makroekonomi i ligjrata 2
Download
Report
Transcript makroekonomi i ligjrata 2
Makroekonomia I – ligjërata 2
Fadil ALIU, PhD Kandidat
15 Tetor 2010
Hyrje
Sistemet e Ndryshme Ekonomike
Lakorja e mundësive te prodhimit
Mekanizmi i çmimeve
Modelet
Ceteris Paribus
Kostoja Oportune
Formulimi Pozitiv
Formulimi Normativ
SISTEMET E NDRYSHME EKONOMIKE
Problemi i pamjaftueshmërisë dhe adresimi
tij nga shoqëritë/ shtete e ndryshme
Roli i shtetit ( tipi dhe vëllimi i intervenimit)
Ekonomia e komanduar
Ekonomia e tregut tërësisht të lirë
Ekonomia e përzier
NATYRA E INTERVENIMIT SHTETEROR
Plani
Prona publike/ shteterore
Rregullimi
Tatimet
Subvencionet
Politikat e tjera ekonomike
SEKTORI JOFORMAL I EKONOMISE
Individet që kryejnë biznes marrin vendime ( nuk janë
në treg as ne qeveri)
Puna ne shtëpi
Prodhimi për nevoja vetiake/ vetembajtje ( ushqim dhe
veshmbathje)
Pa involvim të parasë
EKONOMIA E KOMANDUAR
Sistemi socialist : kapitali dhe toka janë në pronësi
kolektive/shtetërore
Shpërndarja dhe angazhimi i burimeve ( konsum dhe investime) i
planifikuar sipas planit/ strategjisë
Mardhenia midis sektorëve e degëve ekonomike dhe firmat (
analiza input –autput)
Shpërndarja e autputeve sipas gjykimit/ vlerësimit të nevojave të
konsumatorëve
Kufizime dhe nxitje
Problemet e paraqitura
EKONOMIA E LIRE E TREGUT
Individet janë të lirë të marrin vendimet e
tyre
Konsumatorët/ blerësit se çfarë të blejnë me
paratë/ të ardhurat që disponojnë
Firmat jan te lira per te prodhuar
Komunikimi nëpërmjet çmimeve /
mekanizmi i çmimeve
EKONOMIA E LIRE E TREGUT: mekanizmi i
çmimeve
Nryshimi në çmimi varësisht nga kërkesa dhe oferta
Mungesa dhe tepricat në treg
Mungesa (nga zvoglimi i prodhimit/ rritje e kërkeses)çmimi rritet derisa
të tejkalohet mungesa
Teprica (nga zvogëlimi i kerkeses / rritje e prodhimit) çmimi bie
derisa te eliminohet teprica
çmimi ku barazohen oferta dhe kërkesa – ekuilbrumi/ drejtëpeshim/
baraspeshë
Shembuj për mall, apo tregu i punes...
Nxitësit/ stimujt ( profiti, fitimi), sinjale...
EKONOMIA E LIRE E TREGUT :
NDËRVARËSIA
Ndryshimet në kërkesë dhe ofertë dhe shfrytëzimi i burimeve
Ndryshimet në shfrytëzimin e burimeve varsisht nga çmimet dhe
kostoja e tyre relative
Ndjekja e profitit
Ndryshimet në ofertë dhe kërkesë dhe përshtatjet në treg ( Figura
1.7.)
Ndikimet reciproke të ndryshimeve në tregun e mallrave dhe burimeve
(faktorëve)
Rritja e çmimit – blerja orientohet kah alternativa
EKONOMIA E LIRE E TREGUT: Rregullimi
automatik
Perdorimi efikas (nën presionin e konkurrencës) i
burimeve te pamjaftueshme në baze të nevojave të
konsumatorëve
Mundësitë e kufizuara të konkurrencës dhe roli i shtetit
në disa fusha
Pushteti dhe prona (shpërndarja e fuqise)
Nevojat sociale (firmat dhe shteti)
EKONOMIA E PERZIER
Ekonomitë reale janë ekonomi të përziera ( është i pranishëm një
intervenim shtetëror)
Qeveria mund të kontrollojë : (çmimet, të ardhurat, prodhimin dhe
konsumin , taksat, buxhetin, emisionin e parave, tregëtinë e jashtme ,
kursin valutor
Andaj ndikon në papunësi, inflacion, rritje ekonomike, bilanc tregëtar
etj...ë
Dështimet e tregut
Intervenimet shtetërore si masa korrigjuese ( – instrumentet e poltikave
ekonomike ( taksat, perfitimet, subvencionet, ligjet, licencat),
Lakorja e mundësive te prodhimit
Përmirësimi ne teknologjinë e veturave
Efekti i rritjes se resurseve
KOSTO OPORTUNE
Mekanizmi i Çmimit: efektet e rritjes se kërkesës
Modelet në ekonomi
Për të shpjeguar ose parashikuar, ekonomistët
ndërtojnë modele të ekonomisë ose pjesëve të
ekonomisë.
