Ligjërata 1 dhe 2

Download Report

Transcript Ligjërata 1 dhe 2

Jus Romanorum

E DREJTA PERSONALE, E DREJTA PRONËSORE DHE E DREJTA KONTESTUESE

  Jus quod ad personas pertinet përket personit (e drejtë personale), është ndarë në dy grupe themelore: apo e drejta që i Në rregulla juridike që rregullojnë çështjet e zotësisë juridike dhe të veprimit të subjekteve të drejtësisë si pjesëmarrës në jetën publike dhe private të Romës dhe që zhvillohet jashtë kuadrit të familjes.

Në rregulla juridike që rregullojnë pozitën juridike të personave të ndryshëm brenda familjes romake.

Nga ky aspekt edhe sot e drejta personale ndahet:   e drejta statusore e drejta familjare   Zotësia juridike dhe e veprimit : CAPACITAS JURIDICA-zotësia për të qenë titullar i të drejtave dhe detyrimeve CAPACITAS AGENDI-zotësia për t ndërmarrë veprime

Status civitatis ftohej me:  të lindur, (jus sanguinis) ose  natyralizim, (naturalisatio) Të drejtën e jetës dhe të statusit të qytetarit romak e fitonin madje në çastin e lindjes fëmijët e martesës së qytetarit romak me qytetaren romake, fëmijët jolegjitimë të qytetares romake, si dhe fëmijët e lindur të gruas, e cila në momentin e lindjes gjendej në skllavëri, dhe që gjatë kohës sa ishte shtatzanë gëzonte të drejtat qytetare bile pak kohë, (favor libertatis).

  Kishte raste të rradha kur fëmija i lidhur i qytetares romake, që ishte e martuar me ndonjë pelegrin i cili nuk gëzonte peregrinit.

jus connubii , merrte pozitën e Zotësia juridike e fëmijës së lindur niste në momentin e përfundimit të lindjës.

Personat që nuk lindnin si qytetarë të Romës, mund ta fitonin statusin e qytetarit romak nëpërmjet të të ashtuquajturit natyralizim.

Natyralizimi mund të ishte privat ose publik.

Natyraizimi privat,

i personave të lindur pa status qytetari i lejohej çdo pater familiasi apo shefit të familjes romake me adoptim (marrë fëmijën dhe e bëj djalë a vajzë në shpirt) të personave

alieni juris

,ose nëpërmjet të adrogimit të personave

sui juris.

Efekt të natyralizirnit kishte lirimi nga skllavëria.

  Natyralizimi publik/ me vendim të organeve shtetërore (konsujve, pretorëve, drejtuesve të provincave, princepsit dhe perandorit), mund të ishte ose i rregullt ose i jashtëzakonshëm. Natyralizimi i rregullt u lejohej personave që i plotësonin kushtet e parashikuara, kushtet ishin më të buta për personat në pozita latinësh, dhe pak më të ashpra për personat në pozita peregrinësh. Natyralizimi i jashtëzakonshëm u lejohej ose individëve që kishin merita të jashtëzakonshme për Romën ose tërë qyteteve dhe disa popujve.

   Marrë në përgjithësi, gjatë zhvillimit te shtetit romak dolën një varg autorizimesh publiko juridike dhe private-juridike.

Jus conubi , ose e drejta për të lidhur martesë, Jus commerci , ose drejta për përdorur institucionet e të drejtës romake.

Jus suffragii trianomina.

, ose e drejta aktive e votës, si e drejtë e veçantë e qytetarëve romakë. Kjo konsiderohej edhe e drejta e të ashtuquajturës

Përveç kufizimeve të zotësisë juridike të shtresave, ekzistonin edhe kufizimet e veçanta nëpërmjet të të cilave brendia e të drejtës së qytetarit te kategorive të caktuara të personave apo qytetarëve individualë, bëhej edhe më e ngushtë.

Ekzistonin kufizimet e përgjithshme për gra, për personat alieni juris dhe për paganë,për heretikë.

Gratë ishin përherë gati, pa asnjë të drejtë të pjesëmarrëjs aktive në jetën politike.

Personat alieni juris, apo personat që jetonin nën pushtetin e shefit të familjes, nëse ishin meshkuj të rritur (puberes), gëzonin të gjitha të drejtat politikë të rendit të tyre shoqëror, mirëpo gjatë jetës së shefit të familjes, gjerë në të drejtën klasike, nuk kishin jus commerci. Prej periodës klasike e këndej ju njoh gradualisht edhe kjo e drejtë por më kufizime.

  Personat in mancipio ,ishin personat alieni juris të cilët patrer familias i shitnin nëpërmjet të mancipimit, zakonisht gjatë kohës së një lustrimi (koha prej 5 vjetësh), me kusht që prej mancipatarit të cilit ja kishin shitur, të merrnin kundërshpërblimin për punën që do të kryenin personat in mancipio në shtëpinë e patronit të ri.

