesit dhe vendimmarësit do të
investonin kapitalin e tyre gabimisht dhe ata do të
humbin pasuritë e tyre.
Përgjegjësitë etike të kontabilistëve dhe
auditorëve
• Investitorët, kreditorët, punëdhënësit dhe sektorët e tjerë të
komunitetit të biznesit, si edhe qeveritë dhe publiku në
përgjithësi, të gjithë mund të mbështeten në punën e
profesionistëve kontabël të punësur.
• Profesionistët kontabël mund të jenë individualisht apo
bashkërisht përgjegjës për përgatitjen dhe raportimin e
informacioneve financiare dhe informacioneve tjera, tek të
cilat mbështetet organizata e tyre punëdhënëse dhe palët e
treta.
• Profesionistët kontabël gjithashtu mund të jenë përgjegjës
për dhënien e këshillave për vendimmarje financiare dhe për
çështje të tjera të biznesit.
Kush mund të jetë një profesionist kontabël?
• Një profesionist kontabël në biznes (i punësuar)
mund të jetë një punonjës që merr rrogë, një ortak,
një drejtor (ekzekutiv ose joekzekutiv), një pronar
drejtues, një vullnetar apo edhe një tjetër që
punon për një apo më shumë organizata
punëdhënëse.
• Forma ligjore e marrëdhënieve me organizatën
punëdhënëse nuk sjell ndonjë detyrim mbi
përgjegjësitë etike që duhet të ketë profesionisti
kontabël i punësur.
Pozita e profesionistit kontabël dhe
ndikimi i tij
• Një profesionist kontabël në biznes shpesh mban një
pozitë drejtuese brenda organizatës.
• Sa më i lartë të jetë pozicioni, aq më e madhe do të
jetë aftësia dhe mundësia për të ndikuar në ngjarjet,
praktikat deh qëndrimet.
• Në raste të tilla profesionisti kontabël duhet që në
organizatën punëdhënëse të inkurajojë një kulturë që
bazohet në etikë, duke nxjerrë në pah rëndësinë që
ka sjellja etike për drejtimin (menaxhmentin) kryesor.
Detyrat e profesionistit kontabël dhe qasja
e tij
• Një profesionist kontabël që përfshihet në përgatitjen
dhe raportimin e informacioneve financiare dhe
menaxheriale (të drejtimit), është i detyruar që këtë ta
bëjë me sinqeritet, ndershmëri dhe në pajtim me
standardet përkatëse profesionale dhe etike, me qëllim
që informacioni të jetë i kuptueshëm sipas kontekstit.
Njëkohësisht është përgjegjës që të :
– Përshkruajë qartë natyrën e vërtetë të transaksioneve të
biznesit, të aktiveve, detyrimeve dhe ekuitetit;
– Klasifikojë dhe regjistrojë informacionet në kohë dhe në
mënyrën e duhur;
– Parqes faktet, në të gjitha aspektet e tyre materiale, me saktësi
dhe në mënyrë të plotë.
Çka kërkohet nga një profesionist
kontabël?
• Nga një profesionist kontabël kërkohet që të mer përsipër të
kryejë vetëm ato detyra të rëndësishme për të cilat ai
zotëron ose ka mundësi të marrë trajnimin ose
eksperiencën specifike të nevojshme.
• Një profesionist kontabël nuk duhet të kequdhëzojë
qëllimisht punëdhënësin përsa i përket nivelit të ekspertizës
ose përvojës që ai zotëron, poashtu
• Profesionisti kontabël i punësuar nuk duhet të heqë dorë
nga kërkesa për këshilla dhe asistencë të duhur prej
ekspertëve, kur një gjë e tillë kërkohet.
Zbatimi i standardeve, direktivave dhe
praktikave përkatëse gjatë anagzhimeve
profesionale
Profesionistët kontabël (kontabilistët dhe auditorët) gjatë
angazhimit të tyre, për punëdhënësit ata paraqesin
kryerjes së punëve oparative njëkohësisht edhe siguri në
krijimin e informacionit kontabël, prandaj ata:
• Duhet të njohin dhe të mbajnë parasyshë direktivat e
praktikave që janë të zbatueshme për angazhimin.
• Një profesionist kontabël që nuk mban parasysh dhe nuk
zbaton udhëzimin, që përfshihet në një Direktivë të
Praktikës përkatëse duhet të jetë në gjendje apo të jetë i
përgatitur të shpjegojë lidhur me mënyrën se si janë
respektuar parimet bazë dhe procedurat themelore të
angazhimit, të trajtuara nga Direktiva e Praktikës
përkatëse.
Konfliktet dhe presionet e
mundshme
Konfliktet e mundshme
• Profesionisti kontabël i punësuar ka detyrim profesional
të respektojë parimet themelore.
Megjithatë,
• Mund të ketë rate kur përgjegjësitë e tij për një
organizatë punëdhënëse dhe detyrimet profesionale për
të respektuar parimet themelore, të bien ndesh (konflikt)
me njëra tjetrën.
