Transcript Ligjërata 4
Jus Romanorum JUS QUOD AD PERSONAS PERTINED E DREJTA FAMILJARE E DREJTA PERSONALE STATUS FAMILIAE I. E drejta statutsore I. Edrejta martesore II. E drejta familjare II. E drejta atënore dhe prindore III. Tutoria dhe kujdestaria E drejta familjare romake është një përmbledhje rregullash juridike me të cilat rregulloheshin marrëdhënjet brenda familjes romake: marrëdhënjet e burrit me gruan marrëdhënjet midis babait (pater familiasit) dhe personave alieni juris marrëdhënjet midis tutorit (tutores) dhe kujdestarit (curatores) dhe pupilëve të tyre (pupilli). Marrëdhënjet midis personave alieni juris dhe personave sui juris përfshijnë kryesisht tri grupe themelore të çështjeve: I - çështjet mbi marrëdhënjet midis gruas dhe burrit (e drejta martesore) II - çështjet mbi marrëdhënjet midis babait si titullar të patriae potestatis dhe fëmijëve, (babait dhe fëmijëve) , personave nën patria potestas (e drejta atënore) III - çështjet e përplotësimit te zotësisë së veprimit të personave sui juris, të cilët për shkak të mospjekurisë, për shkak të seksit ose për shkak të të metave psikike, morale dhe fizike, kishin zotësi të kufizuar veprimi (e drejta tutoriste dhe kujdestare). Që nga ligji XII tabelave, ndarja themelore e qytetarëve romakë sipas status familiae ose sipas pozitës juridike në familje ishte: persona sui juris (persona të së drejtës së tyre) dhe persona alieni juris (persona të së drejtës së huaj). SUI JURIS ALIENI JURIS Si persona sui juris merreshin të gjithë personat e seksit mashkull dhe atij femër, të cilët kishin: - status libertatis dhe - status civitatis, kur mbi ta nuk ishte vendosur pushteti i atit ose i burrit (patria potestas, manus). Persona alieni juris konsideroheshin të gjithë personat, pa marrë parasysh seksin dhe moshën dhe pa marrë parasysh që kanë gëzuar edhe status libertatis edhe status civitatis, kur mbi ta ishte vendosur pushteti i shefit të familjes, qoftë si pushtet i burrit (manus), qofte si pushtet i atit (patria potestas). Me krijimin e gjensit patriarkal (më vonë edhe konzorciumit) femrat e humbën barabarsinë me meshkujt — trajtoheshin si persona që gjatë tërë jetës duhet të jetojnë nën mbrojtjen dhe sipas urdhërave të anëtarëve meshkuj të gjensit (edhe anëtarëve meshkuj të konzorciumit). Gjinia është lidhje gjaku e cila ekziston nga vetë natyra midis personave me prejardhje të përbashkët. Kjo lidhje ka rëndësi juridike, sepse në bazë të gjinisë midis të afërmve, lindin shumë të drejta dhe detyrime. Por në të drejtën e lashtë romake gjinia nuk merrej sipas gjakut dhe sipas prejardhjes, por sipas faktit të jetës së përbashkët. Kjo ishte gjinia e ashtuquajtur agnate. Mënyra themelore e përcaktimit të gjinisë qe ekzistonte në Romë gjatë kohës kur familja romake përfaqësonte një bashkësi prodhuesish. Të afërmit agnatë sipas dispozitave të së drejtës së lashtë ishin të gjithë personat: 1) që jetonin në një konzorcium, ose në një familje nën patria potestas ose manus të përbashkët; 2) që dikur jetonin në një konzorcium. ose nën patria potestas apo manus të përbashkët në një familje, mirëpo pushteti mbi ta kishte pushuar për shkak të vdekjes së pater familiasit dhe 3) që kishin për të jetuar në një konzorcium ose në një familje nën patria potestas apo manus të përbashkët sikur ndonjëri nga pasardhësit e tyre të mos