Këto modele tregojnë lidhje të thjeshtësuara në mes
fenomeneve të ndryshme ekonomike.
Megjithëse shumica e modeleve mund të paraqiten
gojarisht, ato zakonisht mund të paraqiten më
saktësisht me anë të grafikut ose në formë
matematike.
Ndërtimi i modeleve
Modelet ndërtohen duke bërë hipoteza të
përgjithshme sa i përket shkaqeve të fenomeneve
ekonomike.
Këto hipoteza zakonisht bazohen nga vështrim i
asaj që ndodhë në realitet.
Ky proces i nxjerrjes së formulimit të përgjithshëm
nga një vështrim i një dukurie të caktuar njihet si
induksion.
Përdorimi i modeleve
Shpjegimi. Modelet shpjegojnë duke treguar se si gjërat
shkaktohen: çfarë janë shkaqet e inflacionit, ose pse punëtorët e
disa industrive marrin paga më të mëdha se të tjerët, etj.
Parashikimi. Modelet nganjëherë përdoren për të bërë
parashikime të thjeshta: për shembull, inflacioni do të jetë nën 5
përqind vitin tjetër. Mirëpo, zakonisht, parashikimet janë të llojit
‘nëse...atëherë...’: për shembull, nëse kërkesa për mallin x rritet,
çmimi i tij do të rritet.
Ky proces i nxjerrjes së konkludimeve (përfundimeve) nga modeli
quhet deduksion.
Ceteris Paribus
Ceteris Paribus në latinisht do të thotë ‘nëse të
gjitha të tjerat mbesin pa ndryshuar (konstante)’. (në
gjuhën angleze: ‘other things being equal’)
Kur bën deduksione të tilla duhet të supozohet që
asgjë tjetër që mund të ketë ndikim në rezultat nuk
ka ndryshuar në ndërkohë.
Për shembull, nëse kërkesa për mallin x rritet, çmimi
i tij do të rritet duke supozuar që kostoja e prodhimit
të këtij malli nuk është zvogëluar apo rritur.
Ekonomiksi dhe Politikat
Ekonomistët luajnë rol shumë te rëndësishëm
ne ndihmën qe ofrojnë për qeverinë ne
hartimin e politikave te ndryshme ekonomike.
Ne mënyrë që të konsiderojmë këtë rol, është
shume e nevojshme te bëjmë ndarjen ne mes
te formulimeve pozitive dhe normative.
Formulimi Pozitiv
Formulimi Pozitiv – paraqet një formulim te
fakteve. Ai mund te jete i sakte apo i gabuar,
mirëpo saktësia e tij mund te testohet duke i
përdorur faktet.
“Papunësia po rritet”. “Nëse qeveria ul taksat,
importet do te rriten”. Te gjithë këta shembuj
janë shembuj te formulimeve pozitive.
Formulimi Normativ
Formulimi Normativ – është formulim i vlerave:
formulim rreth çka duhet ose çka nuk duhet te
behet, rreth asaj se çka është mire ose keq, e
dëshirueshme ose e padëshirueshme.
“Është e drejtë te taksohen me shumë te pasurit se
te varfrit”. “Qeveria duhet te ule inflacionin”. Këta
janë te gjithë shembuj te formulimeve normative. Ato
nuk mund te aprovohen ose mos-aprovohen me
përdorim te thjeshte te fakteve.
Ju faleminderit per vëmendje!
Pyetje dhe Komente?