leksion nr 1. - Masterat Berat

Download Report

Transcript leksion nr 1. - Masterat Berat

Albanian University
Departamenti i Shkencave Juridike
Master Shkencor ne Shkenca Juridike
Profili E Drejte Penale
LENDA: KRIMI I ORGANIZUAR
Dr. Lulzim Lelçaj
Lenda “Krimi I Organizuar”
Objekti:
Lenda e krimit te organizuar ka per objekt
studimin, format, shkaqet dhe masat e luftimit
dhe parandalimit te krimit te organizuar.
 Ceshtjet e parashikuara per trajtim ne
programin zyrtar:
Njohja me krimin e organizuar.
Krimi I organizuar nderkombetar
Krimi I organizuar ne SHBA
Krimi I organizuar aziatik.
Bisnezi I krimit te organizuar




Prostitucioni dhe trafikimi i qenjeve njerezore
Puna bisnezi dhe pastrimi i parave
Lufta ndaj krimit te organizuar








Kundri ligjor kombetar dhe nderkomebatr
Agjencite e zbatimit te ligjit ne nivel kombetar dhe
nderkomebar
Sfidat per te ardhmen.
Problemet e shkaktuara nga krimi I organizuar
Sigurimi i sherbimeve te paligjshme
Evoluimi i krimit te organizuar
Lidhja e krimit te organixzuar me politiken
Kontrollimi I krimit te organizuar



Ceshtjet e sugjeruara
Krimi i organizuar ne Shqiperi



Fazat e zhvillimit te kesaj forme te kriminalitetit
Karakteristikat e kriminalitetit te organizuar
Tendencat per te ardhmen
Krimi i organizuar ne Kosove



Fazat e zhvillimit te kesaj forme te kriminalitetit
Karakteristikat e kriminalitetit te organizuar
Tendencat per te ardhmen
Krimi i organizuar ne rajonin e Ballkanit dhe
Europes Juglindore.
Përcaktimi teorik shkencor i krimit të
organizuar
Lenda e krimit te organizuar ka per objekt
studimin, format, shkaqet dhe masat e luftimit
dhe parandalimit te krimit te organizuar.
Termi krim i organizuar per here te pare eshte
perdorur ne vitin 1896, ne nje raport vjetor te
shoqates per parandalimin e krimit ne New
York. Ne kete raport ky term perdoret per
veprimet e ndaluara te bixhozit dhe
prostitucionit, te mbrojtura nga zyrat publike.
Perufizimi sipas dokumentit te Planit te
perbashket te vendeve te BE

Organizata që ka një strukturë të përbërë
nga dy ose më shumë persona, e krijuar
për të vepruar gjatë një kohe të caktuar
dhe që kryen krime për të cilat ligji
parashikon një maksimum prej e pakten 4
vjetësh burgim, ose dënime më të rënda.
Perkufizimi ne SHBA

"Krim të organizuar“ do të quajmë kryerjen e
aktiviteteve të kundraligjshme nga anëtare të
një organizate, me shkalle të lartë organizimi
dhe disipline, e angazhuar kjo ne sigurimin e
shërbimeve dhe përfitimeve nga lojrat e fatit të
paligjshme të organizatës".

Perkufizimi ne Republiken e Gjermanise
"Me krim të organizuar" do të kuptojmë kryerjen
e planifikuar të veprave penale, të determinuara
nga qëllimi i përfitimeve dhe influencës së
pushtetit, ku dy ose më shumë persona të
përfshirë në këtë aktivitet, bashkëpunojnë për një
periudhe kohe të gjatë, ku sec/7/ ka detyrat e tij
të përcaktuara, duke përdorur strukturat
komerciale apo struktura të ngjashme bisnesi,
duke ushtruar ndikim mbi politikën, median,
administatën publike, ekonomike dhe autoritetet
gjygjësore".
Sipas Keshillit te Europes
 Si krime të organizuara do të konsiderohen
krimet e kryera nga grupe kriminale, të cilat
përmbushin disa kritere, katër prej të cilave
duhet të ekzistojne detyrimisht, që janë:
• Bashkepunimi i tre ose më shumë personave;
• Aktiviteti kriminal i tyre për një kohë të gjatë;
• Kryerja e krimeve me rrezikshmëri të theksuar;
• Ekzistenca e objektivit për përfitime ose
pushtet.
Rekomandimin nr. (2001)11 "Për parimet bazë
lidhur me luftën kundër krimit të organizuar",
Perkufizim sipas Konventes te OKB
Në nivelin global nuk ka pasur një kuptim të
përgjithësuar sa i përket krimit të organizuar
deri në vitin 2004 kur për herë të parë është
aprovuar Konventa e Kombeve të Bashkuara
për Luftimin e Krimit të Organizuar.
 Sipas kësaj konvente krimi i organizuar
përkufizohet si: “një grup i strukturuar prej tre
ose më shumë personash, që veprojnë
në bashkëpunim, me qëllim që të sigurojnë,
drejtpërdrejt ose tërthorazi, një përfitim
financiar ose një përfitim tjetër material”.

Konventa në fjalë përmban edhe protokollet
shtesë të cilat në mënyrë specifike adresojnë
çështje që kanë të bëjnë me:
1. parandalimin, shtypjen dhe dënimin e
trafikimit të personave, posaçërisht të grave
dhe fëmijëve;
2. kontrabandimin me migrantë, si dhe
3. prodhimin dhe trafikimin e kundërligjshëm me
armë, pjesëve të tyre dhe municionin.