kishte vdekur para se të vendosej ai pushtet. Të gjithë të afërmit agnatë ndaheshin në grupin e agnatëve më të afërt, grupin e agnatëve më të afërt ose agnatëve me të drejta më të mëdha e përbënin personat që në momentin e caktuar jetonin nën pushtetin e një pater familiasit. Këta agnatë quheshin SUI. agnatëve më të largët, qe ishin agnatët më të largët, nga personat a) që dikur kishin jetuar dhe b) që bile kanë mundur të jetonin nën patria potestas të njëjtë. Të afërmit kognatë, rrjedhnin edhe nga ana e babait edhe nga ana e nënës. Të afërmit e gjakut ndaheshin në: a) të afërm në vijë të drejtë, linea recta , paraardhesi i perbashket) b) të afërm në vijë të tërthortë, linea collateralis, (personat që rridhnin nga një paraardhës i përbashkët, e jo njëri prej tjetrit (vëllezërit, mo trat, dajat, mbesat, xhaxhallarët, nipërit). Ndarja e mëtejshme e të afërmve kognatë ishte: Germani, të afërm prej babait dhe te aferm prej nënës; Consaguinei, në të afërm prej babait apo uterini te nënës; Të afërmit prej babait dhe nënës ishin personat që rridhnin nga paraardhësit e njëjtë meshkuj dhe fëmra. Të afërmit prej babait apo nënës ishin personat që rridhnin ose nga një baba dhe nga nëna të ndryshme (consaguinei) ose nga një nënë dhe etër të ndryshëm (uterini). Ndarja tjetër me rëndësi e të afërmve kognatë ishte ndarja në: Të afërm martesorë (legitimi) jolegjitimë (spurii, vulgo concepti). Krushqia/ affinitas Në të drejtën familjare njihej edhe gjinia e krushqisë e cila krijohej në saje të martesës. Lidhja midis burrit dhe të afërmve kognatë të gruas, si dhe midis gruas dhe të afërmve kognatë të burrit ishte afërsia e krushqisë dhe llogaritej sipas afërsisë së gjinisë kognate. Gjatë historisë së Romës, pas shkatërrimit të rregullimit shoqëror gjentil janë shfaqur dhe zëvendësuar tri forma të familjes: conzorciumi familja patriarkale e agnatëve dhe familja kognate. Consortiumi ose kooperativa familjare e agnatëve i prin familjes patriarkale romake, dhe u zhvillua menjëherë pas shpartallimit të gjensit, kur u bë e mundur që pavarësisht të jetojnë dhe veprojnë grupe prodhuesish më të vogla se sa gjensi i mëparshëm. Zakonisht ata ishin vëllezër me pasardhësit e tyre. Për organizimin më të afërt dhe rolin shoqëror të konzorciumit romak, nuk ka shënime. Në familjen e agnatëve, pater familias ishte personi personi i cili në ekonominë shtëpiake ushtron pushtetin- patria potestas, qe perfshinte 1) manus, pushtetin e plotë dhe të përjetshëm mbi gruan e tij dhe gratë e të gjithë bijve të martuar; 2) patria potestas në kuptim të ngushtë, pushtetin e plotë dhe të përjet shëm mbi fëmijët e vet dhe të gjithë anëtarët e tjerë të lirë të domusit; 3) dominica potestas, pushtetin e plotë dhe të përjetshëm mbi skllevërit që punonin në kuadrin e domusit; 4) pushtetin mbi personat e lirë të cilët përkohësisht gjendeshin në domus në bazë të mancipiumit, skllavërisë debitore ose të ndonjë pune tjetër juridike; dhe 5) dominium, propristas, prona, pushtetin e plotë mbi tokat, mbi veglat e prodhimit, mbi prodhimet e punës dhe mbi pasurinë tjetër në kuadrin e domusit. Grupi i të afërmve të cilët rridhnin nga gjaku i paraardhësit të përbashkët. Kjo famije ishte dominuese ne kohen e sundimit te Justinianit, dhe kishte: Familje kognate ne kuptimin e ngushte (gruaja, femijet dhe personat e adaptuar) Familje