shkarko.. - Agim Binaj

Download Report

Transcript shkarko.. - Agim Binaj

Prof.As.Dr.Agim BINAJ
Lenda: Konceptet e kontabilitetit
Tema VIII-te: Detyrimet (burimet e huajtura) dhe
kontabiliteti i tyre
Leksioni 13
a- Detyrimet afatgjata, vleresimi i detyrimeve perkufizimi, huate
bankare, huate me obligacione, emetimi i obligacioneve e
kontabiliteti i tyre, emetimi i obligacioneve me prim, emetimi i
obligacioneve me zbritje, terheqja riblerja e obligacioneve.
Leksione 2 ore
Seminare 2 ore
Laborator 1 ore
Në vëmëndje për studentët.
Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit
Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua
tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm
për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam
treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për
pyetje të ndryshme.
Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka
asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se
kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht),
gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën
e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në
kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo
është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është
mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar
shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni
me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila
është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me
zgjuarsi.
Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e
rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë.
Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni
motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj
të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj
është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar
kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë
është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1
million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë
nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë
pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit.
Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më
të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë
mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të
kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve
shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni
në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me
kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata
mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e
përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për
pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju
duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund
të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga
fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka
do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.
Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë
lëndë.
Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat,
pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens
humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të
dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i
përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si
pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret
pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të
dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do
tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të
thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të
përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky
është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo
mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta
për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të
klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu
juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti
presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një
pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në
plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar,
ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në
këtë lëndë për ju.
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të
vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është
fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të
përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte
instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai
për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado
qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen
në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta
me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e
pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme,
atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë.
Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që
të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju
duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti
(dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj
është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni
mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi
ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të
zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar
të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme
derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj
dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj
të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin.
Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni
mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni
përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi.
Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.
Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj
është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq.
Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi
nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të
lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë
problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që
pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e
tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh
se pedagogu është qënie njerëzore.
Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të
pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të
punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të
përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni
vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk
kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje
idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh
idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj.
Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë.
Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të
duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të
përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të
mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në
përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira.
Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë
jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e
zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e
civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë
gjatë gjithë jetës.
ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni
DETYRIMET (BURIMET E
HUAJTURA) DHE
KONTABILITETI I TYRE
Detyrimet afatgjatë (DAGJ)
Vlerësimi i detyrimeve
Huatë bankare
Huatë me obligacione
Emetimi i obligacioneve me
vlerë nominale
Emetimi i obligacioneve me
zbritje vlere
Regjistrimet për tërheqjen
(riblerjen e obligacioneve)
Çështja 1-rë. Detyrimet afatgjata (DAGJ).
1.1 Vlerësimi i detyrimeve.
Detyrimet në kontabilitet gjithmonë pasqyrohen të vlerësuara në monedhën
kombëtare, pra në lekë.
Detyrimet që lindin në kontabilitet regjistrohen të vlerësuara me vleftën e
mallrave apo shërbimeve të përfituara në datën e lindjes së tyre. Në
bilanc këto detyrime pasqyrohen me vlerën e tyre kontabël. Nqs rezulton një
ndryshim (rritje ose zvogëlim) me karakter përfundimtar i vleftës
së
detyrimeve, diferenca pasqyrohet si rritje apo zvogëlim i tyre, duke ngarkuar
përkatësisht shpenzimet ose të ardhurat e periudhës.
Detyrimet që lindin në monedhë të huaj regjistrohen në kontabilitet të
konvertuara në lekë në bazë të kursit të këmbimit të monedhës së huaj
me lekun në datën e lindjes së detyrimit. Theksohet që regjistrimi në llogari
i këtyre detyrimeve bëhet duke pasqyruar informacionin dhe për madhësinë e
tyre në monedhën e huaj. Kjo është e nevojshme për marrëdhëniet e
drejtpërdrejta me kreditorët. Theksojmë këtu se në teorinë e kontabilitetit njihet
dhe metoda e përdorimit të kursit fiks kontabël për regjistrimin e lindjes së
detyrimeve në valutë të huaj e cila zakonisht nuk rekomandohet sidomos në
vende ku kurset e këmbimit janë të paqëndrueshme. Në bilanc këto detyrime
paraqiten të konvertuara në monedhën kombëtare. Kursi i konvertimit duhet të
jetë ai i datës së fundit të periudhës ushtrimore ose kursi i shpallur nga Banka e
Shqipërisë.Për një pjesë detyrimesh nuk mund të përcaktohet me sakëtsi vlefta
e tyre që në momentin kur ato ndodhin, prandaj është e nevojshme që ato të
paravlerësohen dhe më vonë të bëhen regjistrime rregulluese për saktësimin e
vlerës së tyre. Në vijim do të trajtohen në veçanti detyrimet afatgjata dhe ata
afatshkurtra për çdo element të tyre.