Auctorati (gladiatores) ishin personat që i betoheshin organizatorit të lojrave publike se do të luftojnë sipas urdhërit të tij dhe sipas të gjitha rregullave të luftërave gladiatore.

 Kufizime të pozitës juridike të atyre që ishin nxjerrë nga robëria (ad hoste redempti). Këta e paguanin shumë parash. Romaku i nxjerrë nga robëria gjendej në pozitë shumë të ngjashme me pozitën e personave in mancipio.

Rastet tjera të humbjes së disa të drejtave- civile parashikoheshin si sanksion për shkak të sjelljes së disa personave e cila sipas vlerësimit të opinionit publik ose sipas dispozitave kategorike juridike shënohej e palejueshme dhe e pandershme.

   Personae intestabiles, ata që kishin refuzuar të dëshmonin atë që kishin dëgjuar, dhe jus commerci-in e kishin mjaft të kufizuar.

Nota censoria, qytetarët të cilët me sjellje morale apo nga moskujdesi ndaj pasurisë shtetërore shmangeshin nga pikëpamjet e drejta të moralit dhe të detyrimeve.

Persona infamë,(të pandershëm) konsideroheshin qytetarët që kishin bërë ndonjë punë të pahijeshme në bazë të së cilës ipso jure, me vendimin e gjyqit ishin njollosur, si të pa denjë për disa të drejta.

  sipas infamia juris personat e pandershëm humbisnin autorizimet publiko-juridike.

Ndahej në:

Infamia immediata

ose pandershmëria direkte bëhej ipso jure në raste të bankrotimit të rremë, të bigamisë, të rimartesës së gruas para kalimit të afatit, të parashikuar për zi etj.

Infamia mediata

ose pandershmëria indirekte ishte pasojë e vendimit për deliktet si dhe për vendimet nga marrëdhënjet e tutorisë.

  Statusi i qytetarit romak humbte për shkak të vdekjes: NATYRORE apo CIVILE.

Vdekja natyrore, vinte kur shuheshin shenjat e fundit të funksioneve fiziologjike të organizmit të njeriut. Megjithatë, në rastet e trashëgimit zotësia juridike e të vdekurit (de cujusit) vazhdonte gjersa trashëgimtarët e thirrur në rregull, të mos e pranonin, trashëgimin.

  Vdekja civile, apo humbja e të drejtave civile të personit të caktuar mund të shkaktohej nga një varg i tërë ngjarjesh a faktesh juridike relevante të cilat në të drejtën romake u ndanë në dy grupe themelore: Në fakte që sillnin

capitis deminutio maxima

humbjen e statusit të qytetarit dhe lirinë, dhe ose Në fakte që sillnin

capitis deminutio media

ose humbjen e statusit të qytetarit pa e humbur lirinë.

Capitis deminutio

maxima bëhej kur qytetari romak zihej rob nga ana e armikut, kur qytetari romak shitej në skllavëri si dhe në rast të shqiptimit të dënimeve të përjetshme me punë në xeherore ose me luftë me bisha.

 Capitis deminutio media transferohej në një komunë latine apo peregrine, kur kalonte në anën e armikut etj.

bëhej kur qytetari romak Rikthimi i statusit të qytetarit, institucioni:

jus postlimini

, lejohej ekskluzivisht me vendimin e organeve kompetente shtetërore.

 a) Latinët, të drejtën e qytetarit e fitonin kur transferoheshin në Romë me kusht që në komunën e tyre të lindnin bile një djalë. Ata kishin të drejtë të përdornin vetëm jus commerci ose të drejtën që në transaksionet pronësore të përdornin juris civilis.

 b) Peregrinët, mënyra themelore që peregrinët të fitonin statusin e qytetarit, ishte mëshira (beneficium ) e organeve shtetërore romake.

  Njëra nga rregullat themelore të së drejtës romake thoshte: servile caput nullum jus habet, skllevërit nuk kanë kurrëfarë të drejtash. Skllevërit nuk trajtoheshin si njerëz, por si

RES

apo si sende që flasin. Si objekte të drejtësisë, skllevërit gjendeshin nën pushtetin e pakufizuar të patronit.

Burimet e skllavërisë ishin: robërit e luftës, skllavërimi i vetë qytetarëve, (për mos për mospërmbushje te detyrimeve ushtarake,shpallja e personit që nuk i kishin kryer në mënyrë lojale dhe me kohë detyrimet kontraktuese etj).

 Vdekja, ishte ngjarje natyrore juridikisht relevante ë cila e anulonte marrëdhënjen skllavërore.