kognate ne kuptimin e gjere (edhe anetare te tjere qe rrjedhin nga gjaku i paaradhsesit te perbashket) Cognatio servilis, marrëdhënjet familjare të skllevërve në të drejtën romake nuk kishin kurrfarë rëndësie gjer me fitoren e parimit të gjinisë kognate. Fitorja e parimit të gjinisë kognate nxori pranimin e kufizuar të bashkësive familjare skllavërore (ndalimi i separatio dura). Kuptimi i martesës: Në të drejtën romake martesa ishte bashkësi monogame e jetës, e rregulluar me dispozita juridike midis mashkullit dhe femrës. Në të drejtën e lashtë gruaja pas martesës bëhej person alieni juris, e cila u nënshtrohëj direkt urdhërave të pater familiasit. Në të drejtën klasike dhe postklasike humbi varësia e drejtpërdrejtë e gruas ndaj pater familiasit të burrit. Për këtë periodë vlente definicioni: “martesa është lidhja midis burrit dhe gruas, që përbën bashkësinë e pandarë të jetës” Në çdo rnartesë ose me rastin e çdo lidhjeje të martesës, lindnin dy çështje themelore: I - çështja për kushtet nën të cilat gratë mund ta braktisnin familjen e tyre të mëparshme dhe të bëhen anëtare të famlijes së burrit. Në kohën më të lashtë, kërkohej pëlqimi: *eksluzivisht i kryetarëve të familjes, e më vonë * pëlqimi i kryetarëve të familjes dhe bashkëshortëve * pëlqimi i bashkëshortëve II - çështja për pozitën juridike të gruas në familjen e re. Për martesë juridikisht të rregullt romake duhej patjetër të realizoheshin - elemente konstitutive (kryesore ose esenciale) Jus cunubii, Affectio maritalis, Puberteti i bashkëshortëve dhe Forma e parashikuar me ligj. Jus conubii, kishin ekskluzivisht qytetarët romakë dhe latinët e vjetër (latini veteres), me kufizimet për plebejas gjer me lex Canuleia, për qytetarët libertinënë kohën e principatës, ndërsa për pjesëtarët e grupeve të lidhura me profesione, në të drejtën postklasike. Affectio maritalis, martesën juridikisht të rregullt romake mund ta lidhnin vetëm personat që kishin për qëllim të formonin bashkësinë martesore, affectio maritalis ose qëllimi që të formonin bashkësinë martesore. Në të drejtën e lashtë nuk ishte i domosdoshëm të ekzistonte te bashkëshortët e ardhshëm, mjaftonte që këtë qëllim ta shprehnin kryetarët e familjeve përkatëse. Në të drejtën klasike u kërkua që të ekzistonte te bashkëshortët e ardhshëm ashtu edhe te kryetarët e tyre të familjeve. Në të drejtën postklasike mjaftonte që affectio maritalis të ekzistonte ekskluzivisht te personat që lidhnin bashkësinë martesore. Martesë juridikisht të rregullt romake mund të lidhnin vetëm personat që ishin në pubertet: femrat qe kishin mbushur moshën 12 vjecare, meshkujt që kishin mbushur moshën 14 vjecare . Martesa juridikisht e rregullt romake mund të lidhej vetëm në format e parashikuara juridike. Format për lidhjen e martesës romake ishin: confarreatio, coemptio dhe usus. Në çdo rast kur vendosej ndonjë lidhje midis mashkullit dhe femrës dhe kur nuk plotësohej ndonjëri nga kushtet e përmendura konstitutive, konsiderohej se martesa nuk ekziston dhe se lidhja ekzistuese nuk mund të ketë pasoja të lidhura me institucionin e martesës. APSOLUTE, pengesa që pamundësojnë lidhjen e martesës në përgjithësi: a) martesa ekzistuese, ishte njëra nga pengesat themelore martesore, sepse Roma prej fillimit të krijimit të së drejtës romake gjer me shkatërrimin e shtetit romak, dinte vetëm