1.2 Përkufizimi i detyrimet afatgjata(DAGJ).
Detyrimet afatgjata janë detyrime që nuk shlyhen brenda një viti
financiar apo viti ushtrimor, por zakonisht pas një viti ose më gjatë. Më
thjesht ato mund të përcaktohen si detyrime të njësisë ekonomike
ndaj të tretëve për marrjen hua të parave apo të formave të
tjera të aktiveve, me një afat kthimi më shumë se një vit,
(zakonisht 2, 5, 10, 20 ose më shumë vite).
Në vijim do trajtohen DAGJ sipas llojeve më kryesore të tyre.
1.2.1 Huatë bankare dhe kontabiliteti i tyre.
Gjatë zhvillimit të veprimtarisë ekonomike njësisë ekonomike i lindin
nevoja për mjete monetare.Në këto raste ajo mund të marrë hua nga
banka dhe institucione të tjera të kreditit. Në rast se këto hua do të
shlyhen pas më shumë se një viti ato klasifikohen si hua bankare
afatmesme apoafatgjatë. Këtu përfshihen huatë afatmesme (1 deri në 5
vjet) dhe huatë afatgjata (mbi 5 vjet). Këtë hua njësia ekonomike mund
ta marrë ose drejpërdrejt në formë monetare ose në formën e shlyerjes
së fatuarve të furinitorëve. Në këtë rast do të debitohet llogaria ”Arka”,
“Banka”, ose “Furnitorë” (kur shlyhet fatura e furnitorit) dhe do të
kreditohet llogaria ”Hua të marra nga banka”.
Shembull: Njësia ekonomike “X”, merr një hua nga Banka Kombëtare
Tregtare 500.000 lekë, e cila përdoret për të shlyer furnitorin për
300.000 lekë dhe për gjendje keshi në bankë 200.000 lekë.
Veprimi kontabël:
Nr. llog
Ditari
Emërtimi i llogarive
Debiti
512
Banka
200.000
401
Furnitorë
300.000
16
Hua nga banka
Shuma
Zgjidhja në mënyrë informatike:
Krediti
500.000
500.000
500.000
Çdo vit duhet të paguhet interesi i huasë së marrë. Interesi
llogaritet gjithmonë mbi baza vjetore dhe paguhet çdo muaj.
Për shpenzimin e interesit të maturuar dhe të paguar do të
debitohet llogaria “Shpenzime interesi” dhe do të kreditohet
llogaria “Arka” ose “Banka”. Kur llogarisim intersin dhe e
paguajmë më vonë atë, do të kreditohet llogaria “Shpenzime
interesi” dhe do të kreditohet llogaria “Interesa të maturuara”.
Shembull: Në muajin janar 200X, banka i llogarit njësisë
ekonomike “X” interesin për kredinë e marrë (interesi 8%) =
500.000 x 0.08 : 12 = 3.333 lekë cdo muaj.Në 05 shkurt 200X
e paguanë atë.
Veprimi kontabël:
Ditari
a)Për maturimin.
Nr. llog
661
1638
Emërtimi i llogarive
Shpenzime interesi
Debiti
3.333
Interesa të maturuara
Shuma
Për llogaritjen e interesit(Janar)
Krediti
3.333
6.666
6.666
Ditari
Nr. llog
b)Për pagesën.
Emërtimi i llogarive
1638
Interesa të maturuara
512
Banka
Debiti
Krediti
3.333
3.333
Shuma
6.666
6.666
Për interesin e paguar(Shkurt)
Shpesh shlyerja e huasë bëhet me këste të cilat mund të jenë 6 mujore,
vjetore, etj. në këtë rast, për shumën e këstit të paguar, do të debitohet
llogaria “Hua të marra nga banka” dhe do të kreditojet llogaria “Arka” ose
“Banka”.
Shembull: Njësia ekonomike “X”, në muajin janar 200X paguan këstin
mujor të kredisë 50.000 lekë të marrë nga Banka Kombëtare Tregtare.
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. llog
Emërtimi i llogarive
163
Hua të marra nga banka
512
Banka
Debiti
Krediti
50.000
50.000
Shuma
50.000
50.000
Kur pagesa e këstit të huasë përputhet në kohë me pagesën e interesit në
kontabilitet ato mund të regjistrohen në një artikull kontabël të vetëm.
