shkarko.. - Agim Binaj

Download Report

Transcript shkarko.. - Agim Binaj

Prof.As.Dr.Agim BINAJ
Lenda: Konceptet e kontabilitetit
Tema VII-te: Kapitali, burimet e veta dhe kontabiliteti i tyre
Leksioni 11
a- Kuptimi I burimeve te veta (kapitalit) dhe roli I tij ne njesine
ekonomike; Veprime me kapitalin individual qe krijojne e pakesojne
kapitalin; Veprimet me kapitalin ne shoqerite aksionere.
b- Krijimi I njesise ekonomike dhe investimi fillestar i kapitalit.
Leksione 2 ore
Seminare 2 ore
Laborator 1 ore
Në vëmëndje për studentët.
Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit
Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua
tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm
për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam
treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për
pyetje të ndryshme.
Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka
asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se
kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht),
gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën
e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në
kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo
është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është
mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar
shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni
me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila
është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me
zgjuarsi.
Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme
për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet
tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë
për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës
kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni
shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa
të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar
për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë
është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga
kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri,
ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit.
Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të
mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë
mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të
kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve
shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në
ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët
dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë
një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin
informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe
në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të
kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni
se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju
do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni
nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.
Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë.
Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat,
pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens
humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të
dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i
përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si
pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret
pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të
dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do
tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të
thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të
përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky
është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo
mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta
për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të
klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj
të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që
të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të
tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të
bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund
të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë
për ju.
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni.
Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në
rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të
pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të
treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet
e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë
pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë
pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson.
Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk
duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret
pedagogu në të vërtetë.
Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të
përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju
duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe
pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i
rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni
mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi
ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të
zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të
merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa
ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që
ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të
njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse
pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi
atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo
gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që
është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.
Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është
një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica
e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për
ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë
mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të
kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej
jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me
pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu
është qënie njerëzore.
Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të
pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit
me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni
vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga
synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në
klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani
mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse
mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të
mësoni, ju mund ta bëni atë.
Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket
më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të
kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani
mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë,
megjithëse janë të vështira.
Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë
jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e
zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e
civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë
gjatë gjithë jetës.
ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni
KAPITALI, BURIMET E VETA DHE
KONTABILITETI I TYRE
Kuptimi i
burimeve të veta
(kapitalit)
Krijimi i njësisë
ekonomike dhe investimi
fillestar i kapitalit
Veprimet me
kapitalin individual
Veprimet që
krijojnë kapitalin
Veprimet që
pakësojnë kapitalin
Veprimet me
kapitalin e
shoqërive aksionere
Emetimi i aksioneve
dhe veprimet
kontabile me to
Vlera nominale e
aksioneve
Vlera e tregut
Primet e kapitalit
-Kapitali i vet ose pasuria neto, që tregon detyrimet e njësisë ekonomike ndaj
pronarit ose pronarëve të saj. Këto detyrime janë pasqyruar nga kontabiliteti në
mjete monetare ose të mira të tjera materiale që ka derdhur pronari me qëllim që
të arrijë objektivat e tij, duke marrë përsipër edhe rrezikun për t`i humbur ato,
dmth kapitalin e vet.
Pra këto detyrime parashikojnë edhe pamundësinë e kthimit të tyre pjesërisht ose
tërësisht kur realizohet një veprimtari jo e sukseshme.
-Detyrimet ndaj të tretëve , të cilat ndahen në 3 grupe:
• Hua dhe detyrime të tjera afatgjata. Këto lloj detyrimesh nuk kërkohet të shlyhen
brenda vitit ushtrimor.
• Hua dhe detyrime që kërkohen të shlyhen brenda vitit, por që mund të shtyhet
koha e shlyerjes së tyre. Këto lloj detyrimesh kanë lidhje me hua ose kreditime të
tjera, p.sh për kultivimin e bimëve ose mbarështimin e kafshëve. Si rregull, ato
shlyhen krahas me realizimin e prodhimit për të cilin janë dhënë.
• Hua dhe detyrime të tjera afatshkurtra të cilat duhen shlyer brenda vitit.