Atëherë,
• Profesionisti kontabël i punësuar duhet të mbështetë
objektivat legjitime dhe etike të vendosura nga
punëdhënësi dhe rregullat e procedurat e hartuara për të
mbështetur këto objektiva.
Por në rast se,
• Me veprimin e tij mund të shkelë parimet themelore, ai
duhet të vlerësojë reagimin e tij sipas rrethanave.
Presionet e mundshme nga menaxhmenti
Një profesionist kontabël i punësuar, për shkak të përgjegjësive ndaj
një organizate, mund të jetë nën presion për të vepruar ose për t`u
sjellë në ato mënyra, të cilat mund të kërcnojnë drejtpërdrejtë ose
tërthorazi respektimin e parimeve themelore. Ky presion mund të
jetë i qartë ose i nënkuptuar, ai mund të vijë nga një mbikqyrës,
menaxher, drejtor ose individ tjetër mbrenda organizatës
punëdhënëse. Profesionisti kontabël i punësuar mund të përballet
me presione:
• Për të vepruar kundër ligjit ose rregullit.
• Për të vepruar kundër standardeve teknike ose profesionale
• Për të ndihmuar ato strategji të drejtimit që kanë për qëllim të
sigurohen të ardhura jo etike e jo ligjore.
• Për të gënjyer, ose për të kequdhëzuar të tjerët në mënyrë të
qëllimshme (përfshirë edhe heshtjen)
– Audituesit e brendshëm; ose
– Rregullatorët
Presionet e mundshme nga menaxhmenti
Profesionisti kontabël i punësuar mund të
përballet edhe me këto presione:
•Për të publikuar, apo për tu përfshirë në një
raport financiar ose jo financiar që përmbajnë
fakte materiale të keqparaqitura, përfshirë p.sh,
deklarimet në lidhje me:
–
–
–
–
–
Pasqyrat financiare;
Plotësimin e pasqyrave për detyrime tatimore;
Plotësimin e detyrimeve ligjore;
Raporte që kërkohen nga rregullatorët;
Plotësimin e raporteve të prokurimeve, etj.
Presionet e mundshme nga ndikimet
financiare
Presionet e mundshme vijnë në rastet kur profesionisti kontabël është
nën ndikimin e interesave financiare kur ekziston mundësia e
manipulimit të informacioneve të ndijshme (sensitive) lidhur me çmimin,
që bëhet në funksion të rritjes së të ardhurave financiare dhe veçmas
në rrrethanat si në vijim:
– Kur ka një interes financiar të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në
organizatën punëdhënëse dhe vlera e intresit financiar mund të
ndikohet drejtpërdrejt nga veprimet e tij;
– Kur ka të drejtën e bonusit të lidhur me me fitimin dhe vlera e këtij
bonusi mund të ndikohet direkt nga vendimet që merr ai;
– Kur e ka opsionin që të shpërblehet nga organizata punëdhënëse
direkt ose indirekt me aksione, vlera e të cilit mund të ndikohet
drejtpërdrej nga vendimet e marra prej tij;
– Kur ka në organizatën punëdhënëse opsionin e aksioneve të cilat
janë ose së shpejti do të bëhen të konvertueshme; ose
– Kur mund ta ketë të drejtën të kualifikohet në organizatën
punëdhënëse për opsionet e aksioneve ose të bonuseve të lidhura
me performancën po qe se arrihen disa tregues të caktuar.
Presionet e mundshme nga marrja e ofertave
• Presionet e mundshme vijnë në rastet kur profesionisti
kontabël i punësuar, apo një anëtar i ngushtë i familjes së
tij mund t`i jenë ofruar një nxitje, që mund të ketë forma të
ndryshme siç janë dhuratat, mikëpritja, trajtimi profesional
dhe joshjet e përshtatshme për miqësi e besnikëri.
• Presionet e këtilla bëhen në përpjekje për të influencuar
padrejtësisht veprimet ose vendimet, të cilat inkurajojnë
sjellje jo ligjore apo të pandershme ose sigurojnë
informacione që janë konfidenciale.
• Nëse oferta pranohet apo edhe meret atëherë pason
presioni edhe më i madh nga ofertuesit me publikim.
Publikimi, faktikisht do të dëmtonte reputacionin e
profesionistit kontabël të punësuar, ashtu edhe atë të
anëtarit të ngushtë të familjes së tij.
• Presionet e mundshme nga marrja e ofertave, mund të jenë
të mëdha varësisht nga natyra, vlera dhe qëllimi që
qëndron pas ofertës.
Presionet e mundshme nga bërja e
ofertave
• Presionet e mundshme vijnë në rastet kur profesionisti
kontabël i punësuar mund të jetë në një situatë ku ai
parshikohet të bëjë ose është në presion për të bërë një
ofertë nxitëse, e cila duke nënshtruar gjykimin e një individi
ose të një organizate tjetër, ka për qëllim të influencojë
(ndikojë) procesin e vendimarrjes ose marrjen e
informacioneve konfidenciale.