për martesën monogamike. Lidhja e martesës përkunarejt kësaj pengese, sillte infaminë. b) sëmundja shpirtërore ishte poashtu pengesë martesore, nëse dukej para se të vendosej lidhja martesore. RELATIVE, pengesa që pamundësojnë lidhjen e martësës me personin e caktuar a) gjinija e gjakut në vijë të drejtë pa kufizime, ndërsa në vijën e tërthortë gjer në shkallën ë katërt. b) krushqia ishte pengesë martesore vetëm në vijë të drejtë, ndërsa gjinia civile në po atë masë sikurse edhe gjinia sipas gjakut. Në kohën e Augustit ndalohej: martesa ndërmjet qytetarit të lindur në liri dhe të liruarës me sjellje të këqia; martesa ndërmjet senatorit dhe të liruarve në përgjithësi; Në kohërat e mëvonshme ndalohej: martesa ndërmjet tutorit dhe pupiles; martesa ndërmjet të krishterëve dhe paganëve; martesa ndërmjet personave që ishin betuar se nuk do të martohen; martesa ndërmjet atyre qëkishin shkelur kurorën; martesa e ushtarëve. Pra martesat e lidhura përpos ekzistimit të ndonjërës nga pengesat e përmendura, ishin: NUL ose PA PASOJA të caktuara të lidhjeve të rregullta martesore. Sponsalia Dhënia dhe marrja reciproke e premtime. Në të drejtën e lashtë, sponsio solemne ishte forma e lidhjes së fejesës ndërmjet prindërve të bashkëshortëve të ardhshëm, me ç'rast pater familiasi i të fejuarit zotohej se nusen do ta pranojë si grua të të birit. Presenca e bashkeshorteve nuk kishte rëndësi juridike. Në bazë të fejesës në të drejtën e lashtë rezultonte detyrimi që të lidhet martesa e kontraktuar. Në bazë të fejesës mund të kërkohej vetëm zhdëmtimi nga personi që kishte prishur fejesën pa arësye. Kthimin e dhuratave mund ta kërkonte anae pafajshme. Në të drejtën klasike dhe postklasike fejesa mund të lidhej edhe me marrëveshje joformale. Kur prishej fejesa kontraktohej zhdëmtimi i veçantë në formë kapari (arra sponsalicia) Raptus mulierum, Grabitja, formë më e vjetër ose si mënyrë më e vjetër e vendosjes se lidhjeve juridikisht të rregullta martesore. Coemptio, Blerja formale e gruas, pater familiasi i nuses me 5 dëshmitarë ja dorëzonte nusen kryetarit të familjes së dhëndrrit apo dhëndrrit vetë (nëse ishte sui juris), ndërsa dhëndrri vetë ose kryetari i familjes i jepnin kryetarit të familjes së nuses nummus unus (mohedhë të vogël) në emër të çmimit simbolik. Forma më solemne që e përdornin shtresat e patricëve të shoqërisë romake: Prania e të fejuarve e domosdoshme. Prania e së paku dhjetë qytetarë madhorë romakë. Të gjithë të pranishmit detyroheshin ta përcillnin nusen gjer në shtëpinë e dhëndrrit. Në dyert e shtëpisë, dhëndrri i jepte nuses zjarr dhe ujë dhe i ofronte bukë, ndërsa duke marrë bukën, zjarrin dhe ujin, duhej të thoshte: Ubi tu Gaius, ibi ego Gaia “Kudo që të jesh ti, do të jem edhe unë”. Kjo formë për lidhjen e martesës u shfaq në qarqet e varfëra të plebejasve dhe ishte një transferim i thjeshtë i nuses në shtëpinë e dhëndrrit. Për shkak. të thjeshtësisë ususi përdorej pothuajse si formë e vetme për lidhjen e martesave në kohën e të drejtës klasike. Mirëpo, atëherë, krahas me formën e ususit u zhvillua edhe institucioni i njohur me emrin usurpatid trinoctii. Në të vërtetë, mendohej se gruaja që është martuar sipas usus, pasi kalonte një vit, nëse tërë kohën ishte në shtëpinë e burrit, hyn nën manus të burrit apo të kryetarit të familjes së tij. Për të mos ngjarë