Ky klasifikim shërben edhe për të ndërtuar politikën zhvilluese të pasurisë, qe duhet
ndjekur nga njësia ekonomike. Kështu, burimet e kapitalit dhe llojet e detyrimeve
duhet të jenë në pajtim me llojet e elementëve pasurorë që sigurohen prej tyre.
Pra, me një burim ose detyrim afatgjatë duhet të përftohet një aktiv i
qëndrueshëm, kurse detyrimet afatshkurtra duhet të shërbejnë për të pëfituar
aktivet qarkulluese.
Në skemën e bilancit burimet financiare që janë në dispozicion dhe mund të
përdoren,pasqyrohen në anen e kapitalit dhe detyrimeve.
Kapitali dhe detyrimet tregojne, burimin e financimit dhe lejon ti përgjigjesh
pyetjes: “Nga vjen burimi financimit të njësisë ekonomike?”.
Në çdo veprimtari ekonomike përdoren dy lloje burimesh financiare:
- Burimet e veta ku përfshihet kapitali i pronarit, pra prona e tij.
- Burimet e të tretëve apo detyrimet ndaj të tretëve (mjete të marra hua apo
detyrime të tjera të pashlyera). Detyrimet janë borxhet që ka njësia ekonomike ndaj
bankës për kreditë e marra, furnitorëve për blerjet me likuidim të mëvoshëm,
punonjësve për pagat, organeve të sigurimeve shoqërore për detyrimet ndaj tyre
(kontributi sipas përqindjeve përkatëse), buxhetit të shtetit për tatim, taksat, etj.
Kërkesat e pronarëve ndaj aktiveve të njësisë ekonomike mund të jenë të
ndryshme.Prandaj në kontabilitet ato grupohen në grupe të ndryshme me qëllim
sigurimin e informacionit të nevojshëm për drejtimin e saj.
Problemet e kontabilitetit në lidhje me kapitalin do të trajtohen sipas tipeve
kryesore të veprimeve që shkaktojnë ndryshime në kapitalin e njësisë ekonomike.
Veprimet në lidhje më kapitalin janë të shumta dhe të shumllojshme. Ato mund të
kenë si efekte zvogëlimin ose shtimin e madhësisë së kapitalit. Në vijim duke u
nisur nga format që mund të kenë njësitë ekonomike nga pikëpamja e pronësisë
mbi aktivet do ndalemi konkretisht në trajtimin e problemeve kontabël që lidhen
me kapitalet.
1.1Veprimet
me
kapitalin
individual.
Ashtu siç theksohet në standartet e kontabilitetit nocioni i kapitalit
individual përdoret në kontabilitet në rastin e njësive ekonomike me një
pronar. Krijimi i njësive ekonomike me një pronar të vetëm është një
formë e thjeshtë e organizimit të biznesit edhe në vendin tonë. Në ligjin
“Për shoqëritë tregtare” shoqëria me një pronar është një përcaktuar si
njësi ekonomike ligjore e pandarë nga pronari i saj, çka do të thotë që ai
përgjigjet për detyrimet e njësisë ekonomike deri dhe në pasurinë
individuale të tij. Në kontabilitet për pasqyrimin e gjendjeve, shtesave dhe
pakësimeve të kapitalit individual
do çelet llogaria 101 “Kapitali i
pronarit”. Në vijim po japim regjistrimet që bëhen në kontabilitet në rastin
e shtimeve dhe pakësimeve të kapitalit individual.
1.1.1 Veprimet që krijojnë kapitalin.
Veprimi për krijimin e kapitalit individual, është investimi fillestar i kapitalit
nga pronari. Në momentin e krijimit të njësisë ekonomike pronari duhet të
përgatisë një inventar të elementëve aktivë dhe pasivë që ai ka vendosur të
regjistrojë në bilancin e saj, duke patur parasysh që mund të përfshijë të gjitha
aktivet ose të gjitha pasivet që ka krijuar nga të paratë personale tëpëdorura për
llogari të njësisë ekonomike. Kapitali në këtë rast përbëhet nga vlera në natyrë
(makineri, pajisje, mallra, materiale, etj.) dhe vlera në para(shuma e parave
pronë e pronarit ) që ai i vendos në njësinë ekonomike të krijuar prej tij .