Llogaria “Hua të marra nga banka” ka vetëm tepëricë kreditore e cila
pasqyrohet në bilanc në postin e detyrimeve.
1.2.2 Huatë me obligacione.
Njësia ekonomike mund të marrë hua me anën e emetimit në publik të
obligacioneve (titujve financiar e të kreditit). Një obligacion paraqet një
premtim me shkrim dhe pa kusht, me anën e të cilit huamarrësi
premton që do të paguajë në një datë të ardhshme të caktuar,
shumën e parave të marra hua si dhe të paguajë periodikisht një
shumë të caktuar interesi. Interesi i obligacionit, megjithëse mund të
paguhet periodikisht një ose disa herë gjatë vitit, jepet me përqindje
vjetore. Obligacionet janë detyrime për njësinë emetuese që shlyhen
brenda një afati të caktuar (mund të jetë më pak ose më shumë se një
vit). Kur afati i shlyerjes së obligacioneve është mbi një vit ato quhen
obligacione afatgjata. Kurse për përdoruesit e obligacioneve, që mund
të jenë persona fizik ose juridikë, ato janë tituj të drejtash.
Duke patur parasysh natyrën e huave të marra me obligacion, emetimi i
obligacioneve, e drejta e emetimit dhe e blerjes së tyre, bëhet sipas
rregullave të përcaktuara me ligj ose me dispozita të veçanta. Kjo bëhet
dhe për të mbrojtur interesat e obligacionmbajtësve.
Elementët kryesore të obligacioneve janë:
Vlera nominale e obligacionit (Vn), që është vlera e shënuar në
obligacion dhe që përfaqëson detyrimin financiar të emetuesit të
obligacionit.
Vlera e tregut (reale) apo çmimi i obligacionit (Vt), që është vlera
me të cilën obligacionet emetohen, pra shiten ose blihen në treg.
Primi i obligacionit, është shtesa e vlerës së tregut mbi vlerën
nominale të obligacionit. Pra ai rezulton Vn < Vt.
Zbritje e obligacionit, ulja e vlerës së tregut nën vlerën nominale të
obligacionit. Pra ai rezulton kur Vn > Vt.
Interesi i obligacionit është çmimi që paguan huamarrësi (emetuesi i
obligacionit) për përdorimin e parave të marra hua. Interesi vjetor i
vendosur në fletën (çertifikatën) e obligacionit quhet përqindje
nominale e interesit, përqindjae e kuponit ose përqindje e
shënuar.
Në kontabilitet huatë e marra me obligacion duhet të pasqyrohen në
mënyrë të detajuar dhe saktësi duke siguruar informacionin si për vlerën
e tyre nominale ashtu dhe vlerën e tyre të tregut. Në vijim do të
pasqyrohen regjistrimet që bëhen për çdo rast të emetimit të
obligacioneve me vlerën nominale, me prim dhe me zbritje, si dhe të
interesave të obligacioneve.
1.2.2.1 Emetimi i obligacioneve me vlerën nominale dhe
kontabiliteti i tyre.
Për të pasqyruar obligacionet e emetuara, në kontabilitet
përdoret llogaria “Hua me obligacione” e cila është një llogari e
detyrimeve afatgjata. Supozohet që një njësi ekonomike merr
më 1 janar 200X një hua më obligacione. Për këtë ajo
nënshkruan me huadhënësit për emetimin e obligacioneve me
vlerën nominale “X” lekë gjithsej të cilat do të paguhen me 1
janar të vitit pasardhës. Në këtë rast për vlerën e
obligacioneve do të debitohet llogaria “Debitorë të tjerë” dhe
do të kreditohet llogaria “Hua me obligacione”.
Shembull: Njësia ekonomike “X”, më 1 janar 200X, merr hua
me obligacione, me vlerë nominale 200.000 lekë, për këtë ka
nënshkruar dhe kontratë me huadhënësin.
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. llog
467
1611
Emërtimi i llogarive
Debitorë të tjerë
Debiti
Krediti
200.000
Hua me obligacione
Shuma
200.000
200.000 200.000
Në momentin që njësia ekonomike u lëshon huadhënësve çertifikatat e
obligacionit dhe merr paratë prej tyre, do të debitohet llogaria “Banka” dhe do
të kreditohet llogaria “Debitorë të tjerë”.
Shembull: Njësia ekonomike “X”, u lëshon huadhënësve çertifikata e
obligacionit, shuma e marrë prej tyre është 200.000 lekë.