kjo, qe bërë zakon që gratë para kalimit të afatit të parashikuar, t'i kalonin tri ditë jashtë shtëpisë së burrit. martesë me manus, conventio in manum, në martesën e lidhur me coemptio dhe confarreatio, mbi gruan ushtronte pushtet ose manus, kryetari i familjes së burriti apo i vetë burrit, nëse ishte sui juris. martesë pa manus, matrimonium sine manu, në martesën e lidhur me usus nuk vëndosej manusi as i burrit, as i kryetarit të familjes së tij. Në këtë martesë, gratë ngelnin persona sui juris, nëse kishin qenë ashtu para lidhjes së martesës, gjegjësisht ngelnin nën pushtetin e pater familiasit të tyre, nëse para lidhjes së martesës ishin alieni juris. Pater familjsi kishte të drejta te pakufizura deri ne vdekje, “jus vitae ac necis” – e drejta e jetes deri ne vdekje. Marrëdhënjet e gruas në martesë me manus nrregulloheshin me zakone dhe në mënyrë faktike. E drejta themelore dhe e vetme që e fitonte gruaja në martesë me manus ishte e drejta e trashëgimit. Me vone patria potestas ndaj grave in manu kishte pushtet më e butë se sa ky pushtet ndaj anëtarëve tjerë të familjes. Kështu tani prej kohërave më të lashta ndalohej shitja e grave në skllavëri, ndërsa vrasja e tyre lejohej vetëm në raste të veçanta: shkelja e kurorës dhe alkoholizmi. Tipike në zhvillimin klasik dhe postklasik të shtetit romak. martesa pa manus kishte pasoja të caktuara juridike që rezultonin me: burri dhe gruaja ishin të detyruar të respektonin dhe të ndihmonin njëri-tjetrin; Duhej të ishin besnikë ndaj njëri-tjetrit dhe të apstenonin nga çdo veprim që' do të rezikonte ekzistimin e bashkësisë martesore; Nuk guxonin të ngrenin padi kundër njëri-tjetrit; Gruaja fitonte pozitën shoqërore dhe domicilin e burrit, si dhe të drejtën që prej burrit të kërkonte alimentacion/mbajte; Burri mund të kërkonte nga gruaja të jetonte në ekonominë e tjji shtëpiake dhe kishte të drejtë të administronte vlerat e pajës të gruas gjersa e shfrytëzonte pajën. Pasuria të cilën me rastin e lidhjes së martesës ja dorëzonte gruaja burrit për lehtësimin e jetës së përbashkët quhej pajë (dos). Paja e marrë ngelte pronë e burrit kur vdiste gruaja bile edhe në rast shkurorëzimi, ne kohen e lashte, ndersa ne postklasike zbatohej rregulla: paja nuk bëhej më pronë e burrit. Zakoni që burri ta ndante një pjesë të pasurisë sa kapte paja dhe t'ja dhuronte gruas së ardhshme. Megjithatë, donatio…edhe më tutje ishte ne administrim të burrit dhe shërbente për të njëjtat qëllime si paja. Kur zgjidhej martesa për shkak të vdekjes së burrit, donatio…i takonte fëmijëve, ndërsa gruaja kishte të drejtë uzufrukti, kurse në rast shkurorëzimi me fajin e burrit, donatio ante nuptias kalonte në pronë të gruas. ngjarrjeve natyrore ( me vdekje, humbjen e jus conubii dhe te drejten e qytatarit romak) veprimeve njerëzore (me shkurorezim) Zgjidhja e martesës për shkak vdekjeje dhe për capitis deminutio. Vdekja natyrore e burrit, e gruas apo e që të dy bashkëshortëve shkaktonte zgjidhjen e martesës, ashtu si shkaktonte edhe humbjen e përgjithshme të zotësisë juridike. Pas vdekjes së njërit nga bashkëshortët, binte poshtë edhe pengesa martesore për shkak të ekzistimit të lidhjes martesore. Në atë rast burrat mund të lidhnin mënjëherë martesë të re, ndërsa për gra ishte caktuar tempus lugendi. Matrimonium justum zgjidhej edhe në të gjitha rastet kur