Shembull: Në 5 janar 200X është krijuar njësia ekonomike e cila në bazë të
dokumenteve juridikë që disponon dhe ato kontabël ka investuar në natyrë dhe para
këto vlera:
- Tokë
200.000 lekë
- Ndërtesë
160.000 lekë
- Autoveturë
100.000 lekë
- Para të depozituara në bankë
100.000 lekë
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr.
Llog
Emërtimi i llogarive
Debiti
512
Banka llogari rrjedhëse
100.000
215
Autovetura
100.000
212
Ndërtesa
160.000
211
Toka
200.000
101
Kapitali i pronarit
Për krijimin e njësisë
ekonomike
Krediti
560.000
Zgjidhja në mënyrë informatike:
1.1.2 Veprimet që pakësojnë kapitalin.
Pakësimi i kapitalit mund të vijë për arsye të ndryshme. p.sh tërheqja e
kapitalit në mënyrë të pjesshme nga njësia ekonomike.
Gjatë ushtrimit të aktivitetit të njësisë ekonomike pronari i saj mund të
tërheqë për përdorim personal mjete nga aktivet e saj. Kjo për faktin se njësia
ekonomike paraqet një zgjerim të pasurisë personale të tij dhe ai nuk merr
pagë në formën klasike të saj. Ai mundet gjithashtu që të përdorë mjetet e
veta personale për nevojat e njësisë ekonomike. Këto veprime, për nevoja të
sigurimit të një informacioni në lidhje me to, në kontabilitet do të evidentohen
fillimisht në një llogari të posaçme të quajtur 108 “Llogaria e pronarit”.
Përdorimet e mjeteve të njësisë ekonomike për nevojat e pronarit nuk përbëjnë
shpenzime, por paraqesin pakësimin përfundimtar të kapitalit të pronarit në
njësinë ekonomike. Nga njësia pronari mund të tërheqë shuma të caktuara
parash ose aktivesh të tjera të njësisë ekonomike.
Shembull: Pronari tërheq nga banka 2.000 lekë dhe nga magazina mallra 500
lekë, për nevoja personale.
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. llog
108
Emërtimi i llogarive
Llogaria e pronarit
512
Banka llogari rrjedhëse
351
Mallra
Tërheqje të pronarit
Debiti
Krediti
2.500
2.000
500
Pronari mund të tërheqë nga njësia ekonomike për nevoja personale edhe
mallra, punime dhe shërbime të cilat janë objekt i veprimtarisë së saj (janë
prodhuar në njësinë ekonomike).
Shembull: Pronari tërheq nga njësia ekonomike produkte të gatshme me vlerë
6.000 lekë.
(Vlerësimi në këtë rast bëhet me kosto)
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr.
llog
Emërtimi i llogarive
Debiti
108
Llogaria e pronarit
6,000
714
Gjendje e produk. Gatëshme
6000
Krediti
7
Llogaritë e të ardhurave
6,000
3
Produkte të gatshme
6000
Tërheqje të pronarit
Por, siç u përmend edhe më sipër, pronari mund të përdorë për nevojat e
njësisë ekonomike mjetet e tij personale. Në këtë rast ato do të evidentohen në
kredi të llogarisë 108 “Llogaria e pronarit” dhe në debi të llogarive të
shpenzimeve të klasës 6.
Shembull: Pronari vë në dispozicion të njësisë ekonomike matriale me vleftë
500.000 lekë.
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr.
llog
Kl.6
108
Emërtimi i llogarive
Shpenzim materiale
Llogaria e pronarit
Debiti
Krediti
500.000
500.000
Por, pronari mundet që për arsye të ndryshme të ndryshojë interesat e tij në
njësinë ekonomike. Pra ai mund të tërheqë kapital nga njësia ekonomike me
qëllim zvogëlimin përfundimtar të interesave të tij në njësi. Gjithashtu ai mund
të investojë në njësinë ekonomike për shtimin e kapitalit të tij kur e sheh që
njësia ekonomike po ecën me sukses. Sipas standarteve të kontabilitetit efektet
e këtyre veprimeve në kontabilitet të regjistrohen në llogarinë 108 “Lllogaria e
pronarit”. Tërheqjet do të regjistrohen në debi të llogarisë 108 “Llogaria e
pronarit” dhe në kredi të llogarive të aktiveve të ndryshme që ai tërheq (31
Materiale, 35 Mallra, 512 Llogaria likujduese nqs tërheq para, etj).Në cdo rastë
zvogëlimi i kapitalit sipas ligjit“Për tatimin mbi të ardhurat“është edhe objekt i
tatimit në burim(10%).