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. llog
Emërtimi i llogarive
Debiti
Krediti
512
467
Banka
200.000
Debitorë të tjerë
Shuma
200.000
200.000 200.000
Regjistrimi i obligacioneve të emetuara në këtë rast bëhet me vlerën e tyre
nominale që është e barabartë me vlerën e emetimit. Llogaria “Hua me
obligacione” mund të mbahet e analizuar qartë për çdo lloj të veçantë obligacioni të
emetuar për marrjen e huasë.Gjatë vitit, në bazë të kontratës së lidhur njësia
ekonomike paguan dhe interesat për obligacionet. Në këtë rast do të debitohet
llogaria “Shpenizme për interesa” dhe do të kreditohet llogaria “Banka” ose “Arka”.
Shembull: Njësia ekonomike “X”, në bazë të llogaritjes së interesave për
obligacionet (interesi 8% në vit) paguan interesa gjithsej 1.333 lekë (200.000 x
0.08 : 12).
Veprimi kontabël:
Nr. llog
661
512/531
Ditari
Emërtimi i llogarive
Shpenzime për interesa
Debiti
1.333
Banka / Arka
Shuma
Krediti
1.333
1.333
1.333
1.2.2.2 Emetimi i obligacioneve me prim dhe kontabiliteti i tyre.
Obligacionet mund të emetohen edhe me një vlerë (çmim emetimi) më të
madhe se vlera nominale e tyre. Në këtë rast emetuesi i obligacioneve merr në
fakt një shumë parash me të madhe se vlera e shënuar në obligacion. Kjo
shumë parash tepër quhet
shtesë vlere e obligacionit ose prim i
obligacionit. Në këtë rast do të debitohet llogaria “Banka” dhe kreditohet
llogaria “Hua me obligacione” dhe “Primi i obligacioneve”.
Shembull: Njësia ekonomie “X”, për të marrë një hua, emeton me 1
janar 1,000 obligacione me një çmim 300 lekë copa. Vlera nominale e tyre
është 270 lekë copa. Interesi i tyre është 10% dhe afati i shlyerjes 10 vjet.
Veprimi kontabël:
Nr. llog
512
Ditari
Emërtimi i llogarive
Banka
Debiti
Krediti
300.000
1611
Hua me obligacione
270.000
104
Primi i obligacioneve
30.000
Pavarsisht nga çmimi i emetimit të obligacioneve, ato në llogarinë
“Hua me obligacione” do evidentohen me vlerën nominale të tyre,
që përbën detyrimin real të njësisë ekonomike ndaj mbajtësve të
obligacioneve të saj.
Prandaj në rastet kur obligacionet emetohen më shtesë vlere, lind
nevoja që të bëhen disa regjistrime rregulluese për të amortizuar
dhe akumuluar periodikisht primin e obligacionit.
Shembull: Njësia ekonomie
primit
30.000 : 12 = 2.500 lekë.
“X”,
ka llogaritur interesin mujor të
Veprimi kontabël:
Nr. llog
104
Ditari
Emërtimi i llogarive
Prim i obligacioneve
661
Debiti
Krediti
2.500
Shpenzime për interesa
Shuma
2.500
2.500
2.500
1.2.2.3 Emetimi i obligacioneve me zbritje dhe kontabiliteti i tyre.
Në këtë rast ajo do të marrë nga emetimi i këtyre obligacioneve një shumë
parash më të vogël se vlera nominale e tyre, të cilën ajo detyrohet t`ia paguajë
mbajtësit të obligacionit. Për këtë shumë debitohet llogaria “Banka” dhe “Zbritje
obligacioni” dhe kreditohet llogaria “Hua me obligacione”.
Shembull: Njësia ekonomike “X” emeton 10,000 obligacione me çmim në
treg 300 lekë copa, me 12% interes, me afat 5 vjet. Vlera nominale e tyre është
340 lekë copa.
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. llog
Emërtimi i llogarive
Debiti Krediti
512
Banka
300.000
5905
1611
Zbritje obligacioni
Hua me obligacione
40.000
Shuma
340.000
340.000
340.000
Zbritja e obligacionit ka efekt rritjen e shpenzimeve të interesit të
obligacionit, pra ka efekt të kundërt me primin e obligacioneve. Në këtë rast
do të debitohet llogaria “Shpenzime për interesa” dhe do të kreditohet
llogaria “Prim me obligacionet”.
Shembull: Njësia ekonomike ka llogaritur interesa në zbritje për rënien
e vlerës së obligacionit në shumën (40 x 10.000 x 0.12 : 12 = 4.000 lekë).
Veprimi kontabël:
Nr. llog
661
Ditari
Emërtimi i llogarive
Shpenzime për interesa
Debiti
4.000
Prim me obligacion
Shuma
Krediti
4.000
4.000
4.000
Në shembullin e marrë për obligacionet, në fund të vitit ushtrimor më 31
dhjetor, për të zbatuar parimin kontabël të të drejtave të konstatuara, është e
nevojshme të bëhen dy regjistrime rregulluese.