ndonjë qytetar romak pësonte capitis deminutio maxima dhe media, sepse që të dy këto institucione lidheshin me humbjen e statusit të qytetarit, pra edhe me humbjen e jus conubii. b) Zgjidhja e martesës me shkurorëzim. — Në të drejtën e lashtë lejohej zgjidhja e martesës me shkurorëzim. Të drejtë-që të zgjidhte martesën me shkurorzim kishte ekskluzivisht burri dhe pater familias I burrit. Shkurorëzimi lejohej për shkak të shkeljes së kurorës, përshkak të alkoolizmit, për shkak të dështimit të fëmijës, dhe për çdo shkak tjetër që e shtynte burrin të zgjidhte bashkësinë ekzistuese martesore. Sipas „dura lex" gruaja nuk e kishte këtë të drejtë, sepse nuk ja lejonte pozita në familje si person alieni juris. Divortium cum damno, shkurorëzim i përcejllë me pasoja të këqia. Divortium sine damno, apo dhe shkurorëzim pa pasoja të këqia dhe ndahej: - divortium communi consensu, shkurorëzim me marrëveshje reciproke të bashkëshortëve dhe - divortium bona gratia , shkurorëzim me vullnetin e njërit nga bashkëshortët por për shkaqe të arësyeshme, si janë: impotenca, sëmurtdjet seksuale, tërheqja në kuvend etj Stuprumi, ishte marrëdhënje e kohëpaskohshme seksuale midis mashkullit të lirë dhe gruas së pamartuar, gjer atëherë të ndershme; Adulteriumi, ishte marrëdhënja seksuale midis personave prej të cilëve bile njëri ishte i martuar; Incestumi ishte marrëdhënja seksuale midis të afërmve të cilëve u ndalohej lidhja e martesës. Konkubinati , apo bashkëjetesa (martesa natyrore, martesa e egër), ekzistonte në rastet e lidhjes së përhershme midis mashkullit dhe femrës të cilët ose nuk mund. të lidhnin ose nuk donin të lidhnin martesë juridikisht të rregullt. Contuberniumi ishte bashkësi e jetës midis skllavit dhe skllaves. Gjer në periodën postklasike merrej si marrëdhënje faktike dhe juridikisht irrelevante. E drejta atënore dhe prindore Rendi juridik romak nuk dinte për të drejtën prindore si përmbledhje rregullash juridike sipas të cilave edhe ati edhe nëna ishin njëlloj të autorizuar dhe një lloj të detyruar që të kujdeseshin për ngritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre. Përmbledhja e rregullave juridike që e siguronin pushtetin e pater familiasit mbi personat alieni juris përbënte të drejtën prindore romake. Patria potestas mbi personat alieni jursi mund të konstituohej me: me faktin lindjes, ose me aktin e vullnetit të pater familiasit Në kohën më të lashtë, për krijimin e patriae potestatis mbi fëmijën e posalindur kërkoheshin dy kushte: 1) kërkohej që fëmija të ketë lindur nga gruaja e cila ishte e martuar me pater familiasin ose me ndonjë nga anëtarët meshkuj të domusit të tij 2) kërkohej që pater familiasi ta pranonte fëmijën e lindur brenda domusit të tij anëtar të familjes së tij agnate Adoptio përvetësimi i fëmijës: 1. Mancipimin e trefisht per meshkuj 2. Mancipimin e njefisht per femra. Adoptio plena personi i adoptuar ndërpriste çdo lidhje me familjen e vet. Adoptio minus plena. personi i fitonte të gjitha të drejtat në familjen e adoptuesit, mirëpo nuk humbte të drejtat themelore në familjen e vet natyrore. Adrogatio Legitimatio •mënyra solemne e përvetësimit të personave meshkuj madhorë sui juris. •adrogohenin edhe gratë formë e konstituimit të pushtetit atënor vetëm sa i përket fëmijëve të lindur në konkubinat. Kushtet: Kushtet per barazim me të drejtat e fëmijëve të lindur në martesën romake: 1. Kurorëzimi i mëvonshëm midis prindërve 1. përvetësuesi -16 vjecar 2. të mos kishte fëmijë natyrorë 3. të mos kishte as fëmijë të adoptuar, 4. që të mos ishte më i varfër se i adoptuari. 