Teprica debitore ose kreditore e llogarisë 108 “Llogaria e pronarit” debitore ose
kreditore, në fund të periudhës ushtrimore do të mbyllet tek llogaria e kapitalit
të pronarit në një llogari me analizë të vecant .
1.1. 3.Veprimet me kapitalin e shoqërive aksionare ose me ortakëri.
Si forma të organizimit të bizneseve në Shqipëri njihen edhe bizneset e
organizuara me ortakëri apo shoqëritë e personave dhe shoqëritë aksionere. Ortakëritë
apo shoqëritë e personave janë njësi ekonomike ligjore ku disa persona bashkohen për
të kryer një aktivitet të caktuar me qëllim fitimi. Për të siguruar kapitalin e nevojshëm
për realizimin e këtij aktiviteti ata bashkojnë kapitalin e tyre në raporte të caktuara sipas
kontratës së themelimit (aktet dhe statutet e themelimit). Madhësia e kapitalit që
zotëron çdo ortak (bashkëpronar) në shoqëri quhet pjesa e kapitalit. Shoqëritë
aksionere janë njësi ekonomike ligjore që krijohen nga bashkimi i kapitaleve të shumë
personave të cilët zakonisht nuk marrin pjesë vetë drejpërdrejt në drejtimin e biznesit.
Kapitali i shoqërisë ndahet në pjesë të vogla që quhen aksione të kapitalit. Kjo bëhet për
të siguruar lehtësimin e tërheqjes dhe grumbullimit të kapitalit të nevojshëm.
Nga pikëpamja e përgjegjësisë ligjore si ortakëritë ashtu dhe shoqëritë
aksionere, zotruesit e pjesëve të kapitalit ose të aksioneve në rast se njësia e tyre
falimenton përgjigjen për shlyerjen e detyrimeve deri në masën e kapitalit të investuar
në to; pra deri në masën e pjesëve të kapitalit ose të numrit të aksioneve që ata
zotërojnë në njësinë ekonomike.
Madhësia e kapitalit mund të ndryshojë nga veprimet investuese të aksionerëve si
edhe gjatë veprimtarisë së njësisisë ekonomike. Në vijim do të pasqyrohen regjistrimet
që bëhen në kontabilitet për pasqyrimin e veprimeve që ndryshojnë madhësinë e
kapitalit të njësisë ekonomike.
Çështja 2. Krijimi i njësisë ekonomike dhe investimi fillestar i
kapitalit.
Krijimi i një
njësie ekonomike
të organizuar në formën e
bashkëpronësisë (ortakërisë) apo të njësisë ekonomike aksionere bëhet nëpërmjet
një proçedure të caktuar ligjore që në Shqipëri përcaktohet në ligjin “Për shoqëritë
tregtare”.
Në këtë ligj përcaktohet dhe kapitali minimum i nevojshëm për
krijimin e njësive ekonomike i cili është i ndryshëm për format e ndryshme të tyre.
Në rastin e njësive ekonomike aksionere, në aktin e themelimit të tyre që aprovohet
nga organi kompetent shtetëror, tregohet dhe numri maksimal i aksioneve që
lejohen (autorizohen) të emetohen si dhe vlera nominale e tyre. Autorizimi i
emetimit të aksioneve nuk ka efekte mbi gjendjen financiare të shoqërisë prandaj
nuk regjistrohen në kontabilitet.
Sipas ligjit “Për shoqëritë tregtare” oartakët apo aksionerët
themelues të njësisë ekonomike duhet të nënshkruajnë të gjithë kapitalin që ata do
të kontribuojnë në të. Në këtë moment ata shndërrohen, juridikisht, në debitorë të
njësisë ekonomike që krijohet. Ky detyrim në kontabilitetin e njësisë ekonomike do
pasqyrohet në debi të një llogarie, që sipas planit kontabël, quhet “Ortakë /
Aksionerë – Veprime me kapitalin”. Kurse gjendja, shtimet dhe pakësimet e kapitalit
të njësisë ekonomike në kontabilitet, do pasqyrohen në llogarinë “Kapitali
themeltar”.