   Skllavëria mund të shuhej edhe me disa fakte të tjera relevante juridike: Ikja e sllevërve nga territori Romak, Lirimi i skllevërve, që: - tregonin dhe zbulonin vrasësit e patronëve të tyre, - lirimi i skllevërve të vjetër dhe të sëmurë dhe - skllevërit që kishin merita të veçanta për Romën. manumissio testamento , manumissio censu l irimi vullnetar i skllevërve:, sipas dëshirës së fundit apo testamentit, dhe , evidentimi i skllavit në regjistër si obligues ushtarak dhe tatimor.

Çdo person fizik të cilit i njihej zotësia juridike (capacitas juridica) (capacitas agendi) nuk kishte edhe zotësinë e veprimit apo zotësinë që në emër të tij dhe për llogari të tij të lidhte punë juridike e që personalisht të përgjigjej për veprimet e bëra antiligjore (deliktet).   Mungesa e zotësisë së veprimit zëvendësohej me: Institucionin e TUTORISE, te ata persona të cilët natyrisht as që mund të ishin të zot të vepronin (të miturit dhe gratë) dhe me, Insitucionin e KUJDESTARISE etj).

te personat të cilët duhej kishin zotësi veprimi, mirëpo këtë cilësi e kishin humbur për shkak të metave personale (personat të çrregulluar psikikisht, batakçinjtë, personat me të meta serioze fizike

  Si të mitur ose personat meshkuj dhe femëra që nuk kishin mbërrijtur shkallën e pubertetit apo të pjekurisë seksuale.

impuberes

trajtoheshin të gjithë Pjekurinë seksuale apo pubertetin e çdo personi mashkull duhej vërtetuar individualisht, ndërsa për femra ekzistonte supozimi juridik se piqen në pikëpamje seksuale kur mbushin moshën 12 vjecare dhe që në atë moment bëhen të afta për martesë. (nubiles, viri potentes).

 

infantes

, gjer në 7 vjet. Në kohën e infancias nuk kishin fare zotësi veprimi.

impuberes infantia majores,

ishte e kufizuar: pas 7 vjetëve të jetës, të miturit përbënin grupin e personave të quajtur (personat e mitur të dalë prej fëminisë). Zotësia, juridike e impuberes infantia majores të drejtë të lidhnin punë juridike me të cilat përmirësonin pozitën e tyre ekonomike ndërsa nuk kishin zotësi veprimi për punët juridike me të cilat do ta keqësonin pozitën e tyre. Në pikëpamje penalo-juridike dhe deliktore nuk përgjigjeshin infantes dhe të miturit e vegjël.

FEMRAT SUI JURIS, pas plotësimit të moshës dymbëdhjetëvjeçare liroheshin hga tutoria mbi të miturit. Kjo nuk dotë thoshte se në atë moment fitonin zotësirnë e plotë të veprimit. Femrat ngelnin me zotësi të kufizuar veprimi dhe hynin nën pushtetin e tutorit mbi gratë madhore

tutor mulierum.

Kjo zgjidhje e së drejtës romake ishte fryt i pikëpamjes primitive se gratë janë të paafta për ta kuptuar rëndësinë e veprimeve të veta, mirpo ne perodën postklasike gratë u barazuan me meshkujt.

Personat fizikë të ngelur mbrapa në zhvillimin psikik për aq sa nuk mund të kuptonin rëndësinë e veprimeve të tyre, nëse kjo gjendje e tyre përcillej me shenja të dukshme të: marrëzisë ,

dementia, amentia,

ose të molisjes,

furor,

zhvisheshin nga zotësia e vëprimit gjatë kohës së sëmundjes. Kur çrregullimet e këtyre perlonave shfaqeshin kohë pas kohe, në kohën e qetësimit

(lucida intervalla)

kishin zotësi të plotë veprimi.

   Meshkujt mund të fitonin zotësinë e plotë të veprimit kur mbushnin 20 vjeçare. Femrat (gratë), kufiri i poshtëm ishte në raste të rralla mosha 18 vjeçare.

Batakçinjtë, zotësi të kufizuar veprimi kishin të ashtuquajturit batakçinjtë ose prodigjitë, apo personat që pa arsye shkapërderdhnin trashëgimin e gjyshit dhe kështu rezikonin ekzistimin e familjes.

  Personat juridikë sipas drejtës romake: bashkësitë e njerëzve masat e sendeve të cilëve u njihej statusi që të ishin titullarë të të drejtave dhe detyrimeve (zotësia juridike, subjektiviteti juridik) dhe që me ndihmën e organeve të tyre të shprehnin vullnetin duke hyrë në marrëdhëniet juridike midis tyre dhe me personat juridikë (zotësia e veprimit).

Teoria e personave juridikë nuk ishte përpunuar në të drejtën romake që nga koha e lashtë, as në kohën klasike, dhe as në kohën postklasike.