• Ky presion mund të vijë nga brenda organizatës
punëdhënëse, p.sh, nga një koleg ose një epror.
• Gjithashtu mund të vijë edhe nga një individ apo organizatë
nga jashtë, të cilët sugjerojnë kryerjen e veprimeve ose
marrjen e atyre vendimeve të biznesit, të cilat do të jepnin
avantazhe (përparsi) për organizatën punëdhënëse,
mundësisht duke influencuar në mënyrë të papërshtatshme
profesionistin kontabël të punësuar.
Presionet e mundshme për mos kryerjen
e detyrave me kompetencë profesionale
Presionet e mundshme vijnë në rastet kur profesionisti kontabël i
punësuar mund të vlerësojë një situatë ku ai parshikon se
detyrat nuk mund t`i kryej me kompetencë profesionale dhe
me kujdesin e duhur. Presione të tilla janë:
• Koha për kryerjen siç duhet ose për përfundimin e detyrave
përkatëse është e pamjaftueshme.
• Informacionet nuj janë të plota, janë të kufizuara,
ose thënë ndryshe, të pamjfatueshme për kryerjen
e detyrave siç kërkohet.
• Eksperienca (përvoja), trajnimi ose edukimi
profesional janë të pamjaftueshëm.
• Burimet që kërkohen prë të kryer detyrat siç
duhet, janë të pamjaftueshme.
Presionet e mundshme për mos kryerjen
e detyrave me kompetencë profesionale
• Rëndësia e këtyre presioneve do të varet
nga faktorë të tillë si, shkalla në të cilën
profesionisti kontabël i punësur punon për
të tjerët, vjetërsia relative në punë dhe
niveli i mbikëqyrjes dhe rishikimit që
zbatohet për punën
Presionet e mundshme nga personeli –
burimet njerëzore
• Presionet e mundshme nga personeli – burimet
njerëzore vijnë në rastet kur profesionisti
kontabël i punësuar mund të jetë në një situatë
ku ka të bëjë me:
• Punësimin;
• Vlerësimin e performancës;
• Aftësitë;
• Kompetencën;
• Zhvillimin e karrierës;
• Ngritjen në përgjithësi;
• Shpërblimin dhe
• Vlerësimin e nevojave të personelit.
Presionet e mundshme tjera ndaj
profesionistëve kontabël
• Presionet e mundshme tjera për profesionistin kontabël të
punësuar mund të jenë çështjet si në vijim:
• Personeli i firmës zotëron njohuritë për sektorin përkatës ose
për çështjet që janë për t`u shqyrtuar;
• Personeli i firmës ka përvojë në lidhje me kërkesat përkatëse
rregullatore apo të raportimit, ose aftësinë për të fituar zotësitë
e nevojshme dhe njohuritë që duhen, në mënyrë efikase;
• Firma ka personel të mjaftueshëm me aftësi e kompetencë të
nevojshme;
• Ekspertët janë të disponueshëm, nëse ata do të nevojiten;
• Individët dhe zyrtarët të cilët i plotësojnë kriteret dhe kërkesat
për t`u angazhuar në punë plotësuese a janë të gatshëm kur kjo
kërkohet.
• Firma është e gatshme të plotësojë angazhimin brenda afatit të
kërkuar për kompletimin e informacionit financiar.
Presionet e mundshme tjera ndaj
profesionistëve kontabël
• Madhësia e firmës.
• Numri dhe vendndoshja e gjeografike e zyrave.
• Rezultatet e procedurave të barazimeve dhe klasifikimeve
të pozicioneve të ndryshme bilancore.
• Shkalla e autoritet që kanë personeli dhe zyret (p.sh, nëse
zyret individuale janë autorizuar të kryejnë regjistrimet dhe
veprimet tjera kontabile dhe audituese ose këto mund të
kryehn vetëm nga një zyrë qendrore.
• Natyra dhe dhe kompleksiteti i praktikës dhe i organizimit
tëë firmës.
• Rreziqet lidhur me klientët dhe angazhimet specifike të
firmës.
• Sasia dhe cilësia e evidencës së transaksioneve dhe
përcjelljes së dokumentacionit përkatës.
Presionet e mundshme tjera ndaj
profesionistëve kontabël
• Procedurat që adopton firma për ruajtjen e dokumenteve financiare
– Elektronike
– Të forta (në letër)
• Procedura që adoptohen për të drejtën e qasjes në dokumentacione
– Fjalëkalimi (pasword)
• Organizimi dhe Funksionimi i sistemit të mbykqyrjes, monitorimit
(vëzhgimit)
• Organizimi dhe funksionimi i strukturës audituese dhe kryesuesi
• Rreziku i mos zbulimit të anomalive në kuadër të firmës.
• Përcaktimi i pranueshmërisë së kuadrit të raportimit financiar
• Ndryshimi i kushteve të anagzhimit të profesionistit kontabël të
punësuar dhe personelit tjetër
Ju faleminderit për
vëmendje
Fundi i ligjëratës
Prof.dr.M.Aliu
27