Shembull: Veprimi i nënshkrimit të kapitalit,
nominale 1.000 lekë, gjithsej 1.000.000 lekë.
Veprimi kontabël:
Nr. Llog
456
101
për 1.000 aksione/pjesë me vleftë
Ditari
Emërtimi i llogarive
Ortakë/ Aksionerë- Veprime me kapitalin
Kapitali themeltar
Debiti
Krediti
1.000.000
1.000.000
Veprimi i nënëshkrimit të kapitalit
Llogaria 101 “Kapitali themeltar” në rastin e njësive ekonomike me ortakëri mund
(duhet) të mbahet e analizuar për çdo ortak, sipas pjesës së kapitalit që ka kontribuar
secili në kapitalin e njësisë ekonomike. Ndërsa në rastin e njësive ekonomike aksionere,
me qënë se numri i aksionerëve është shumë i madh, llogaria e kapitalit nuk mund të
mbahet e analizuar për çdo aksioner dhe të pasqyrohet në bilanc për secilin prej tyre.
Megjithatë, në këto njësi ekonomike mbahet regjistri i aksionerëve në të cilin
pasqyrohen të dhëna mbi emrin e çdo aksioneri, numrin e aksioneve që ai zotëron,
adresën, etj. si dhe çdo ndryshim i tyre.
Kërkimin e kapitalit të nënshkruar njësia ekonomike mund t`a bëjë me etapa. Pra,
në përputhje me planet e saj, ajo mund të mos e kërkojë menjëherë të gjithë shumën e
kapitalit të nënshkruar nga aksionerët e saj. Për pjesën e kapitalit që ortakët/aksionerët
do kontribuojnë në kontabilitet do bëhen regjistrimet përkatëse. Në rastin e një njësie
ekonomike me ortakëri kontributi i ortakëve mund të jetë në para, në natyrë (me lloje të
veçanta aktivesh, si p.sh ndërtesa, mjete transporti, tokë, etj.) ose me të dyja format së
bashku. Në rastin e një kontributi miks të ortakëve regjistrimi në ditar i kontributit, pasi
është regjistruar nënshkrimi i kapitalit, do të bëhet duke debituar sipas rastit logaritë e
aktiveve (banka, arka, makineri , ndërtesa, etj).
Shembull: Ortakët e një njësie ekonomike sipas dokumenteve juridikë të nënshkruar
derdhin kapitalin në para dhe në natyrë: Para 500.000 lekë; Autoveturë 100.000 leke;
Ndërtesa 40.000 lekë; dhe Tokë 135.000 lekë.
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. Llog
Emërtimi i llogarive
Debiti
512
Banka llogari rrjedhëse
500.000
211
Toka
135.000
212
Ndërtesa
215
Autoveturë
456
Ortakë/Aksionerë- Veprime me kapitalin
Derdhje e kapitalit
Krediti
40.000
100.000
775.000
Zgjidhja në mënyrë informatike:
Ky regjistrim do të bëhet duke i vlerësuar aktivet e investuara me koston e
marrjes (apo me vlerën e tregut), ashtu siç përcaktohen në Standartet e
Kontabilitetit.
Duhet theksuar se pas derdhjes së kontributit në natyrë,para,apo formë
tjetër aktivi,ato kthehen në pronë të njësisë ekonomike.
Në rastin e njësive ekonomike aksionere, emetimi i aksioneve zakonisht
bëhet me para. Por ai mund të bëhet dhe me aktive të tjera. P.sh mund të
përmenden rasti i pagimit të shpenzimeve të themelimit me aksionet e veta të
njësisë ekonomike, blerja e një ndërtese, toke, etj. në këmbim të aksioneve të
saja, etj. Emetimi i pjesëve apo aksioneve të kapitalit mund të bëhet me vlerën
e tyre nominale ose me vlerën e tregut. Në rastin kur aksionet emetohen në
para me vlerën nominale, (p.sh 1.000 aksione me vlerë nominale 1.000 lekë)
në kontabilitet regjistrimi kontabël në ditar do të jetë:
Ditari
Nr.