Së pari, bëhet regjistrimi rregullues në lidhje me interesin e obligacioneve
pasi emetimi i tyre është bërë më 1 nëntor 200X, dhe pagesa e interesit të tyre
do të bëhet në muajin janar të vitit tjetër..
Ky interes për këto dy muaj përbën shpenzim për vitin ushtrimor që mbyllet
më 31 dhjetor. Por ai pasqyron edhe detyrimin për t`u paguar, sepse do
paguhet më 1 shkurt të vitit pasardhës. Në këtë rast debitohet llogaria
“Shpenzime për interesa” dhe kreditohet llogaria “Interesa të maturuara”.
Shembull: Njësia ekonomie “X”, për vlerën totale të obligacioneve
1.000.000 lekë llogarit interesin për 2 muaj , interesi 8% në vit dhe koha 10
vjet.
Llogaritja: 1.000.000 x 0.08 : 120 muaj x 2 muaj = 13.333
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. llog
661
1638
Emërtimi i llogarive
Shpenzime për interesa
Debiti
13.333
Interesa të maturuara
Shuma
Krediti
13.333
13.333
13.333
Së dyti, bëhet regjistrimi rregullues për amortizimin e primit të
obligacionit për muajt nëntor dhe dhjetor. Llogaritja e shumës së primit që
amortizohet për këto dy muaj paraqitet si më poshtë:
(30,000 : 120 muaj) x 2 = 500 lekë
Veprimi kontabël:
Nr. llog
104
661
Ditari
Emërtimi i llogarive
Primi i obligacionit
Debiti
Krediti
500
Shpenzime për interesa
Shuma
500
500
500
Kur në vitin e ardhshëm , më 1 shkurt, bëhet pagesa e interesit të
mbajtësve të obligacionit, në njësinë ekonomike kryhet veprimi në shumën
13.333 x 2 = 26.666 lekë.
Veprimi kontabël:
Ditari
Nr. llog
Emërtimi i llogarive
Debiti Krediti
661
512
Shpenzime për interesa
26.666
Banka
26.666
Shuma
26.666
26.666
1.2.2.4.Tërheqjet (Riblerjet) e obligacioneve dhe kontabiliteti i tyre
Njësia ekonomike emetuese e obligacioneve mund të tërheqë obligacionet e
saj kryesisht në dy raste:
Para datës së maturimit të tyre.
Në datën e maturimit të tyre.
Pavarsisht se kur tërhiqen obligacionet, në kontabilitet duhet të bëhen
llogaritjet dhe regjistrimet përkatëse në lidhje me interesat dhe me shlyerjen
e huasë së marrë. Në rastet kur obligacionet tërhiqen para datës së
maturimit të tyre, në konatbilitet është e nevojshme që të bëhen disa
regjistrime.
1. Duhet regjistruar interesi rritës i pagueshëm i obligacioneve që nga dita e
pagimit të këstit të fundit (paraardhës) të interesit deri në ditën e tërheqjes
së obligacioneve. Për këtë debitohet llogaria “Shpenzime për interesa” dhe
në kredi të llogarisë “Interesa të maturuara”.
2. Duhet regjistruar humbja ose fitimi që mund të rezultojë nga tërheqja ose
riblerja e obligacioneve. Për këtë debitohet ose kreditohet llogaria “Prim
me obligacionet”, “Hua me obligacione” dhe “Zbritje obligacioni”, sipas
rastit nga tërheqje ose riblerje të obligacioneve, dhe debitohet ose
kreditohet llogaria “Shpenzime për interesa” sipas rastit (tërheqje apo
riblerje të obligacioneve).
3. Duhet të regjistrohet amortizimi ose akumulimi i primit ose
zbritjes së obligacionit, nga data e regjistrimeve të fundit
(paraardhëse) të bëra në lidhje me to, deri në datën e
tërheqjes ose blerjes së obligacioneve. Për këtë: debitohet
llogaria “Shpenzime për interesa” dhe kreditohet llogaria
“Interesa të maturuara”;ndërsa në momentin e pagesës së
tyre: debitohet llogaria “Interesa të matuaruara” në kredi
të llogarisë “Arka” apo “Banka”.
4. Obligacionet e tërhequra ose të riblera duhet që të
çregjistrohen nga llogaria “Hua me obligacione”. Për këtë:
debitohet llogaria “Hua me obligacione” dhe kreditohet
llogaria “Banka”.