Perkufizim I pergjithehsm

“Grup i organizuar kriminal” nenkuptohet grupi
i strukturuar i cili ekziston per nje kohe te
caktuar dhe i cili vepron ne bashkepunim me
qellim te kryerjes se nje ose me shume krimeve
te renda per perfitime te drejtperdrejta ose te
terthorta te dobise pasurore ose financiare.

Krimi ndërkombëtar i organizuar nënkupton
grupet e organizuara kriminale të cilat veprojnë
në një shtet, ndërsa veprimet e tyre sipas
nevojës mund t’i zgjerojnë edhe në shtetet
fqinje.Krimi i organizuar transnacional
nënkupton grupet kriminale që kanë
organizatorin(ose organizatorët)në një shtet,
por për shkak të madhësisë së veprimtarisë
kriminale veprojnë edhe në shtete të tjera.
Krimi multinacional i organizuar nënkupton
qrupet e bashkuara kriminale të shteteve të
veçanta, në atë mënyrë që veprimtaria e tyre të
zhvillohet në numrin më të madh të shteteve


Përmes aktiviteteve trans-nacionale. Grupet e
krimit të organizuar janë bërë lojtarët kryesor
në industritë ilegale, siç janë prodhimi i drogës
dhe trafikimi me qenie njerëzore të cilat kanë
shtrirje globale dhe nganjëherë kanë fitimin më
të madh se prtodhimi I Brendshem Bruto i disa
shteteve
Rrjetet ndërkombëtare kriminale, po ashtu kanë
fleksibilitet që shpejt dhe me kreativitet t’iu
adaptohen përpjekjeve të organeve për
zbatimin e ligjit.


Këto grupe janë në gjendje që me sukses t’i
shmangen përpjekjeve të organeve për zbatim
të ligjit e sidomos organeve përgjegjëse për
parandalim dhe luftim të krimit përmes
operacioneve të cilat janë të përfshira në
arenën ndërkombëtare duke i kaluar shumë
herë kufijtë kombëtarë të shteteve.
Pozita gjeostrategjike, Shkalla e lartë e
papunësisë dhe varfëria, kontribuojnë në
krijimin e kushteve të përshtatshme për
zhvillimin e krimit në përgjithësi dhe krimit të
organizuar në veçanti.



Krimi i organizuar konsiderohet si kërcënim
ndaj sigurisë së brendshme si dhe asaj
ndërkombëtare.
Aktivitetet e krimit të organizuar në periudhën
e globalizimit janë perfeksionuar shumë, sepse
shumë grupe të krimit të organizuar operojnë
me mjete teknike shumë të sofistikuara, e që
është vështirë t’iu bihet në gjurmë.
Krimi i organizuar në formën më të thjeshtë ka
formën e një ndërmarrje të parregulluar e cila
shtrihet në aktivitete kriminale në forma të
ndryshme.
Reagimi ndaj krimit te organizuar



strukturat egzistuese në shoqëri kanë
treguar indiferencë ndaj identifikimit të
ketij problemi, ngase iu është dukur
problem që nuk mund të zgjidhet shpejt.
Krimi i organizuar sot gjithnjë e më shumë
po merr dimension ndërkombëtar
kualifikojnë krimin ndërkombëtar si
modalitet të ri të krimit të organizuar.
Krimi i organizuar, karakteristikat e tij.

Agjensite amerikane te zbatimit te ligjit,
pranojne si perkufizim te krimit te organizuar
"nje aktivitet kriminal te denueshem, te
vazhdueshem e veteveprues, duke patur nje
strukture te organizuar, te ushqyer nga frika
dhe korrupsioni dhe te motivuar nga etja per
fitim.
krimi i organizuar ka disa karakteristika
thelbesore.






a.Kerkimi i fitimit financiar
Kerkon besnikeri te anetareve te organizates.
Shtyrja drejt korrupsionit te zyrtareve dhe te
qeveritareve.
Struktura hierarkike
Diversiteti i krimit
Pjekuria organizative
veçorite e krimit te organizuar

Lidhmeria e perhershme me shume persona ne
kryerjen e aktiviteteve kriminale, ekzistimi i nje
strukture hierarkike dhe pushtet te fuqishem te
udheheqesit, dominimi i rregullt, rendit,
disiplines, pergjegjesise se anetareve,
solidariteti i imponuar, ruajtja e fshehtesise se
veprimit dhe moszbulimi i organizates, mos
tradhtia ndaj udheheqesit etj
Sipas autorve Mchael d.Liman dhe Garry Poter
a) Jane jo ideologjik (nuk kane qellime politike);
b) Jane hierarkik;
c) Kane anetaresi te kufizuar apo te vecante;
d) Jane te vete perhershem;
e) Perdorin dhune ilegale (apo kercenim) dhe
ryshfet;
f) Demostrojne ndarje specifike te punes;
g) Jane monopolistike;
h) Jane te udhehequra nga normat dhe rregullat e
qarta.

metodat qe zbatohen ne studimin shkencor te
krimit te organizuar
a) Metoda e studimit te rasteve individuale; b)
Metoda klinike; c) Metoda e vrojtimit
(observimit); d) Metoda e ankeses dhe
intervistes; e) Metoda statistikore etj
Metoda klinike


a) Egzaminimi medicinal – Psikologjik dhe
social;
b) Diagnoza kriminologjike – Prognoza sociale;
c) Realizimi i programit te tretmanit dhe
pergjithshmeria me konkluzionet.
“numri i erret” i rasteve te krimit te organizuar

te gjitha ato raste te krimit te organizuar te pa
zbuluara dhe te pa ividentuara ne statistikat
zyrtare cilesohen si “numer e erret” i krimit te
organizuar.