Llog
Emërtimi i llogarive
512
Banka llogari rrjedhëse
456
Ortakë/Aksionerë- Veprime
me kapitalin
Për emetimin me vlerë nominale
Debiti
Krediti
1.000.000
1.000.000
Por shpesh njësia ekonomike emeton aksionet e kapitalit me vlerën e tregut të
tyre. Në këtë rast mund të paraqiten dy situata:
a) Kur vlera e tregut e aksioneve të kapitalit të emetuara është më e
madhe se vlera nominale e tyre. Diferenca e vlerës së tregut, të aksioneve të
kapitalit të emetuar, me vlerën nominale të tyre quhet primi i kapitalit ose kapitali
shtesë në emetim. Në kontabilitet kjo diferencë do të evidentohet në llogarinë 104
“Prime të lidhura me kapitalin”.
Shembull: Supozohet se 1.000 aksionet e shembullit të mësipërm janë emetuar
me vlerën e tregut 1.100 lekë, atëherë rezulton një prim kapitali prej 100 lekë për
aksion.
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. Llog
Emërtimi i llogarive
512
Banka llogari rrjedhëse
456
Ortakë/ Aksionerë- Veprime me
kapitalin
104
Prime të lidhura me kapitalin
Për emetimin me vlerën e tregut
Debiti
Krediti
1.100.000
1.000.000
100.000
b) Kur vlera e tregut e
e vogël se sa vlera nominale
aksionit dhe vlerës nominale të
ekonomike, pra zbritje nga vlera
emetimi i aksioneve me zbritje.
aksioneve të kapitalit të emetuara është më
e tyre. Diferenca midis çmimit të tregut të
tij përbën një zbritje nga kapitali i njësisë
nominale e tij. Zakonisht me ligj ndalohet
Prime ose zbritje të kapitalit mund të vërehen dhe në rastin e njësive
ekonomike me pjesë kapitali kur vlera e tyre në treg ndryshon nga vlera
kontabël e tyre (apo vlera nominale e tyre). Regjistrimet që bëhen në këtë rast
janë të ngjashme me ato të trajtuara më sipër.
Pra siç shihet në llogarinë 101 “Kapitali themeltar” shënohet shuma
totale e kapitalit të nënshkruar pavarsisht nëse është derdhur (paguar) ai nga
pronarët nënshkrues të tij. Kurse në llogarinë 456 “Ortakë / Aksionerë- Veprime
me kapitalin” pasqyrohen të gjitha derdhjet (pagesat) e bëra nga ortakët apo
aksionerët për shumat e kërkuara nga njësia ekonomike.
Në mënyrë skematike regjistrimet që bëhen në llogari për dy rastet e
mësipërme do paraqiteshin:
Ortakë/ Aksionerë
D
Kapitali themeltar
K
1.000.000 (1)
D
Veprime me kapitalin K
(1)1.000.000
(2) 325.000
D Banka llogari rrjedhëse K
325.000 (3)
1.000.000 (4)
(3) 50.000
1.000.000 (1`)
(1`)1.100.000
1.000.000 (2`)
(2`) 900.000
(4)1.000.000
325.000 (2)
D
(3)
Ndërtesa
K
Prime
40.000
D të lidhura me kapitalin K
D
Autovetura
100.000 (1`)
K
(3) 100.000
D
D
Zbritje të kapitalit
(2`) 100.000
K
(3)
Toka
135.000
K
Por, siç u tha më parë, njësia ekonomike mund të zbatojë kërkimin e
kapitalit me faza ,në fazën e parë ajo kërkon vetëm 60% të kapitalit.
Shembull: Njësia ekonomike “X”, në fazën e parë në 20.01.200X, kërkon 60%
të kapitalit të nënshkruar 1.000.000 lekë të derdhet në bankë, pra 600.000
lekë.
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. Llog
Emërtimi i llogarive
Debiti
109
Kapitali i nënshkruar I pakërkuar
400.000
456
Ortakë/ Aksionerë- Veprime me
kapitalin
600.000
101
Kapitali themeltar
Për Kërkim të 60% të kapitalit të
nënshkruar
Krediti
1.000.000
Shembull: Njësia ekonomike “X”, në fazën e dytë më 20.05.200X ka kërkuar
dhe 20% të kapitalit të nënshkruar.