5. nëse ishte fjala për personin e mitur, të garantonte se nuk do ta emancipojë. 2. (subsequens matrimonium), ose duke e dhënë fëmijën të shërbente në kuri (oblatio curiae) 3. ose me mëshirën e prineepsit patria potestas ose jus vitae ac necis mbi personat alieni juris ishte e përjetshme, fëmija nuk kishte asnjë të drejtë. Përmirsimi i pozitës së personave alieni juris bëhej gradualisht. Fëmijët kishin të drejtë të edukoheshin, të merrnin pajë (donatio ante nuptias) kur lidhnin martesë, të kërkonin shpalljen e atit batakçi kur ai rezikonte ekzistencën e familjes, ta merrnin trashëgimin pas vdekjes së atit . Në të drejtën e Justinianit, me marrëdhënjet ndaj fëmijëve mëma ishte pothuajse e barazuar me atin. Ne Romen e lashte, pozita pronësore e personave alieni jurisishte jashtëzakonisht e papërshtatshmenuk u njihej zotësia pronësore. PECULIUM CASTRENSE, kishin të drejtë ne gjërat e fituara në shërbimin ushtarak (dhuratat e dhëna dhe te marra para dhe pas ushtirse), te cilat lirisht i lidhnin punët juridike inter vivos dhe mortis causa. PECULIUM QUASICASTRENSE, kishin të drejtë administrimi mbi të gjitha gjërat e besuara nga ati (bona profesticia) dhe vetëm pronën (bona adventicia), gjegjësisht mbi të gjitha gjërat që i kishin fituar prej cilitdo person tjeter.. për shkak të vdekjes natyrore dhe civile të pater familiasit ose të personave alieni juris; për shkak të emancipimit- (leshimi nga pushteti me vullnetin e pater familjas); për shkak të pozitës të cilën e kishin mbërrijtur personat alieni juris në shërbimin publik; për shkak se i ati nuk ishte i denjë. Tutoria Institucion me të cilin plotësohej mungesa ezotësisë së veprimit të kategorive të tëra të personave nuk ishin në gjendje të dilnin vetë në komunikimin juridik për shkak të: moshës dhe seksit. Kujdestaria Iinstitucion me të ciin plotësohej mungesa e zotësise së veprimit të personat të cilët nga vetë natyra duhej të kishin zotësi të plotë veprimi, mirëpo nuk ishte ashtu për shkak: të metave personale: personat e sëmurë psikikisht, batakçinjtë, personat me të meta fizike Tuturia Kujdestaria Kujdestaria mbi të marrët Kujdestaria mbi prishësit Tutoria mbi të Kujdestaria mbi personat më të ri se 25 vjec miturit Tutoria mbi gratë Forma tjera: •Cura ventris, mbi femijen e palindur •Cura bonorum, kujd.per masat e ndryshme te pasurise kur nuk kishte kujdes te pronarit, personave qe mungonin, me vendbanim te panjohur •Cura debilium, kujd.e personave qe per shkak e defekteve nuk kujedeseshin per pasurine e tyre. Vdekja, ishte ngjarje natyrore juridikisht relevante ë cila e anulonte marrëdhënjen skllavërore. Skllavëria mund të shuhej edhe me disa fakte të tjera relevante juridike: Ikja e sllevërve nga territori Romak, Lirimi i skllevërve, që: - tregonin dhe zbulonin vrasësit e patronëve të tyre, - lirimi i skllevërve të vjetër dhe të sëmurë dhe - skllevërit që kishin merita të veçanta për Romën. manumissio testamento , lirimi vullnetar i skllevërve:, sipas dëshirës së fundit apo testamentit, dhe manumissio censu, evidentimi i skllavit në regjistër si obligues ushtarak dhe tatimor.