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. Llog
456
109
Emërtimi i llogarive
Ortakë/ Aksionerë- Veprime me
kapitalin
Kapitali i nënshkruar i pakërkuar
Për kërkim të 20% të kapitalit të
nënshkruar
Debiti
Krediti
200.000
200.000
Nqs në fund të periudhës ushtrimore rezulton kapitali nënshkruar i pakërkuar,
pra llogaria 109 “Kapitali i nënshkruar i pakërkuar” rezulton me tepricë debitore, ky
kapital do paraqitet në aktiv, si zë i parë i tij.
Gjithashtu mund të ndodhë që në fund të periudhës aksionerët /ortakët të mos
kenë derdhur të gjitha shumat e kapitalit të nënshkruar dhe të kërkuar nga njësia
ekonomike. Kontabilisht kjo ndodh kur llogaria 456 “Ortakë/ Aksionerë- Veprime me
kapitalin” ka tepricë debitore në fund të periudhës. Në këtë rast aksionerët/ortakët që
nuk kanë derdhur (paguar) shumat e kapitalit që kanë nënshkruar dhe që u është
kërkuar, paraqiten si debitorë të njësisë ekonomike.
Shembull: Nga kapitali i kërkuar në dy veprimet e mësipërme, janë paguar në para
vetëm 620,000 lekë.
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. Llog
512
456
Emërtimi i llogarive
Banka llogari rrjedhëse
kapitalin
Ortakë/Aksionerë- Veprime me
Janë derdhur në para nga kapitali i kërkuar
Debiti
Krediti
620,000
620,000
Në këtë rast llogaria 456 “Ortakë /Aksionerë – Veprime me kapitalin” në fund të
periudhës do rezultojë me një tepricë debitore prej 180.000 lekësh. Për këtë
shumë në fund të periudhës do bëhet veprimi kontabël si më poshtë:
Ditari
Nr.
Llog
1011
456
Emërtimi i llogarive
Kapitali I nënshkruar, i kërkuar i
paderdhur
kapitalin
Ortakë/Aksionerë- Veprime me
Debiti
Krediti
180.000
180.000
Për tepricën debitore
Katër regjistrimet e mësipërme në formë skematike në llogaritë në formë T-je
do paraqiteshin si më poshtë:
Kapitali I nënshkruar i
pakërkuar
D Kapitali themeltar K
1.000.000 (1)
(1)
400.000
200.000 (2)
Banka llogari rrjedhese
(3) 620.000
T.d. 200.000
Ortakë /AksionerëD
K
Veprime me kapitalin
(1)
600.000
(2)
200.000
800.000
180.000
620.000 (3)
620.000
180.000 (4)
Kapital i nënshkruar
D i kërkuar dhe i
paderdhur K
(4) 180.000
Nqs njësia ekonomike vendos që të kërkojë që të paguhet nga ortakë/aksionerë
kapitali i nënshkruar që për rastin konkret është 180.000 lekë, ky veprim do të
shoqërohej me veprimin kontabël:
Ditari
Nr.
Llog
Emërtimi i llogarive
456
Ortakë/ Aksionerë- Veprime me kapitalin
1011
Kapitali i nënshkruar, i kërkuar i
paderdhur
Debiti
Krediti
180.000
180.000
Kërkohet që të paguhet kapitali I
nënëshkruar
Theksojmë se në këtë rast, llogaria 109 “Kapital i nënshkruar i pakërkuar” do
paraqitet si zë i parë i aktivit të bilancit, ndërsa llogaria “Kapital i nënshkruar i
kërkuar dhe i paderdhur” do paraqitet në grupin e kërkesave pët t`u arkëtuar.
Në fund të periudhës kontabël,nëqoftëse nga totali i kapitalit të nënshkruar
rezulton si kapital i derdhur ashtu dhe kapital i paderdhur, duhet që në
kontabilitet nga llogaria 101 “Kapitali themeltar” të xhirohet shuma e kapitalit
të nënshkruar e të paguar në kredi të”Kapital i nënshkruar i paderdhur (i
papaguar)”. Mëqenëse në ushtrimin e mësipërm ai është 380.000 lekë, veprimi
kontabël do të jetë:
Ditari
Nr.
Llog
101
457
Emërtimi i llogarive
Kapitali themeltar
Kapital i nënshkruar i papaguar
Debiti
Krediti
380.000
380.000
Xhirimi i kapitalit të nënëshkruar i papaguar
Një veprim i tillë është i nevojshëm për të marrë informacion në lidhje më
madhësinë e kapitalit të paguar të njësisë ekonomike, i cili përbën dhe
garancinë reale për investitorët apo kreditorët e saj, e që do të rezultojë nga
teprica e llogarisë 101 “Kapitali themeltar”.
- Kapitali i njësisë ekonomike mund të shtohet edhe duke bërë
emetime të reja aksionesh shtesë të kapitalit. Në këtë rast regjistrimet
kontabël janë pak a shumë si ato të trajtuara më sipër. Veçori paraqet rasti i
pranimit apo i largimit të një ortaku nga shoqëria, veprim i cili shkakton
shtimin ose pakësimin e kapitalit themeltar të saj. kjo veçori konsiston në
faktin se pranimi ose largimi i një ortaku mund të bëhet me kompensim kapitali
nga ana e ortakëve/ortakut që largohet. Probleme lindin gjithashtu dhe me
emrin e mirë (fondin tregtar) që mund të jetë krijuar gjatë jetës së njësisë
ekonomike deri në pranimin apo largimin e bashkëpronarit.
- Kapitalit themeltar shtohet edhe nga faktorët e mëposhtëm:
a) Nga përfshirja në kapital e plusvlerave nga rivlerësimi i elementëve
të aktiveve.
b) Nga përfshirja e një pjese apo e të gjithë shumës së primit në
kapitalin e shoqërisë.
c) Nga përfshirja në kapital të rezervave të kapitalit apo te rezervave
te tjera.
d) Nga kapitalizimi i fitimit të vitit apo të fitimit të mbartur.
Shembull: Njësia ekonomike “X” (asambleja e ortakëve) ka vendosur të
zmadhojë kapitalin nga: Rezerva nga rivlerësimi 120.000 lekë, nga primi lidhur
me kapitalin 50.000 lekë, Fitim të mbartur 40.000 lekë, dhe fitim i ushtrimit
20.000 lekë.
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. Llog
Emërtimi i llogarive
Debiti
105
Rezerva nga rivlerësimi
104
Primet e lidhura me kapitalin
50.000
106
Rezervat
20.000
107
Fitime të mbartuar
40.000
121
Fitime të ushtrimit
20.000
101
Kapitali themeltar
Për zmadhimin e kapitalit
Krediti
120.000
250.000
Zgjidhja në mënyrë informatike:
Ky regjistrim do të bëhet vetëm pasi organi kompetent i shoqërisë, asambleja,
të ketë caktuar si destinacion të këtyre burimeve – zmadhimin e kapitalit themeltar duke
ndjekur dhe proçedurat përkatëse ligjore.
Veprimet më tipike që sjellin pakësimin e kapitalit themeltar janë:
a) Mbulimi i humbjeve të periudhave të mëparshme nga kapitali themeltar
b) Tërheqja apo kthimi i shumave të kapitalit ortakëve apo aksionerëve
c) Anullimi i aksioneve të veta që tërhiqen (riblihen) për t`u anulluar.
Shembull: Njësia ekonomike “X” (asambleja e ortakëve) ka vendosur të pakësojë
kapitalin për: mbulimin e humbjes së periudhës së mëparshme 10.000 lekë, mbulimin e
humbjes së ushtrimit 15.000 lekë.
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. Llog
101
Emërtimi i llogarive
Kapitali themeltar
Debiti
Krediti
25.000
121
Fitime dhe humbje të ushtrimit
15.000
107
Fitime dhe humbje të mbartura
10.000
Për pakësimin e kapitalit themeltar
Shembull: Njësia ekonomike(me një ose disa ortak )tërheq nga kapitali 30.000 lekë.
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. Llog
Emërtimi i llogarive
101
Kapitali themeltar
456
Ortakë /Aksionerë- Veprime me
kapitalin
Debiti
Krediti
30.000
30.000
Tërheqje nga kapitali themeltar
Shembull: Një aksioner tërheq aksione për 20.000 lekë.
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr.
Llog
101
108
Emërtimi i llogarive
Kapitali themeltar
Aksione të tërhequra për tu anulluar
Tërheqje e aksioneve për anullim
Debiti
Krediti
20.000
20.000